Ballina Kronika Dy shkupjanë kanë vjedhur 16 makina në Shutkë

Dy shkupjanë kanë vjedhur 16 makina në Shutkë

Më datë 14.11.2020, uniformat blu të Çairit kanë vënë pas hekurave personat me inicialet A.I. (18 dhe Sh.M. (26) nga Shkupi, për shkak se kanë kryer 16 vjedhje të rënda në automjetet në territorin e Komunës së Shuto Orizares. Ata me mjete të ndryshme kanë thyer xhamat e makinave dhe pastaj kanë marrë akumulatorë, sistemet audio dhe gjëra të tjera.

Kundër tyre do të ngriten padi adekuate./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews