Ballina Blog Faqe 407

Përvjetori i Alfabetit dhe i themelimit të Lëvizjes BESA, Kasami: Ditë e madhe për shqiptarët (VIDEO)

Kreu i Besës, Bilall Kasami ka uruar 22 Nëntorin – Festën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Përmes një video urimi Kasami shprehet se muaji i nëntorit është muaj i shenjtë për shqiptarët pasi mu në këtë muaj gjenden disa festa mjaft të rëndësishme për kombin shqiptar.

“Nëntori është muaj i shenjtë për kombin shqiptar duke filluar nga dita e Alfabetit në të cilën rilindasit tanë zgjodhën 36 shkronja të arta për ti dhënë frymë gjuhës tonë shqipe”, thekson ndër të tjerash Kasami në video urimin e tij.

 

Lamtumirë profesoresha jonë e parë e shqipes në Normalen e Ferizajt: Drita Begraca, pinjollë e Derës së Sylejman Vokshit

Nga Rexhep Rifati

Lamtumir profesoresha jonë e parë e shqipes në Normalen e Ferizajt: Drita Begraca, pinjollë e Derës së Sylejman Vokshit
Ne ishe nxënësit e gjeneratës së parë të Normales së Ferizaj, pardje humbëm edhe një mësimdhënëse dhe edukatore shembullore në ish- Normalen e Ferizajt: Drita (Vokshi) Begracën. Profesoreshën tonë të nderur, Drita Begracën patëm nderin ta kemi mësimdhënëse të gjuhës shqipe qysh në vitin shkollor 1961/62, kur kjo shkollë u hap vetëm me 125 nxënës.

Kjo ndarje do të le shumë zbrazësi, ndonëse e gjithë gjenerata kanë kaluar të 70-tatë, sepse profesoresha Dritë, përkundër gjendjes së rënduar shëndetësore ishte me ne edhe atëherë kur kishte kaluar më tepër se gjysmë shekulli, kur ajo na kishte dhënë mësim.

Në shenjë nderim për profesoreshën, në pamundësi bashkë me shokë që ti jepnim lamtumirën e fundit, po jap një kolazh fotografish në shenjë nderimi e për këtë figurë të rrallë si njeri e atdhetare, aq më parë edhe si pinjollë i derës së madhe Vokshi të Gjakovës. Me këtë rast të afërmeve të profesoreshës Dritë edhe në emër të gjeneratës i ngushëllojmë ngushëlloj thellësish, përshi këtu edhe nxënësen e më të mirë të gjeneratës sime Hanumshahe Ilazi, e cila vazhdimisht tregoi kujdes ndaj profesoreshës sonë, derisa jetonte në Prishtinë.

Ja edhe ca fjalë për rrugëtimin jetësor që nga lindja deri me kalimin në amshim: Drita (Vokshi) Begraca u lind me 27 shtator 1938 në Tiranë, në një familje mesatarisht të pasur intelektuale e patriotesh të dalluar që nga Sylejman Vokshi, Beqir Vokshi (Asim, Dergut e Miftar Vokshi). Axhallarët dhe babai i saj e gjer tek vëllai, Shefqeti dhe djemtë e tij, morën pjesë në luftën e fundit.
Nga Tirana, babën e saj e transferuan ne Kosovë, sepse ishte me akademi ushtarake te kryer ne Itali dhe i nevojitej Kosovës për atë kohë. Drita, shkollën fillore, dy klase, i kreu në Prizren (ku shërbente babai i saj), e dy ne Prishtinë, ku u kujdes dhe e rriti halla Sabrije (Bije) Vokshi, pas vrasjes së babait. Aty ne Prishtinë kreu Gjimnazin e Ulët dhe Gjimnazin e rregullt. SHLP – grupin e Gjuhës Shqipe e kreu ne Shkup, ku pas diplomës vazhdoi fakultetin gjithashtu te Gjuhës Shqipe, ku i dha të gjitha provimet. E dha edhe provimin e fundit sllavistikën – duhej të merrej diploma, të cilën kurrë nuk e pranoi sepse në atë i shkruante profesoreshë e sllavistikës – Gjuhë serbe.

Pasi e kishte diplomën e SHLP filloi të punojë, së pari në Gjakovë , pastaj në Studeniçan afër Shkupit, në Kaçanik dhe në Ferizaj në Normale 6 vite. Nga Ferizaj shkoi në Prishtinë ku punoi në shkollën e Mjekësisë, por si e papërshtatshme për regjimin titist e larguan nga shkolla. Gjithnjë ligjëronte lëndën e gjuhës dhe Letërsisë shqipe. Pasi që e larguan nga shkolla e Mjekësisë më vonë as që kërkoi punë, sepse ishte e përndjekur. Ndërsa që bashkëshorti i saj, doktor Mehmet Begraca punonte dhe ligjëronte ne Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Për meritat e kësaj veteraneje të arsimit, Presidentja e Kosovës e dekoroi me titullin “Medalja Presidenciale e meritës”., ndërsa qyteti i Ferizajt e dekoroi me mirënjohje për punën e palodhur shumë vjeçare në procesin arsimor.

Drita (Vokshi) Begraca, dje u nda nga më të afërmit e saj në varrezat e Gjakovës, por fati e deshi që shkaku i situatës pandemike të mungojnë edhe nxënësit e saj, por që do të vazhdojë të jetojë për jetë në kujtesën e tyre, derisa edhe ata do ti bashkohen një ditë.

QENAN HASANI RILINDËSI I FUNDIT I MANASTIRIT

Bexhet Asani

Mësuesi, kronisti dhe rilindësi i fundit i Manastirit shoku im i shtrenjtë Qenan Hasani është i papërsëritshëm.
Ai dilte mbi një orë përpara te Kulla e sahatit për t’ i pritur miqtë e njohur e të panjohur, meritorët e jomeritorët! Ja edhe gjatë festave të nëntorit shpirti i tij “sillet” rreth kullës së Sahatit!
Pa doajenin e gazetarisë shqiptare Manastiri është i varfër, tepër i varfër, i ftohtë, tepër i ftohtë!
Qenani ishte i varfër por ai kishte një zemër të pasur e të madhe.
Të shkruhet për të gjatë festave të nëntorit është shqiptarisht krenari!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të përdriturin Qenan Hasanin!

Ministri në një vizitë të paparalajmëruar në Gurgurnicë dhe Tenovë (FOTO)

“Këta fermerë deri më tani pa asnjë përkrahje janë përballur me çdo situatë dhe me çdo krizë. Elmedinit dhe Sametit u sugjerova se nuk duhet të mendojnë ta lënë veprimtarinë e tyre, por përkundrazi ta rrisin atë, ndërsa u garantova përkrahjen e plotë të MBPEU-së.
Vizitë e paparalajmëruar në fermat në Gurgurnicë dhe Tenovë (Komuna e Bërvenicës)”, shkruan Arjanit Hoxha, Ministër i  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Sekretar Gjeneral i Lëvizjes Besa.

