Ballina Aktualitet Lirimi i Alvin Berishës, të pathënat e operacionit (VIDEO+FOTO)

Lirimi i Alvin Berishës, të pathënat e operacionit (VIDEO+FOTO)

Pas 1 muaji plot ankth e frikë për jetën e tij, 11-vjeçari Alvin Berisha ka mundur të dalë jashtë kampit “Al Hol” në veri të Sirisë, ku mbahen të burgosur mbi 70 mijë luftëtarë të ISIS dhe të afërm të tyre.

Në disa foto të tjera ai shfaqet në shoqërinë e një punonjësi të Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, e cila ka ndihmuar në operacionin e shpëtimit, së bashku me Kryqin e Kuq.

Ndërkombëtar dhe mban në kokë një kapele të organizatës humanitare. Mediat italiane shkruajnë se operacioni është kryer nga autoritetet italiane dhe ato shqiptare, nën kujdesin e qeverive të dy vendeve.

https://youtu.be/GlZIz_Hl_rU

Në Siri gjendet prej të shtunës, së bashku me një grup të forcave speciale shqiptare, edhe Ministri i Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj, i cili ka bërë edhe një foto me Alvin Berishën pas nxjerrjes së tij nga kampi. Ndërkohë në emisionin Opinion, Ermir Gjinishi ka treguar disa detaje për këtë operacion.

“Lajmi është dhënë që në 31 tetor, ka rreth një javë që është bërë i ditur për fillimin e një operacioni për kthimin e djalit shqiptar në shtëpi. Është një nga gazetat egjiptiane e cila njofton në datën 31 tetor fillimin e operacionit për marrjen e djalit shqiptar. Cilësohet se ka dijeni dhe e ndjek këtë operacioni nga presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ministri i brendshëm ka ndenjur gjithë kohën në Bejrut, nuk e ka kaluar për asnjë moment kufirin me Sirinë. Djali ka shtetësi dhe kombëtare, ne duhet të asistonim vetëm më letrat e udhëtimit për të bërë kalimin e djalit nga Bejruti drejt Italisë. Këtu nuk bëhet fjalë për djalin, sepse është problemi më i lehtë. Problemi mbetet edhe më shumë se 70 persona të tjerë shqiptarë. Ky është problemi më i madh”, tha Ermir Gjinishi.

Alvin Berisha qëndronte në këtë kamp që prej 14 Marsit 2019, pas shtrimit në një spital në rajonin Hasakah të Sirisë, për shkak të plagosjes në këmbë nga një shpërthim ku humbi nënën.

Ai jetonte me familjen në Itali, por nëna e tij e cila ishte radikalizuar në mbështetëse të ISIS, e mori me vete në vitin 2014 në Siri. Që prej asaj kohe, ai i kishte humbur gjurmët, por u gjet nga emisioni investigativ “Le Iene”, i cili u vu në kërkim të tij me kërkesë të babait të 11-vjeçarit./ Opinion.al

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

@tn.lajmelokale
@tetovanews