Ballina Blog Faqe 493

Ali Ahmeti i shkruan letër Kadri Veselit: Na paska qenë e shkruar…

“I dashur vëlla Kadri, bashkëveprimtar, bashkëlu ftëtar, bashkëmendimtar, shoqërues dhe bashkëndërtues i rrugës sonë të përbashkët për liri, pavarësi, demokraci.

Na paska qenë e shkruar, jo nga Perendia, por nga hasmi, ai i dituri dhe ai i strukuri, që çdo ditë të lume ta dëshmojmë pastërtinë dhe dinjitetin e lu ftës tonë çlirimtare nga zgjedha e kasapit të Ballkanit.

E nga Perendia na qenka përcaktuar detyrimi që t’i bëjmë ballë shpifjeve, denigrimeve, nënçmimit, propagandës dhe lajmeve të rreme nga ai i dituri edhe ai i strukuri në mënyrë që ta mbrojmë dinjitetin e lu ftës, e çdo pike gjak të derdhur, e çdo plage, të secilit dëshmor, martir dhe invalid, të çdo istikame, të çdonjërës shkrepje, të secilit lot të derdhur nga sytë e nënave tona.

E di që edhe ti, si edhe unë, edhe një jetë po ta kishim, do ta bënim të njejtën, pa ndryshuar pikë as presje, pa na u dridhur qerpiku, e as pa u menduar as edhe një herë të vetme.

Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhnjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhnjyem në luftën tonë të drejtë”, shkruan Ali Ahmeti.

Përndryshe dje Kadri Veseli ka pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara, për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë. /tetova1/

Milikije Halimi premton: Kështu do të duket shëtitorja e parë në Haraçinë (FOTO)

Kryetarja e komunes se Haraçines Milikije Halimi ne rrjetin e saj premton se se shpejti keshtu do te duket shetitorja e pare ne Haracine.

Ja statusi saj i plote:

Kjo do te jete shetitorja e pare ne Haracine! Sot nenshkruam kontraten per projektin e fituar. Haracina po ndryshon! (Milikije Halimi)

Tërmet në Maqedoni, dy lëkundje në 3 minuta

Dy tërmete të njëpasnjëshme, brenda 3 minutave, kanë zgjuar banorët në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut.
Lëkundjet u ndjenë në Manastir, prilep dhe Resnjë, pas tërmeteve me epiqendër në Shqipëri, me magnitudë 2.9 dhe 2.2 ballë.

Sipas Institutit shqiptar të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit janë regjistruar tre tërmete gjatë natës në vendin tonë.

Sipas të dhënave epiqendra vazhdon të jetë në Korçë, fillimisht në Arrëz dhe më pas në Sheqeras.

Lëkundja e fundit e regjistruar në orën 02:35 ka pasur një magnitudë 2.2 me thellësi 30 km dhe me epiqendër 12 km në Veri të Korçës.

Para saj një lëkundje më e fortë me magnitudë 2.9 është regjistruar me epiqendër në Sheqeras. Për fat nuk ka raportime për dëme.

https://youtu.be/oDIjudpq84g

Alvin mbërrin në Itali, vogëlushi takohet me babain dhe motrat (Video)

Është e vështirë të mos ndjesh asgjë teksa shikon një vogëlush që pas shumë vitesh vu*ajtje e tme*rresh të kaluara në kurriz të tij ka pak paqe e ndjen përqafimet e njerëzve të tij të dashur.

Alvin më në fund është larguar nga Siria dhe ka mbërritur në Romë ku e kanë pritur babai i tij Afrim Berisha dhe dy motrat 16 dhe 17 vjeçe.

Në videon e publikuar nga Kryqi i Kuq italian, Alvin shihet në aeroport i ulur pranë motrave, ndërsa babai i puth duart. Motrat shihen të përlotura ndërsa nuk u mjaftojnë duart për ta përkëdhelur vëllain e tyre që nuk e shihnin prej 5 vitesh dhe deri dy ditë më parë nuk e dinin a do ta shihnin më.

Alvin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur, teksa sapo ka zbritur nga avioni. I veshur me xhinse, xhuboks blu dhe kapelën e kuqe, në aeroportin roman ka gjetur duke e pritur babain dhe dy motrat. Policia kufitare ka vijuar me procedurat zyrtare dhe për procedurat e dhënies së 11-vjeçarit tek babai i tij.

Operacioni u zhvillua dy ditë më parë dhe Alvin u largua nga kampi Al Hol nëpërmjet një korridori humanitar për të qëndruar një natë në hotel në Damask. Ditën e djeshme ai udhëtoi nga Siria në Bejrut, Libi dhe mëngjesin e sotëm, pak pas orës 7 ai mbërriti në aeroportin e Fiumicinos. Të gjithë sytë ishin tek Alvin që preku zemrat e gjithë shqiptarëve dhe italianëve.

https://youtu.be/EDXWFTEcl04

PRO MEMORIA E TREBESHINËS DËRGUAR ENVER HOXHËS

Nga Xhelal Zejneli

Kasëm Trebeshina është ndër figurat pak të njohura të letërsisë shqiptare të viteve të para të pasluftës. Më 5 tetor 1953, i dërgoi një “pro memorie” Enver Hoxhës, duke e paralajmëruar se politika e tij kulturore po e shpinte vendin në rrugën e shkatërrimit. Ishte ky një akt i rrallë disidence të hapur në jetën intelektuale shqiptare.

Në këtë letër, midis tjerash ai theksonte:

“… Le të shikojmë konkretisht ç’përmbajnë veprat letrare të realizmit socialist, qoftë edhe ato më të mirat. Një inxhinier i mirë, një inxhinier i keq deh një i gabuar që ndreqet. Një fshatar i mirë, një i keq dhe një që ndreqet, e kështu me radhë. Një i mirë, një i keq dhe një që ndreqet. Komunistët janë gjithnjë heronj të situatave, ata vijnë në faqet e librave ose në skenat e teatrove vetëm për të na recituar monologje me përmbajtje heroike…
Lidhja e Shkrimtarëve është e organizuar si një urdhër murgjish mesjetarë. Në krye të Lidhjes është një Mjeshtër i Madh dhe të gjithë janë të detyruar të dëgjojnë, përgjersa vazhdon funksionin e Mjeshtrit të Madh. A nuk e kuptoni se është një koncept dhe veprim mesjetar të ndash në këtë mënyrë “funksione” dhe “privilegje”? Le ta shikojmë si keni vepruar ju gjatë këtyre vjetëve. Ju vendosni në Komitetin Qendror që Kolë Jakova të jetë një shkrimtar i madh dhe të gjithë përposh aprovojnë vendimin tuaj. Kritika thërret e çirret që “Halili dhe Hajrija” e Kolë Jakovës është një vepër e madhe. Pastaj vëmendjen tuaj së bashku me favoret e fiton Dhimitër S. Shuteriqi si kryetar i Lidhjes. Më mirë le ta lëmë këtë pikë.

Shkrimtarët janë qytetarë me të drejta të barabarta me gjithë të tjerët dhe nuk është e drejtë që në mënyrën më t paligjshme t’i përgjigjen një censure nga më të çuditshmet. Në qoftë se për një arsye ose për një tjetër ju ngulni këmbë që të ketë censurë, atëherë ajo le të krijohet si një institucion dhe le t’i ushtrojë hapur funksionet e saj. Kështu do të dinim kujt t’i përgjigjeshim dhe nuk do të na ngatërroheshin nëpër këmbë funksionarët e Partisë që, megjithëse nuk janë kompetentë, vijnë e japin mendime aty ku nuk ua kërkojnë…Ju nuk duhet ta trajtoni Lidhjen e Shkrimtarëve si një zgjatje organizative të hallkave të ndryshme që ka organizuar PPSH. Lidhja e Shkrimtarëve është një organizëm njerëzish të lirë, por jo një hallkë në një shoqëri feudale ku ushtrohen në mënyrën më të çuditshme të drejta dhe detyra feudale.

Lidhur me këto të drejta dhe detyra do t’ju jap më poshtë një shembull që nuk duhej të kishte vend në shoqërinë tonë. Dihet se romani im “Rinia e kohës sonë” është shkruar që më 1948-ën, kurse romani tjetër “Mbarimi i një mbretërie” është shkruar më 1951. Por nuk duhet harruar se romani “Harbutët” i Sterjo Spasses është shkruar që më 1946-ën. Atëherë pse Partia vë këmbën dhe i ndal këto shkrime më të hershme deh i jep kohë Dhimitër S. Shuteriqit që të shkruajë në 1952 romanin e tij pa asnjë vlerë “Çlirimtarët”? Pse Partia ia boton me një zhurmë shurdhuese këtë roman? Pse mobilizon gjithë kalorësit feudalë të kritikës për ta trumbetuar si romanin e parë në gjuhën shqipe? Dhe jo vetëm si romanin e parë, por si një roman të madh të letërsisë shqipe. Dhe dihet se në Shqipëri janë shkruar edhe më parë, edhe shumë më parë romane. Edhe në gjuhën shqipe. A është e denjë që të merret një parti e tërë nëpërmjet funksionarëve të saj kryesorë me gjëra të tilla? Historia ka ligjet e saj të pashkruara dhe nuk i ka dhënë ndonjë njeriu të drejtën që të sillet si të dojë me artin. Edhe Luigji i Katërmbëdhjetë nuk e gëzoi ndonjë të drejtë të tillë. Prandaj veprimet e bazuara në një strukturë feudale nuk mund të kenë vend në shoqërinë tonë dhe ju duhet t’i braktisni. Duhet t’i varrosni kohët e errëta dhe të ktheheni në shekullin e njëzet për idealet e të cilit u bë një luftë e madhe dhe u sakrifikuan gjërat më të shtrenjta…

Unë mendoj se shkatërrimi më i madh do të ndodhë në botën shpirtërore shqiptare. Njerëzit do të humbasin besimin te shteti dhe te udhëheqja, do të mbyllen në veten e tyre dhe, që të bëhet i mundshëm sundimi mbi ta, do të lindë nevoja për të krijuar një shtet të ashpër policor. Dhe ky nuk do të jetë veçse fillimi. Prandaj duhet hequr dorë, dhe sa më parë, nga rruga e Luigjit të Katërmbëdhjetë, nga Versaja dhe nga shtypja e mendimit edhe brenda radhëve të Partisë. Nuk është çështja për fëmijët e varfër që ne i shohim nëpër rrugë, por për atë shtypje të mendimit që po bëhet sistem dhe që do të sjellë si përfundim lindjen e një monarkie të re. Kur të arrijë puna aty, varfëria do të bëhet e tmerrshme dhe vetëm regjimi i një terrori të pashembullt mund të bëjë që të qëndroni në pushtet. Por ai regjim do të jetë shumë më i rrezikshëm për atë vetë. ftohja dhe largimi i popullit do të sjellë një lëkundje edhe brenda radhëve të udhëheqjes që do të transformohet dalëngadalë në një kastë të mbyllur në kornizën e një monarkie, pa kuptim në realitetin historik të shekullit njëzet. Në përfundim të këtij procesi historik ju do të detyroheni të vrisni njëri-tjetrin dhe populli do të mbytet në gjak. Mendoj se jemi plotësisht në kohë që ta shmangim një të keqe kaq të madhe dhe kjo është arsyeja që po ua drejtoj këtë “Pro memorie” të shkruar në mënyrë ngutshme”.

Nënkuptohet se Enver Hoxhës nuk i erdhi mirë. Me këtë akt vullnetar asgjësimi, Kasëm Trebeshina u zhduk nga skena letrare gati pa lënë gjurmë. Ai vuajti shtatëmbëdhjetë vjet burg me ndërprerje dhe njëzet vjet heshtje. Pas rënies së regjimit komunist, me një grup shkrimtarësh, artistësh dhe intelektualësh – ai doli në breg. Ndër ta janë intelektuali dhe poeti, i lindur në Prizren – Lazër Radi (1916-1998), poeti lirik Frederik Reshpja (1940-2006), Fatos Lubonja (1951), Visar Zhiti (1952), Bashkim Shehu (1955). Kjo e pohon edhe parashikimin e Trebeshinës.
Kasëm Trebeshina lindi në Berat në vitin 1926. Studioi në Shkollën Normale të Elbasanit. Më 1942 hyri në lëvizjen komuniste të qëndresës.

Pas luftës ndoqi studimet në Institutin e Teatrit “Ostrovski” në Leningrad. Ishte natyrë antikonformiste. Doli nga partia. Më vonë edhe nga Lidhja e Shkrimtarëve. Pjesën më të madhe të veprave i shkroi në fund të viteve ’40 dhe në fillim të viteve ’50, por pa u botuar kurrë. Vdiq në Ankara. Është autor i pabotuar i tetëmbëdhjetë vëllimeve me poezi, i dyzet e dy pjesëve teatrale, i njëzet e dy romaneve e tregimeve etj. Më 1953 iu botua drama historike “Kruja e çliruar”. Në kohën kur u shkruan, u botuan edhe përmbledhja poetike “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve”, Tiranë 1961 dhe një përkthim pa emër i pjesëve të poetit spanjoll Federiko Garsia Lorkës (Federico Garcia Lorca, 1898-1936).

Është e njohur proza e tij “Odin Mondvalsen”. Tri proza të tij u botuan nga Ardian Klosi (1957-2012) në vëllimin “Stina e stinëve”, Prishtinë 1991, duke i hapur lexuesit një dritare për të hyrë në një botë fantazie që ngjason me atë të rrëfenjave të Mitrush Kutelit (1907-1967). Stili surrealist i asaj që autori e quan “realizmi poetik” i tij, është rezultat i revoltës së vetëdijshme kundër rrymës sunduese të realizmit socialist. Vdiq në Ankara në vitin 2017 në shtëpinë e së bijës. U varros në Tiranë i përcjellë nga rrethi i ngushtë i familjes.

I dëshpëruar, Trebeshina ka deklaruar: “Nuk dua në asnjë mënyrë të hyj në letërsinë shqipe. Nuk dua në asnjë mënyrë të jem pjesë e kulturës shqiptare”.
Disidenca nuk është doemos vlerë letrare. Disidenca është vlerë morale dhe intelektuale. Ka të tillë që në letërsinë shqiptare i konsiderojnë disidentë Kasëm Trebeshinën dhe poetin e prozatorin Bilall Xhaferi (Ninat, 1935-Çikago, 1986).
Kritiku letrar, eseisit dhe filozofi amerikan, Profesor Xhorxh Shtajneri (Francis George Stainer, 1929-) thotë: “Kryeveprat letrare lindin nga shtypjet që u bëhen nga regjimet e egra si komunizmi”.
Kuptohet, për të krijuar kryevepër letrare nuk mjafton vetëm shtypja tiranike. Nevojiten edhe talenti dhe niveli i arsimimit. Të tilla janë kryeveprat e Ismail Kadaresë (1936).

Disidentë të njohur janë: shkrimtari rus me prejardhje çifute Boris Pasternak (1890-1960), autor i romanit “Doktor Zhivago” (1957), laureat i Çmimit Nobel (1958); shkrimtari rus, kritikuesi më i ashpër i Rusisë bolshevike dhe staliniste Aleksandar Isaeviç Solzhenjcin (1918-2008), autor i veprës në tre vëllime “Arkipelagu Gullag”, laureat i Çmimit Nobel (1970); shkrimtari rus Josip Brodski (San-Peterburg, 1940-Nju-Jork, 1996), laureat i Çmimit Nobel (1987); shkrimtari serb Danillo Kish (1935-1989), babanë çifut, nënën malazeze, kundërshtar i nacionalizmit serb, vdiq në Paris, u varros në Beograd; shkrimtari çek Vecllav Havel (1936-2011); shkrimtarja gjermane e lindur në vitin 1953 në Banat të Rumanisë Herta Myler, në vitin 1987, nga Rumania emigroi në Gjermani, laureate e Çmimit Nobel (2009).

Lirimi i Alvin Berishës, të pathënat e operacionit (VIDEO+FOTO)

Pas 1 muaji plot ankth e frikë për jetën e tij, 11-vjeçari Alvin Berisha ka mundur të dalë jashtë kampit “Al Hol” në veri të Sirisë, ku mbahen të burgosur mbi 70 mijë luftëtarë të ISIS dhe të afërm të tyre.

Në disa foto të tjera ai shfaqet në shoqërinë e një punonjësi të Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, e cila ka ndihmuar në operacionin e shpëtimit, së bashku me Kryqin e Kuq.

Ndërkombëtar dhe mban në kokë një kapele të organizatës humanitare. Mediat italiane shkruajnë se operacioni është kryer nga autoritetet italiane dhe ato shqiptare, nën kujdesin e qeverive të dy vendeve.

https://youtu.be/GlZIz_Hl_rU

Në Siri gjendet prej të shtunës, së bashku me një grup të forcave speciale shqiptare, edhe Ministri i Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj, i cili ka bërë edhe një foto me Alvin Berishën pas nxjerrjes së tij nga kampi. Ndërkohë në emisionin Opinion, Ermir Gjinishi ka treguar disa detaje për këtë operacion.

“Lajmi është dhënë që në 31 tetor, ka rreth një javë që është bërë i ditur për fillimin e një operacioni për kthimin e djalit shqiptar në shtëpi. Është një nga gazetat egjiptiane e cila njofton në datën 31 tetor fillimin e operacionit për marrjen e djalit shqiptar. Cilësohet se ka dijeni dhe e ndjek këtë operacioni nga presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ministri i brendshëm ka ndenjur gjithë kohën në Bejrut, nuk e ka kaluar për asnjë moment kufirin me Sirinë. Djali ka shtetësi dhe kombëtare, ne duhet të asistonim vetëm më letrat e udhëtimit për të bërë kalimin e djalit nga Bejruti drejt Italisë. Këtu nuk bëhet fjalë për djalin, sepse është problemi më i lehtë. Problemi mbetet edhe më shumë se 70 persona të tjerë shqiptarë. Ky është problemi më i madh”, tha Ermir Gjinishi.

Alvin Berisha qëndronte në këtë kamp që prej 14 Marsit 2019, pas shtrimit në një spital në rajonin Hasakah të Sirisë, për shkak të plagosjes në këmbë nga një shpërthim ku humbi nënën.

Ai jetonte me familjen në Itali, por nëna e tij e cila ishte radikalizuar në mbështetëse të ISIS, e mori me vete në vitin 2014 në Siri. Që prej asaj kohe, ai i kishte humbur gjurmët, por u gjet nga emisioni investigativ “Le Iene”, i cili u vu në kërkim të tij me kërkesë të babait të 11-vjeçarit./ Opinion.al

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

Kadri Veseli thirret nga Dhomat e Specializuara: Paraqitem në 4 dhjetor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është ftuar për intervistim nga Prok*uroria Speciale për kr*ime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli në një konferencë për media.

Ai ka thënë se do të intervistohet më 4 dhjetor në Hagë.

“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë”, ka thënë Veseli.

“Unë do t’i përgjigjem kësaj ftesë më 4 dhjetor”, ka shtuar ai.

Prokuroria Speciale, deri më tash, ka ftuar për intervistim rreth 100 persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Në mesin e tyre: Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja dhe Ramush Haradinaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011.

Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000.

FOTOT/ Si u transformua mamaja e Alvinit nga shtëpiake në xhihadiste

Makthi i Alvinit zgjati pesë vjet: në 2014-tën, kur ishte vetëm 6 vjeç, e ëma, Valbona Berisha e mori me vete në Siri, për ta rritur në “kopshtin “ e ISIS-it.

Valbona, një shtëpiake e thjeshtë, që ishte sistemuar më familjen në Barzago të Italisë, u tërhoq shumë nga videot e propagandës së Shtetit islamik në internet dhe ra në dashuri me rekrutuesin e saj.

Deri në atë pikë sa vendosi të braktiste familjen, burrin dhe dy vajzat 11 e 10 vjeç e të transferohej në Siri duke marrë me vete djalin që ai të ndiqte fatin e tij e të rritej si luftëtar i grupit xhihadist.

https://youtu.be/GlZIz_Hl_rU

Indoktrinimi nisi ngadalë, e Valbona filloi të mbante shami koke, si diçka që ne vetvete nuk kishte ndonjë gjë të keqe po të mos ishte vetëm shenja e parë e një transformimi të rrezikshëm.

Valbona kishte krijuar kontakte ne internet me një terrorist të quajtur Selimovic Mendus, i cili vdiq më pas në luftime shkurtin e vitit 2015.

Përmes një agjensie udhëtimesh në Kosovë, thotë Corriere della Sera, ai i bleu biletat e udhëtimit për veten dhe djalin e më pas ajo nis nga aeroportit i Orio al Serios drejt Stambollit.

Hetuesit kanë gjurmuar edhe itinerarin e ndjekur prej saj për të mbërritur në Siri: pasi vuri këmbën në Turqi, iu bashkua një familjeje nga Bosnja e cila ishte nisur gjithashtu drejt zonës së luftës.

Corriere Della Sera: Gjithçka për shpëtimin e Alvinit nga autoritetet italiane, shqiptarët vetëm u informuan (VIDEO+FOTO)

Kryeministri Edi Rama dha në rrjetet sociale lajmin për shpëtimin e 11-vjeçarit, Alvin Berisha, nga kampi në Siri, duke mburrur në veçanti për një skuadër speciale të ngritur nga Shqipëria. Madje publikoi edhe një foto të Alvinit me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Mirëpo mediet italiane kanë raportuar diçka krejt tjetër lidhur me operacionin e shpëtimit të fëmijës shqiptar.

“Corriere della Sera” shkruan se i gjithë operacioni që ka nisur prej dy javësh është planifikuar, organizuar dhe realizuar nga skuadra speciale e policisë italiane, Ros e Milanos dhe jo nga autoritetet shqiptare të cilat vetëm janë informuar.

Sipas saj, për të marrë vogëlushin nga kampi sirian, janë nisur nga Italia pak ditë më parë për të shoqëruar të miturin, një skuadër me 5 policë, 3 nga SCIP (Shërbimi i Interforcës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë) dhe 2 nga ROS (Forcat Speciale të Karabinierëve).

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

‘Corriere’ shkruan më tej se operacioni për shpëtimin e Alvin Berishës është nisur dhe ka përfunduar nga bashkëpunimi mes Kryqit të Kuq Italian dhe Gjysmëhënës së Kuqe ndërkombëtare, të vetmet autoritete që kanë mundur të futen në kampin e Al-Hol.

“Një operacion aspak i lehtë. Kjo në shumë aspekte. Për të tërhequr këtë fëmijë (Alvin Berishën) është krijuar një korridor special humanitar, në territorin kurd, atë sirian, më pas fëmija është dërguar në Liban dhe do të sillet në Itali, gjatë një periudhe me vështirësi të mëdha në të gjithë zonën.

Fëmijë në këtë kamp, (që mikëpret 70 mijë njerëz) ka diçka më shumë se 40 mijë. Dhe mes tyre ishte edhe Alvin, djali i një luftëtareje, i konsideruar edhe si ‘fëmija’ i ISIS. Edhe për këto arsye, ka pasur frikë deri në fund, se ndonjëri nga korridoret e krijuara për kalimin e tij, mund të mos shkonte siç ishte parashikuar.

Operacioni është ideuar dhe zhvilluar në terren nga një skuadër speciale e Ros të Milanos. Alvin Berisha, pas pak ditësh do të dëgjohet në një seancë speciale të mbyllur, për të parë nëse do të ofrojë ndonjë informacion në lidhje me aktivitetin e terroristëve në Siri dhe vdekjen e nënës së tij.

Edhe pse Alvini është qytetar shqiptar, gjithçka është planifikuar dhe zhvilluar nga autoritetet italiane për arsyen se, ai është rrëmbyer nga nëna e tij në terroritorin italian, duke përfshirë edhe faktin se ai është lindur dhe rritur po në Itali.

Për të gjitha fazat e këtij operacioni të fshehtë të tërheqjes së Alvin Berishës, mësohet se drejtuesit italian kanë mbajtur të informuar kryeministrin e tyre, Giusepre Konte dhe autoritetet shqiptare”, shkruan gazeta italiane.

Fëmija shqiptar kaloi 5 vjet në Siri, ku u dërgua nga nëna e tij, e cila u bë luftëtare e ISIS-it. Pas vdekjes së nënës Alvin mbeti i vetëm në kamp por më në fund momentet e terrorit për të do të marrin fund. Ai do të kthehet në Itali. Në orën 17:00 sot pasdite Alvin ka fluturimin për në Romë, ku ai më në fund do të jetë në gjendje të përqafojë përsëri babanë e tij dhe dy motrat. Ndërkohë kanë qarkulluar edhe pamjet e para të Alvinit jashtë kampit në Siri./Hashtag.al

Vjosa Osmani pajtohet që “emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së” (VIDEO)

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur kolegun e saj partiak, Lutfi Haziri, pas deklaratave të tij për postin e kryeministrit të vendit.

Haziri ka deklaruar se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së”, duke nxitur reagime nga zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, duke lënë pas Lidhjen.

“Nuk jam pro deklaratave që mund ta dëmtojnë frymën e mirë që është ndërtuar”, ka thënë fillimisht Osmani.

“Por, është gabim i madh që është krijuar përshtypje që një nënkryetar i LDK’së nuk paska të drejtë të japë një mendim personal”, ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Nënkryetarët e VV’së paskan të drejtë të flasin”, ka shtuar ajo, teksa ka mbrojtur Hazirin për deklaratat e tij.

Ajo çfarë Haziri ka thënë është “tejet evidente, proceduralisht”, ka vlerësuar Osmani në T7.

Kandidatja e LDK’së për kryeministre ka thënë se “s’ka në LDK njeri që punon kundër një koalicioni potencial”. /Express/

Kush janë 32 deputetët e rinj të Vetëvendosjes, KQZ publikon rezultatet përfundimtare

Lëvizja Vetëvendosje do ketë 32 deputetë në Kuvendin e ri të Kosovës, 10 prej të cilëve kanë qenë deputetë edhe në legjislaturën e shkuar.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Deputetë të rinj të Vetëvendosjes janë, Arben Vitia, Hekuran Murati, Haki Abazi, Yllza Hoti, Mefail Bajqinovci, Labinotë Demi-Murtezi, Hajrullah Çeku, Jahja Kokaj, Gazmen Gjyshinca, Artan Abrashi, Shpejtim Bulliqi, Agon Batusha, Dimal Basha, Arbëreshë Kryeziu, Fitim Uka, Fjolla Ujkani, Alban Hyseni, Enver Haliti e Arta Bajralija.

Kina s’humb kohë, nis punën për zhvillimin e rrjetit 6G

Pekini ka njoftuar planet për të zhvilluar teknologjinë 6G, me shpresën e çimentimit të epërsisë së tij në lidhjet ‘wireless’ teksa SHBA ka nisur një ‘kryqëzatë’ ndaj kompanive kineze për sa i përket rrjetit 5G.

Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës ka krijuar dy ekipe për të zhvilluar një rrjet 6G. Grupi i parë ndërlidh disa agjenci qeveritare, ndërsa i dyti bashkon më shumë se 30 ekspertë nga universitete të ndryshme, qendra kërkimore dhe korporata.

Duke folur në një takim fillestar gjatë fundjavës, zv.ministri Wang Xi, vuri në dukje se njohuritë aktuale globale mbeten në një fazë eksploruese dhe rruga e saktë për 6G është ende e paqartë. Sidoqoftë, Pekini është i vendosur të fitojë garën për të dominuar teknologjinë ‘ëireless’ dhe do të paraqesë një plan të detajuar për zhvillimin e 6G në të ardhmen e afërt.

Kompanitë kineze kanë qenë në një konkurrencë të fortë me rivalët e tyre në SHBA dhe Korenë e Jugut për të zhvilluar rrjetet 5G, të cilat do të lejojnë internet me shpejtësi edhe më të lartë dhe smartfonë më të përparuar.

Javën e kaluar, tre operatorë të mbështetur nga shteti filluan të ofrojnë shërbime ‘superfast’ 5G për konsumatorët kinezë.

Drejtori i Përgjithshëm i ‘Huawei’-t, një nga udhëheqësit në revolucionin 5G, Ren Zhengfei, konfirmoi në shtator se kompania ka filluar të punojë për rrjetin 6G shumë kohë më parë, por teknologjia është ende larg për ta realizuar.

Qeveria amerikane, ndërkohë, ka akuzuar Pekinin për përdorimin e kompanive si ‘Huawei’ për spiunazh, dhe i bëri presion aleatëve të saj në Evropë për të ndaluar kompanitë kineze nga rrjetet e tyre kombëtare 5G.

Pekini i mohon me forcë këto pretendime. Disa shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë, nuk janë treguar shumë të bindur në ndjekjen e qëndrimit të Uashingtonit dhe nuk pranuan të ndalojnë kompaninë ‘Huawei’ të hyjë në tregun e tyre 5G.

“Whats App” vendos të bëjë përditësimin e rëndësishëm

Një përditësim i ri i ‘WhatsApp’ do të bëjë që përdoruesit të mos shtohen më në bisedat në grup pa pëlqimin e tyre.

Karakteristika e fundit për pajisjet ‘Android’ dhe ‘iOS’ i lejon përdoruesit të vendosin nëse dikush mund t’i shtojë ata në grupe të reja.

Mund të aktivizohet përmes cilësimeve të privatësisë së aplikacionit të mesazheve, me tre mundësi tani të disponueshme për atë që është i autorizuar të shtojë në grupe: ‘Të gjithë’, ‘Kontaktet e mia’ ose ‘Kontaktet e mia përveç …’.

Ky i fundit i lejon përdoruesit të rendisin kontakte të caktuara, të cilët do të detyrohen të dërgojnë ftesë bisede në grup përmes bisedave private. Përdoruesit do të kenë tre ditë për të vendosur nëse do ta pranojnë apo jo ftesën.

Përditësimi i ri u shpërnda për herë të parë në Indi muajin e kaluar, por do të jetë në dispozicion për t’u shkarkuar për të gjithë përdoruesit e ‘WhatsApp’ nga sot në vijim.

VIDEO-Ekskluzive/ Alvini i lirë dhe i qeshur jashtë kampit, arrin në Liban, pritet të niset drejt Italisë (Detajet)

11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha është transportuar nga Damasku në Liban dhe brenda ditës pritet që të bashkohet me familjen në Romë. Report Tv siguron foto dhe video ekskluzive të Alvin Berishës në liri. Në një intervistë për Report Tv, babai i 11-vjeçarit, Afrim Berisha tregon momenet e operacionit të shpëtimit të djalit.

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

Në pamjet filmike fëmija duket me një nga përfaqësuesit e organizatës Gjysmë Hënës së Kuqe i lirë dhe i qeshur, por edhe kur është transportuar me makinë në Damask, ku ndodhet aktualisht. Alvini në pamjet duket në gjendje të mirë shëndetësore. Në një intervistë për Report Tv, babai i 11-vjeçarit, Afrim Berisha tregon momenet e operacionit të shpëtimit të djalit (lexo ketu). Fillimisht lajmi për nxjerrjen nga kampi u dha nga Report Tv dy ditë më parë, mbrëmë u konfirmua nga burime pranë organizatës Gjysmë Hëna e Kuqe se ndodhej në Damask, ndërsa sot do i dorëzohet Kryqit të Kuq për t’u nisur drejt Italisë. Alvin Berisha doli nga kampi katër ditë më parë dhe mbërriti në kryeqytetin sirian.

Tre ditë ai qëndroi në një vend të sigurt (safe house) në Qamishli, një fshat të veri të Sirisë ndërsa ditën e djeshme u trasnsferua në një vend të sigurt në Damask. Ditën e sotme, nëse nuk ka pengesa të tjera burokratike, pritet që Alvini të shoqërohet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe të shkojë në Bejrut, e më pas drejt Italisë, ku jeton prej vitesh babai dhe dy motrat e tij. 


Operacioni për shpëtimin e Alvinit po kryhet nga Gjysmë Hëna e kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar, ndërkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare të niveleve më të larta. Historia e Alvin Berishës theu zemrat e shumë personave, pasi babai i tij, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri, (kufi me Turqinë). Jeta atje u kthye në tragjedi.  Nëna e tij shqiptare, që kohët e fundit para se ta rrëmbente nga babai kishte vënë shami, kishte nisur të lutej dhe kishte shfaqur sjellje radikale, kishte vdekur në kamp së bashku me një burrë të huaj që ishte martuar.

Alvini mbeti i vetëm, dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ “le Iene” arriti të gjejë 11-vjeçarin dhe të bëjnë takimin përlotës mes babait dhe djalit pas 5 vitesh. Por sërish u ndanë me lot: Alvini nuk mund të nxirrej nga kampi nën pushtetin kurd, mbi të gjitha me rritjen e tensioneve mes Turqisë dhe Sirisë. I dëshpëruar, babai i Alvinit ktheu sytë nga shteti shqiptar, ku kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili edhe pse pranoi të ishte një situatë e vështirë, tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer Alvinin pranë babait, dhe dy motrave, përmes po një plani me partnerët strategjikë për nxjerrjen nga kampi të Alvinit dhe shqiptarëve të tjerë të bllokuar. Kampi me mbi 70 mijë persona ka me mijëra fëmijë, shumica e të cilëve kanë lindur aty, dhe gjithçka është në kufijtë e mbijetesës. Al Hawl është kampi më i madh në kufi me Turqinë, 29 mijë gra ndodhen aty jo vetëm nga Lindja e Mesme por edhe Evropa, gra luftëtarësh të ISIS.

KQZ publikon rezultatet, këta janë deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës (VIDEO+DOKUMENT)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e kandidatëve që do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Në faqen zyrtare të KQZ-së, janë publikuar emrat dhe numri i votave që ka marrë secili kandidat për deputet.

Vetëvendosje ka marrë 32 deputetë, derisa LDK-ja 29.

Nisma Socialdemokrate me AKR-në e PD-në, mbetet përfundimisht janë Kuvendit të Kosovës./GazetaExpress.

KQZ publikon rezultatet, këta janë deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

http://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2019/11/4.Kandidat%C3%ABt-e-zgjedhur.pdf?fbclid=IwAR2Frk60Gjrqo0ise0MJBsGOMhwGOjOE7HjW-Q_ouyqbjOBxEYcOquA0OM4

Korça nuk ka paqe, 6 lëkundje tërmeti për 24 orët e fundit

Gjashtë lëkundje të tjera tërmeti, të gjitha me epiqendër në Korçë. Janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit nga mëngjesi i së mërkurës deri mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për lëkundje me magnitudë të vogël, më e fundit e shkallës 2.3.

Kujtojmë se zona e Korçës ishte më e prekura nga tërmeti i 1 qershorit por edhe tërmetet e para pak ditëve ku u dëmtuan qindra banesa.

Në këtë orë KQZ-ja i shpall rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit

Komisioni Qendror Zgjedhor, sot, në orën 10:30, do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që janë mbajtur para një muaji, më 6 tetor, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Gazetën Express se në orën 10:30 do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare. “Po, sot në orën 10:30 do t’i shpallim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit”, është shprehur zëdhënësi i KQZ-së.

Pas shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja subjektet politike kanë kohë 24 orë për të ushtruar ankesë në PZAP, lidhur me rezultatin përfundimtar, më pas ky institucion ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me ndonjë ankesë eventuale.

Nëse PZAP-i hedh poshtë ndonjë ankesë, atëherë pala mund të ankohet brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme, e cila, po ashtu, ka kohë 72 orë për të vendosur për ankesat eventuale. Zgjedhjet që janë mbajtur të dielën e 6 tetorit nxorën fituese opozitën, Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nisma e Fatmir Limajt sipas përllogaritjeve nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës. /GazetaExpress/

Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që sot t’i shpallë rezultatet përfundimtare.

Edhe pse ishte paralajmëruar se shpallja e rezultateve përfundimtare mund të bëhej gjatë ditës së djeshme kjo nuk ka ndodhur, me zyrtarët e KQZ-së të cilët kanë paralajmëruar se një gjë e tillë pritet të bëhet sot.

Shpallja e rezultateve do të bëhet nëse PZAP dhe Gjykata Supreme nuk kanë pranuar ankesa nga asnjë subjekt politik lidhur me rezultatet e numërimit të 1806 pakove të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora të cilat ishin votat e fundit që u numëruan.

Pas shpalljes së rezultateve partitë dhe kandidatët sërish kanë të drejtë të ankohen në PZAP dhe Gjykatën Supreme, nëse dyshojnë se u është bërë padrejtësi.

Shqiptarja nga Durrësi: Si u bëra nuse e serbit nga Maqedonia (VIDEO)

Elida Hoxha po përkujdeset për bagëtinë në shtëpinë e burrit të saj me origjinë serbe Sasha Aleksiç.

Në kërkim të një jete më të mirë, në vitin 2012, Elida nga Durrësi erdhi në Maqedoni, shkruan gazeta LAJM.

Ajo sot jeton në shtëpinë e burrit të saj 17 vite më të moshuar, në fshatin “Staro Nagoriç” të komunës rurale me po të njejtin emër, që ndodhet pranë kufirit me Serbinë./LajmTV

https://youtu.be/en3gfKP0CnE

https://youtu.be/t_KckgUro64

Shihni pak se si ju dëmtojnë lajmet e këqia që dëgjoni përditë

Ne jemi fjalë për fjalë të mbytur nga lajmet e këqija: i dëgjojmë në lajme, i lexojmë në pajisjet tona elektronike. Çdo ditë ne biem në kontakt me të gjitha të këqijat në botë dhe kjo me të vërtetë nuk na bën mirë.

Truri ynë nuk është në gjendje të përvetësojë të gjitha katastrofat natyrore dhe njerëzore nga të cilat bota është viktimë. Leximi ose dëgjimi i lajmeve të këqija çdo ditë rrit trishtimin, lodhjen dhe ankthin.

Përkundrazi, lajmi i mirë është një stimul i shkëlqyeshëm për empatinë, shpresën dhe lumturinë. Prandaj duhet të rrethohemi gjithmonë me energji pozitive.

Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë dhe botuar në revistën Science Advice, konfirmon këtë teori: ekspozimi ndaj ngjarjeve të dhunës në masë të rrëfyera nga media, mund të nxisë ankthin.

Studimi u krye në një kampion prej 4165 personash që demonstruan se ekspozimi ndaj lajmeve të këqija rrezikon shëndetin mendor dhe madje edhe fizik.

Problemi i vërtetë qëndron pikërisht në ekspozimin e tepërt ndaj këtyre dramave kolektive që ndikon në shëndetin mendor të atyre që i jetojnë ato, edhe pse indirekt.

Sipas studiuesve, media duhet të moderojë aspektet më sensacionale me të cilat dramat trajtohen për të ngadalësuar atë shqetësimin dhe ankthin e tepërt që ju mbërthen, kur dëgjoni ose lexoni lajme dramatike.

Sipas shkencës, ndikimi psikologjik i lajmit në televizion ose në gazetë i ndryshon njerëzit për keq, duke u shkaktuar atyre ankth dhe shqetësim.

Sipas shkencëtarëve, sistemi ynë nervor nuk është në gjendje të përballojë një ngarkesë të tillë tragjedish, kështu që është më mirë të mos e ekspozoni veten shumë ndaj negativitetit.

Kjo nuk do të thotë që një person nuk duhet të pyesë se çfarë po ndodh në botë, përkundrazi ai duhet të trajtojë lajmet në mënyrë objektive për të ruajtur gjendjen e tij të mendjes dhe shëndetin mendor. / bota.al