Ballina Blog Faqe 398

K A P E T hajduti i 10 kishave në Maqedoninë e Veriut

SPB – Ohër ka ngritur kallëzim p e n a l kundër 50 vjeçarit me inicialet T.B nga Shtipi.

Sipas uniformave blu të Ohrit, personi në fjalë ka kryer dhjetë vepra p e n a l e “vjedhje e rëndë”.

MPB njofton se ai këto vjedhje i ka kryer gjatë periudhës nga 30 maji deri në 27 nëntor 2020 në shatë kisha të rajonit të Debarcës dhe në tri të rajonit të Ohrit, ku është futur me ndihmën e mjeteve të përshtatshme, por edhe duke përdorur f o r c ë n. Ai në këto 10 kisha ka vjedhur para./tn

Vihet pas hekurave një 29 vjeçar nga Tetova

Uniformat blu të SPB – Tetovë, dje në ora 16 kanë privuar nga liria 29-vjeçarin me inicialet S.S. nga Tetova, i cili k ë r k o h e j  për vuajtjen e d ë n i m i t me b u r g.

Siç njofton SPB, pas a rr e s t i m i t, S.S. është dorëzuar në B u r g u n e Tetovës

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik që i mori jetën 22-vjeçares në Kamëz, mikesha që mbijetoi: Alida, eja tek unë, të kam tatuazh në zemër

Videoja që po shikoni tregon momentet e fundit të jetës së Alidës, 22-vjeçares që vdiq në aksidentin automobilistik në Kamëz, mbrëmjen e kaluar. Siç shihet dhe në pamje, një automjet ka goditur makinën e llojit ‘Smart’, brenda të cilit ndodhej viktima dhe drejtuesja e mjetit 19-vjeçarja Denisa Doku.

Si pasojë e goditjeve, 22-vjeçarja ka ndërruar jetë. Doku është vënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, por tashmë është liruar dhe në rrjetet sociale, i ka dedikuar disa rreshta mikeshës së saj të ndjerë.

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas per ket person kaq te rendsishem per mua . Motra ime.Nuk e pranoj dot humbjen tende . Me duket sikur po me pret ne shtepi ashtu sic me prisje ti gjithmone! Alida Ti je prane meje , Ti do jesh gjithmone pjes e shpirtit tim ,

Pjes e zemres time e trupit tim . Je e pandashme , Je prane meje . Gjithmone do te mbetesh e tille Alida ime , asgje smund te na ndaje as ajo nate e zez , as fati tmerrues , as ajo sketerre qe me tronditi fort . Asgje .

Je ketu me mua . U prefsh ne paqe shpirt i bardhe. Jeta ime eshte e jotja dhe esht mbyllur aty ku u perfundua e jotja . Lujla me e bukur e parajses , Te dua. ,”– shkruan Doku krah një postimi.

E dhimbshme, kamioni i merr jetën 31 vjeçarit nga një fshat i Gostivarit

Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik sot në mesditë në magjistralen Gostivar- Kërçovë.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor ndërmjet kryqëzimit të Zdunjës dhe pikës së pagesës rrugore në Gostivar, kur një automjet-mikser me targa të Gostivarit, i drejtuar nga personi me inicialet B.S. (52), nga Gostivari, ka g o d i t u r personin me inicialet A.M. (31 vjeçar) nga Banjca e Poshtme e Gostivarit.

K ë m b ë s o r i ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, njofton policia, transmeton Tetova News.

Mjeku ka konstatuar v d e k j e n, kurse autoritetet kombetente kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes.

Aksident në fshatin Sllatinë, humb jetën një banor i Debreshit Gostivarit

Sot në orët e mbrëmjes në rrugën Tetovë-Jazhincë ka ndodhur aksident me ç”rast një veturë ka goditur për vdekje një banor nga Debreshi i Gostivarit.

Burime të portalit “tetova1” bëjnë të ditur se viktima është banori nga fshati Debresh që njihej në Pollog se ecte me sëpatë në krah. Në vendin e ngjarjes janë ekipe të MPB-së /tetova1/

Aksidenti në Itali: Humbin jetën dy prindërit me vajzën, dy fëmijët e tjerë në luftë për jetën (VIDEO)

Tre persona, anëtarë të së njëjtës familje, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Itali.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në pranë Milanos, ndërsa viktima kanë mbetur dy prindërit dhe vajza e tyre 12-vjeçare.

Fillimisht humbi jetën nëna, 39 vjeçe, ndërsa u transportuan në spital babai 41 vjeç dhe vajza e tyre, por që të dy nuk mundën të mbijetonin.

Në gjendje të rëndë në spital gjenden edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit, një djalë 16 vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare, shkruajnë mediat përtej Adriatikut, raporton Ora News.

Familja po udhëtonte në bordin e një “Honda Jazz” kur u përplas me dy makina të tjera.

Ndërron jetë Haki ef Agushi, ish-kryetar i Kuvendit të BFI-së dhe hoxhë në fshatin Tearcë

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të hoxhës tonë, ish kryetari i Kuvendit të BFI-së dhe ish imam në fshatin Tearcë, H. Haki ef Agushi.

Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emër të hoxhallarëve, xhematit të Tetovës dhe në emrin tim personal, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella familjes, shokëve dhe miqve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që rahmetliun ta shpërblejë me xhennet, ndërsa familjarëve t’u japë sabër.

BFI-Myftinia e Tetovës
Myftiu:
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi

Vendoset linjë e re ajrore Shkup – Kiev

Në Aeroportin e Shkupit nga sot do të vendoset një avio linjë e re me relacion Shkup – Kiev, informon Zhurnal.

Fluturimet e reja që do të realizohen për herë të parë mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, do t’i realizojë aviokompania WINDROSE. Fluturimet 7W791/792 do të kryhen çdo të enjte dhe të diel.

“Për herë të parë në histori në marrdhëniet mes Ukrainës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut mike nga 6 dhjetori 2020 vendoset fluturim në relacion Kiev-Shkup-Kiev!, njoftoi Ambasada e Ukrainës në Shkup.

Fluturimet nga aeroporti Borispil do të kryhen me aeroplanët Embraer-145 dhe ATR72-600. Përskaj kësaj, siç theksojnë nga ambasada, WINDROSE ofron tranzicion të qetë nga rajonet e Ukrainës: Harkov, Dnipro, Odesa dhe Lavov.

Në ueb faqen e WINDROSE tani mund të blehen biletat edhe për Kiev edhe për Shkup.

283.000 qytetarë do të marrin nga 6.000 denarë

Pavarësisht përpjekjeve për bllokada nga OBRM-PDUKM dhe opozita, Kuvendi miratoi ligjin për mbështetjen financiare për qytetarët me të ardhura të ulëta, si dhe ligji që siguron mbështetje financiare për të zbutur efektet e krizës me coronavirusin mbi prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrisë së verës, thonë nga LSDM.

“Me këtë mbi 283.000 qytetarë me të ardhura të ulëta, përfitues pensioni, përfitues të së drejtës së sigurimeve shoqërore të të moshuarve, të rinj të moshës 16 deri 29 vjeç, prindër të vetëm, jetimë dhe kujdes prindëror, artistë dhe praktikues të tjerë në kulturë, punëtorët e filmit dhe artistët e estradës, do të marrin 6.000 denarë për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore.

Kjo është pjesë e paketës së katërt të masave ekonomike për të ndihmuar dhe mbështetur krizën për qytetarët dhe kompanitë, me të cilën Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ndihmon qytetarët që më lehtë të mbajnë pasojat e krizës me corona, ndërsa lëvizin ekonominë e brendshme.

Kjo është pjesë e paketës së katërt të masave ekonomike për të ndihmuar dhe mbështetur në krizë qytetarët dhe kompanitë, me të cilën Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ndihmon qytetarët që më lehtë të tejkalojnë pasojat me krizën e coronas, ndërsa në të njëjtën kohë lëvizin ekonominë e brendshme”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Lëkundjet në Durrës, flet sizmiologu: Tërmeti sot në të njëjtin vend me atë të 26 nëntorit të vitit të kaluar

Mëngjesin e sotëm Durrësi u lëkund nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 ballë me epiqendër në veri të Ishmit duke sjellë frikë dhe panik te qytetarët.

Por a ka vend për t’u shqetësuar? Sizmologu Rexhep Koçi qetëson qytetarët dhe shprehet se nuk ka vend për alarm.

“Ky tërmet është në atë zonë që ka qenë edhe ai i 26 nëntorit, kjo zonë herë pas here ka emetuar tërmete të tillë, kështu që nuk është ndonjë gjë për t’u alarmuar.

Të gjithë tërmetet si ai pas tërmeteve të 26 nëntorit këtë rrjedhojë kanë. Nuk duhet të ketë asnjë shqetësim” tha ai për Abc News duke shtuar se asnjë nga pasgoditjet që do të vijojnë nuk do të jetë më e madhe se ajo që shkatërroi Durrësin dhe Thumanë vitin e kaluar. 51 persona humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri.

Dhjetë shenja që tregojnë se dikush është xheloz ose ziliqar ndaj jush

Dhjetë shenja që tregojnë se dikush është xheloz ose ziliqar ndaj jush:

1. Ka më shumë gjasa që të bëjë lavdërime të rreme

Një person i pasigurt do t’ju përshëndeste kur të dilni ballë për ballë, por ka të ngjarë që do t’ju përgojojë ose gënjejë pas shpine. Këta njerëz kanë dy fytyra dhe ju nuk keni pothuajse asnjë shans të ekspozoni natyrën e tyre të vërtetë. Një shenjë që dikush është xheloz për ju mund të jetë se ata i lejojnë vetes një moment të gjatë heshtje, para se të thonë se ju e keni bërë shumë mirë punën. Zilia e tyre e fshehtë për suksesin tuaj provokon këtë reagim.

2. Mund të përpiqet të minimizojë suksesin tuaj

Njerëzit ziliqarë mund të përpiqen të nënvlerësojnë suksesin tuaj. Ata ndihen të pasigurt sepse nuk mund të marrin gjithçka që keni bërë. Ata gjithmonë përpiqen të bindin të tjerët se ju nuk jeni mjaftueshëm të mirë. Pra, është një shenjë e tmerrshme nëse çdo herë që i tregoni mikut tuaj më të mirë për diçka të shkëlqyer që keni bërë, ai ose ajo u tregon njerëzve të tjerë sikur arritja juaj është gjë e lehtë.

3. Ekziston një probabilitet i lartë që ata të mburren me suksesin e tyre

Shumicën e kohës, nëse një person ziliqar është i suksesshëm në diçka, ata do të bëjnë çmos për ta bërë atë të kuptohet nga e gjithë bota. Ata do të tregojnë suksesin e tyre. Zakonisht, njerëzit që sillen në këtë mënyrë janë xhelozë për arritjet e njerëzve të tjerë dhe bëjnë të pamundurën për të provuar se vlejnë të paktën po aq.

4. Njerëzit ziliqarë priren të kryqëzojnë këmbët

Sipas gjuhës së trupit, një person mund të kryqëzojë këmbët për disa arsye. Për shembull, ky është një reagim i zakonshëm kur dikush ndihet i pasigurt, i shqetësuar dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, kur është xheloz për diçka ose dikë. Nëse shoku apo shoqja juaj kryqëzon instinktivisht këmbët sa herë që ndani një rezultat me të, kjo mund të sinjalizojë se ata me të vërtetë ju kanë zili.

5. Njerëzit ziliqarë janë të etur të garojnë

Kur dikush është xheloz, ata kanë një nevojë të fortë për të provuar superioritetin e tyre. Si rezultat, njerëzit të prirur për periudha zilie ose xhelozie gjithashtu priren të jenë tepër konkurrues.

6. Njerëzit ziliqarë janë imitues të mëdhenj

Dikush që është xheloz për ju gjithashtu mund të përpiqet të kujdeset për ju dhe të imitojë gjithçka që bëni. Ata mund të ecin, të vishen dhe të flasin ashtu si ju bëni. Edhe nëse e merrni si kompliment në fillim, herët a vonë do të fillojë t’ju irritojë kjo gjë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të përpiqeni të mos i kushtoni shumë vëmendje imituesit të bezdisshëm.

7. Ndoshta përpiqen të prishin reputacionin tuaj

Ata mund të bëjnë thashetheme sepse duan të ndihen superiorë, pasi nuk i besojnë vetvetes. Njerëzit që janë xhelozë për suksesin tuaj ose ndonjë gjë tjetër që ju vë mbi ta mund të përpiqen të prishin reputacionin tuaj të mirë, duke bërë komente negative ose duke përhapur thashetheme të rreme për ju.

8. Njerëzit ziliqarë festojnë dështimin e të tjerëve

Njerëzit ziliqarë gjithmonë do të ndihen të lumtur nëse nuk arrini qëllimet tuaja për çfarëdo arsye. Por ata kurrë nuk do të të informojnë për gëzimin djallëzor që u solli lajmi i prapambetjes tuaj.

9. Njerëzit ziliqarë ju sjellin lajme të këqija me kënaqësi

Një shenjë tjetër që dikush mund të ju ketë zili është kur ata me gëzim ju japin lajme të këqija, me pretekstin se ju bëjnë një nder. Le të themi që keni vendosur të shkoni në plazh, por kur ndani planet tuaja me mikun tuaj xheloz, ata menjëherë do t’ju thonë se do të bjerë shi në ditët e ardhshme.

10. Xhelozia shndërrohet kollaj në urrejtje

Këta njerëz mund të mos sillen në mënyrë agresive, por ata nuk do të humbasin asnjë mundësi për të treguar mospëlqimin e tyre ndaj jush në një mënyrë apo në një tjetër. Mënyra e duhur për t’u marrë me ta është t’u tregoni se sa pak kanë kuptim për ju.

Në vend se me vujt për dashni, ne vuanim për Liri

Kimete Berisha

Të rinj, ky i pashëm, e për vete s’po flas se po shihet me sy t’lirë ☺️…Të robëruar, të varfër, të rrebeluar.

Guximi im mund të quhet ‘papjekuri’, se çdo ditë udhëtoja nga veriu i Mitrovicës, e ky i guximshëm me vetëdije…

Në protestën studentore, e frymëzuar nga Teki Dërvishi.
Në vend se me vujt për dashni, ne vuanim për Liri.

Se qysh thotë ajo fjala e famshme:
‘Për Dashni e jap Jetën, por për Liri e jap edhe Dashninë’.
Unë gazetare e ‘Bota sot’, Albini lider i protestave studentore ❤️❤️.

Pasha Rininë, e kemi dasht shumë Lirinë.
Kur u njoftuan me Lirinë, Ajo e mori fytyrën e Lakmisë.

Kjo ‘lloj’ Lirie kurrë nuk u bë më e bukur se Ne!

P.S. Nuk jam nacionaliste (qysh më ‘akuzon’ Berat Buzhala, i cili diçka kohëve të fundit ‘u ftof’ prej meje), por jam krenare, inatçore, kokëfortë dhe e pakompromis…

S’du, për asnjë çmim nuk pranoj me ‘m’grah’ kurrkush.
Nëse s’jam e lirë, thjesht, s’du me ekzistu.

Ndodh mrekullia, djali bie nga kati i 19 i një pallati në Çeki dhe…shpëton

Një 15-vjeçar në Çeki ka rënë nga kati i 19 i një ndërtese dhe… ka shpëtuar. Sipas mediave të huaja djali u shtrua në spital me dëmtime të rënda në kokë dhe në pjesën e legenit.

Një zëdhënës i policisë i tha AFP se u njoftuan se një djalë kishte rënë nga kati i 19 i një ndërtese. Ai ra në çatinë e hyrjes së ndërtesës duke shmangur një t r a gj e d i të mundshme.

Sipas shërbimit të ndihmës së parë në Pragë djali po trajtohet në k o m a artificiale për shkak të dëmtimeve të rënda. Policia e Pragës po heton tashmë rrethanat e plota të aksidentit./mv.abcnews.al

A e duan shqiptarët dijen? Fara është e mirë, por mjedisi është i keq! Monolog nga Erion Kristo (VIDEO)

Nga Erion Kristo

Një mjegull e zezë endet mbi Shqipëri. Është mjegulla e injorancës. Ajo ka hedhur rrebeshin e saj ngado nëpër Shqipëri. Ajo po largon mentarët dhe po shton të paditurit. Gati dhjetë mijë fëmijë shkojnë çdo vit për të studiuar jashtë vendit. Prej tyre vetëm një përqindje e vogël kthehet në atdhe. Shumica mbetet jashtë. Ata zënë vend në katedrat më prestigjioze dhe shpesh janë kandidatë për çmime ndërkombëtare. Dikur ishte një projekt që kërkonte të thithte trurin e larguar. Pastaj, menduan se nuk kishte fare vlerë truri, madje mund të zëvendësohej nga truri i klonuar. Dhe kështu padija mbizotëroi.

Padija u shndërrua në mit. Padija mori vlerë. Sa më i paditur, aq më lart në shkallët e shoqërisë, aq më shumë pushtet. Dhe padija i zuri të tërë për fyti: pushtetin, shtetin, akademitë, universitetet, shkollat, fëmijët, të rriturit. Gjithkënd. Se padija është më keq se virusi që të futet në grykë. Padija të hyn në mendje dhe më e keqja është se të krijon ndjesinë e dijes, të krijon idenë se gjërat po shkojnë mirë. Dhe kush kundërshton shokun Kanan, merret me shpulla. Dhe kështu kemi mbetur në një llumnajë. Në llumnajën e padijes. Akademikët i kemi të paditur, deri dhe kriminelët i kemi të paditur.

Po ne këto i dimë. Domethënë e dimë që jemi në duart e padijes. Po duhet të japim mesazhe pozitive, se na zemërohen të paditurit, dhe ju duket sikur i ofendon. Se i padituri të jep mend edhe kur s’ka. I padituri barabitet me ty dhe të copëton me kritika. I padituri di. Ai e di mirë gjuhën e padijes. Edhe Fan Noli e ka thënë: Anës dijes i panxënë. Mesazhi pozitiv është: gjenet i kemi të mira, institutet i kemi për të qarë hallin. Një shoqëri që nuk investon për shkencën, do ta hajë sapunin për djathë.

Çfarë po prodhon shkolla? Po ua lë ju përgjigjen. Nuk ka pse të jem unë negativ.

A kemi mësues të mirë? Përgjigjen tuaj e di. Përgjigjja ime është: Po. Në mos janë shumë të mirë, përpiqen shumë e paguhen pak. Ne kërkojmë gjithçka prej tyre, por nuk kemi pyetur ndonjëherë: A u kemi dhënë gjithçka për t’u kërkuar gjithçka.

Kush është fajtori për këtë gjendje? Përgjigja duhet të fillojë nga vetja. Unë duhej të kisha bërë më shumë. Kjo është meaculpa. Po juaja? A e doni juve dijen? A sakrifikoni për të? A ju vlen dija kur e merrni? A kanë dhënë qeveritë më të mirën e tyre apo më të keqen?

Por dija nuk është vetëm diçka që ka të bëjë me personin, por dhe me kolektivitetin. Se kolektiviteti të vret nëse ti studion dhe nuk punësohesh dhe punësohet ai që nuk studion. Se kolektiviteti të vret kur të vë prift dhe të rruan mjekrën, kur je mësues dhe të mëson, dhe duhet të tregohesh modest se fyhen njerëzit.

Por duhet të jemi pozitivë, jo negativë. Ka mësues të përkryer. Ka dhe njerëz që janë mirënjohës ndaj tyre. Ka drejtues të shkëlqyer që meritojnë respekt. Ka dhe militantë të sëmurë.

Si shpjegohet që shumë nxënës shqiptarë shkëlqejnë në botë? Ata dalin më të mirët. Ngrenë flamurin në Greqi, marrin medalje presidenciale në Amerikë, fitojnë katedra nëpër Evropë, fitojnë çmime ndërkombëtare. Pra jemi pozitivë. Janë këta mësues që shajmë që e mundësuan këtë fibër. Nuk është faji i mësuesve që shpesh u kërkojnë thjesht letrat të jenë në rregull, jo proceset mësimore. Nuk është faji i mësuesve që paguhen sa për të mbajtur frymën gjallë dhe u kërkohet përgjegjësi sikur janë duke shpërndarë tendera.

Duhet një vizion tërësisht i ri për arsimin. Arsimi duhet parë si shpëtimi i kombit, si rruga drejt çdo lartësie që nuk e kemi arritur deri më tani. Vizion i ri për shkollat, investimet, kurrikulat, statusin e mësuesit. Ky vend nuk mund të qeveriset më nga skafistët, por nga mësuesit, nga dija. Kushtet tani nuk e lejojnë, por kushtet mund të ndryshojnë dhe duhet të ndryshojnë. Mësuesve duhet t’u dyfishohet rroga, sepse u është trefishuar barra. Shkollat si qendra komunitare janë të domosdoshme dhe diçka po bëhet për këtë. Teknologjia në shkolla duhet të jetë shumë herë më e lartë. Shkolla nuk ka vetëm mure, por dhe laboratorë. Shkollat e larta duhet të pësojnë një revolucion konceptual. Të zhduken plagjiaturat. Të kapërcehet me kujdes kjo plagë.

Të mos jenë universitetet si çifligje. Pedagogët të mos fusin duart në xhepat e studentëve. Unë premtoj më shumë kujdes nga ana ime. Por duhet nxitur të menduarit kritik, toleranca, kujdesi ndaj bullizmit. Duhet kanalizuar energjia e pafund rinore në aktivitete dobiprurëse. Duhen luftuar skifterët rreth shkollave dhe diçka po bëhet. Duhet konceptuar nga e para qëllimi dhe realizimi i shkollës. Drejtuesit duhet të jenë vizionarë, jo… Fëmijët të rriten me dinjitet dhe të mos përdoren në mitingje./Abcnews.al

100 ditët e Bilall Kasamit në Qeveri! Kryetari i Besës flet në ClickPlus (VIDEO)

100 ditët e Bilall Kasamit në Qeveri! Kryetari i Lëvizjes Besa ka qenë i ftuar sonte në emisionin Click Plus të TV 21.

Ai iu është përgjigjur pyetjeve të moderatorit të programit, por edhe opinionistëve në studio.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtëme

Një eksperiment me majmunë dhe “pamundësia” për të edukuar shqiptarët

Nga Irena Beqiraj

Adam Smith, krijuesi i ekonomiksit klasik dikur shkruante “Asnjë nuk e ka parë ndonjëherë një qen të shkëmbejë me dëshirë një kockë me një qen tjetër. Asnjë nuk ka njohur ndonjë kafshë, të përcaktojë që kjo është e imja apo ajo është e jotja dhe të jetë e dëshiruar të shkëmbejë atë që ka me diçka tjetër”.

Me fjalë të tjera, Adam Smith ishte i sigurt që vetëm humanët mund të kryenin shkëmbime monetare. Po a kishte të drejtë ai?

Në ekonomiks ashtu si edhe në jetë, asnjëherë nuk mund të gjesh përgjigjen e një pyetjeje nëse ti nuk e kërkon atë, sado idiote të duket pyetja. Profesori i Universitetit të Yale, Keith Chen, vendosi t’i bënte pyetje këtë pyetje vetes: Çfarë mund të ndodhë nëse unë i mësoj një grupi majmunësh të përdorin paratë?

Ai zgjodhi 7 majmunë chapucin të lezeçëm, nga të cilët 4 ishin femra dhe 3 ishin meshkuj.

Majmunët jetonin së bashku në një kafaz të madh. Hapi i parë ishte t’u mësonte majmunëve që çdo coin që do të përdornin në vend të parasë kishte vlerë. Chen u jepte majmunëve një coin dhe pastaj u tregonte një ushqim Nëse majmuni do t’ia jepte coinin sërish, atëherë Chen do t’i jepte një sasi të caktuar të ushqimit. Mori disa muaj, por majmunët mësuan se coin-et kishin një vlerë. Për çdo ushqim majmunët duhet të jepnin një sasi të caktuar të coin-ve që zotëronin. Më vonë profesori edhe grupi i tij vendosi të prezantojë te majmunët një tjetër koncept ekonomik, goditjen e çmimit edhe goditjen e të ardhurave. Një nga majmunët kishte qejf ushqimin “Jell-O” edhe merrte tri kuba të saj me një coin, si do të përgjigjej majmuni kur të merrte dy kuba me një coin?

Duke surprizuar të gjithë shkencëtarët që ndiqnin eksperimentin, majmunët u përgjigjën racionalisht. Kur çmimi i një produkti u rrit, majmunët blinin më pak prej tij edhe pse u pëlqente, dhe kur çmimi ulej blinin më shumë. Ky është ligji bazë i ekonomisë humane, i cili çuditërisht funksiononte edhe te majmunët.

Shkencëtarët duke i vendosur majmunët në situata të ndryshe sidomos ajo e uljes së sasisë së Coin-ve në dispocizion, vunë re që ato mësuan shpejt të ziheshin e ndesheshin me njëri-tjetrin për të marrë paratë e njëri-tjetrit, apo femrat filluan të ofronin se*ks për të përfituar paratë e majmunëve meshkuj.

Këtë eksperiment interesant, vite më parë e kam lexuar te libri “Super Freak Economics”, por jo fare çuditërisht më rrotullohej në mendje këto ditë që lexoja nëpër media komente të tilla sesa e vështirë është “të edukosh shqiptarët”.

Nëse majmunët e Chen kaq shpejt mësuan prost*itucionin, sapo u vendosën në një eksperiment që i ekspozoi me vlerën e parasë edhe mungesën e saj, gjithkush mund ta kuptojë sesa e lehtë është që bota jonë të mbushet me majmunë terr*oristë, hajdutë, kri*minelë, nëse kushtet në të cilat vendosen u mësojnë dhe përsërisin çdo ditë mësimin e lakmisë dhe përfitimit. Ndërkohë profesori i Yale mendon që nëse do të vendoste t’u mësonte majmunëve të tij të vendosnin rripin e sigurimit në makinë, majmunët e sigurt që do të insistonin që edhe fëmijët e tyre të mos udhëtonin pa karrigen e fëmijës në makinë.

E pra, shqiptarët si të gjithë njerëzit e kësaj bote, sigurisht nuk janë kurrë më të mefshtë, më të pazhvilluar se majmunët e Keith Chan. Thjesht duhet të pranojmë, që kushtet apo eksperimentet në të cilat ata janë vendosur, janë të pafavorshme.

Gruaja gjermane i lë trashëgimi fqinjëve 6.2 milionë euro

Rezidentët e një komuniteti të vogël në Gjermaninë qendrore kanë trashëguar papritur prona dhe pasuri me vlerë 6.2 milionë euro ($7.5 milionë), pas vdekjes së një fqinjeje të tyre të moshuar.

Renate Wedel jetonte në Weiperfelden të krahinës së Hesse, me bashkëshortin e saj Alfred Wedel, që prej vitit 1975, në komunitetin e përbërë nga 6 fshatra.

Alfred, i cili punonte me aksionet e bursave, vdiq në 2014, ndërsa Renate, jetonte në një shtëpi kujdesi në Frankfurt që prej vitit 2016, dhe ndërroi jetë në dhjetor 2019 në moshën 81 vjeçare.

Në prill të këtij viti u deklarua se ajo i kishte lënë pronat dhe zotërimet e saj komunitetit ku kishte banuar, pasi motra e saj trashëgimtare kishte vdekur më herët, informon Top Channel.

Lajmi ishte i papritur për autoritetet. “Fillimisht menduam se ishte një gabim, kishte diçka që nuk përputhej”, tha kryebashkiaku lokal Bernd Heine për të përditshmen Hessenschau.

Tashmë komuniteti është i detyruar ta përdorë trashëgiminë prej €6.2 milionë për “infrastrukturë dhe ambjnete komunitare.”

“Komuniteti ynë falenderon çiftin Wedel për vlerësimin dhe trashëgiminë e tyre. Ne do ta përdorim atë me përgjegjësi për zhvillimin e komunitetit tonë dhe ruajtjen me ndershmëri të kujtimit të tyre,” thuhej në një deklaratë të përbashkët.

Rezidentët lokalë kishin nisur të jepnin idetë e tyre për përdorimin e parave, teksa mediat lokale flisnin për ndërtimin e një korsie biçikletash, ndërtimin e një kopshti, përmirësim të sistemit të transportit, një pishinë e hapur dhe ambjente për fëmijët.

RMV, “Boll më” dekoruan EVN-në me trofeun “Hajni i Artë”, propozim ligji së shpejti në kuvend (VIDEO)

Iniciativa “Boll më” i dhuroi sot filialit të EVN-së në Tetovë trofeun “Hajni i artë”. Me këtë, siç thonë aktivistët që që kërkojnë ulje të çmimit të rrymës në RMV, dëshirojnë të “shpërblejnë” këtë kompani për të gjitha të arriturat gjatë funksionimit të saj. Në ndërkohë, vazhdojnë punët për propozim ligjin e iniciativës , shkruan Portalb.mk.

Iniciativa “Boll Më” të cilët protestojnë kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike tash 4 muaj e gjysmë sot i dhuruan EVN-së një pllakate, në të cilën kësaj kompanie i jepej epiteti “Hajni i artë”, kështu, Osmani bëri thirrje policisë që të bëje arrestime brenda EVN-së.

“Gjithkund në botë ka trofe për të arriturat, ky trofe i paraqet të arriturat e EVN-së gjatë një dekade e gjysmë, i kemi lajmëruar përmes e-mailit që në ora 13:00 do të bëhet dorëzimi i trofeut, por askush nuk doli që ta marre. Ndërkaq policisë i them se krimineli është brenda, me dorëzimin e trofeut të bëje edhe arrestimin e kriminelit” tha Krenar Osmani.

Sipas Osmanit, fuqia e EVN-së në Maqedoninë e Veriut mund të jetë e barabartë me atë të “deep state” apo shtetit brenda shtetit, sepse siç theksoi ai, këta të fundit nuk duan të ja dinë as për ligj e as kushtetutë.

“EVN-ja është shembull konkret i shtetit brenda shtetit, këta funksionojnë me rregullat e veta, nuk ju bëjnë përshtypje as ligjet as kushtetuta. Duhet të kemi parasysh vlerat e larta të faturave të EVN-së gjatë kohës së pandemisë, që e tregojnë mënyrën e sjelljes së tyre mafioze, gangsterllëkun e tyre, kjo gjë fatkeqësisht ndodhë vetëm te shqiptarët, duke marrë parasysh shumën e parave që hyjnë në arkat e EVN-së në qytetet shqiptare dhe në pjesën lindore të shtetit, dallimi është stratosferik, kjo gjë duhet të ndaloje” shtoi Krenar Osmani.

Kërkesat e tyre i mbushin 4 muaj e gjysmë, çdo javë nga 1 protestë, asnjë reagim nga kompetentët!
Nga “Boll më” për injorimin e kërkesave të tyre nga ana e institucioneve kompetente theksuan se krijohen dyshime se këta të fundit janë të lidhura me njëra tjetrën, duke mos i lejuar ata të realizojnë politika të cilat kushtimisht do ta dëmtonin EVN-në.

“Nuk mundet në vitin 2020 të kemi kështu zhvatje dhe diskriminimi kundrejt shqiptare. Eshtë java e 14, katër muaj e gjysmë i kemi evidentuar të gjitha të metat dhe gabimet, manipulimet e EVN-së, Elemit dhe MEPSO dhe akoma Zaev dhe Qeveria e RMV- nuk gjejnë vullnet për të miratuar kërkesat e popullit dhe taksapaguesve, kjo gjë na bën të besojmë fuqishëm se Zaev dhe të gjithë njerëzit përreth tij janë të kapur nga EVN-ja dhe interesat e oligarkëve” tha Osmani.

Propozim ligji në kuvend brenda 1 muaji
Marrë parasysh se parlamenti i RMV-së është kompetent për të plotësuar vetëm tre prej kërkesave të “Boll Më”, këta të fundit realizimin e kërkesave të tjera do ta kërkojnë përmes Qeverisë së RMV-së.

“Jo, propozim ligji nuk i ngërthen të gjitha kërkesat për shkak se një pjesë prej tyre i takojnë ekzekutivit, nga të gjitha kërkesat tre janë te propozim ligji, jemi në negociata, shpresojmë që ose në fund të këtij muaji apo fillimi janarit, të hyje në kuvend. Votat e partive shqiptare na është thënë se i kemi, na kanë premtuar. Kemi problem me vullnetin e deputetëve të partive maqedonase” tha Krenar Osmani.

Cilat janë kërkesat e këshillit organizativ?

Anulimi i rritjes së fundit të çmimit së energjisë elektrike.
Zbritja e çmimit të kilovatit për 46%.
Eliminimi i monopolit të EVN-së

Ulja e TVSH-së nga 18% në 5%.
Krijimi i një trupi të tretë arbitrar i cili do të monitoroje punën e EVN-së, si dhe do të shqyrtoje kërkesat-ankesat e konsumatorëve.

Falja e borxheve të akumuluara të rasteve sociale
Shlyerja e kamatë-vonesave për të gjitha shtresat e konsumatorëve.

Edhe një lajm tjetër i mirë nga fshati Poroj i Tetovës (VIDEO)

Një lajm i mirë vjen nga fshati Poroj i Tetovës

Në POROJ – Faqja Zyrtare në fb, banorët e këtij fshati informohen se bashkëfshatari i tyre Armend Shefkiu ka dhuruar një borëbastruese për nevojat e këtij lokaliteti.

“Së shpejti fshatit tonë i shtohet edhe një makineri për pastrimin e borës, E dhuron bashkëfshatari jonë Armend Shefkiu ju faleminderit”, shkruhet në njoftimin e publikuar dhe të shoqëruar me video të cilën mund ta shikoni më poshtë, transmeton Tetova News.

Urojmë që rastet e këtilla të shtohen gjithandej nëpër lokalitetet shqiptare!/TetovaNews

Video bonus:

Qamil Berisha (1. 9. 1948 – 3. 12. 2020), zëri i ëmbël i këngëve epiko-historike

Në traditën e fisit Berisha kënga dhe vallja kanë luajtur rol të rëndësishëm. Më të merituarit në kultivimin e kësaj tradite janë: valltari Isen Berisha dhe rapsodi Qamil Berisha, të cilët përmes veprimtarisë së mirëfilltë artistike kanë lënë gjurmë të thella në një hapësirë më të gjerë etno-kulturore.

Qamili është rritur jo vetëm me këngën dhe melosin e pastër folklorik, por edhe me dashurinë për artin në përgjithësi. Këtë dashuri e ka trashëguar nga babai i tij i cili ka kënduar jo vetëm sade, por herë-herë i shoqëruar edhe me kavalle. Të mbledhur nëpër manifestime të ndryshme, ahengje, festa familjare, ndeje apo tubime miqësore me rastin e therjes së “gulakut”, babai i Qamilit është shfaqur para të pranishmëve jo vetëm si interpretues i mirëfilltë, por edhe si rrëfyes muhabetesh, meselesh dhe historish të ndryshme me karakter serioz e humoristik.

I ndikuar nga talenti atëror, Qamili e ka përvetësuar shumë shpejt artin e të luajturit në prim, pastaj në çifteli, ndërkaq më vonë edhe në sharki. Bile të freskëta i ka ruajtur gjithmonë kujtimet kur e ka shoqëruar babanë në interpretimin e këngëve: “Hajde, hajde moj Dudi”, “Knjaz Nikolla”, “Ali Pasha, pashë i vogël” etj.
Edukimi i tij muzikor ka vazhduar edhe gjatë moshës rinore, atëherë kur përmes valëve të Radio Prishtinës i ka dëgjuar me ëndje këngët e Halil Cervadikut, Bajrush Dodës, etj., si “Boll e mir’ moj kablosh kuqe” dhe “Gjith’ ditën si shot’ moj çikë”. Dëshira për t’i interpretuar në mënyrë sa më origjinale këngët më të qarkulluara të asaj kohe, e kanë detyruar që të ushtrojë me orë të tëra.

I ka dëgjuar me vesh të përqendruar të gjitha këngët, qofshin ato lirike apo epiko-historike, pastaj baladat legjendare. I ka pëlqyer, para së gjithash, interpretimi burimor, origjinal.
Në periudhën e fundit të viteve të gjashtëdhjeta ka qenë i frymëzuar tej mase nga rapsodët Hashim Shala dhe i madhi Qamili i Vogël këngën e të cilit “Ku po knojn k’ta dy kumria” e kujtonte me shumë respekt si një vlerë të përjetshme të trashëgimisë sonë shpirtërore. Me shumë mall i kujtonte edhe meloditë e Dervish Shaqës të dëgjuara përmes valëve të Radio Tiranës, nga të cilat e dallonte këngën “Kaçanik deri n”Boletin”, si dhe interpretimin e mrekullueshëm dhe mjaft specifik të Tom Nikollës në këngën e famshme nga epika historike – “Halit Gashi”.
Në moshën 20 vjeçare, kur veç më kishte mësuar shumëçka nga folklori muzikor, si interpretues i primit kishte vënë kontakte bashkëpunimi me Xhemal Kryeziun (sharki) dhe Ismail Lumën (violinë).

Në fillim të viteve të shtatëdhjeta ka bashkëpunuar edhe me Hasan Kamberin (violinë), Rexhep Kamberin (gjymbysh) dhe Sevdi Malsinë (sharki).

Aktivitetet e Qamil Berishës gjatë asaj periudhe kanë qenë të ngjeshura. Ai është njohur për së afërmi me rrjedhat e dasmave, me adetet, ritet, doket. Në anën tjetër është ballafaquar edhe me ndërhyrjet e pajustifikueshme në traditën e dasmës shqiptare përmes devijimeve të ndryshme. Ai ka vepruar në kohën e “çingeneve”, një fenomen që la njollë të zezë në trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve të kësaj ane. Kur Qamil Berisha me shumë artistë shqiptarë nga Tetova e rrethina po mundohej që përmes këngëve epike, historike, lirike, përmes baladave popullore e heroike të transmetonte ndjenjën e atdhedashurisë, të besnikërisë, të trimërisë, të mirëkuptimit, të dashurisë e të tolerancës, dikush mundohej që ta degradojë dinjitetin kombëtar dhe pasurinë kulturore e shpirtërore, ashtu siç ndodh edhe në ditët tona përmes turli krijimesh që të ngatërrojnë edhe zorrët.

Aktivitetet e tij nuk janë kufizuar vetëm nëpër ahengje e manifestime familjare; ai gjatë tërë kohës ka qenë aktiv edhe nëpër festivale (“Këngë Jeho” – Strugë, “Sharri këndon” – Tetovë etj.), pastaj ka marrë pjesë në emisione televizive (TVM2, Alsat etj.), ka realizuar incizime të ndryshme nga të cilat po përmendim albumet: “Hasan Fazlia”, “Sellca e moçme”, “Molla Sula”, etj. Një pjesë të konsiderueshme të kohës e ka harxhuar edhe në ShKA “Xheladin Zeqiri” ku shumëkush e kujton me respekt të veçantë, para së gjithash për interpretimin e shkëlqyer të këngëve: “Prej Podrimje po vjen haberi” dhe “Isuf Xhelili”.

Qamil Berisha kishte zë të ëmbël, të ngrohtë, një timbër rapsodik që ndjehej si në këngët epiko-historike ashtu edhe në ato lirike.
Kontributi i Qamil Berishës si artist amator në kultivimin e këngës folklorike është mjaft i çmuar. Ai, së bashku me kolegë të tjerë të folklorit, ka gjallëruar jetën rapsodike jo vetëm në Pollog, por edhe më gjerë.

Bekim Ramadani, etnomuzikolog