Ballina Aktualitet VIDEO-Ekskluzive/ Alvini i lirë dhe i qeshur jashtë kampit, arrin në Liban,...

VIDEO-Ekskluzive/ Alvini i lirë dhe i qeshur jashtë kampit, arrin në Liban, pritet të niset drejt Italisë (Detajet)

11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha është transportuar nga Damasku në Liban dhe brenda ditës pritet që të bashkohet me familjen në Romë. Report Tv siguron foto dhe video ekskluzive të Alvin Berishës në liri. Në një intervistë për Report Tv, babai i 11-vjeçarit, Afrim Berisha tregon momenet e operacionit të shpëtimit të djalit.

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

Në pamjet filmike fëmija duket me një nga përfaqësuesit e organizatës Gjysmë Hënës së Kuqe i lirë dhe i qeshur, por edhe kur është transportuar me makinë në Damask, ku ndodhet aktualisht. Alvini në pamjet duket në gjendje të mirë shëndetësore. Në një intervistë për Report Tv, babai i 11-vjeçarit, Afrim Berisha tregon momenet e operacionit të shpëtimit të djalit (lexo ketu). Fillimisht lajmi për nxjerrjen nga kampi u dha nga Report Tv dy ditë më parë, mbrëmë u konfirmua nga burime pranë organizatës Gjysmë Hëna e Kuqe se ndodhej në Damask, ndërsa sot do i dorëzohet Kryqit të Kuq për t’u nisur drejt Italisë. Alvin Berisha doli nga kampi katër ditë më parë dhe mbërriti në kryeqytetin sirian.

Tre ditë ai qëndroi në një vend të sigurt (safe house) në Qamishli, një fshat të veri të Sirisë ndërsa ditën e djeshme u trasnsferua në një vend të sigurt në Damask. Ditën e sotme, nëse nuk ka pengesa të tjera burokratike, pritet që Alvini të shoqërohet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe të shkojë në Bejrut, e më pas drejt Italisë, ku jeton prej vitesh babai dhe dy motrat e tij. 


Operacioni për shpëtimin e Alvinit po kryhet nga Gjysmë Hëna e kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar, ndërkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare të niveleve më të larta. Historia e Alvin Berishës theu zemrat e shumë personave, pasi babai i tij, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri, (kufi me Turqinë). Jeta atje u kthye në tragjedi.  Nëna e tij shqiptare, që kohët e fundit para se ta rrëmbente nga babai kishte vënë shami, kishte nisur të lutej dhe kishte shfaqur sjellje radikale, kishte vdekur në kamp së bashku me një burrë të huaj që ishte martuar.

Alvini mbeti i vetëm, dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ “le Iene” arriti të gjejë 11-vjeçarin dhe të bëjnë takimin përlotës mes babait dhe djalit pas 5 vitesh. Por sërish u ndanë me lot: Alvini nuk mund të nxirrej nga kampi nën pushtetin kurd, mbi të gjitha me rritjen e tensioneve mes Turqisë dhe Sirisë. I dëshpëruar, babai i Alvinit ktheu sytë nga shteti shqiptar, ku kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili edhe pse pranoi të ishte një situatë e vështirë, tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer Alvinin pranë babait, dhe dy motrave, përmes po një plani me partnerët strategjikë për nxjerrjen nga kampi të Alvinit dhe shqiptarëve të tjerë të bllokuar. Kampi me mbi 70 mijë persona ka me mijëra fëmijë, shumica e të cilëve kanë lindur aty, dhe gjithçka është në kufijtë e mbijetesës. Al Hawl është kampi më i madh në kufi me Turqinë, 29 mijë gra ndodhen aty jo vetëm nga Lindja e Mesme por edhe Evropa, gra luftëtarësh të ISIS.

@tn.lajmelokale
@tetovanews