Ballina Blog Faqe 410

VIDEO/ “Turp të kesh”, këngëtarja reagon ashpër ndaj Arian Çanit: Mos më provoko

Këngëtarja e muzikës popullore, Romina Aliaj i është kthyer keq moderatorit Arjan Çani teksa ky i fundit i tha se kënga e saj kishte nuanca serbisht.

Si duket këngëtarja është kundër këndimit në gjuhën serbe dhe greke. Ajo ka thënë në emision se është raciste nga ky drejtim.

Debati i plotë:

Arjan Çani: Do këndosh greqisht?

Romina Aliaj: Nuk ka shanse. Jam raciste, serbe dhe greke nuk këndoj kurrë. Nuk i dua grekët, mos më provoko.

Arjan Çani: Turp të kesh!

Romina Aliaj: Turp të kesh ti!

Ibrahim Tatlises rikthehet pas 9 vjetësh në ekran! (VIDEO)

Këngëtari turk me renome ndërkombëtare, Ibrahim Tatlises është rikthyer me emisionin e tij të famshëm “IBO SHOW”, pas 9 vjetësh mungesë.

Ibo këndoi këngën e tij të famshme “Haydi Soyle”.

Në emisionin e tij të parë pas mungesës së gjatë, ai pati mysafirë disa nga emrat e njohur të muzikës në Turqi, duke përfshirë edhe këngëtaren, Sibel Can. Më këtë të fundit pati edhe një duet gjatë emisionit.

68 vjeçari ishte afër vdekjes në Mars të vitit 2011, kur një plumb e goditi në kokë dhe për shumë kohë ishte në gjendje kome. Në vitet në vijim, ai pati një proces të gjatë rehabilitimi në Gjermani si dhe iu nënshtrua disa operacioneve të trurit, të cilat u realizuan nga neurokirurgët amerikanë – ndër më të mirët në botë në Miami, Florida.

Makina më e madhe në botë që mbjell 1,400 hektarë në 24 orë (Video)

Mbjellësi gjigand australian jo më pak se 48 metra i gjerë që mbjell 96 rreshta grurë me një traktor Baldwin 760 kf.

Kjo makinë mbjell rreth 1,400 hektarë në 24 orë duke thyer rekordin botëror.

Për më shumë shihni videon më poshtë.

https://youtu.be/qmBUoQFCdAI

Imami i Kreuzlingenit të Zvicrës: Përse duhet të mbështetet Prof.Dr. Qani Nesimi për Reis të BFI-së

Shkruan Rejhan Etemi, Imam i xhamisë së Kreuzlingenit në Zvicër.

Rreth ndryshimeve në BFI të RMV

Fryma e ndryshimeve brenda BFI-së së RMV ka nisur në pranverën e sivjetme, si një ëndërr e shumëpritur nga të gjithë besimtarët muslimanë brenda RMV-së dhe jashtë saj.

Guximi për ndryshim, që kishte munguar që moti, i duket ose jo e kapshme dikujt, sërish doli nga gjiri i brendshëm i Bashkësisë Fetare Islame (BFI). Fuqia lëvizëse apo motorët e këtij hapi ishin bijtë dhe ish nxënësit e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, në veçanti ata të gjeneratave të para të saj, të cilët sot janë në poste udhëheqëse brenda BFI-së. Për këtë ua kemi një borxh të madh profesorëve tanë të nderuar, disa prej tyre kanë ndërruar jetë, të tjerët janë gjallë, por të pensionuar. All-llahu i shpërbleftë ata me mirësitë e Tij të pafund!

Kjo dinamika e brendshme e punonjësve dhe e myftilerëve aktualë, sado e penguar dhe e shantazhuar në kohën që po lëmë pas, është për t’u admiruar dhe lavdëruar, sepse një sërë prej tyre para se të angazhoheshin në BFI kanë pasur privilegje më të mira personale, por për hir të disa idealeve dhe vlerave më të larta, vendosën t’i sakrifikojnë jo vetëm ato privilegje, por edhe shumëçka nga nderi dhe dinjiteti i tyre, jo për shkak të tyrin, për të arritur në pikën ku s’shkonte më më tutje dhe ku i thanë “ndal!” shpërdorimit dhe degradimit të vazhdueshëm në rënie të lirë.

Nga këtu vlerësoj se, megjithëse mund të jetë i vonuar, megjithëkëtë ky është ndryshimi më i mirë dhe më i shëndoshë, sepse vjen nga brenda, nga dinamika e brendshme e vetë institucionit.

Tanimë që i është hyrë kësaj dasme për ndryshime brenda BFI-së, kjo nënkupton – dhe për këtë jam i bindur se kolegët e mi janë më se të vetëdijshëm për këtë -, riformatimin juridik dhe strukturor të këtij institucioni. Pa këto ndryshime rrënjësore, ky akt do të ishte vetëm ndryshim postesh e figurash.

Këto ndryshime rrënjësore i pret edhe diaspora. Ajo pret që fillimisht të mëkëmbet autoriteti i humbur që moti i këtij institucioni në sytë e tyre, për çka ata pa rezervë, të zhgënjyer dhe me mllef i kanë mbështetur shumë individë e shoqata të ndryshme humanitare gjithandej, në vend që këtë t’ia besonin BFI-së. Me këtë deri më tani, ky institucion, dëmin më të madh ia ka bërë vetvetes, e jo diasporës.

Me mburrje pohoj se diaspora shqiptare është fetare dhe e do fenë, e do humanizmin, e ka në shpirt mirësinë dhe bujarinë. Këto vlera të larta etike e njerëzore ajo i ka dëshmuar më shumë se një herë. Prandaj, nderin më të madh diasporës BFI-ja do t’ia bëjë kur ajo t’ia rikthejë vetvetes dinjitetin dhe autoritetin e humbur e të nëpërkëmbur. Diasporën gjithnjë do ta ketë në shërbim, jo përçmues siç ka ndodhur deri më tani, por lartësues e të dinjitetshëm. Kjo arrihet shumë shpejt dhe kollaj, sepse diaspora nuk kërkon shumë: vetëm pakëz respekt të sinqertë dhe një mirënjohje të vogël.

Duke u mbështetur jo vetëm në karakterin e sinqertë, por edhe në përvojën e mirë dhe profesionale tanimë të dëshmuar të punonjësve dhe të myftilerëve të BFI-së, shpresoj se pritjet e komunitetit musliman në vendlindje dhe në diasporë do të realizohen në masë të konsiderueshme, edhe pse jam i vetëdijshëm se në një shoqëri me sistem të lodhur politik, ekonomik, arsimor, kulturor etj. nuk mund të pritet të ketë një Bashkësi Fetare të përkryer. Megjithatë, ndonjëherë mjafton vetëm përpjekja më e vogël në rrugën e së mirës, e cila pastaj gjen vend në zemrat e njerëzve dhe i hap rrugë ndryshimit më të madh.

Pse pikërisht Prof. Dr. Qani ef. Nesimi?

Një shenjë e mirë për këto ndryshime të pritura është edhe shpallja e zgjedhjeve për Reis të BFI-së që duhet të mbahen brenda javëve në vijim. Duke mos dashur t’ia ul vlerën asnjë kandidati të mundshëm, për të cilët, përkundrazi, kam respekt të veçantë dhe se besoj se këto zgjedhje do të jenë të lira, të pandikuara e të drejta në mesin e disa garruesve të denjë, unë dëshiroj të prononcohem se pse Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, tani myfti i Tetovës, do të duhej të mbështetej fuqishëm nga të gjithë ata që kanë të drejtë vote në procesin e zgjedhjes së Reisit.

Unë besoj bindshëm se Qani ef. Nesimi meriton të jetë Reis i ardhshëm i BFI-së sepse:

– ai rrjedh nga një familje fetare dhe hoxhallarësh,

– ai ka qenë shembullor si në mësime ashtu edhe në sjellje gjatë studimeve të tij,

– ai e ka ruajtur me xhelozi dinjitetin dhe integritetin e vet prej hoxhe dhe intelektuali musliman,

– ai ka shërbyer me përkushtimin dhe me sinqeritetin më të madh si imam për afro dhjetë vite me radhë në një prej xhamive më të frekuentuara të Tetovës, pastaj si kryetar kuvendi i myftinisë së Tetovës, si myfti i Tetovës, si ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

ANKETIMI: Çfarë besojnë dhe sa besojnë shqiptarët?

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një anketim rreth feve dhe sigurisë kombëtare (financuar nga një fondacion gjerman), që u zhvillua nga anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se besimimi fetar në popullsinë e rritur ka shpërndarjen e paraqitur në Tabelën 1.

Marzhi i gabimit statistikor rreth përqindjes së besimtarëve sunitë është +/-2.9 pikë përqindje (për besimet e tjera marzhi është shumë më i vogël, sepse sa më e vogël është përqindja e një treguesi në anketim, aq më i vogël është intervali i gabimit rreth tij).

Tabela 1. Në cilën fe besoni, nëse besoni? %

Mysliman/e (Sunit) 61.7
I/e Krishtere Ortodoks 14.9
I/e Krishtere Katolik 10.1
Bektashi 8.0

Protestant 0.3
Tjetër 0.4
Ateist 4.2
Agnostik 0.1
(Nuk pranon të tregojë) 0.4

Siç shihet nga Tabela 1, rreth 95% e shqiptarëve të rritur pretendojnë se besojnë në një nga fetë në Shqipëri. Po sa të devotshëm janë ata ndaj besimit të tyre fetar? Në mënyrë të tërthortë, përgjigjen e kësaj pyetje e marrim nga përgjigjet e pyetjes që bëmë në anketim: “Sa shpesh i frekuentoni shërbimet/ceremonitë fetare?”. Përgjgjiet e të anketuarve (Tabela 2) tregojnë që më shumë se gjysma e “besimtarëve” të vetëdeklaruar nuk ndjekin ose pothuaj nuk ndjekin fare shërbime/ceremoni fetare.

Tabela 2. Sa shpesh i frekuentoni shërbimet/ceremonitë fetare?

(Vetëm besimtarët) %
Më shumë se një here në javë 5.2
Një here në javë 7.1

Një ose dy here në muaj 9.9
Disa here në vit 24.7
Rrallë 30.2
Asnjëherë 23.0

ANALIZA: Aleancat e SHBA pas Donald Trumpit

Nga Kent Harrington

Aleatët e Amerikës duhet të mirëkuptohen nëse janë konfuzë, se ku po shkon politika e jashtme amerikane. E kush nuk është, duke pasur parasysh sjelljen e shkujdesur të presidencës së Donald Trumpit? Gjatë 3 viteve të fundit, Trump ka mbjellë kaos, dhe politika e tij e jashtme, nëse mund të quhet ende e tillë, solli një kuptim të ri të mungesës së koherencës.

Presidenti i zgjedhur Xho Bajden do të jetë më i mirë. Por a e ka ndryshuar Trumpi aq shumë Amerikën, saqë bota nuk mund të shpresojë që ajo të jetë sërish normale? Trump pati jo vetëm një “flirt” me diktatorin e Koresë së Veriut të armatosur me armë bërthamore, por ai mbajti raporte të ngrohta me presidentin rus Vladimir Putin, një njeri që po zhvillon një luftë të hapur politike ndaj Perëndimit.

Ai mbështeti gjithashtu Brexit, dhe i keqtrajtoi aleatët evropianë të Amerikës. Në Konferencën vjetore të Sigurisë së Mynihut në vitin 2020, presidenti francez Emanuel Makron dhe ai gjerman Frank-Valter Shtajnmajer, e pranuan se Trump e kishte dëmtuar rëndë aleancën transatlantike.

Mesazhi i tyre ishte i qartë:Nëse Trump fitonte një mandat të dytë, partneriteti historik, që ka formuar prej kohësh “Perëndimin” gjeopolitik, nuk do të ishte më kurrë i njëjti. Liderët e matur të botës, po përgatiteshin për më shumë paqëndrueshmëri dhe pasiguri, nëse Trump do të arrinte të rizgjidhej në detyrë.

Natyrisht, Franca dhe Gjermania, kanë shumë arsye për të mos qenë dakord me Shtetet e Bashkuara, qoftë mbi marrëdhëniet tregtare, qasjen e moderuar të Makron ndaj Kremlinit, apo qasjen relativisht më pak konfrontuese të të dyja vendeve me Kinën.

Por në Paris dhe Berlin, si kudo tjetër në Evropë, reagimi ndaj Trump nuk ishte vetëm ndaj bullizmit të tij, apo taktikave tregtare dhe atyre përçarëse. Evropianët e panë se administrata e tij po ndiqte një kurs, që hodhi poshtë marrëdhënien e sigurisë transatlantike, dhe rolin e saj qendror në angazhimin global të SHBA-së në përgjithësi.

Bajden do të heqë dorë nga një unilateralizëm i pakufizuar. Por edhe me një qasje të re, dëmi që ka shkaktuar Trump nuk do të riparohet kollaj, apo të ndryshojë pikëpamjet e udhëheqësve evropianë, se kontinenti do të duhet të sigurojë gjithnjë e më shumë veten e tij.

Trajtimi që u bëri Trump aleatëve të SHBA në Azi, u ka dhënë evropianëve paralajmërimin e mjaftueshëm për t‘u përgatitur për më shumë përkeqësim të marrëdhënieve të sigurisë. Pavarësisht kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut dhe fuqisë në rritje të Kinës, Trump u përpoq t’i shndërrojë aleancat thelbësore të Amerikës me Korenë e Jugut dhe Japoninë, në një marrëdhëniet të tipit “paguaj që të përfitosh”.

Fatmirësisht, Bajden e kupton atë që Trump nuk e bëri:që paktet e mbrojtjes amerikane me këto 2 vende, e kanë mbështetur stabilitetin në Azinë Lindore për 70 vjet, duke i dhënë shumë përfitime SHBA-së. Trump i pa që të dyja marrëdhëniet si “marrëveshje të këqija”, dhe Bajden do të duhet t’i bindë amerikanët të distancohen nga diplomacia transaksionare e Trumpit.

Koreja e Jugut dhe Japonia, mund të dëshmojnë faktin se “Amerika e Para” nuk ishte thjesht një parullë. Me Marrëveshjet e Mbështetjes së Vendit Pritës, Trump kërcënoi vazhdimisht të tërhiqte forcat amerikane nga të dyja vendet, nëse ato nuk paguanin më shumë mbi atë që ai e quajti mbrojtje amerikane.

Në fakt, Koreja e Jugut dhe Japonia tashmë ndajnë kostot e ndërsjella të mbrojtjes së tyre. Seuli paguan më shumë se 40 për qind të kostove operative të forcave amerikane të stacionuara atje. Ai gjithashtu mbuloi 92 për qind të kostos prej 10.7 miliardë dollarësh të zhvendosjes së komandës amerikane tek ambientet e reja jashtë Seulit, dhe bleu pajisja të reja ushtarake amerikane me vlerë miliarda dollarë.

Nga ana e saj, edhe Japonia jep 2 miliard dollarë në vit për të mbështetur 54.000 trupat amerikane në vend. Ajo blen 90 për qind të pajisjeve të saj ushtarake nga kompanitë amerikane, dhe ka dhënë 19.7 miliardë dollarë (77 për qind të kostove në total) për ndërtimin e 3 bazave kryesore.

Nëse këtyre i shtojmë rrjedhjet e informacionit, që flasin për tërheqjet e mundshme të trupave amerikane dhe njoftimin në korrik, se 12.000 trupa amerikane do të largohen së shpejti nga Gjermania, atëherë është e qartë, se administrata Bajden do të duhet jo vetëm të hartojë një strategji të re negociuese, por edhe të ripohojë garancinë e sigurisë së SHBA-së ndaj aleatëve.

Mjerisht, trashëgimia e keqe e Trump, do t’i mbijetojë largimit të tij. Me gjithçka, nga kujdesi shëndetësor tek ndryshimi i klimës, që kërkon vëmendjen e Bajdenit, politika e jashtme amerikane është e sigurt se do të ketë një prioritet dytësor, në krahasim me përparësitë e brendshme.

Për aleatët e SHBA-së, durimi do të mbetet një virtyt. Për të ndrequr gabimet e viteve të Trump do të duhet kohë. Siç e pati thënë të paktën që nga viti 1990, Trump donte të reformonte angazhimin e Amerikës në mbrojtjen e aleatëve, dhe të ndryshonte rrënjësisht rolin e saj në botë. Trump mund të jetë një gënjeshtar patologjik, por mbi këtë çështje ai e mbajti fjalën. / “Project Syndicate” – Bota.al

Hallakamë në pikën e pagesës rrugore në Zhelinë

Më 13.11.2020 në orën 19.15 në SPB Tetovë, E.I. (23) nga Tetova ka raportuar, se në Pikën e pagesave rrugore “Zhelinë” kishte qenë i su*lmuar fizikisht nga kolegu i tij A.S. nga fshati Jançishtë që të dy punonjës si inkasant në pikën e pagesave në fshatin Zhelinë. Po merren masa për zbardhjen e çështjes.

Dy shkupjanë kanë vjedhur 16 makina në Shutkë

Më datë 14.11.2020, uniformat blu të Çairit kanë vënë pas hekurave personat me inicialet A.I. (18 dhe Sh.M. (26) nga Shkupi, për shkak se kanë kryer 16 vjedhje të rënda në automjetet në territorin e Komunës së Shuto Orizares. Ata me mjete të ndryshme kanë thyer xhamat e makinave dhe pastaj kanë marrë akumulatorë, sistemet audio dhe gjëra të tjera.

Kundër tyre do të ngriten padi adekuate./TetovaNews

Ndahet nga jeta një nga ikonat e KF Korabi të Dibrës së Madhe (FOTO)

Është ndarë nga jeta një nga ikonat dhe legjendat e KF Korabi, Albert Kaba-Berti. Njoftimi është bërë në faqen e këtij klubi në facebook, transmeton Tetova News.

“Bashkëqytetarë,dibranë kudo që ndodheni,sot ndahet prej nesh,një nga ikonat dhe legjendat e klubit Albert Kaba-Berti
Të pikëlluar e të mbetur pa fjalë,lusim Zotin e gjithëfuqishëm që atë ta gradojë në shkallët më të larta të parajsës,sepse ai i atillë ishte.
Ngushëllime Familjes,Shokëve,miqve e gjithë atyre që patën fatin ta njohin këtë njeri madhështor”, thuhet në njoftimin e klubit.

Pesë persona vihen pas hekurave në Çair të Shkupit

Pesë persona të kërkuar janë arr*estuar në Çair të Shkupit
Nga MPB njoftojnë se janë vënë pas hekurave personat me inicialet Xh.M. (25), A.I. (18), M.Sh. (26), E.I.(18) dhe S.R. (20), për të cilët kishte fletëarr*este per kryerje të veprave pen*ale sipas nen*eve 236 dhe 140 të Ko*dit Pen*al të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Personat në fjalë iu janë dorëzuar organeve kompetente që ishin në kërkim të tyre./TetovaNews

Flisni me vete? Ja çfarë mendojnë ekspertët për këtë gjë

Mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin mendor është që të shkruhen gjërat për cilat jemi mirënjohës dhe më pas t’i thoni me zë të lartë para pasqyrës ato që keni shkruar. Kjo praktikë ju ndihmon të keni më shumë vetbesim dhe studimet thonë se njerëzit që flasin me veten janë më inteligjentë.

Edhe vetë psikologët i inkurajojnë njerëzit që t’i thonë vetes fjalë të mira herë pas here, pavarësisht situatës ku ndodhen. Sipas tyre kur i themi vetes fjalë pozitive mund t’i japim më shumë forcë e kurajo për të përballuar edhe problemet. Gjithashtu ekspertët thonë se e folura me vete mund të jetë shenjë e një mendje të fortë dhe një personi intelektual. Nëse ndiheni kritikues apo negativë ndaj vetes e folura me veten mund t’ju ndihmojë të keni një perspektivë më të qartë të asaj që po ndodh.

12 shërbimet e WhatsApp që mund të mos i dini

1. Ndrysho formatin e teksteve

Nuk ka shumë lirshmëri për formatin e teksteve në app por gjithsesi mundesh ta trashësh atë duke e vënë në mes të yjeve (*shembull*), ti bësh të pjerrta nëpërmjet vijave poshtë (_shembull_) e ti vësh një vijë në mes me këtë simbol “~”.

2. T’i fshish automatikisht

Ky opsion ende nuk ka arritur tek të gjithë por së shpejti me ta aktivizuar atë tek cilësimet e bisedës, çdo mesazh do të zhduket pas 7 ditësh.

3. Vër një yll

Për të ruajtur ndonjë mesazh specifik mund ta bësh atë me yll, e më vonë mund ta gjesh më lehtë tek starred messages.

4. Pastro memorien.

Strumenti i ri i aplikacionit për të menaxhuar hapësirat lejon që të shohësh m kë mesazhon më shumë, cilat biseda zënë më shumë hapësirë dhe si ti fshish ato.

Një pjesë të madhe të shërbimeve të WhatsApp sot i marrim si të mirqena, por ky aplikacion ka në vetvete shumë funksione të cilat jo të gjithë i dinë. Ja cilat janë ato.

5. Shih detajet e mesazheve

Për të parë nëse një mesazh u lexua apo u dërgua, mbaje shtypur atë dhe jepi majtas në një iPhone, ndërsa për Android mbaje shtypur e më pas kliko mbi Info.

6. Hesht një bisedë

Nëse një grup apo një bisedë bëhet pak e besdisshme mundesh ta bësh atë të heshtë. Futu tek cilësimet e bisedës dhe cakto periudhën që dëshiron të mos njoftohesh prej saj.

7. Fshih statusin tënd

Nëse nuk dëshiron që ta dinë kur ke qenë për herë të fundit online mundesh ta fshehësh këtu: Settings > Account > Privacy > Last Seen.

8. Fshih shenjën e leximit

Nëse dëshiron që t’i heqësh vijat blu kur mesazhi yt është lexuar mund ta bësh këtë tek Settings > Account > Privacy, dhe fik Read Recipients.

9. Mos i ruaj fotot apo videot

Për të kursyer hapësirën e smartphonit mundesh edhe ta fikësh opsionin e ruajtjes automatike të fotove dhee videove që të të dërgojnë. Për iPhone Settings > Chats dhe fik Save to Camera Roll.

Për Android Settings> Chats dhe fik Media Visibility.

10. Përdore WhatsApp nga kompiuteri

Një smartphone është padyshim efikas, por kush punon në zyrë preferon që t’i ketë gjërat përpara dhe mundësisht në një ekran të madh, ndaj mundesh ta përdorësh nëpërmjet aplikacionit të dedikuar ose edhe duke u futur tek web.whatsapp.com

11. Merr njoftime të personalizuara

Në vend që të marrësh njoftimet me të njëjtën audio, WhatsApp të jep mundësinë të vendosësh audio të ndryshme për njoftime të ndryshme.
Në Android duhet të shkosh tek Menu > View Contact > Custom Notifications, kliko mbi kuti dhe edito.

Në iPhone kliko mbi emrin e kontaktit që dëshiron t’i japësh audio tjetër dhe kliko mbi Custom Tone.

12. Eksporto një bisedë

Në rast se të duhet të ruash një bisedë të plotë dhe të gjatë, WhatsApp të jep edhe këtë mundësi.

Në Android e bën duke shkuar në Menu > More > Export Chat
Në iPhone klikon mbi emrin e personit > Contact Info > Export Chat

Para se të bëni export mundeni gjithashtu të zgjidhni nëse do të kaloni apo jo edhe fotot dhe videot në bisedë.

Provimet e gjuhës bllokojnë bashkimin familjar në Gjermani

Sipas një raporti të revistës gjermane „Spiegel” pamundësia për të dhënë provimin e gjuhës gjermane aktualisht ka bllokuar bashkimin familjar. Shumë bashkëshorte e bashkëshortë presin të bashkohen me partnerin në Gjermani, shkruan revista e njohur gjermane, dhe agjencia e lajmeve afp, duke iu referuar një përgjigjeje të Ministrisë së Jashtme gjermane pas një kërkese të deputetes të së Majtës, Gökay Akbulut. Personave të prekur nuk i janë ofruar alternativa të tjera. Testi i gjuhës gjermane është kusht për bashkimin familjar.

Testet e gjuhës gjermane nuk po zhvillohen në 18 vende, mes tyre përmendet edhe Shqipëria, Egjipti, Libani dhe Meksika. Kurse në vende të tjera testi i gjuhës gjermane as nuk ofrohet, 81 vende janë të prekura. Sipas „Spiegel”, institutet Goethe janë duke u përpjekur aktualisht për ofrimin e provimeve online të gjuhës. Kjo media citon ministrin e shtetit, Niels Annen (SPD) me deklaratën se në këtë drejtim plotësohen standartet në sigurinë kundër fallsifikimeve apo mbrojtjes së të dhënave.

Deputetja e majtë Akbulut kritikoi ashpër qeverinë gjermane. „E drejta e njeriut për familjen duhet të vlejë pa kufizim edhe në kohë pandemie, kërkoi politikanja opozitare e majtë, dhe shtoi se është e papranueshme, që të kërkosh nga bashkëshortët një provë të njohurisë gjuhësore, të cilën ata nuk kanë mundësi ta ofrojnë.

ABC Story: Leksionet e epidemive (VIDEO)

Emisioni Abc/Story i gazetarit Ferdinand Dervishi vjen me një histori të plotë të epidemive që kanë kaluar në territoret shqiptare.

Si janë përballur të parët tanë me epidemitë, nisur nga murtaja e shkuar te malarja e kolera, cilat kanë qenë pasojat dhe humbjet njerëzore si dhe përparësitë që deri dje na kanë ndihmuar…

Ndiqni emisionin e plotë:

https://youtu.be/DCbe3Ycid78

Ish-ushtari i UÇK-së: Falë Zotit dhe ndihmës së Dr. Hasanit unë jam gjallë

NJË FALEMINDERIM PUBLIK PËR ZV. MINISTRIN E SHËNDETSISË ILIR HASANI

Shkruan Arben Alimi, Kumanovë

Të nderuar lexues, në këtë rast nuk mund të mos shpreh një faleminderim për Prof. Dr. Ilir Hasanin, tani zv. Ministër i Shëndetsisë në Qeverinë e Maqedonisë Veriore. Besoj se për opinionin Dr. Iliri është i mirënjohur, e sidomos për ata që kanë pasur rast të jenë pacient të tij . Z. Ilir Hasanin e respektojnë si profesionist i mirënjohur i lëmisë së mjeksisë jo vetëm në vendin e tij në Kumanovë, por edhe në tërë Maqedoninë Veriore, në të gjitha trojet tona kombëtare dhe ato ndërkombëtore.

Më datë 14 tetor më ftuan në shkollën fillore “Jeronim Derada” të fshatit Çefkez të Komunës së Kumanovës. Unë isha vullnetarisht për të rregulluar një llamarinë në kulmin e shkollës së lartpërmendur. Po sa ia fillova punës hasa në rrymën kryesore të largpërçuesit dhe për moment rryma më hodhi në tokë nga një lartësi 7 metrash dhe unë e ndjeva vehten shumë keq, sepse kisha lënduar boshtin kurrizor, duart, dhe njërën këmbë e kisha të djegur nga rryma.

Në ato çaste udhëheqësia e shkollës ka informuar ndihmën e shpejtë, ka ardhur në vendin e ngjarjes, më ka marrë në spitalin e Kumanovë, më kanë dhënë ndihmën e shpejtë, dhe menjëherë pas kontrollimit më kanë dërguar në Klinikën e e Traumotologjisë ku më ka pranuar zv. Ministri i Shëndetsisë z. Ilir Hasani. Pas kontrollimit më ka futur në sallën e operacionit dhe me stafin e tij më ka bërë operacion. Sipas meje unë kam menduar se nuk do të mbetem i gjallë, por fal Zotit dhe ndihmës të pakursyer të duarve të arta të Dr. Ilir Hasanit unë sot e ndjej vetem më mirë dhe publikisht e faleminderojë Dr. Ilir Hasanin, zv.

Ministrinë e Shëndetsisë dhe stafin e tij të udhehequr nga ai. Faleminderoj kolektivin tim të punës, shokë dashamirë familjarë që më vizituan. Edhe njëherë në fund faleminderoj zv. Ministrin e Shëndetsisë z. Ilir Hasani! Past jetë të gjatë e të lumtur! Zoti i bekoftë! Me shumë respekt, Arben Halimi ( ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) Kumanovë,

14.11. 2020

Çobani milioner: “Jeta me bagëtitë, e vështirë im bir mbeti beqar” (VIDEO)

Duke shkuar për Sarandë rrugës takova një çoban. Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në Livadhia të Sarandës.

Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes.

Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.

Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.

Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA me vendim unanim për …

Sonte Forumi Rinor i Lëvizjes BESA ka sjellur vendim unanim për t’u distancuar prej të gjithë atyre që për përfitime personale mundohen të shfrytëzojnë unitetin e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, forum i cili tash më shumë se kurrë i beson lidershipit të Lëvizjes BESA.

Njoftojmë të gjithë opinionin se të gjitha organet e Lëvizjes BESA, përfshirë këtu edhe Forumin Rinor janë në riorganizim e sipër dhe askush individualisht nuk mund të shprehë gjoja qendrimet e rinisë së partisë, shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale nga Forumi Rinor – Lëvizja BESA

Gostivar – Para dy javësh humbi babain, ndërron jetë edhe këngëtari Refet Imeri

14 ditë nga vd*ekja e doajenit të muzikës shqipe, Ali Imeri (Lika) sot ka ndërruar jetë edhe djali i tij, po ashtu këngëtar i mirënjohur nga Gostivari, Refet Imeri.

I ndjeri ishte prekur nga virusi korona dhe pas gati 3 javë i shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup, sot pasdite ka humbur betejën me këtë sëmundje.

Kujtojmë që para dy javësh ndërroi jetë edhe babai i të ndjerit, Ali Imeri – Lika, po ashtu nga kjo sëmundje.

Si këngëtarë, babë e birë kanë qenë anëtarë të shoqërive kulturore artistike të Gostivarit, Besa dhe Lulet e Malësisë, nga ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin e folklorit dhe këngës shqipe në përgjithësi

Breshër i paparë në qytetin Ab Pakhsh të rajonit Bushehr në Iran (VIDEO+FOTO)

Shi dhe breshër i paparë kanë lënë pa fjalë banorët e qytetit Ab Pakhsh të rajonit të Bushehr-it në Iran ditën e djeshme.

Fotografi dhe video të shumta janë publikuar në rrjetet sociale nga banorët që janë befasuar nga kjo befasi e motit.

Në vazhdim pamjet filmike dhe fotot flasin vetë për këtë ngjarje të rallë në Iran./TetovaNews

https://youtu.be/79p4tQX1vag

Myftiu i Tetovës Qani Nesimi zyrtarizon kandidaturën për kreun e BFI-së (VIDEO)

Pas shpalljes së Zgjedhjeve në BFI të RMV-së ka ardhur edhe zyrtarizimi I kandidaturës së parë për kreun e këtij institucioni fetar. Myftiu I Tetovës Qani Ef. Nesimi tha për KlanM se do të jetë një kandidat serioz për të mbrojtur vlerat e këtij institucioni. Të ndjekim një pjesë të deklaratës së tij.