Ballina Top Lajm Ndodh mrekullia, djali bie nga kati i 19 i një pallati në...

Ndodh mrekullia, djali bie nga kati i 19 i një pallati në Çeki dhe…shpëton

Një 15-vjeçar në Çeki ka rënë nga kati i 19 i një ndërtese dhe… ka shpëtuar. Sipas mediave të huaja djali u shtrua në spital me dëmtime të rënda në kokë dhe në pjesën e legenit.

Një zëdhënës i policisë i tha AFP se u njoftuan se një djalë kishte rënë nga kati i 19 i një ndërtese. Ai ra në çatinë e hyrjes së ndërtesës duke shmangur një t r a gj e d i të mundshme.

Sipas shërbimit të ndihmës së parë në Pragë djali po trajtohet në k o m a artificiale për shkak të dëmtimeve të rënda. Policia e Pragës po heton tashmë rrethanat e plota të aksidentit./mv.abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews