Ballina Blog Faqe 566

DEPUTETI I KOSOVËS NUK NDALET SJELL DUETIN ME MOTRËN E TIJ PAS 25 VITESH (VIDEO)

Këngëtari Labinot Tahiri vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë.

Së fundmi, ai ka publikuar për fansat e tij një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke kënduar me motrën e tij, Sarandën.

Ai thotë se këtë duet po e realizon pas 25 vjetësh me motrën e tij të dashur.
Tutje, Labi ka shkruar se ushte kurbeti ai që i kishte ndarë qysh të rinj, dhe se rikthimet në vendlindje janë të tilla – çmallje dhe festa.

“Motra ime mysafire në vendlindje, ku ishte musafire te vendi ku quhet Buna Ferizaj!
Dhe si nje ndarje e dikurshme Gurbeti dhe Vendlidja ndau dhe motrat nga vllezerit edhe sot jetojnë largë në mërgim!

Tani, pas 25 viteve hera pare që kënduam sebashku në Ferizaj , derisa mbremjen e kishin Grupi Fisniket!
Malli për gurbetqarët vazhdon të mos shuhet kurrë nga ata që e kanë pêrjetua mërgimin.
Respekt!
Do të publikojmë edhe video të tjera”, ka shkruar Labi në Instagram.

Si arritën dy 23 vjeçarë të përjashtuar nga shkolla, të bëjnë 860 milionë dollarë pasuri?

Ata nuk kanë përfunduar as edhe të vetëm kolegji, por Henrique Dubugras, 23 vjeç dhe Pedro Franceschi, 22 vjeç, tashmë kanë grumbulluar aq pasuri sa të krahasohen me veteranët e Silicon Valley. Ata janë themeluesit dhe drejtuesit më të lartë të Brex Inc. një startup i fintech (teknologji financiare) e vlerësuar kohët e fundit në 2.6 miliard dollarë. Dubugras ishte vetëm 14 vjeç kur ndërtoi kompaninë e tij të parë, duke krijuar një video-lojë për rrjet të cilën e mbylli pasi mori njoftime për shkelje të patentës. Menjëherë pas kësaj, ai u bashkua me Franceschi për një tjetër sipërmarrje, proces pagesa Pagar.me, e cila arriti të përfshinte rreth 150 punonjës para se të shitej në 2016. Çifti pastaj u regjistrua në Universitetin e Stanfordit, por nuk arritën të përfundonin as vitin e parë pasi u përjashtuan dhe fill pas kësaj realizuan krijimin e Brex.

Brex, i cili lançoi produktin e tij të parë vitin e kaluar, është bërë i preferuari i aplikacioneve të fintech, duke i katapultuar themeluesit e tij në radhët e sipërmarrësve më të pasur, sipas mediave të shkruara amerikane. Sot aksionet e tyre në kompani kanë një vlerë prej rreth 430 milion dollarë secili, sipas një analize nga EquityZen, një treg për aksionet e firmave të teknologjisë që ende nuk kanë hyrë në publik.

Ngjitja e dy të rinjve është shumë e shpejtë edhe sipas standardeve të Silicon Valley, ku pas përjashtimit nga Stanford të arrish të krijosh një startup është pothuajse një klishe. Brex, e themeluar dy vjet më parë, është bërë një nga kompanitë amerikane më të shpejta që arrin të kapë një vlerësim multi miliardë dollarësh, duke u bashkuar me radhët e bizneseve të reja si Uber Technologies Inc. dhe unicorns skuter Lime and Bird Rides Inc.

Firma gjithashtu ka prezantuar kohët e fundit karta krediti për kompanitë e e-commerce dhe life-sciences. Përveç kartelave për startupet, Brex ka thënë se ka në plan të kujdeset për firmat më të mëdha, duke ofruar karta me shpërblime të përshtatura, si dhe menaxhimin e shpenzimeve.

Burimi: Bloomberg

Manifestimi “Korita feston 2019” (VIDEO)

Të nderuar koritas,

Po afron DITA e ribashkimit dhe takimit vjetor, dita e Manifestimit Korita Feston 2019-të.

28 Korriku është DITA festive e Korites, është DITA e njohjes dhe ritakimit me Koritën dhe koritasit, është DITA për tu çmall në vendin tonë të lindjes, është DITA për kaluar rrugëve që kaluam Ne dhe të parët tanë.

Riktheni KUJTIME nga e kaluara dhe kaloni çaste mbreslenëse!

Kuda çi jini e kuda çi zhjindi, t’dillen, hecni N’KARITA, T’KUVENDOJMË e T’KINDOJMË, SI N’VAKTIT, se KARITA edhe sinvjet oshte n’fest!
Mir se tvini!

https://www.youtube.com/watch?v=kc1aaqrYPG8&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=lSLBU3N5QPg&feature=youtu.be

Në Xhepçisht dhe Drenovec ndalohen 8 shtetas të Shqipërisë

Më datë 3 korrik, rreth orës 05 e 50 minuita, në Lagjen Drenovec dhe në fshatin Xhepçisht, pjestarët e policisë nga Stacioni policor Tetovë, për shkak të thy*erjes së rregullave të Li*gjit për të huaj, kanë arr*estuar tetë shtetas të huaj edhe atë : M.H. (43), A.M. (31), Y.L. (70), E.Z. (24), H.Sh. (27), R.Sh.(29), A.L. (19) dhe E.T. (34) të gjithë nga Republika e Shqipërisë.

Personat e arr*estuar janë mbajtur në Stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, të njëjtit do të dep*ortohen në shtetin amë.

Tetovë, nipi i kthen dorë gjyshes

Më datë 3 korrik 2019, rreth orës 21 e 10 minuta, në
Stacionin policor të Tetovës, 68-vjeçarja R.G. nga
Tetova, ka deno*ncuar su*lm fi*zik, të cilin ndaj saj e ka
kry*er nipi i saj me inicialet K.G.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

https://www.youtube.com/watch?v=BYSvyGj31BY&t=49s

https://www.youtube.com/watch?v=ujAUTlErTPE

Incident në Tetovë

Më datë 03 korrik, rreth orës 23 e 55 minuta, në Stacionin policor Tetovë, është deno*ncuar se në një objekt hotelerik në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, është pri*shur re*ndi dhe qetësia pub*like me një përle*shje fiz*ike e cila ka ndodhur në mes të personit K.S. (45) nga fshati Kamjan dhe një personi të panjohur.

Personi K.S. është pri*vuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Aksident në rrugën Kondovë-Sfillare, dy persona përfundojnë në spital

Dje rreth orës 07:15 në rrugën lokale Kondovë – Sfillare, ka ndodhur një aksident komunikacioni mes dy veturave “Golf”.

Njërën prej veturave e ka drejtuar K.S (21) nga Sfillarja e Poshtme, ndërsa tjetrën J.M (47) gjithashtu nga Sfillarja e Poshtme.

Në aksident me lëndime të rënda trupore ka përfunduar shoferi 21 vjeçar K.S si dhe bashkëudhëtari i tij I.S (31).

Ata janë dërguar në Spitalin “8 shtatori” ku u është dhënë ndihma mjekësore.

Është kryer ekspertizë në vendngjarje.

Njihuni me superbjonden që nget makinat më luksoze në botë (Fotot)

Ajo hapi një kanal në Youtube, ku shprehte dashurinë për makinat. Sot ka me miliona shikime dhe kompanitë i japin mundësinë të testojë makinat më të veçanta, sidomos modelet “koncept”, që nuk hidhen kurrë në treg, por që janë unike dhe si nga bota e fantashkencës.

Ajo është nga Australia, dhe makinat për të nuk janë thjesht një mjet transporti. “Biondja e supermakinave” ka krijuar llogarinë më të famshme në botën e automjeteve, me plot nëntë milionë ndjekës.

Imami shqiptar me uniformën e policisë së Nju Jorkut

Imami i njohur shqiptar Tahir Kukaj në 24 qershor 2019 është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin, ndërsa sot ai veshi uniformën e Policisë së New Yorkut, raporton Bota sot.

Fotografia ime e parë në NYPD shkroi Imam Tahir Kukaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, teksa e postoi fotografinë zyrtare veshur me Uniform të NYPD – Muslim Chaplin »

“Unë jam i nderuar që jam anëtar i Departamentit më të Mirë të Policisë në Botë. Faleminderit për besimin dhe mundësinë, unë jam duke kërkuar për të shërbyer qytetin më të mirë në botë në qytetin e Nju Jork së bashku me Departamentin më të mirë të Policisë në Botë. Lutjet tuaja! » thotë Chaplin Tahir Kukaj.

“Imam Tahir Kukaj, i cili u betua javën e kaluar si kapelani ynë i ri mysliman në NYPD me betimin e dhënë nga Shefi i Personelit William Morris, ka qenë gjithmonë aktiv dhe mbështetës edhe para titullit të tij zyrtar,” njoftoi në faqen e saj Shoqata e Oficerve të Policisëve Musliman në Nju Jork.

Ndërkohë, Imam Tahir Kukaj në mesazhin që e shkruajti në llogarine tij, në rrjetin social Facebook, shkruan :”24 qershori është një “ditë e madhe për mua, familjen time dhe komunitetit tim,”, tha mes tjerash Kukaj gjatë marrjes së detyrës së re, në NYPD.

Ai po ashtu falenderoi edhe NYPD dhe komisionerin James P. O’Neil, të cilët ia besuan këtë detyrë të madhe, por edhe Qendrën Kulturore Islame Shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme, dhe anëtar dhe veprimtar, lider të komunitetit Shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë një falenderim për ata imam që më shumë se dy dekadave ai shërbeu së bashku me ta, duke filluar nga presidenti i AAIC në Staten Island – NYC, Dr. Zurkani Vardar dhe Imam Ferid Bedrolli, e tjerëve përcjell Bota sot.

“Unë do shikoj përpara për këtë mundësi të jashtëzakonshme, që të ndihmoj departamentin më të aft dhe më madh të policisë në botë,”, thotë më tutje Kukaj në mesazhin e tij në rrjetin social Facebook.

“Mbasi tani filloj rolin tim të ri në Departamentin e Policisë, unë gjithashtu dua të falenderoj të gjithë kolegët, klerikë nga besimet e tjera fetare, si dhe liderët e veprimtarë të këtyre komuniteteve në Nju Jork. Unë shikoj përpara, që ti ruaj këto raporte, ti zhvilloj ato dhe të ndërtoj të reja, raporte edhe në detyrën e re ” ka vijuar Kukaj në mesazhin e tij pas betimit.

Në fund Kukaj shkruan se u premton të gjithë oficerëve dhe udheheqesve te NYPD se do jetë 24 orë në disponimin e tyre, në çdo moment, kur ndonjëri do të kërkoi të bisedojë me të.

“Jam këtu për t’ju shërbyer dhe dëgjuar që së bashku të bëjmë më të vlefshme jetën e gjithë secilit, në qytetin tonë ” shprehet Kukaj, që tashmë do të kryej detyrën e re si Imami kryesor i NYPD.

Vlen të theksohet sy ky post merret përherë të parë nga një Imam shqiptar, në historinë e emigracionit shqiptar në SHBA, çka tregon edhe përkrahjen e madhe që ka marrë Dr. Tahir Kukaj nga dhjetëra qendra Islame në Nju Jork, të cilat natyrisht dhe ia mundësuan këtë detyrë të re NYPD.

Në muajin e kaluar Imam Tahir Kukaj është përzgjedhur në Top 100 personat më me ndikim në State Island. Kjo tregon për vlerën e madhe që ka Qendra Islame Kulturore Shqiptare në Nju Jork.

Humb jetën 17-vjeçari shqiptar në Itali

Një 17 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tra*gjike në Itali. “La Repubblica” shkruan se adoleshenti banues në Settimo Torinese, ka hyrë sot në ujërat e lumit Chiusella, në zonën e Alice Superiore dhe nuk ka dalë më i gja*llë prej andej.

Rreth orës 13.30 ai po lahej me dy bashkëkombës të tjerë të rinj në “Guje (GOLE) të Garavot”, por në një moment ai nuk u rishfaq. Hipoteza është se ai u mbë*rthye mes shkëmbinjve nën ujë.

Miqtë menjëherë u vunë nën ala*rm dhe u përpoqën të ndërhyjnë, por më kot.

Zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve shkuan në vendin e ngjarjes duke gjetur tru*pin e të riut të pa jetë.

Zbulohet skenari/ Kryebashkiakët e PD nuk do lirojnë zyrat, ja si do veprohet

Sekretari Ligjor i PD-së, Çlirim Gjata thotë se kryetarët e Bashkive të opozitës nuk do të lënë zyrtat. Ne emisionin Opinion, ai tha se nuk ka pasur zgjedhje dhe këta kryetarë kanë me vete dekretin e Presidentit, që nuk ka pasur zgjedhje.

“KQZ është sot e tërë ditën është duke kryer vepër penale, që nuk zbatoi dekretin. Në një shtet normal ata duhet të ishin në burg, me këtë Kod Penal që ne sot kemi në fuqi. KQZ nuk ka të drejt të jap asnjë mandat, kryetarët e bashkive kanë një dekret që s’ka pas zgjedhje. Dekreti është akt kushtetues, se ka hedhur njeri poshtë. Se i është tekur dikujt të shkojë në një ambient e të hedhë ca fletë votimi në një kuti, po jo mo… Edhe ne mund të dalim nesër të bëjmë zgjedhje. Edhe ata që po i liron gjykata (protestuesit), po i lirojnë se ka një dekret”, tha ai.

Po ashtu Gjata njoftoi se PD do të do të bëjë në Prokurori denoncim për KQZ-në dhe çdo komisioner që ka punuar në 30 qershor, duke thënë se kanë shkelur ligjin.

“Kryetarët e bashkive janë zgjedhur tamam, janë përtej vullnetit të PD, pirjet vullnetit të vetes. Ata e zgjidhin vetë, janë dhe zgjedhësit e tyre që mund të shkojnë të mos i lënë të dalin nga zyra. Kanë marrë mandatin në mënyrë shumë kushtetuese. Këto votime t’i bëri OSBE nul. Qëndrimi hajde ti njohim këto votime dhe kur të bëhet Gjykata Kushtetuese flasim, kjo është anti-kushtetuese”, tha më tej Gjata.

Nga ana tjetër për juristin, Plarent Ndreca (ish zëvendës ministër i qeverisë Rama) thotë se “kushdo ka të drejtë dhe të çmendet”.

Të rish në detyrë pa një mandat shkel ligjin, atyre nuk iu duhet se çfarë ndodh pas datës kur duhet të lënë mandatin. Ligji i pushteti vendor e ka shumë qartë, që ky që është në detyrë e lë mandatin kur vjen tjetri, gjithmonë kur merr mandatin. Kushtetuta flet shumë qartë kur merr mandatin. Ai është ligji më i lartë i shtetit, dhe më pas vjen Kodi zgjedhor”.

Ngjarje e rëndë në Vojvodinë

Gruaja shtatzënë në muajin e gjashtë, Kristina Kluçar, ka vr*arë vjehrrën e saj Iboja Varga (59), në oborrin e familjes në afërsi të fshatit Beçej të Vojvodinës. Shkak që dy gratë janë fjal*osur ka qenë dreka.

Nusja e ka go*ditur me thi*kë në shpinë vjehrrën e saj. E pla*gosura Iboja është munduar që të shpëtojë duke ikur në rrugë dhe të kërkojë ndihmë nga fqinjët e saj, mirëpo nusja ka qenë më e shpejtë e ka kapur dhe vr*arë atë.

Zoltan Varga, djali i të ndjerës dhe burri i nusës Kristina, për mediet e atjeshme ka thënë se nuk mund të besojë çfarë ka ndodhur. Ai ka qenë i informuar nga një shoqe e tij se çfarë ka ndodhur derisa ishte në punë.

“Në luhatëset që kanë qenë në oborrin familjar, gruaja ime ishte aty me djemtë të cilët janë dy dhe katër vjeç. Atëherë e pyeta. Çfarë ka ndodhur ? Duke qeshur më tha “vr*ava nënën tënde”.

Fëmijët ia hoqa nga duart dhe i thashë se nuk ia vlenë të arr*atiset. Atëherë arriti policia dhe e arr*estuan. – ka thënë Zoltan.

Ai ka shtuar duke thënë se gjithçka kishte qenë në rregull dhe askush nuk ka hetuar se mund të ndodhte diçka e tillë. “Atë mëngjes kemi bisedur normalisht”. Me kafe u morrën vesh mos të bëjnë asgjë për drekë, sepse kishin mbetur shumë ushqime nga një ditë përpara. Më vonë kuptova që janë fjalosur për drekën”, shprehet Zoltan duke shtuar se gruaja e tij kishte probleme psi*kologjike dhe tre herë është shëruar nga neu*rops*ikiatri në Novi Sad.

Tetovë, makina del nga rruga dhe përplaset me murin e betonit, lëndohen 3 persona

Më datë 2 korrik 2019, në rrugën regjionale Vollkovi-Tetovë, në fashatin Radiovcë, personi R.A. (32) nga fshati Gurgurnicë, duke drejtuar makinën e tipit  “Golf 4”  me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një mur prej betoni.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja F.R. e cila është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për dhënien e ndihmës mjeksore, kurse bashkudhëtarët I.A. dhe H.A. kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe ndihmë mjeksore kanë marrë në Spitalin e Tetovës.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inpektues nga SPB Tetovë.

Aksident trafiku në rrugën Jegunovcë-Zhelinë, lëndohet rëndë motoçiklisti

Më datë 2 korrik, rreth orës 18 e 15 minuta, në rrugën regjionale Jegunovcë-Zhelinë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë  makina e tipit “Audi A6”, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 32-vjeçari R.M. nga fshati Reçicë e Madhe dhe mootoçikleta e tipit “Jonvay”, me targa të Shtipit, të cilin e ka drejtuar një 16-vjeçar nga fshati Jançisht.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili me automjet tjetër është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma mjeksore.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer Pro*kurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë.

Një vajzë e re gjendet pa jetë në një hotel të Strugës

Një vajzë 26 vjeçare nga Hollanda gjendet e vd*ekur në një nga dhomat e një hoteli në Strugë, mëson Struga Ekspres nga burime policore!

Sipas burimeve rasti në polici është lajmëruar nga personeli i këtij hoteli.

Pritet edhe komunikimi zyrtar i policisë së Strugës!

Si u shmang përplasja e dy aeroplanëve me udhëtarë në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut (Mësoni detajet)

Dy aeroplanë kanë shpëtuar për qime floku që të përplasen në qiellin e Maqedonisë më tetë maj për shkak të moskontrollit të organeve kompetente dhe Agjencionit të fluturimeve që nuk kishte arritur të kordinojë e për pak është parandaluar tragjedia më e madhe që mund të ndodh në historinë e aviacionit civil shkruan kështu Lideri ekonomik transmeton Zhurnal.mk

Edhe pse ky skandal po fshihet nga organet kompetente kontrollorët kujdestar duke dhënë instrukcione të gabuara kanë sjellë që dy aeroplan me udhëtarë të gabojnë linjën e udhëtimit, por falë intervenimit dhe gjindshmërisë së madhe të pilotëve është tejkaluar një tragjedi e jashtëzakonshme.

Në këtë incident të involvuar kanë qenë dy aeroplan edhe atë:

Aeroplani i parë i linjës Atlanta – Stamboll i kompanicë Turkish Airlines tip Airbas A330-200 me regjistrim TS-JND regjistruar në Turqi që bart 335 udhëtarë dhe,

Aeroplani i linjës Telaviv – Amsterdam i kompanisë Transavia TRA5800 tip Boing737-7K2 me regjistrim OH-XRD në Holandë që bart 149 udhëtarë.

Aeroplani i Turkish Airlines kishte fluturar sigurtë 9000km nga Atlanta drejtë Stambollit por në vetëm 500km linjë ajrore deri në Stamboll mbi liqenin e Dojranit për qime floku kishte shpëtuar përplasjen me një aeroplan tjetër.

Ashtu si shkruan Lider, më parë 7 deri në 8 minuta para incidentit aeroplani i Turkish Airlines përmes Kacanikut kishte hyrë në hapësirën e Maqedonisë dhe kishte kërkuar leje nga kontrolli i fluturimit, ishte locuar dhe me ndihmën e sistemit të radarëve ishte udhëzuar nga të lëvizë. Kur ai ishte afruar në Dojran, tek kontrolli i fluturimeve ishte lajmëruar edhe aeroplani i Transavia që duhej të kalonte pikërisht mbi Dojran të të njejtën linjë ajrore, dhe ky njejtë nga kontrollori i njejtë kishte marrë leje për fluturim mirëpo me kërkesë të pilotit për të fluturuar në nivel më të lartë ajrorë.

Kontrollori sipas asaj që shkruan Lider, duke mos analizuar gjendjen e hapësirës ajrore ka dhënë leje duke vënë në rrezik të dy aeroplanët të cilët kanë lëvizur thuajse në të njejtën hapësirë dhe të njejtin nivel dhe shumë afër njëri tjetrit me shpejtësi 750-950km në orë në drejtim direkt për përplasje. Ekspertët thonë se disa rregulla të rëndësishme në nivel botërorë të cilat lejohen në komunikacion ajrorë ku dy aeroplan mund të lëvizin afër njëri tjetrit janë shkelur dhe se nuk dihet cfarë ka bërë kontrolli i fluturimeve.

Pamje të rënda/ Ish-deputeti transmeton live aksidentin në Lezhë, humb jetën i riu (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Lapidari” në Shëngjin, ku dëshmitar në vendngjarje ka qenë edhe ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Ndocaj i ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook pamjet e rënda dhe më pas ka shpërthyer në kritika duke thënë se i ka telefonuar të paktën tre herë ambulancës dhe është vonuar tejmase.

Mësohet se një automjet ka përplasur dy të rinj që po udhëtonin me motor, ndërsa mbeti i vd*ekur njëri prej tyre. Mësohet se vik*tima është një 27-vjeçar, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital.

Në video duket edhe momenti kur mbërrin ambulanca dhe transporton të pla*gosurit.

Kujdes, pamje të rënda:

https://www.youtube.com/watch?v=iFYcSoLdamU&feature=youtu.be

Aliu “shiton” Arifin

Kryetari i Lëvizjes BESA në Tetovë, Gazmend Aliu me një postim të tij në Facebook ka kritikuar kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifin, për premtimet e parealizuara të saj. Për më tepër, lexoni postimin e tij në Facebook:

Premtimet e Teuta Arifit në kampanjën e zgjedhjeve lokale janë duke shkuar drejt vd*ekjes!

Qytetarët (banorët) e komunës së Tetovës, ndoshta në ëndërr do i shohin realizimet, se në realitet jo.
Prej premtimeve të shumta ishin edhe këto:

1. Transporti urban (5 autobusa)
2. Parkimet nëntoksore

3. Uji i pijshëm (rregullimi i rrjetit)
4. Hapja e bulevardeve (3 bulevardet)
5. Ndërtimi i shkollës fillore në Reçicë të Vogël

Të paktën njërën nga këto pesë premtimet ta kishte realizuar e nderuara “zonja e hekurt”

Rikujtojmë se Teuta Arifi është nënkryetare e BDI-së, dhe e afërmja e z. Zaevit, prandaj duhet të kishte reflektuar pozitivisht!

Meta: Zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale me 13 tetor (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta prezantoi propozimet e tija për dalje nga kriza politike. Ai sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për krizën e tanishme, por edhe disa qarqe të tjera.

Presidenti Ilir Meta, tha të martën (2.07.2019) se zgjedhjet e ligjshme lokale 2019 në Shqipëri do të zhvillohen më 13 tetor, sipas dekretit të tij, të javës së kaluar. Në një konferencë shtypi Meta tha se në “30 qershor u bënë vetëm votime socialiste”, ndaj kriza politike vazhdon. Si rrugë të daljes prej saj Meta propozoi zhvillimin më 13 tetor jo vetëm të zgjedhjeve lokale por edhe të atyre “parlamentare dhe presidenciale”.

Presidenti Meta pohon se në zgjedhjet parlamentare do të kandidojë edhe ai vetë, përballë “cilit do kandidat që kryeministri Rama dëshiron”. Presidenti Meta doli kundër qëndrimit të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, ndaj zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe rezultatit të tyre.

BE dhe SHBA njohin rezultatin

BE dhe SHBA njohin rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Përfaqësuesit e tyre në Tiranë i kanë cilësuar këto si zgjedhje të rregullta. Ndërsa kryetarëve të ri të bashkive u kanë sugjeruar të fillojnë punën. Komisioni Europian dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në deklaratat e tyre, në mbrëmjen e të hënës, (1.07) e shohin rrugën e daljes nga kriza politike në “dialogun konstruktiv” mes palëve.

SHBA-ja u sugjeron atyre që nuk i pranojnë zgjedhjet e 30 qershorit që të presin vendimet e organeve juridike. “Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Tiranë. Megjithatë Presidenti Meta pohon se “vendimet e tij përputhen me interest strategjike te SHBA në Shqipëri dhe rajon”.

Rezultatet paraprake të KQZ

Sipas rezultateve të publikuara të martën (2.07) kandidatët për kryetarë bashkie të Partisë Socialiste (PS) kanë fituar në 60 nga 61 bashki, sa ka gjithsej Shqipëria. Në 31 prej tyre, kandidatët socialistë fituan garën pa asnjë konkurrent përballë. Vetëm në një bashki, në atë të Finiqit, rezultatet paraprake nxjerrin fitues për kryetar bashkie, kandidatin e partisë MEGA (Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen). Ambasadorja Audrey Glover, në një intervistë për DW tha të hënën (1.07) se ” u takon autoriteteve të Shqipërisë të vendosin se ҫfarë do të bëjnë me rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit”.

PD – kundër

Opozita jashtë parlamentit, e drejtuar nga Partia Demokratike, nuk i njeh zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo deklaron paraprakisht, se do të bojkotojë edhe zgjedhjet e 13 tetorit, nëse ato zhvillohen në rrethanat kur Gjykata Kushtetuese, që pritet të ngrihet në fund të këtij muaji, merr vendimin për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Lideri i PD dhe gjithë opozitës, Lulzim Basha deklaroi se “opozita nuk merr pjesë në zgjedhje pa larguar kryeministrin Rama”. Basha refuzoi ftesë për dialog dhe marrveshje të kryeministrit Rama pas zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ende nu ka asnje njoftim nga PD nëse do të rifillojë protestat “Rama IK”.

Gjendet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare Florijana Ismaili

Autoritetet italiane kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të futbollistes me prejardhje shqiptare Florijana Ismaili.

Ajo u gjend afër liqenit Como ku edhe dyshohet të ketë rënë.

Trupi i saj u gjend nga roboti që ishte aktivizuar nga autoritetet emergjente italiane, në thellësi të madhe.

Më pas ajo u nxorr dhe u transportua për në spitalin St Anna, shkruan Blick.ch.

Për gjetjen e trupit të Florijana Ismaili u informuan edhe familjarët e saj.

Futbollistja e Zvicrës dhe kapitenia e Young Boys, ka tronditur opinionin futbolldashes në Zvicër dhe mbarë Evropën.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicërës dhe që prej atëherë ka zhvilluar 33 ndeshje.