Iku një qytetar race

Nga Astrit Patozi

Bashkim Koplikun nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë.

Kur ai ishte politikan aktiv, unë bëja shkrime gazetash, ndërsa pas vitit 1997 ndërruam rolet.

Por kjo nuk më ka penguar ta respekoj në distancë për angazhimin e vazhdueshëm atdhetar dhe qytetar, të cilin nuk e ndau deri në ditët e fundit të jetës.

Edhe pse mund të mos kem qenë gjithmonë dakord me qëndrimet e tij, kam bindjen se Shqipëria humbi sot një burrë të përkushtuar dhe një politikan dinjitoz, nga ata, që përherë e më tepër në këtë vend, fatkeqësisht, po konsiderohen si racë në zhdukje.

Fshati Pirok bëhet me ujë të pijshëm (FOTO)

Menjëherë, dy javë pas ujësjellësit të vendbanimit Siniçan edhe punimet e ujësjellësit të vendbanimit Pirok përfunduan me sukses. Tashmë dhe ky vendbanim u furnizua me ujë për pije. Ndjehem plotësisht i lumtur nga fakti që banorët e këtij vendbanimi prej sot do të kenë të plotësuar kushtin më elementar për jetes, poashtu i lumtur se dalëngadalë po ia arrijmë aty ku duhet, të furnizojmë të gjitha vendbanimet tona me ujë për pije, kjo është detyrë e jona, shkruan Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës.

Ndarja nga jeta e Iljas Mazllamit, Teuta Arifi: Kujtimi për të do të mbetet i paharruar!

Me hidhërim të thellë sot mësova lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej pedagogëve, arsimtarëve dhe veprimtarëve më të spikatur të qytetit, z. Iljas Mazllami.

Iljas Mazllamin do ta kujtojmë si profesor të dalluar të matematikës që për shumë vite me rradhë punoi në SH.F “Istikball” në Tetovë, si humanist, intelektual dhe aktivist të angazhuar në shumë projekte.
Ishte gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët, në veçanti një adhurues i madh i librit, që dashurinë për leximin dëshironte ta përçojë tek gjeneratat e reja, për të ndritur rrugën e tyre drejt dijes!

Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe, përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve!

Kujtimi për të do të mbetet i paharruar!

Tetovë, zjarr në afërsi të stacionit hekurudhor (VIDEO)

Pasditën e sotme, në afërsi të stacionit hekurudhor ka shpërt*hyer një zjarr. Shkaqet e shpër*thimit të zjarrit ende nuk dihen.

Disa baraka të bizneseve private janë shkrumbuar tërësisht. Zjarrëfikëfit kanë lokalizuar zjarrin.

 

ALFABETI I GJUHËS SHQIPE – KONGRESI I MANASTIRIT

 Xhelal Zejneli

Shqipja e shkruar dokumentohet që nga shekulli XIV me alfabetin latin. shkronja cirilike. Po këtë alfabet, të plotësuar me ndonjë shenjë greke, e përdorën edhe shkrimtarët arbëreshë. Duke qenë se  greqishtja përdorej si gjuhë e kishës ortodokse, shqipja u shkrua edhe me shkronja greke. Nën trysninë e islamizmit dhe  pushtuesve osmanë, në shkrimin e shqipes, që nga fillimi i shekullit XVIII, u përdor edhe alfabeti turko-arab. Më të u shkruan krijimet letrare  bejtexhinjve.

Me fjalë të tjera, me alfabet latin janë shkruar dokumentet e para në gjuhën shqipe:

Formula e pagëzimit, 1462; dhe

Fjalorthi i Arnold fon Harfit1496)

.           Dëshmia e parë me alfabet grek është “Ungjilli i Pashkëve” ose “Perikopeja e Ungjillit”, i shkruar në dialektin jugor të shqipes, në një fletë karte, të gjetur në një kodik të shekullit XIV.

Ka që thonë se ky shkrim i përket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI.

Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” Gjon Buzukut i vitit 1555 dhe tekste të tjera të shekullit XVII dhe të gjysmës së parë të shekullit XVIII janë shkruar me alfabet latin,plotësuar me disa shkronja cirilike. Në shekullin XVIII autorët e letërsisë së bejtexhinjve përdorën alfabetin turko-arab.

            Për shkrimin e shqipes, për të vënë në pah individualitetin e saj dhe të popullit shqiptar, u ndoq edhe një rrugë tjetër – ajo e krijimit të alfabeteve të veçanta. Nga shekulli XVIII, mbase edhe më parë, u krijuan disa alfabete të tilla. Orvatja më fatlume qe ajo e veprimtarit dhe e mësuesit të gjuhës shqipe Teodor Haxhifilipit (rreth vitit 1730-1805), i  njohur me emrin Dhaskal Todri, shkrimi i të cilit pati njëfarë përhapjeje.

Në një frymë të re, thellësisht kombëtare, e shtroi dhe e zgjidhi çështjen e alfabetit të shqipes ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtari i shquar iluminist dhe veprimtari i shkollës shqipe  Naum Veqilharxhi (Naum Bredhi, 1767-1846). Në vitet 1824 dhe 1825 ai e kishte nisur tashmë punën për një alfabet të tijin me 33 shkronja.  Më 1844 ai shtypi një gjuhën shqipe një abetare prej tetë faqesh. Ky libër i vogël me titull “Fort i shkurtër e i përdorçim ëvetar shqip”u shpërnda në mbarë Shqipërinë e jugut, nga Korça në Berat. Në vitin 1845, në një botim të dytë, kjo broshurë u zgjerua deri në 48 faqe, me titull ”Fare i ri abetor shqip për djelm nismëtore”.

Përpjekje të mëtejshme për caktimin e një alfabeti të përgjithshëm për gjuhën shqipe u bënë në vitet ’60 të shekullit XIX si dhe më pas, nga një grup atdhetarësh dhe veprimtarësh të shquar të Rilindjes Kombëtare, siç ishin: Kostandin Kristoforidhi (1872-1895) – lëvrues dhe studiues i dalluar i gjuhës shqipe; Pashko Vasa (1825-1892) – veprimtar i arsimit dhe i kulturës, poet dhe publicist patriot; Hasan Tahsini (1811-1881) – atdhetar i madh, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë; Jani Vreto (1822-1900) – atdhetar dhe mendimtar shquar; Sami Frashëri (1850-1904) – dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist, rilindës i shquar, ideolog kryesor i Lëvizjes kombëtare shqiptare. Përpjekjet e tyre u kurorëzuan me sukses në kohën e Lidhjes së Prizrenit (1878).

Në fillim të vitit 1879 u pranua alfabeti i parashtruar nga Sami Frashëri (1850-1904), i bazuar në parimin një tingull me një germë dhe një germë për një tingull”. Ky alfabet, i njohur me emrin alfabeti i Stambollit, u mbështet në alfabetin latin, duke u plotësuar me disa shkronja greke dhe me shkronja të tjera të veçanta. Me të u bënë shumë botime, u përhap gjerësisht dhe deri në fund të shekullit XIX ishte alfabeti kryesor i Rilindjes Kombëtare.

Nga fundi i shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX një përhapje jo të vogël pati edhe alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës, të cilin – me pak ndryshime – e përshtati edhe revista “Albania” e Faik Konicës (1875-1942), që botohej në Bruksel në vitet 1897-1902 dhe në Londër në vitet 1903-1909. Me shkrimet e saj, kjo revistë luajti një rol të rëndësishëm për zgjidhjen e alfabetit të përbashkët, të vendosur në Kongresin e Manastirit më 1908.

Kur numri i botimeve shqipe u shtua, ndërsa rrjeti i shtypjes së tyre u zgjerua, kushtet teknike dhe arsye të tjera bënë që të krijohen e të përdoren alfabete të ndryshme. Gjithnjë e më shumë u përdor alfabeti thjesht latin në variante të ndryshme, duke u plotësuar shkronjat e tij me diagrame (dyshkronjësha) ose me shenja diakritike (ç, ë). Numri i alfabeteve të përdorura në praktikën e botimeve erdhi duke u shtuar.

*   *   *

Shumë nacionalistë shqiptarë ushqyen besim te lëvizja e xhonturqve, e cila do të shpinte në revolucionin e korrikut të vitit 1908 dhe pas një viti, në përmbysjen e Sulltan Abdyl Hamidit II (1842-1918). Edhe shqiptarët luajtën një rol me rëndësi në revolucionin e xhonturqve, i cili e përshpejtoi fundin e kësaj periudhe të stagnimit të përgjithshëm, e që më 23.07.1908 i dha Perandorisë kushtetutë, ndërsa qytetarëve – kinse barazi. Por shpresat që shqiptarët kishin mbështetur te xhonturqit, u shuan shpejt. U bë e qartë se administrata e re ishte po aq centraliste sa edhe e vjetra, në  mos dhe më shumë. Shqiptarët nuk do të bënin pjesë në atë valë nacionalizmi mbarëturk që po përhapej nëpër Evropë.

Veprimtari dhe publicisti i Rilindjes Dervish Hima (Ibrahim Naxhi, Ohër, 1875 – Tiranë, 1928) thoshte se “shqiptarët nuk janë tjetër veçse shqiptarë dhe nuk do ta ndjejnë veten të kënaqur veçse kur të jenë të lirë në një Shqipëri të lirë, si një pjesë e një konfederate shtetesh të pavarura ballkanike nën suzerenitetin e Sulltanit (Archives du Ministère des Affaires Etrangères de France, Shkodër, 26 gusht 1908, dhe Pinon 1909, f. 813).

Ndërsa shpresat për autonomi nuk po fuqizoheshin, shqiptarët arritën të përfitojnë nga reformat e xhonturqve dhe nga liberalizimi relativ në çështjet kulturore. Ngritën shkolla në gjuhën shqipe dhe themeluan gazeta në këtë gjuhë si dhe klube patriotike. Por, rrethi tragjik i shtypjes dhe i kryengritjeve të përgjakshme vazhdonte.

*   *   *

Po në këtë kohë, prej 14 deri më 22 nëntor 1908 u mblodh Kongresi i Manastiritpër të shqyrtuar në atë fazë disa çështje të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare, në radhë të parë për të zgjidhur çështjen e alfabetit të gjuhës shqipenjësimi i të cilit ishte bërë një problem i mprehtë politik,  arsimor dhe kulturor dhe një kërkesë e ngutshme e Lëvizjes Kombëtare.

Për ta përmbushur këtë kërkesë, atdhetarët shqiptarë shpejtuan ta shfrytëzonin gjendjen e krijuar pas shpalljes së Kushtetutës në Perandorinë Osmane (23.07.1908).   

Nismëtar i thirrjes së këtij kongresi kombëtar, që ka hyrë në histori si Kongresi i Manastirit, ishte klubi “Bashkimi” i Manastirit. Organizimi i kongresit të alfabetit u propagandua nga veprimtari politik, shkrimtari, publicisti dhe përkthyesi, i njohur edhe me pseudonimin Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka – Mit’hat Frashëri (Janinë, 1880 – Nju-Jork, 1949) në revistën e tij “Liria”. Në një artikull të botuar në të, midis tjerash ai shkruan: “…ardhi një ditë e pëlqyer për istorinë tonë, që të nisim liruar’ e pa pengim të punojmë për mbrodhësin’ e lumturin’ e kombit tonë, jo me barut edhe me armë, po me kartë e pëndë, andaj kjo çështje e Abecesë lipsetë të jetë fillim, që pa atë nuk do mundim të arrijmë qëllimetë tona të lartëra për mbrodhësi të gjuhësë”.

Kongresi u mbajt në shtëpinë e veprimtarit të lëvizjes kombëtare, të lindur në Zavalan të Dangëllisë (rrethi i Përmetit) Fehim Zavalanit (1859-1935). Nën drejtimin e tij, pranë klubit “Bashkimi” të Manastirit, në vitin 1908 u formua një komitet i fshehtë që luftonte për autonominë e Shqipërisë. Fehim Zavalani ishte drejtuese i gazetës “Bashkimi i Kombit” që doli në Manastir në vitet 1909-1910. Në vitet 1911-1912 gazeta doli me emrin “Drita”, si organ i klubit “Bashkimi” të Manastirit.

Femi Zavalani qe ndër organizatorët kryesorë të thirrjes së Kongresit të Manastirit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Si kryetar i klubit “Bashkimi” të Manastirit, Fehim Zavalani bashkërendoi veprimtarinë e të gjitha klubeve shqiptare për mbrojtjen e alfabetit shqip, të kulturës dhe të të drejtave kombëtare të shqiptarëve kundër reaksionit xhonturk. Në Kongresin e Dibrës (1909), kundërshtoi përpjekjet e përkrahësve të xhonturqve për t’u imponuar shqiptarëve alfabetin arab.

Kongresi i Manastirit pra, u mbajt në shtëpinë e Fehim Zavalanit. Në Kongres morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, të klubeve dhe të organeve kombëtare të pjesës më të madhe të trevave shqiptare, si dhe të kolonive shqiptare në vende të ndryshme, shkrimtarë e gazetarë, lëvrues të gjuhës dhe mësues të shqipes, veprimtarë të njohur të lëvizjes kulturore dhe politike kombëtare. Por, numri i përgjithshëm i të pranishmëve ishte 160.

Për të studiuar çështjen e alfabetit dhe për të dalë me propozime, Kongresi zgjodhi një komision 11-anëtarësh, të përbërë nga përfaqësues të tre alfabeteve kryesore që ishin në përdorim.

Në komision bënin pjesë:

– Poeti, dramaturgu, prozatori, esteti, publicisti, kleriku i lartë dhe politikani Gjergj Fishta (1871-1940);

– Veprimtari i lëvizjes kombëtare dhe demokratike shqiptare, poeti e publicisti Luigj Gurakuqi (1879-1925);

– Botuesi i të përjavshmes shqiptaro-amerikane “Kombi” në Boston Sotir Peci (1873-1932);

– Veprimtari politik, shkrimtari, publicisti dhe përkthyesi Mit’hat Frashëri (1880-1949);

– Njëri ndër figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare në Sofje Shahin Kolonja (1865-1919);

– Deputet i Elbasanit në Kongres ishte farmacisti Dhimitër Buda (Taqi Buda). Kongresin e mbështeti edhe financiarisht. Më vonë mbështeti financiarisht edhe Normalen e Elbasanit. Është baba i historianit Aleks Buda (Elbasan, 1911 – Tiranë 1993);

– Poeti klasik dhe veprimtari atdhetar Ndre Mjeda (1866-1937);

– Veprimtari i Rilindjes Kombëtare, publicisti, drejtuesi i shkollës së vashave në Korçë, vëlla i Gjerasim QiriazitGjergj Qiriazi (1868-1912).

– Veprimtari i Rilindjes Kombëtare, organizator dhe drejtues i çetave të armatosura për pavarësi në vitet 1906-1908 – Bajo Topulli (Gjirokastër, 1868 – Sarandë, 1930).

– Veprimtari i lëvizjes kombëtare, publicist i cili iu përkushtua përhapjes së mësimit dhe shkrimit të gjuhës shqipe, si dhe ideve kombëtare në Bera – Nyzhet Vrioni (Nyz-het Vrioni, Berat, 1877 – Romë, 1920). Në Kongres mori pjesë së delegat i klubit “Bashkimi” të Beratit dhe u caktua anëtar i Komisionit të alfabetit;

– Veprimtari i Rilindjes Kombëtare, mësuesi i Shkollës së Vashave në Korçë, i cili lindi në Vithkuq të Korçës dhe u shpërngul në Manastir – Grigor Cilka (1875-1919). Gruaja e tij, Katerina Cilka ishte mësuese e shkollës së parë fillore për vajza në Korçë.

Ndër pjesëmarrësit e shquar ishin edhe:

– Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe i shkollës shqipe, publicisti  Petro Nini Luarasi (Luaras i Kolonjës,  1865 – Ersekë, 1911). Për veprimtarinë patriotike, arsimore, shoqërore dhe propaganduese, u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë.  

– Veprimtari i shkollës shqipe, studiuesi dhe publicisti nga Shkodra Mati Logoreci (1867-1941);

– Poeti dhe publicisti nga Shkodra Hilë Mosi (1885-1933);  

– Veprimtari i Rilindjes Kombëtare, i shkollës shqipe dhe i shtypit shqiptar, i lindur në Vodicë të Kolonjës Thoma Avrami (1869-1943);

– Në Kongres qenë të pranishëm edhe Qiriazët. Familja patriote kolonjare Qiriazi ishte vendosur në fshatin Tërnovë të Manastirit. Sevasti Qiriazi (Dako) (1871-1949), Gjerasim Qiriazi (1858-1894), Gjergj Qiriazi dhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970) janë motra e vëllezër. Qenë veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare. Vepruan për arsimimin dhe për emancipimin e popullit shqiptar, sidomos të femrës shqiptare.    

*   *   *

Gjergj Fishta,  Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi dhe Hilë Mosi  vinin nga Shkodra. Shahin Kolonja dhe Petro Nini Luarasi – nga Kolonja. Thoma Avrami – nga Korça. Bajo Topulli dhe familja Qiriazi – nga Manastiri. Sotir Peci – nga Bostoni.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit (1839-1892). Ai u caktua edhe në Komisionin e alfabetit. Komisioni njëmbëdhjetë anëtarësh kryesohej nga Gjergj Fishta. Komisioni kishte për detyrë të studionte çështjen e alfabetit dhe të dilte me propozime.

U arrit menjëherë mendimi i përbashkët që, pavarësisht nga alfabeti që do të përcaktohej, kryesorja të ruhej uniteti kombëtar. Këtë ide Gjergj Fishta e shprehu duke thënë: “…sado që jam  dërguarë prej shoqërisë Bashkim, s’kam ardhurë për të mprojtur atë abece, po për të gjeturë një mënyrë që të bashkohemi të tërë”.

Tre alfabetet kryesore që u morën në shqyrtim qenë:

– alfabeti i “Agimit”, i shoqërisë letrare “Agimi” të Shkodrës, i propozuar nga Ndre Mjeda;

– alfabeti i Bashkimit, i shoqërisë letrare “Bashkimi” të Shkodrës, i hartuar nga poeti dhe kleriku, i lindur në Bulgër të Mirditës Preng Doçi (1846-1917); dhe

– alfabeti i Stambollit, i hartuar nga Sami Frashëri.

Kishte shqiptarë, kryesisht të jugut, të cilët parapëlqenin alfabetin tradicional të Stambollit. Shqiptarët e veriut ndërkaq, pëlqenin alfabetin e “Bashkimit” të Shkodrësi cili ishte më praktik për botime, ngase nuk kishte shkronja jolatine.

Në kongres u shqyrtuan gjithashtu edhe dy alfabete të tjera: alfabeti grek, i përhapur për përdorim të shqipes nga lëvruesi dhe studiuesi i gjuhës shqipe, veprimtari i Rilindjes Kombëtare në fushën e arsimit dhe të kulturës Konstandin Kristoforidhi (1872-1895) dhe alfabeti arab, të cilin një numër i caktuar i myslimanëve, sidomos në Maqedoni dhe në Kosovë, vazhduan ta shohin si të vetmen zgjidhje edhe për një kohë të caktuar pas kongresit.

Një prej tyre që përkrahu alfabetin arab ishte edhe veprimtari i lëvizjes kombëtare, kleriku Rexhep Voka (Shipkovicë, Tetovë 1847 – Stamboll 1917). Ai u përfshi në lëvizjen për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare, për mësimin e shqipes dhe për përhapjen e diturisë, si rrugë e emancipimit kombëtar të shqiptarëve. Në vitin 1903 ishte myfti i vilajetit të Manastirit. Përkrahu idenë e shkrimit të shqipes me alfabet arab, gjë që u kundërshtua nga veprimtarët e Rilindjes. Me këtë alfabet botoi dhe një abetare (“Elifbaja shqipe”, 1910) dhe një libër mësimi të shqipes dhe të normave të fesë islame (“Mendime”, 1911).

Pas disa ditësh të përshkuara me diskutime dhe duke marrë gjatë kësaj kohe edhe telegrame nga mbarë Shqipëria, me kërkesën që të vendosej njëri apo tjetri alfabet, Komisioni vendosi t’i pranojë variantet e modifikuara:

– të alfabetit të “Bashkimit”; dhe

– të alfabetit të Stambollit.

Tani, në shkolla dhe në botime mund të përdoreshin të dy alfabetet. Megjithëkëtë, pranimi nga të gjithë, i vendimit të Komisionit do të donte ende kohë. Pra, pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin, shkronjat e të cilit plotësoheshin me nëntë dyshkronjësha (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë). Në fund Komisioni dhe Kongresi vendosën që të lejohej përdorimi, si i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjerë ndër shqiptarë, ashtu edhe i alfabetit të ri. Dy alfabetet ndryshonin vetëm në shtatë shkronja.

Vendimet e kongresit që ishin kurorëzim i përpjekjeve të shumë brezave lëvruesish të shqipes për afrim e njësim, u mirëpritën nga rrethet kulturore shqiptare brenda dhe jashtë vendit dhe u vunë menjëherë në zbatim.

Brenda pak vitesh, alfabeti i shoqërisë letrare “Bashkimi” të Shkodrës i miratuar nga Kongresi i Manastirit, fitoi epërsi dhe u bë shpejt alfabeti i vetëm i shqipes. Njësimi i alfabetit ishte një hap i rëndësishëm për njësimin e drejtshkrimit dhe të gjuhës letrare shqipe.

Kongresi i Manastirit pati rëndësi të madhe jo vetëm për alfabetin dhe për gjuhën letrare kombëtare, për arsimin dhe për kulturën, por edhe për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në përgjithësi. Gjatë ditëve të kongresit u organizuan takime të veçanta dhe mbledhje të mbyllura me delegatët, ku u rrahën çështje të mprehta politike. Bisedimet e zhvilluara shërbyen për të afruar pikëpamjet, për të përcaktuar platformën politike të përbashkët të organizatave kombëtare dhe për të bashkërenduar më mirë veprimtarinë e tyre.

U hartua edhe një program kërkesash politike, kulturore dhe ekonomike prej 18 pikash, që iu dha deputetit të Korçës, Shahin Kolonjës, për ta paraqitur në emër të shqiptarëve – në parlamentin osman.

Kongresi i Manastirit e ngriti lëvizjen kombëtare në një shkallë më të lartë. Për të janë bërë botime të posaçme, si përmbledhja “Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit” (1972) dhe studimi “Kongresi i Manastirit” (2004) nga gjuhëtari Shaban Demiraj (Vlorë, 1920 – Tiranë, 2014) dhe nga historiani Kristaq Prifti (Berat, 1932 – 2017).

Përcaktimi i kombit shqiptar për alfabetin latin kishte për të një rëndësi politike të jashtëzakonshme. Një përcaktim i tillë ishte i natyrshëm. Kjo dëshmoi qartë se shqiptarët janë një popull evropian  – pjesë e pandarë e qytetërimit perëndimor. 

Kongresi i Manastirit i priu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, gjë që ndodhi katër vjet më vonë.

Çështja e alfabetit qe një temë politike e diskutuar gjatë Rilindjes, e kështu do të mbetej edhe për disa vjet me radhë, përkatësisht deri në vitin 1908. Me vendimin për të mbështetur një zgjidhje kompromisi, Kongresi shtroi rrugën për një kalim shkallëzor nga alfabeti i Stambollit te alfabeti i tanishëm i shqipes, i bazuar në shkronja latine, si dhe arriti të mënjanojë mjaft polemika dhe kundërshtime në vitet e mëvonshme.

Ndonëse një gjuhë letrare, me një drejtshkrim përfundimtar për të gjithë leksikun u vendos jo më parë se në vitin 1972 në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të mbajtur në Tiranë prej 20 deri më 25 nëntor 1972, vendimet e miratuara 64 vjet më herët në Kongresin e Manastirit, e lehtësuan mjaft formimin e disa normave gjuhësore në fushën e botimeve dhe ndihmuan në ecjen përpara të një letërsie shqiptare më të njësuar.

Vitet e fundit, shqiptarët rregullisht e kremtojnë përvjetorin e Kongresit të Manastirit. Por, ata nuk duhet të harrojnë se qyteti i alfabetit – Manastiri historik, i cili dikur ka qenë qytet i banuar kryesisht me shqiptarë, sot është zbrazur në përmasa frikësuese, saqë është bërë vështirë të jesh shqiptar në këtë qytet. Pushteti sllavo-maqedonas, që nga viti 1945 e këndej ka bërë çmos për t’i privuar shqiptarët e Manastirit nga arsimimi në gjuhën amtare, nga e drejta për t’u punësuar dhe për të ushtruar çfarëdo veprimtarie ekonomike. Ndaj tyre është ndjekur politika e gjenocidit dhe e aparteidit të heshtur. Të getoizuar, të margjinalizuar dhe të privuar nga çdo e drejtë kombëtare dhe njerëzore themelore, shqiptarët e Manastirit u detyruan t’i marrin rrugët e migrimit, përtej deteve dhe oqeaneve, deri në ShBA, Australi, Zelandë të Re dhe Kanada, për të mos u kthyer kurrë më.

Vitet e fundit, shqiptarët e festojnë rregullisht përvjetorin e alfabetit, duke harruar se ndërtesa ku u mbajt kongresi historik, është sulmuar nga persona të panjohur, madje jo një herë. Sulmuesit nuk duket të jenë vandalistë të rëndomtë. Qeveria sllavo-maqedonase në të cilën bën pjesë edhe faktori politik shqiptar, kurrë  nuk arriti t’i zbulojë sulmuesit e shtëpisë së alfabetit.

 Shqiptarët është mirë t’i shënojnë datat e rëndësishme të historisë së tyre, por pa i mitizuar ato. Shqiptarët nuk duhet ta mitizojnë, as hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë të themeluar më 1887 dhe as Kongresin e Manastirit që ndryshe quhet edhe Kongres i alfabetit.

Nga mesi i shekullit XIX, popuj të caktuar të gadishullit i hartuan projektet e veta kombëtare. Shqiptarët ndërkaq, të gjendur nën sundimin osman, ia dolën të botojnë jo më shumë se një abetare prej tetë faqesh – “Ëvetari” (1844) i Naum Veqilharxhit (1797-1846). Ky ishte një nga figurat më të hershme që iu përkushtua krijimit të një alfabeti të ri të shqipes e njëherazi një nga të parët që formuloi idealet dhe objektivat e lëvizjes kombëtare shqiptare që në hapat e parë të saj.

Derisa shqiptarët përpiqeshin t’i kapërcenin pengesat që ua krijonin autoritetet e Portës së Lartë për të themeluar shkollë fillore me mësim në gjuhën amtare, në këtë periudhë, disa prej fqinjëve ballkanikë kishin themeluar universitete dhe institucione të tjera shkencore dhe arsimore.

Kroatët nuk janë popull ballkanik dhe nuk kanë qenë nën  sundimin e Perandorisë Osmane, por  të Austro-Hungarisë. Ky popull që kufizohet me Gadishullin Ballkanik, universitetin e vet e ka themeluar qysh në mbarim të shekullit XVII, përkatësisht më 23 shtator 1669.

Çdo popull, shkaqet e vonimit, duhet t’i kërkojë në radhë të parë në vetvete, e pastaj jashtë vetes.

Maqedonia e Veriut zyrtarisht në gjendje krize, nis përgatitja e planit të veprimit

Maqedonia e Veriut zyrtarisht në gjendje krize. Komiteti për menaxhim me kriza ka filluar me përgatitjen e planit aksionar. Po kërkohet zgjidhje edhe për kapacitetet spitalore.

“Për shkak se kapacitetet e klinikave private janë të mbingarkuara, ish hapësirat e spitalit privat Sistina është njëra nga idetë që të kthehet në qendër të përbashkët të klinikave private e që do të menaxhohet nga Qeveria gjatë gjendjes së krizës, për trajtimin e pacientëve nga Kovid-19. Në takimin që një ditë më parë kishte ministri i Shëndetësisë me pronarët e klinikave private, ideja parimisht është pranuar por ka mbetur të saktësohen kapacitetet dhe mënyra e shfrytëzimit të resurseve”.

Pse ishte e nevojshme gjendja e krizës? Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për 24Vesti thotë se pa këtë mekanizëm juridik, Armata do ta kishte të pamundur asistencën ndaj policisë në luftën kundër pandemisë.

Në këtë moment Ushtria nuk ka më shumë hapësirë për ndihëm. Shfrytëzojmë Ligjin për shërbim në Armatë dhe kjo nuk lejon shfrytëzimin e më shumë njerëzve, pra nuk është e mjaftueshme. Për këtë arsye duhej gjendje krize sepse sipas Ligjit për menaxhim me kriza ushtria mund të ketë rol më të madh në ndihmën ndaj policisë vetëm në situata të krizës, gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së luftës”-tha Stevo Pendarovski, president.

Me hartimin e planit aksionar nga Komiteti për menaxhim me kriza kapacitetet e Ushtrisë do të vihen në shërbim të policisë. Gjithkund ku ka kompetenca policia, do të jenë të pranishëm edhe forcat ushtarake por jo pa prezencën e policisë. Trupat mbrojtës do të jenë në ndihmë edhe të personelit mjekësor. Vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës doli nga mbledhja e fundit në Këshillin e Sigurisë.

Malësia e Sharrit, banorët druajnë nga dimri (VIDEO)

Prej vitesh, rrugët në fshatrat e malësisë së thellë të Sharrit pas reshjeve të borës, bllokohen dhe në mungesë të makinerisë për pastrimin në kohë, banoren ngujohen nëpër shtëpi. Ata kërkojnë që Komuna e Tetovës të merr masa para kohe që bora mos t’i befasojë në mes të dimrit.

“Asgjë nuk presim të përmirësohet, hiç asgjë. Prej komunës asnjëherë nuk kemi pritur diçka, rruga është katastrofë e prishur nuk bëhet asnjëherë. Asnjë dimër nuk janë angazhu si duhet dhe s`do angazhohen edhe këtë herë, nuk besoj”

“Normal po, presim se çdo rrugë ka qenë me vështirësi, normal presim më mirë të kujdesen me pastrime e me gjitha”

“Po dimri normal e bën të veten dhe ka ngrica ja. Por thonë se koha do jetë e mirë sivjet e do ia kalojmë disi”

Nga komuna nuk tregojnë se si do të veprojnë këtë dimër me rrugët në malësi, por thonë se nuk do të lejojnë të përsëriten problemet e viteve tjera.

Për sivjet e kemi paraparë të mirëmbahen rrugët në 19 lokalitete. Kemi paraparë malësinë ta trajtojmë në formë pak më të veçantë shkaku i kushteve specifike të terrenit që janë atje që të mos na paraqiten probleme sikurse në vitet e kaluara”-tha Shpëtim Denjalli. Sektori për veprimtari komunale.

Sektori për veprimtari komunale, për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit do të ketë në dispozicion 6 milion denarë ndërsa janë angazhuar 19 ekskavatorë dhe maune për pastrim.

Kolektivi i SHF “Istikball” shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Iljas Mazllamit

Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit dhe mikut tim të nderuar Z. Iljas Mazllami.
Ne që kishim fatin ta njohin Iljasin, gjithmonë do ta kujtojmë si një kolegë të kujdesshëm, profesionist të devotshëm dhe një mik të vertetë, që gjithmonë të bënte të qeshësh me humorin e tij karakteristik.

Iljasi i donte njerëzit dhe jetën! Do ta mbajmë mend për pozitivitetin njerëzor që reflektonte, dhe për gadishmërinë që t’i ndihmojë çdonjërit në çdo kohë!

Familjes Mazllami, miqve dhe shokëve iu shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Iljas. Do të na mungosh të gjithëve!

Me respekt kolektivi shkolles “Istikball” i shprehe ngushellime familjes Mazllami!

Marrë nga profili në fb i Rexhep Halilit, drejtor i SHF “Istikball” në Tetovë

5 “sekretet” e fëmijëve që sëmuren rrallë

Me siguri njihni një fëmijë që sëmuret rrallë. A bëjnë prindërit e tij diçka që ju nuk e bëni? Ndoshta jo, por sipas ekspertëve nëse i përvetësoni këto pesë zakone të shëndetshme, fëmija juaj do të qëndrojë larg ftohjes.

Duart e pastra

Larja e rregullt e duarve zvogëlon në mënyrë dramatike sëmundjet e traktit respirator dhe gastrointestinal. Kështu që sigurohuni që fëmijët tuaj të lajnë duart shpesh (ose të përdorin një mjet pastrues për duart) kur largohen nga çerdhja, pas çdo loje dhe para ngrënies. Mësojini fëmijëve tuaj një këngë dhe këndojeni sa herë që dëshironi t’i kujtoni të lajnë duart për ta bërë procesin më argëtues.

Gjumë i mjaftueshëm

Sigurohuni që fëmijët tuaj të shkojnë në shtrat në kohë. Mungesa e gjumit pothuajse dyfishon rrezikun e ftohjes, thotë ekspertët. Shumica e foshnjave kanë nevojë për rreth 14 orë gjumë në ditë ndërsa parashkollorët kanë nevojë për 11-13 orë gjumë.

Të qenurit aktiv çdo ditë

Studimet tregojnë se ushtrimet e rregullta dhe të moderuara mund të zvogëlojnë numrin e ftohjeve dhe simptomave të gripit me të paktën 25-50% gjatë një viti. “Ushtrimi është më i mirë se çdo trajtim i reklamuar”, thotë Harley Rotbart, një pediatër.

Shmangni kontaktin me fytyrën

Viruset e gripit hyjnë në trup përmes hundës, syve dhe gojës. Ndihmojeni fëmijën tuaj të mbajë duart larg nga këto zona. Po, mund të jetë shumë e vështirë për tu arritur kështu që të paktën sigurohuni që të lani duart rregullisht.

Një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme

Ushqimet me shumë fruta dhe perime do të rrisin sistemin imunitar të fëmijës suaj. Përfshini në dietë ushqime të pasura me vitaminë C (brokoli, luleshtrydhe, portokall) dhe vitaminë D (ton, qumësht dhe drithëra). /abcnews.al

Arsyet pse flokët mund të thinjen në moshë të re

Nëse mendoni se jeni të vetmit që flokët tuaj ju janë thinjur herët, e keni gabim. Në fakt, thinja e flokëve në moshë të re është një gjë e zakonshme, dhe pse mund të jetë e pakëndshme.  Përpos kësaj, mund të jetë gjithashtu dhe një shenjë e ndonjë problemi shëndetësor. Këto janë arsyet pse thinjat shfaqen para kohe, sipas Bright Side.

Mund të keni mungesë të vitaminës B12.

Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës B12 është shkaku më i zakonshëm i thinjes së flokëve para kohe. Mund të çojë gjithashtu në rrallim dhe humbje të flokëve. Për ta shmangur këtë, sigurohuni që të konsumoni vezë, ton dhe salmon. Gjithashtu mund të konsumoni vitaminën B12 si shtesë.

Mund të keni probleme me tiroidet.

Problemet e tiroides ndikojnë drejtpërdrejt në gjëndrat e flokëve. Nëse thinjeni në moshë të re ose nëse keni flokë të brishtë apo të yndyrshëm, kjo mund të jetë shkak i mosfunksionimit të tiroides.

Konsumoni ushqime të pashëndetshme.

Mosndjekja e një diete të shëndetshme mund të kontribuojë në krijimin e fijeve gri. Studimet kanë treguar se ferritina, kalciumi, vitamina D-3, bakri, zinku dhe hekuri mund t’i mbajnë flokët tuaj të shëndetshëm, ndërsa mungesa e tyre mund të çojë në thithjen e parakohshme.

Shqetësoheni dhe stresoheni vazhdimisht.

Thinjat e parakohshme lidhen me stresin. Të qenit i stresuar ndikon në qelizat staminale që janë përgjegjëse për rigjenerimin e flokëve, duke çuar në shfaqjen e thinjave para kohe.

Ju mund t’i keni trashëguar

Po, ju mund t’i keni trashëguar fijet e bardha nga prindërit dhe gjyshërit tuaj. Sipas dermatologëve, gjenetika luan një rol të madh në përcaktimin se kur thinjemi. Nëse dikush në pemën e familjes tuaj është thinjur shpejt, ekziston mundësia që të përjetoni të njëjtën gjë.

Mund të përdorni produkte për flokë me kimikate dhe ngjyra të dëmshme.

Nga shampot tek ngjyra të flokëve, shumica e produkteve mund të çojnë në shfaqjen e thinjave para kohe. Kimikatet e dëmshme të pranishme në to ulin nivelin e melaninës, duke bërë që flokët të humbin ngjyrën natyrale.

Çfarë mund të bëni për ta parandaluar atë

E vërteta është e hidhur. Pasi të thinjeni, nuk do të jeni në gjendje të ktheni sërish ngjyrën origjinale. Sidoqoftë, ka disa masa që mund të merrni për të parandaluar thinjen e parakohshme.

Mbroni flokët tuaj nga dëmtimi i diellit. Mbulojeni kokën sa herë që dilni, nëse është e mundur.

Shmangni tharëset e flokëve.

Masazhoni flokët rregullisht me vaj kokosi.

Përfshini lakër, bajame, lëng karrote dhe brokoli në dietën tuaj. /abcnews.al

Ndahet nga jeta vëllai i moderatorit Besim Dina (FOTO)

Humoristi dhe prezantuesi Besim Dina, ka humbur sot një nga personat më të afërt dhe më të dashur.

Siç bëhet e ditur, vëllai i Besimit, Bedriu ka ndërruar jetë në moshë të re.

Miq të humoristit kanë shhprehur ngushllime për këtë humbje të madhe për familjen Dina.

Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar

Profesori i boksit shqiptar Ramiz Reka ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 82-vjeçare.

Ramiz Reka nga viti 1948-1953 u inkuadrua në sportin e boksit me grupmoshën e pionierëve. Nga viti 1954 e deri në vitin 1956 është shpallur tri herë kampion kombëtar për kategorine “Junior”.

Nga viti 1957 e deri në vitin 1963 ka përfaqësuar ekipin e boksit të Partizanit. Eshtë shpallur pesë herë kampion i “Spartakiadës së Përgjithshme të Ushtrisë” dhe kampion kombëtar. Në vitet 1958-1963 ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të boksit.

E filloi karrierën e tij në vitin 1948, në Durrës, në sallën e teatrit “Teuta”, sot teatri “Aleksandër Moisiu”. Pikërisht aty u mbajt takimi kombëtar i boksierëve më të mirë. Reka hapi siparin e ndeshjeve në një përballje kundër Agim Dollanit, bashkëmoshatarit të së njëjtës lagje, lagjia e dibranëve në Durrës.

Trajneri i parë i tij ka qenë Ilmi Reka dhe më pas vijojnë Sulejman Kokomani, Ymer Reçi, Vlash Fisheku dhe i ndjeri Baku Gjoni. Durrsaku fitoi shumë shpejt simpatinë e boksdashësve durrsakë, jo vetëm pse u shpall tri herë radhazi kampion kombëtar për të rinj, por, sidomos nga mënyra dhe stili i veçantë teknik i boksimit të tij.

Në vitet e mëvonshme kur “babai i boksit”, Ali Kastrati, e mori nga Durrësi te Partizani, Reka jo vetëm do të përpunohej në shumë drejtime dhe do të stërvitej me ngarkesa të larta, por do të radhitej midis boksierëve më të mirë të Partizanit. Ai “tradhëtoi” Durrësin në vitin 1957 për të kontribuar në pasurimin e titujve kampionë si me Partizanin, ashtu edhe në paraqitjet dinjitoze me ekipin kombëtar të Shqipërisë. Ramiz Reka u shpall kampion me Partizanin në vitin 1961 dhe tri herë rradhazi u shpall boksieri më i mirë i Kupës së Republikës (sot Kupa e Shqipërisë) për vitet 1961, 1962 dhe 1963.

Emri i Ramiz Rekës u bë më i dëgjuar, më popullor dhe më i vlerësuar, pasi ai dha një kontribut të madh si trajner, gjyqtar dhe pedagog. Në vitin 1991, Reka u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Boksit, ku hodhi themelet për anëtarësimin e Shqipërisë në AIBA (Shoqata Ndërkombëtare e Boksit Amator).

Kontributi i tij ka qenë i madh edhe si mësues i edukimit fizik, por më shumë i ndjeshëm si pedagog në ish-Institutin e Fizkulturës “Vojo Kushi” si specialist i gjimnastikës. /dp/ KultPlus.com

Dy vëllezërit në Vaksincë të Kumanovës ndahen nga jeta brenda ditës së sotme

Dy vëllezër nga fshati Vaksincë e Komunës së Likovës kanë ndërruar jetë brenda një dite, përcjell News-TV.

Bëhet fjalë për Demir dhe Hamdi Sejdiu, 78 vjeç respektivisht 76 vjeç.
Hamdiu ka ndërruar jetë në ora 2 të mëngjesit, kurse Demiri në mesditën e sotme (e premte, 20 nëntor 2020).

“Ekspozitë” me fatura të rrymës në Tetovë, protestuesit: Këta janë K R I M E T dhe vjedhjet e EVN-së (VIDEO)

Ekspozitë me fotografi të faturave të energjisë elektrike u organizua sot në Tetovë nga iniciativa “Boll Më”. Pasi provuan shumë lloje të protestave, sipas organizatorit Osmani, ngjarja e sotme është mënyrë artistike për t’i thënë EVN-së, “Boll më”. Ndërkaq nga kjo iniciativë janë drejt përfundimit të propozim ligjit në të cilin parashihen të gjitha kërkesat e tyre, ndërkaq për Portalb.mk, deputetët e partive shqiptare thanë se do ta përkrahin këtë propozim ligj, shkruan Portalb.mk.

Krenar Osmani shpjegoi se në faturat të cilat aktualisht qëndrojnë në qendër të Tetovës, janë edhe të mërgimtarëve të cilët sipas tij, nuk jetojnë fare në shtëpitë e tyre në Tetovë ndërkaq faturat e energjisë elektrike ju vijnë deri në 6 mijë denarë apo më shumë.

“Mënyrë më artistike për të pasqyruar kr*imet dhe vjedhjet e EVN-së, plaç*kitjet që i bën nëpër shtëpitë shqiptare EVN-ja, këtu keni fatura të banorëve të shtëpive të cilët nuk jetojnë aty, ndërkaq çmimi i faturës është deri në 6 mijë denarë, ka shtëpi që ngrohen me dru, pelet ose gaz, ndërsa faturat ju vjen deri në 14 mijë denarë. Ka fatura gjatë periudhës së verës ku vlera atyre arrin deri në 18 mijë denarë. Kështu lloj faturash në Maqedoninë Lindore nuk ka, apo te pjesa e maqedonasve që jetojnë këtu, kjo do të thotë se hisen e tyre e paguajmë ne shqiptarët” tha Krenar Osmani.

Kjo është protesta e 16 me radhë, a ka ndonjë përparim nga protesta e parë?

Osmani të vetmin përparim në kuptimin e realizimit të kërkesave të tyre e sheh te deklaratat e Zaev dhe kryetarit të KRRE-së, për uljen e çmimit të TVSH-së për energjinë elektrike, deklarata të cilat, sipas Osmanit, ngelën vetëm fjalë pa mos ndërmarrë ndonjë masë konkrete.

“Kemi dëgjuar nga mediumet që është përmend një nga kërkesat tona e cila ishte ulja e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5%, ka pasur deklarata nga kryeministri si dhe kryetari i KRE-së se do të ketë mirëkuptim për këtë, deri tani nuk është realizuar as kjo edhe pse kanë kaluar 1 muaj e gjysmë nga deklaratat e tyre” tha Osmani.

Drejt finalizimit është propozim ligji përmes së cilit synohet që të realizohen të gjitha kërkesat e iniciativës “Boll më”, Osmani theksoi se të gjithë deputet shqiptar kanë shprehur përkrahjen e tyre për këtë propozim ligj.

“Ata na kanë premtuar përkrahje bllanko, ne jemi në finalizim të një propozim ligji mirëpo parlamenti aktualisht është bllokuar për shkak të infektimit me Kovid-19 të disa deputetëve, andaj ne jemi në finalizimin e këtij propozim ligji, do të futet në rend të ditës në kuvend” tha Osmani.

Heshtja e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), sipas Osmanit, është e qëllimshme sepse kjo parti ka gjetur zgjidhje për shumë kërkesa tjera ndërkaq nuk kanë shprehur përkrahje sa ju përket kërkesave të këshillit iniciativë kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

“Nuk shohim vullnet nga partitë maqedonase për kërkesat tona, është aktiviteti 16 me radhë i joni, nxënësit me një protestë arritën kompromis, zjarrfikësit njëjtë, vreshtarët, ndërkaq këtu nuk arrijnë të gjejnë mirëkuptim, kohë dhe vullnet që të ulemi të negociojmë për këto kërkesa jetike, nuk mundet që 50-60 e buxhetit familjar të shkoje të EVN-ja, kjo është krim dhe vjedhje” theksoi Osmani.

Çfarë përmban propozim ligji i përpiluar nga iniciativa “Boll më”?

Tre prej gjithsej shtatë kërkesave që i kanë, ka hapësirë të zgjidhen përmes ligjit ndërkaq të tjerat ju takojnë institucioneve tjera, edhe atë Qeverisë së RMV-së dhe EVN-ja.

“Nga gjithë kërkesat që i kemi, tre i takojnë parlamentit, ata të treja do të futen në parlament, që është përcaktimi i çmimit, krijimi i një institucioni të pavarur i cili do të monitoroje punën e EVN-së, do të monitoroje orëmatësit e EVN-së dhe mënyrën se si matin si dhe falja e borxheve dhe kamatë vonesave për rastet speciale” tha Osmani.

Drejtor i ri në Agjencinë për Sipërmarrësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut

“Sot edhe zyrtarisht nga ish drejtori, mora në dorëzim udhëheqjen e Agjencionit për sipërmarësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkruan në profilin e tij në facebook Shenasi Xheladini, drejtori i i ri i këtij institucioni, transmeton Tetova News.

“Me zotëri Lupço Doviçinski zhvilluam një bisedë konstruktive e në ndërkohë u njoftova se shumë punë janë bërë në të kaluarën, por se edhe shumë punë të tjera do të na presin në të ardhmen.
Gjithmonë do të jem në shërbim të qytetarëve e detyrën tonë do ta kryejmë në mënyrë të përgjegjëshme, profesionale dhe të paanshme”, përmbyll njoftimin e tij Shenasi Xheladini, kuadër i Lëvizjes BESA nga Kumanova, tani drejtor i ri në Agjencinë për Sipërmarrësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut./Tetova News

Tetovë, dhëndri rreh vjehrrin

Mbrëmë (19 nëntor) rreth orës 19 e 30 minuta, efektivët e policisë të SPB-Tetovë e kanë arre*stuar 25-vjeçarin I.M. nga Tetova, i cili një orë e gjysmë herët, e kishte sul*muar fiz*ikisht babanë e gruas së tij Z.F. (57) nga Jazhinca e Tetovës, njofton SPB- Tetovë.
Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar.