Ballina Aktualitet Gostivar – Para dy javësh humbi babain, ndërron jetë edhe këngëtari Refet...

Gostivar – Para dy javësh humbi babain, ndërron jetë edhe këngëtari Refet Imeri

14 ditë nga vd*ekja e doajenit të muzikës shqipe, Ali Imeri (Lika) sot ka ndërruar jetë edhe djali i tij, po ashtu këngëtar i mirënjohur nga Gostivari, Refet Imeri.

I ndjeri ishte prekur nga virusi korona dhe pas gati 3 javë i shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup, sot pasdite ka humbur betejën me këtë sëmundje.

Kujtojmë që para dy javësh ndërroi jetë edhe babai i të ndjerit, Ali Imeri – Lika, po ashtu nga kjo sëmundje.

Si këngëtarë, babë e birë kanë qenë anëtarë të shoqërive kulturore artistike të Gostivarit, Besa dhe Lulet e Malësisë, nga ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin e folklorit dhe këngës shqipe në përgjithësi

@tn.lajmelokale
@tetovanews