Ballina Shëndeti Psikologji Shihni pak se si ju dëmtojnë lajmet e këqia që dëgjoni përditë

Shihni pak se si ju dëmtojnë lajmet e këqia që dëgjoni përditë

Ne jemi fjalë për fjalë të mbytur nga lajmet e këqija: i dëgjojmë në lajme, i lexojmë në pajisjet tona elektronike. Çdo ditë ne biem në kontakt me të gjitha të këqijat në botë dhe kjo me të vërtetë nuk na bën mirë.

Truri ynë nuk është në gjendje të përvetësojë të gjitha katastrofat natyrore dhe njerëzore nga të cilat bota është viktimë. Leximi ose dëgjimi i lajmeve të këqija çdo ditë rrit trishtimin, lodhjen dhe ankthin.

Përkundrazi, lajmi i mirë është një stimul i shkëlqyeshëm për empatinë, shpresën dhe lumturinë. Prandaj duhet të rrethohemi gjithmonë me energji pozitive.

Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë dhe botuar në revistën Science Advice, konfirmon këtë teori: ekspozimi ndaj ngjarjeve të dhunës në masë të rrëfyera nga media, mund të nxisë ankthin.

Studimi u krye në një kampion prej 4165 personash që demonstruan se ekspozimi ndaj lajmeve të këqija rrezikon shëndetin mendor dhe madje edhe fizik.

Problemi i vërtetë qëndron pikërisht në ekspozimin e tepërt ndaj këtyre dramave kolektive që ndikon në shëndetin mendor të atyre që i jetojnë ato, edhe pse indirekt.

Sipas studiuesve, media duhet të moderojë aspektet më sensacionale me të cilat dramat trajtohen për të ngadalësuar atë shqetësimin dhe ankthin e tepërt që ju mbërthen, kur dëgjoni ose lexoni lajme dramatike.

Sipas shkencës, ndikimi psikologjik i lajmit në televizion ose në gazetë i ndryshon njerëzit për keq, duke u shkaktuar atyre ankth dhe shqetësim.

Sipas shkencëtarëve, sistemi ynë nervor nuk është në gjendje të përballojë një ngarkesë të tillë tragjedish, kështu që është më mirë të mos e ekspozoni veten shumë ndaj negativitetit.

Kjo nuk do të thotë që një person nuk duhet të pyesë se çfarë po ndodh në botë, përkundrazi ai duhet të trajtojë lajmet në mënyrë objektive për të ruajtur gjendjen e tij të mendjes dhe shëndetin mendor. / bota.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews