Ballina Blog Faqe 569

Bëri shqiponjën me duar, i riu shqiptar dëbohet nga Greqia

Mediat greke shkruajnë se një djalë nga Shqipëria 17 vjeç ka bërë simbolin e shqiponjës, që është edhe simbol i shqiptarëve dhe kjo gjë i ka shkaktuar atij dëbimin.

Ngjarja ka ndodhur në portin e Gaios në Paxos. Djaloshi pasi ka realizuar fotografinë, ka hedhur pamjet në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve, i riu shqiptar është arr*estuar nën aku*zën e fyerjes të simboleve kombëtare. Ai gjithashtu u gjet se ka kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

I mituri u dërgua në Pro*kurorinë e Korfuzit, e cila mori vendimin për dëbimin e djaloshit. Mediat helene shkruajnë po ashtu se heti*met për rastin vazhdojnë, nëse iu riu shqiptar ka ndonjë lidhje me grupe naci*onaliste në Shqipëri.

Maqedoni e Veriut, gruaja tenton t`i marrë jetën burrit

Një grua nga Strumica(39) ka tentuar ta hel*mojë bashkëshortin e saj. Ajo i ka bërë një kafe dhe në të ka hedhur h*elm.

Ajo u parabu*rgos për faktin se prok*uroria e aku*zoi për tentim vr*asjeje, njofton agjencia e lajmeve INA.

“E dy*shuara 39 vjecare, më 7 qershor në fshatin Ilovica ka tentuar t`i marrë jetën bashkëshortit të saj. Kur ai ka kërkuar një kafe, ajo në filxhan ka hedhur he*lm “mon*osan herbi”, e ka përzier dhe ia ka dhënë për ta pirë. Burri e ka pirë kafe dhe ka dalë në oborr, ku ka rënë në tokë pa vetëdije”, thuhet në njoftimin e Prok*urorisë Publike. (INA)

U këput litari u mbush zullumi

ERDHI DITA

Shpëtim Pollozhani

U këput litari u mbush zullumi.

Nesër në Tetovë në ora 16.00 fillon protesta e madhe e njerëzve që e ndiejnë veten të poshtëruar nga niveli primitiv dhe shumë agresiv i dy figurave të parira të dy aktorëve kryesor të BDI. Le të dalin dhe le të protestojnë të gjithë ata që nuk e ndiejnë veten , stërvina, kumanjovarë( emërtim që dëgjohet në bombat e fundit), bythë-pambukët, jo- trëndafilkat, të gjithë ata që nuk duhet ç. nënën që të të thonë babë.

Proresta do të jetë paqësore.

Ai kordon policie që ishte i vendosur 500 metra largë selisë së BDI ma përkujton kordonin e policisë, i cili ishte i vendosur 500 metra largë ambadadës Serbe në Shkup
vite më parë kur ishim pjesë e një organizimi për bojkot të produkteve serbe.

Protesta është e paraqitur, e ka bartësin, e ka sigurimin e vetë. Parullat, fjalimi dhe prononcimet janë në kuadër të planifikimit të organizatorit.

Incident në Dibër (VIDEO)

Bo*mba artizanale janë hedhur mbrëmjen e sotme në KZAZ-në nr.19 në Dibër. Protestuesit janë përl*eshur me policinë në përpjekje për të hyrë në ambientet e KZAZ-së.

Nga përleshjet ka mbetur i pla*gosur një gazetar, por edhe gjashtë efektivë të policisë.

Protestuesit kundërshtojnë organizimin e votimeve në 30 qershor, ku opozita nuk merr pjesë.

Policia e Shtetit njofton se për shkak të incidenteve, në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale.

“Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sul*mojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kap*solla dhe bo*mba mol*otov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrez*ikojnë jetën e punonjësve të policisë. Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo su*lmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore”, thuhet në reagimin e policisë.

Edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për ngjarjen: “Verbëria e dhu*nës politike po sul*mon sot me mol*otov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të kri*mit!”

Basha: 30 qershori do të jetë fundi politik i Edi Ramës

Në 30 qershor do të mbahen zgjedhjet vendore, dhe ky fakt tashmë duket se është pranuar edhe nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Në një konferencë për mediat në mbrëmje, teksa kishte kaluar ora 22:00, lideri i opozitës joparlamantare dha përshtypjen e deklaratës së fundit në respekt të heshtjes zgjedhore që është ditën e shtunë, një ditë para së dielës së votimeve. Kryetari i Partisë Demokratike, i bëri thirrje të hapur qytetarëve që të mos kryejnë akte dhune, të refuzojnë çdo formë provokimi që sipas tij mund të vijë nga qeveria.

30 qershorin e quajti vdekjen politike të Edi Ramës, por e vetmja thirrje e tij ndaj qytetarëve, ishte ajo e bojkotit: Mos dilni në votime dha shefi i opozitës, teksa theksoi disa herë, se dhuna me dhunë “i jepet oksigjen Ramës”. “Të mos bien pre, refuzojeni, braktiseni’, tha Basha – duke kërkuar si të vetmen armë kundërshtie ndaj këtij procesi zgjedhor: Mospjesëmarrjen.

“Pasnesër është 30 qershori, kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit politik të regjimit të tij para rrëzimit. Një gjë sot është e qartë: 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. Votimet farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 qershori, nga një garë politike ku do të kërkonte fitore, është kthyer tashmë në varrezën politike të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë që ne mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike: Kjo është dhuna. Edi Rama po kërkon viktima, që t’i përdorë ato për të justifikuar apo mbajtur pushtetin. por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket pPër të zgjatur jetën e kësaj kufome politike. Ndaj ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës: Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Denonconi çdo gjë që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, fallsfikimin, mashtrimin! Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë”, tha Basha.

Kjo kthesë e Lulzim Bashës nga thirrjet publike për të penguar me çdo formë procesin zgjedhor të 30 qershorin të cilin më herët e ka quajtur farsë politike, vjen pas thirrjes së fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që udheheqësit e opozitës t’i bëjnë thirrje publikisht përkrahësve të tyre që të distancohen nga dhuna dhe që 30 qershori, datë të cilën ndërkombëtarët njëzëri e kanë njohur, të jetë një proces i qetë dhe i paqtë. Palmer u shpreh qartë dhe prerë se SHBA do të shkëpusë marrëdhëniet me ata që do të tentojë që të pengojë zgjedhjet në Shqipëri ditën e diel, pra në 30 Qershor. “Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”, theksoi ai.

Deklarata të ngjashme Basha i ka bërë edhe dy ditë më parë, por ndërkohë sërish pati dhunë kur u sulmua me bomba molotov KZAZ-ja numër 6 në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës, dhe po ashtu sot, vetëm pak para se ai të dilte në konferencën për mediat në 10 të darkës, në Dibër militantët sulmuan policinë e rendit duke tentuar të futen brenda KZAZ-së numër 19 në Dibër. Tani shpresa mbetet që mesazhi i liderit të opozitës joparlamentare të mbërrijë edhe tek militantët dhe të tërhiqen nga dhuna.

Pjesë nga fjalimi i Bashës:

Politika shqiptare ka patur mjaft arritje këto tre dekada, por ajo ka patur edhe dështime spektakolare. Ajo ka prodhuar edhe mjaft të këqija. Ka shumë nga ata që i kanë bërë keq këtij vendi. Historia nuk do t’ua heqë as përgjegjësitë, as meritat askujt.

Por në të gjithë këtë mori dështimesh e politikanësh të këqij, Edi Rama është monumenti më i lartë, mishërimi i çdo të keqeje që politika dhe shoqëria jonë ka prodhuar këto tre dekada.

Pakkujt i është dhënë aq besim politik sa iu dha Edi Ramës dhe askush nuk e ka shpërdoruar atë aq mizorisht, aq mjerisht sa ai, pa i sjellë vendit asgjë të mire, duke i sjellë vendit vetëm shkatërrim dhe mjerim.

Shpesh, ne e shohim të keqen vetëm kur ajo bëhet mal dhe pastaj kërkojmë ta mposhtim atë përnjëherë. Por e keqja mposhtet me bashkim dhe qëndresë. Ajo luftohet më këmbëngulje. Luftohet me kurajë. Largohet përditë.

Këtë ka bërë Partia Demorkatike dhe unë, personalisht, çdo ditë, për gjashtë vjet rresht.

Sot largimin e Edi Ramës e duan edhe shumë nga ata, që për vite kontribuuan verbërisht për fuqizimin e tij, për kapjen prej tij të çdo pushteti, duke i besuar fjalëve, duke injoruar veprat, duke ngatërruar çitjanet e kuqe me ngjyrën e flamurit, duke ngatërruar batutat me ligjet dhe duke ngatërruar kolltukët me punën dhe kontributin.

Në vitin 2013, Edi Rama gëzoi një mbështetje të madhe, me të cilën mund të bëheshin shumë punë të mëdha, por ai e përdori të gjithë mbështetjen popullore dhe pushtetin vetëm për punë të këqija.

Shpërdoroi besimin

Shpërdoroi endrrat e shqiptarëve

Tradhtoi të ardhmen e tyre

Shumë nuk e panë që në fillim, por Rama ishte i kapur nga krimi dhe interesat grabitqare që ditën që erdhi në pushtet.

Krimi financoi gjithë opozitën e tij. Krimi u mobilizua për të marrë votat për ta sjellë në pushtet. Dhe krimi u shpërblye nga qeverisja që buroi prej tij.

Sot mund të duket e largët, por opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti dhe postet e zgjedhura, sapo Edi Rama erdhi në pushtet.

Ka qenë një betejë e vështirë në momentin më të fortë të Rilindjes, sapo ajo kishte ardhur në pushtet, kur askush nuk besonte apo nuk shqetësohej se, bashkë me rilindjen, në pushtet kishte ardhur krimi.

Atëherë na u desh të bënim çdo përpjekje, deri në bojkotimin e paralamentit që të arrinim ligjin e dekriminalizmit.

Ata që mendojnë se me Edi Ramën mund të funksiononte gjuha institucionale, le të kujtojnë dekriminalizmin

Vetëm bojkoti i parlamentit solli dekriminalizmin dhe largimin e Ndokave, Frrokave dhe Prengave dhe Roshajve nga politika, edhe pse Edi Rama i mbrojti dhe nuk i lëshoi me vetëdije deri në fund

Por sot dua ta them:

Pa bojkotet tona,

Pa denoncimet tona

Pa çadrën

Pa djegien e mandateve

Pa bojkotin e zgjedhjeve farsë

Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të katërt.

Në rrugëtimin tonë në opozitë prej 6 vitesh, ne kemi bërë gabimet tona. Ka shumë gjëra që sot do të doja t’i kishim bërë ndryshe, por ka diçka që është e padiskutueshme: Përkushtimi ynë ndaj kauzës dhe interesit publik, kurajo dhe këmbëngulja jonë përkundër çdo vështirësie.

Udhëtimi ynë nuk ka qënë i lehtë, ka qënë i vështirë. Nëse ka patur ndonjë periudhë që e ka treguar këtë gjë janë 6 muajt e fundit. Vendimi për të djegur mandatet Ka qenë vendim shumë i vështirë dhe përgjegjësi e madhe.

Puna për të organizuar qëndresën ndaj regjimit në pushtet ka qënë e madhe. Protestat që ne kemi mbajtur këto gjashtë muaj janë një ndërmarrje gjigande dhe një arritje e jashtëzakonshme.

Pa to nuk do të ishim sot në prag të fundit të regjimit. Pa sakrificën e mijëra demokratëve dhe qytetarëve, pa qëndresën ndaj dhunës, ndaj gazit helmues, ndaj persekutimit policor, ndaj arrestit dhe burgosjes, sot Edi Rama do të sundonte i pa trazuar.

Ndaj ju ftoj të bëjmë dy gjëra:

Të respektojmë gjithë mundin dhe sakrificat e çdo shqiptari gjatë këtyre 6 vjetëve – të çdokujt që ka ngritur zërin, të çdokujt që ka protestuar, që ka denoncuar, që ka kritikuar, që është distancuar nga ky regjim.
Së dyti, duhet të jemi plot besim. Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë gjatë këtyre 6 vjetëve, më të qartë se kurrë gjatë këtye 6 vjetëve, me një qëllim të drejtë dhe një kauzë të madhe.
Ndaj ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës

Refuzojeni Edi Ramën!
Braktiseni Edi Ramën!
Mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!
Denonconi çdo gjë që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, fallsfikimin, mashtrimin! Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë.

Analistët: Përgjimet e vitit 2015 ulën BDI-në në 10 deputetë, në zgjedhjet e ardhshme, në 5-së

Anketa më e re që sot u publikua në opinionin publik e realizuar nga M-PROSPEKT tregon se në kampin politik shqiptarë Aleanca për Shqiptarët është pothuajse e barabartë me partinë shqiptare në pushtet BDI-në, ku dallimi nuk është sa 1 për qind.

Për BDI-në do të kishin votuar 5,1%, ndërsa për Aleancën për Shqiptarët 4,2%, për Lëvizjen Besa 2,1% të qytetarëve. Nga kjo shihet qartë se nëse ASH dhe Lëvizja BESA do të bënin koalicion së bashku në zgjedhjet e ardhshme, ata do ta mundnin BDI-në pa asnjë dilemë. Këtë qëndrim e kanë edhe analistët politik ku shprehen se nëse opozita do të kishte qenë e bashkuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, sot nuk do të kishim biseduar për BDI-në. Por ata ende janë të qëndrimit se nëse opozita shfrytëzon këtë moment dhe i bashkojnë forcat e tyre atëherë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta mundnin Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Realisht ka dy momente për të analizuar në këto anketa duke bazuar edhe në gjendjen faktike. Elektorati shqiptarë në përgjithësi nëse analizohet pak me detajisht nga pavarësia deri në ditët e sotme, rroli i funksionit të partive politike shqiptare do të shihet se në shumicën e rasteve është pika e parë që duhet të bashkohen në çështje të caktuara të interesit qoftë të brendshëm ose të jashtëm. Pjesa e dytë, tani elektorati duke e ditur BDI-në, të arritura, dështimet, sikur kanë një lloj monotonie nga këto figura, nga këto veprime dhe është një e metë e partive politike shqiptare që nuk bëjnë ndryshime, ju shihni ministrat vetëm i ndryshojnë dikasteret e tyre. Mirëpo edhe opozita nuk e ka dëshmuar fuqinë e saj për sa i përket përfitimit të dobësive të BDI-së. Po të ishte e bashkuar opozita shqiptare në zgjedhjet e fundit, ne sot nuk do të diskutonim për BDI-në. Opozita duhet ti shfrytëzon këto raste dhe elektorati më shumë do ti votonte”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Bashkim Selmani.

Nga ana tjetër, analisti politik, Selim Ibraimi thotë se ka një perceptim të ri për BDI tani e sidomos pas shpërndarjes së bombave të reja ku shihet qartë se si krerët e BDI kanë qeverisur mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij tanimë opozita e ka rrugën çelë, vetëm duhen veprime konkrete për ta mundur BDI-në. Ibraimi madje thotë se votuesit shqiptarë janë në zhgënjim të madh nga BDI, sidomos krahu i luftës.

“Vala e parë e përgjimeve të vitit 2015 ua uli numrin e deputetëve deri në 10 ,por për arsye të politikës ditore LSDM-ja e shpëtoi BDI-në nga rënia e rejtingut duke e ofruar atë rreth vetes. Komuniteti ndërkombëtar për shkak të stabilitetit i mbylli sytë para qeverisë më një partner të vjetër të VMRO-së. Megjithatë BDI ka një numër të caktuar votuesish që vijnë nga administrata por kjo nuk i siguron fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme. Opozita e ka rrugën çelë tani, vetëm duhen veprime konkrete opozitare në terren dhe mbështetje të jashtme. Votuesit shqiptarë kanë një zhgënjim të madh nga qeverisja e BDI -së, krahu i luftës që erdhën në pushtet në vitin 2002 me pretendime se po e ndryshojnë statusin juridik të shqiptarëve. Koha tregoi se ardhmëria e tyre është zhdukur po nga këta politikanë “patriotë” që sot vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet. Pa ndryshime serioze tek politika shqiptare Maqedonia Veriore do ta ketë vështirë rrugën drejt BE-së”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Selim Ibraimi.

Miss Serbia: Nuk jam pishman, krenohem me shqiponjën shqiptare (Video)

Serbja Irina Jovanka mori pjesë në një garë bukurie në Prizren dhe defiloi duke bë shqiponjën. Ky gjest i saj ka tmerruar serbët. Pas disa ditë heshtje, ajo është paraqitur në opinion, duke thënë se jo vetëm që nuk është bë pishman, por krenohet me shqiponjën shqiptare.

Në një organizim në Kosovë të titulluar ‘Miss Freedom of the World’, kanë marrë pjesë vajza nga vendet e ndryshme të rajonit por jo vetëm, madje nuk mungonte as Missi i Serbisë.

Teksa po sfilonte, veshur ne me fustan të kuq sikundër dhe vajzat e tjera Miss Serbia ka vendosur të bëjë një gjest që habiti të gjithë.

Bjondia bukuroshe ngiti duar lart dhe bëri shqiponjën. Këtë gjest modelja e ka përsëritur edhe teksa po jepte një intervistë duke u shprehur se ky veprim shpreh respekt ndaj Kosovës dhe shqipëtarëve.

“Është formë respekti, për mua është normale ta bëj”, tha Missi.

Bukuroshja madje ka bërë fotografi ku shhet në mes të Miss-it nga Kosova dhe asaj nga Shqipëria.

Operacion policor në Shkup

Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili është në parabu*rgim shtëpiak, avokati shtetërorë për Qytetin e Shkupit, rreth 5 të punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, noterë, të punësuar në Kadastër dhe një biznesmen, i cili është dashur t’i punojë shkallët spanjolle, sot janë arr*estuar nga MPB, me urdhër të Pro*kurorisë për Kr*im të Organizuar dhe Korr*upsion, njofton Portalb.mk.

Sipas Pro*kurorisë, bëhet fjalë për vepër pen*ale “Keqp*ërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe për “Punë jo të përgjegjshme në shërbim”, ndërkaq nëpër mediat maqedonase shkruhet se bëhet fjalë për vend shtetëror, të cilën Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ua ka dhënë personave të cilët nuk i plotësojnë kushtet, ndërkaq janë nënshkruar edhe anekse në marrje, pa i plotësuar kushtet.

“Pro*kuroria Publike për Kr*im të Organizuar dhe Korr*upsion në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve kanë ndërmarrë veprime për sigurimin e personave të dy*shuar në disa lokacione në Shkup. Pas procedurës parahet*imore që ka zgjatur disa muaj, sot me udhëzime të pro*kurorit publik nga Pro*kuroria për Kri*m të Organizuar dhe Korru*psion po ndërmerren masa për sigurimin e personave të dy*shuar në disa lokacione në Shkup. Në mesin e të dysh*uarve ka ish funksionarë, zyrtarë administrativ dhe persona që kryejnë punë të interesit publik”, janë informatat e para të Pro*kurorisë.

Komuna Qendër ka miratuar vendim që të ndërtohet shkallët spanjolle në Sheshin Maqedonia në vitin 2015-të, ndërkaq kryetari aktual, Sasha Bogdanoviq e ka shfuqizuar miratimin për ndërtim në shkurt të vitit 2018-të, pasi që investitori në afat prej dy vjetëve pas vendimit të plotfuqishëm, aq sa shkruan në Ligjin për ndërtim, nuk ka filluar me ndërtimin e objektit.

Merr flakë një kamion afër pikëpagesës rrugore në Gostivar (VIDEO)

Sot ka shpërthyer zjarr në një kamion me targa të Shkupit, në pikëpagesën rrugore të Gostivarit. Njësitet e zjarrfikësve të Gostivarit kanë arritur dhe kanë intervenuar për të shuar zjarrin me dy makina. Për, fat të mirë, është shkaktuar vetëm dëm material pa lëndime në njerëz shkruan GostivariPress.

https://www.youtube.com/watch?v=8NiBtgiIY_k

Vëllau i El Chekës flet për Lajm.Tv: Kemi përkrahje të madhe ndërkombëtare (Video)

Blerim Ahmedi, vëlla i Sheqerim Ahmedit i njohur si El Cheka, apelon te gjithë qytetarët që masovikisht të përkrahin protestën e radhës të paralajmëruar për ditën e diel. Protesta sërish do të mbahet para selisë së BDI-së, kurse prezenca policore pritet të jetë më e vogël, sepse bashkësia ndërkombëtare ka bë presion që policia të mos pengojë të drejtën elementare për të protestuar.

Në intervistën për Lajm.Tv, Ahmedi sqaron se nuk është arrestuar nga policia, por se ka qenë i ftuar në një bisedë koordinuese bashkë me përfaqësuesit e OSBE-së, lidhur me protestën e ditës së diel. Ai thekson se protestat janë pa ngjyrime partiake dhe se janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë qytetarët, sepse kanë edhe përkrahje të madhe ndërkombëtare.

https://www.youtube.com/watch?v=t9H0xEixBkw

E rëndë në Shkup, vajza 5 vjeçe humb jetën në pishinë

Dje, rreth orës 21:00, një vajzë pesëvjeçare ka rënë në pishinë në një objekt hoteli në Shkup, ndërsa sot rreth orës 8:30 të mëngjesit ajo ka ndërruar jetë.

“Më 26.06.2019, në orën 21:10, në SPB Shkup është paraqitur se në një pishinë të një objekti hoteli në Shkup ka rënë një vajzë pesëvjeçare, e cila me veturën e ndihmës së shpejt është dërguar në Qendrën Emergjente në Klinikën “Nënë Tereza”. Në mëngjes në orën 08:30, vajza ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e MPB.

Poliicia dhe Pro*kuroria po merr masa për zbardhjen e rastit.

Incident në Debresh të Gostivarit

Më datë 26 qershor, rreth orës 10.00, në Stacioni policor –  Gostivar, 48-vjeçari V.B. nga Gostivari, ka denoncuar se më datë 23 qershor 2019, djali i tij A.B., në fshatin Debresh të Gostivarit, më sakt tek varezat e fshatit, ka qenë i sul*muar fizi*kisht nga tre persona të panjohur, prej ku edhe ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” të Shkupit.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

https://www.youtube.com/watch?v=ZfLcS-NQxKE

https://www.youtube.com/watch?v=pHwLxMVLL78

https://www.youtube.com/watch?v=_uxGgc7dBh4

Incident në Tetovë

Një i mit*ur është lënduar nga një 76 vjeçar i cili me pu*shkë ajri ka gju*ajtur nga ballkoni i tij, pasi që i ka penguar zhurma e fëmijëve gjatë natës së të mërkurës, duke luajtur përpara banesës. Tetovari i moshuar më vonë është arr*estuar dhe mbajtur në stacionin policor.

Njoftimi i policise:

“Në orët e hershme të mëngjesit në SPB Tetovë është arr*estuar S.K. (76) për shkak të paraqitjes se mbrëmë rreth orës 22 nga ballkoni i ndërtesës në rrugën “Hekurudha” në Tetovë me pu*shkë ajri ka sht*ënë drejt të mit*urve të cilët kanë qenë duke luajtur përpara ndërtesës. Ai e ka go*ditur një të mi*tur, i cili ka pësuar lëndime trupore. S.K. ka thënë se arsye ka qenë zhurma që e kanë bërë të miturit”, informojnë nga SPB Tetovë.

I mi*turi është dërguar në spitalin e Tetovës, por nuk ka informata për gjendjen e tij shëndetësore. Policia e ka njoftuar prok*urorin dhe vazhdon procedura për zbardhjen e rastit.

Hungaria nuk e jep Nikolla Gruevskin (VIDEO)

Gjy*kata e Budapestit ka refu*zuar kërkesën e Ministrisë së drejtë*sisë për eks*tradimin e azi*lantit Nikolla Gruevski. Ai aku*zohet për organizimin e su*lmit të përgj*akshëm të 27 prillit.

Sipas medieve hungareze, të cilët nuk kishin qenë prezent brenda sea*ncës gjy*qësore pasi e njëjta nuk ka qenë e hapur për publikun, nuk ka mundur të dëgjohet aktv*endimi se kush ka votuar pro dhe kundër eks*tradimit të tij./Alsat

Gruevski me syze dhe kapelë dërgohet para togave të zeza në Budapest, çka do të ndodhë me fatin e tij?

Gjyk*ata në Hungari do të vendos për ekst*radimin e ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, i cili u arr*atis në Budapest, në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Makfax.

Seanca është e mbyllur për oponionin, ndërsa detajet pritet të mësohen pas përfundimit të saj, transmeton gazeta Lajm.

Maqedonia e Veriut ka kërkuar eks*tradimin e Gruevskit për vuajtjen e dën*imin prej dy vitesh për blerjen e mercedesit në rastin e PSP-së “Tanku” dhe për ngjarjet e përgj*akshme në Kuvend, ku është i dyshuar si organizator.

Gruevski është arr*estuar mëngjesin e sotëm në Budapest me kërkesë të Gjy*katës.

Ish kryeministri maqedonase fitoi azil politik në Hungari pasi Gjy*kata në Shkup e dën*oi me dy vite bu*rg për blerjen e mercedesit, ndërsa është i aku*zuar edhe në raste tjera të Pro*kurorisë Publike Speciale.

Letra e rrallë e Lasgush Poradecit, për të bijën: Kostandinë, e shikon sa e rëndë është jeta, por ka dhe njerëz të mirë si Kadareja…

Ekskluzive/ Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i Lasgush Poradecit i vitit 1979 dërguar vajzës së tij, Kostandinës, ku ai i tregon për miqtë e tij, Kadarenë, Llazar Siliqin, Vehbi Balën etj, që e kishin ndihmuar për t’i rregulluar problemet që ajo kishte për emërimin në punë…?!

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

I bërë baba për herë të parë në moshën 60 vjeçare, Lasgush Poradecit, iu desh që në një moshë të thyer të përballej me vështirësitë e problemeve familjare, apo më saktë të ndeshej me barrierat e strukturave partiako-shtetërore të regjimit komunist në fuqi të cilit ai i ishte munduar t’i qëndronte sa më larg prej vitesh.

Por rritja e dy vajzave dhe problemet që ato kishin me marrjen e të drejtave të studimit për shkollat e larta apo dhe me emërimet pas diplomimit e karakteristikat që duheshin nga autoritetet përkatëse për dokumentet e kuadrit, e kishin detyruar lirikun e madh të poezisë shqipe që të ngrihej dhe të dilte nga “kulla e ngujimit” ku ishte ndryrë prej vitesh, për të takuar miq e shokë që do të mund ta ndihmonin për problemet e dy vajzave.

Por kjo gjë duket se nuk ishte shumë e lehtë, pasi Lasgushi jo vetëm që nuk kishte marrëdhënie e raporte të mira me pushtetin e asaj kohe, por përkundrazi, ai shihej vëngër prej tij, aq sa ai pushtet i kishte dhënë një dënim që ishte më i rëndë edhe se vetë vdekja?! Harresa. Pra, regjimi komunist me marifetet e tij e kishte lënë në harresë lirikun e madh të poezisë shqipe, duke “e vdekur për së gjalli”, aq sa kur ai u largua vërtetë nga kjo jetë në vitin 1988, vdekja e tij shkaktoi habi, pasi ishin të paktë ata që e dinin se Lasgushi kishte qenë i gjallë….?!

Por për të ardhur deri tek ajo periudhë kohe që shkrimtari i famshëm Ismail Kadare dhe njëkohësisht, mik i ngushtë i poetit, e kishte quajtur “Ikja e shtërgut të fundit”, Lasgushit do t’i duheshin edhe disa vjet “luftë dhe përballje” me pushtetin e kohës për problemin e shkollimit të dy vajzave, që ai i kishte pikë në zëmër. Pasi ai e dinte mirë se ato po paguanin “faturën e haraçit” që ai personalisht i kishte regjimit komunist. Madje kjo gjë ishte bërë më e rëndë pikërisht në atë kohë (viti 1978), kur me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes jubilare të diktatorit komunist, Enver Hoxha, disa njerëz të njohur dhe të panjohur prej tij, i kishin shkuar në shtëpi dhe i kishin kërkuar haptazi që ai të shkruante diçka, “fundja ndonjë poezi për udhëheqësin e Partisë….”?!

Por edhe pse ata “mysafirët e paftuar” (siç do t’i quante më pas poeti plak) që kishin bujtur papritur në “kullën e tij” në shenjë presioni i kishin lënë të nënkuptonte se ai dikur në rininë e tij atë gjë e kishte bërë edhe për Monarkun shqiptar, (Mbretin Zog), pra kishte shkruar një vjershë për të, Lasgushi, as nuk donte t’ia dinte dhe as dëgjonte fare nga “ai vesh”?! Dhe pas kësaj ata u detyruan që të dilnin nga ajo shtëpi “duarthatë” duke e konsideruar “të lojtur” Llazar Gushon….?!.

Kjo ngjarje që tashmë është e njohur pasi e ka rrëfyer publikisht njëra nga vajzat e Lasgushit, (të nesërmen nën jastëkun e tij u gjet një pistoletë….ku “miqtë e paftuar” për të shpëtuar veten, pasi nuk mundën t’ia mbushnin mendjen për poezinë për të cilën kishin shkuar, kishin menduar dhe vrasjen e tij, për ta paraqitur më pas si vetëvrasje), duket se ia vështirësonte më shumë Lasgushit problemin që ai kishte me vajzat.

Nisur nga kjo gjë, ai u detyrua që të thërriste ata miq të pakët që i kishin mbetur, si në Pogradec ashtu dhe në Tiranë, për të ndarë me ta hallin që e kishte zënë. Një prej tyre ishte shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Helenën, frekuentonin herë pas here atë si në shtëpinë e Tiranës, ashtu dhe në shtëpinë e vogël dhe të bukur mes pemësh buzë liqenit të Pogradecit. Lidhur me këtë në atë kohë Lasgushi i dërgoi dy letra (letrat janë bërë publike vite më parë), ku i kërkonte që ai (Kadare) ta ndihmonte lidhur me problemet që kishte me vajzën Kostandinën duke i sugjeruar që të dnërhynte në Ministrinë e Arsimit për emërimin e saj si mësuese në Pogradec ku ishte një vënd vakant.

Kjo gjë, pra miqësia e Lasgushit me Kadarenë, tashmë është e njohur edhe prej librave të Kadaresë, (‘Ftesë në studio’, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990), ku shkrimtari i njohur ka përshkruar takimet e tij me “Shtergun e fundit”, ku ai (Lasgushi), i tregonte se si gatuheshin makaronat?! Gjë e cila ishte as më shumë dhe as më pak një sfidë që “poeti i liqerit” i bënte regjimit në fuqi dhe që shkrimtari i njohur, nuk nguronte t’i shkruante në librat e tij….?!

Sfida qëndronte në faktin se tashmë preukopimi më i madh i Lasgushit, ishte “gatimi i makaronave” dhe jo ajo “çka kërkonte Partia” nga letërsia e realizmit socialist?! Miqësia e Kadaresë me Lasgushin, gjithashtu, njihet edhe nga një dokumentar i realizuar në vitin 1990 nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, (skenari, Petrit Ruka, regjia Edmond Topi), ku Kadare ka dhënë një intervistë të gjatë për “poetin e liqerit” dhe aty jepen edhe disa filmime e foto të ndryshme ku ata janë nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe familjeve të tyre.

Por kjo ishte vetëm një anë e medaljes, ajo e dukshmja, pasi, atë se çka ishte në të vërtetë Lasgushi, raportet e tij me regjimin komunist në fuqi dhe adhurimin e madh ndaj tij si njeri dhe poet i papërsëritshëm i letërsisë shqipe, shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare i kishte shkruar më herët (fillimisht diku aty nga viti 1986), në një tregim dhe pas në një novelë të titulluar “Ikja e shtërgut”.

Që së bashku me novelat “Hija”, “Vajza e Agamemnonit”, “Vdekja e gruas ruse”, e disa krijime të tjerë të tij që nuk mund t’i botonte dot asokohe pasi paraqisnin rrezik të madh për të, Kadare i kishte depozituar në një Bankë të Parisit duke ia lënë çelësin e kasafortës dhe autorizimin përkatës botuesit të tij francez, Presidentit të “Fayard”-it, Claude Durand, për t’i hapur në një kohë të përshtatshme dhe për t’i përkthyer e botuar ato. Por siç dihet tashmë, nisur nga rrjedhja e ngjarjeve, ato krijime të Kadaresë bashkë me “Ikja e shtërgut”, u botuan pas viteve ’90-të. Por sa më sipër cituam, ajo që nuk ka qenë e njohur deri më sot, është ajo se çka mendonte Lasgush Poradeci për Kadarenë dhe konsideratat e vlerësimet e tij për shkrimtarin e njohur shqiptar dhe njëkohësisht një nga miqtë më të ngushtë të tij.

Por, si ndihmën e Kadaresë ashtu dhe të atyre pak miqve të tjerë që iu gjetën Lasgushit në atë kohë kur ai përballej me pushtetin e kohës për problemin e dy vajzave, (siç ishin Llazar Siliqi e Vehbi Bala, apo Isuf Kambo, me shumë pushtet asokohe në Pogradec), ai nuk ka harruar që t’i hidhte diku në një letër, madje duke i dhënë ato me detaje për gjithsecilin prej syresh. Madje si mos t’i mbetej peng, Lasgushi e ka bërë atë gjë shpejt e shpejt që në atë kohë, (janar 1979) në një letër që ai ja dërgonte vajzës së tij, Kostandinës, apo siç e quan ai në letër “çupka e babajt”, duke ia shpjeguar asaj me emra të gjithë miqtë e mirë që iu gjetën edhe në atë kohë të vështirë.

Gjë e cila ishte pak a shumë një amanet që vajzat nuk duhet t’i harronin kurrë miqtë e babajt dhe të tjerët që e ndihmuan atë në ato kohëra të vështira…! Nga ajo letër që tashmë ndodhet në arkivin familjar të Lasgush Poradecit të trashëguar nga dy vajzat e tij, (Maria dhe Kostandina), ekskluzivisht për gazetën TemA, po publikojmë një pjesë prej saj atë ku Lasgushi i shkruan Kostandinës për miqtë e tij që iu gjetën në atë kohë të vështirë për ta….?!

 

Letra e Lasgushit për vajzën e tij, Kostandinën

Tiranë, 6 janar 1979

….Çollakun, Isufit iu mbushën sytë me lot. Nga shkaku i hallës së Reshitit, Isufi më ka bërë mik. Ai u interesua shumë (fortë shumë) për ty Kostandinë, kur nuk të emëruan ata të Komitetit Ekzekutiv. Vajti disa herë (jo njëherë, jo dy herë, po disa herë), në Komitetin Ekzekutiv, në kuadër, ne kryetari, edhe disa herë në Komitetin e Partisë (edhe këtu disa herë) edhe më në fund kur i bëra dy telegramet (1 në Elbasan, 1 në Tiranë), Isufi vajti në Tiranë në Ministrinë e Arsimit që më dërgoi pastaj telegramin në Pogradec se “U dha urdhëri i emërimit, mos u tubulloni”. Po të shënoj se Isuf Kambo është Perandor i tërë rrethit të Pogradecit, ay gjatë Luftës ka qenë Komisar i përgjithshëm i gjithë rrethit të Pogradecit.

E shëkon Kostandinë se sa e rëndë është jeta, sa falsë janë njerzit (jo të gjithë). Të lajnë dhe të lyejnë, pastaj, në nevojë, të lënë në batak (d.m.th. të përplasin në batak).

Po miku i mirë njihet mik në të keq dhe në rrezik. A i pe miqtë e mirë? Kadarenë? Kamba-n, Bashkimin? Ata bëjnë punë, të mbarojnë punë, s’dinë fjalë.

Edhe në Tiranë, kur ishnë, kur qave në ………(nuk kuptohet shkrimi, shënimi ynë. D.K.), që na mundonin për karakteristikën për ty, që s’na e ipnin, as Këshilli i Lagjes, as Universiteti, kur të thashë, më i mbushur me vrer: “Pse qan, bij e babajt, mos qaj, ke baba ti”. Kush? Cili, cilët na e ndreqnë punën e karakteristikës, na e ndreqnë Vehbi Bala me Llazar Siliqin.

Sa herë vanë ata njerëz njëri ne tjetri për ty, edhe në Lagje sa herë, edhe në Universitet sa herë? Prandaj Kostandinë e shtrenjtë e babkës, mos u dëshpëro…

Vajza e Lasgushit, Maria: Si na ndihmoi Kadareja për shkollimin dhe emërimin në punë

Lidhur me problemet që u ndesh Lasgush Poradeci në fundin e viteve ’70-të dhe më pas për emërimin në punë të vajzave të tij si dhe njerëzit që e ndihmuan asokohe atë, ka dëshmuar me detaje edhe vajza e dytë, Maria Gusho, në një intervistë të gjatë të saj dhënë gazetares Vera Pelaj në Kosovë për Radion “Bly skay”, nga e cila kemi shkëputur një pjesë të shkurtër që po e publikojmë në këtë shkrim.

Me cilët shkrimtarë të kohës kishte lidhje më të afërta?

Po ai lexonte gjithçka që i binte në dorë. Të dukej që ai rrinte aty në shtëpi dhe nuk dinte fare se çfarë ndodhte jashtë. Ai ishte i azhornuar më gjithë jetën që ndodhte jashtë mureve të shtëpisë.

Nuk e kam fjalën për veprat e tyre, por për shkrimtarët e kohës, si afërsi miqësore. Me cilin kishte lidhje më të afërt?

Vinin poet të rinj që e takonin por ishin shumë të rrallë. Shtëpinë tonë nuk para e vizitonin shumë njerëz sepse shikoheshin vëngër, Lasgushi nuk ishte i preferuar i regjimit. Nga njerëzit e dëgjuar vinte Ismail Kadare, vinte edhe në shtëpinë e Tiranës edhe në shtëpinë e Pogradecit, kur ishim atje.

Pse vinte Ismail Kadare?

Ismail Kadare ka ardhur dhe është afruar, e para se e çmonte babain tim si poet. Këtë edhe e ka shkruar. Ismaili na ka ndihmuar konkretisht. Na ka ndihmuar në kohën kur ne kishim shumë nevojë për ndihmë. Sapo kishim mbaruar shkollat e mesme dhe duhej të shkonim në Universitet. Po t’i thoshe Lasgushit se fëmija yt nuk do të shkojë në Universitet, ishte sikur ta vrisje. Sepse ai nuk mund ta imagjinonte këtë. Ishte një vuajtje shumë e madhe, sepse Lasgushi e dinte, që, nëse fëmija i tij nuk do të shkonte në universitet, kjo ishte vetëm, që fëmija të paguante për karakterin e të atit. Ai e kishte pranuar me dëshirë ta mbante kryqin.

Ai e kishte pranuar me dëshirë pozicionin e tij, por që ta shikonte, që kryqin ta mbante fëmija për hatër të tij, kjo ishte shumë e dhimbshme për të. Dhe në këtë kontekst, ndihma e Ismail Kadaresë, ka qenë ë jashtëzakonshme sepse i ka lehtësuar atij një dhimbje shpirtërore shumë të madhe. Na ka ndihmuar për t’u regjistruar në Universitet dhe për të filluar punë, pavarësisht nga vështirësitë e jashtëzakonshme që kemi hasur. Ka qenë kjo një mirbërje e tij për Lasgushin dhe për ne bijat e tij. Sepse ai që kishte vuajtur nëpër shtete të ndryshme vetëm për të marrë kulturë nuk mund ta mendonte kurrë, që fëmija i tij, të mos shkonte në Universitet. Nuk mund ta mendonte kurrë që t’ia pamundësonin shkollimin fëmijëve të tij.

Mban mend sa iu besonte ai shkrimtarëve?

Po nuk kishte çfarë t’ju besonte, sepse nuk kishte ndonjë sekret të madh. Ishte shumë i kujdesshëm dhe e dinte kohën së ku jetonte.

VIDEO/7 shtete në një operacion me 42 të ndaluar, sekuestrohet në Shqipëri pasuria 1.3 milionë euro (Detajet)

Policia e shtetit regjistron një tjetër pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare. Së fundmi është shënuar një operacion antidr*ogë i koduar “Goldfinger”, në të cilin mori pjesë Policia e Shtetit dhe Pro*kuroria e Kri*meve të Rënda.

Ky operacion i koordinuar nga EUR*OPOL dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë u zhvillua njëkohësisht në Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri.

Autoritetet daneze të het*imit si vend lider i këtij het*imi, bashkëpunuan me Prokurorinë e Kri*meve të Rënda në Tiranë dhe Departamentin e Policisë Kri*minale në Policinë e Shtetit, që në fazën e hetimit proaktiv, i cili kishte në fokus go*ditjen e një grupi kri*minal që vepronte në shtetet e mësipërme, në fushën e traf*ikimit dhe shpërndarjes së lëndëve nar*kotike të llojit kok*ainë, her*oinë, etj.

Departamenti i Policisë Kri*minale në Policinë e Shtetit, konkretisht Drejtoria Heti*more Qendrore, në bashkëpunim me Prok*urorinë e Kri*meve të Rënda Tiranë, pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet daneze, regjistruan procedimin penal në vitin 2019.

Sot, në koordinim të plotë me EUROPOL, autoritet e hetimit të Danimarkës, ato të Suedisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Sllovenisë dhe Shqipërisë, realizuan goditjen në një kohë, të këtij grupi kri*minal.

Është dokumentuar se ky grup kri*minal ka tra*fikuar mbi 1 650 kg kok*ainë dhe her*oinë brenda vendeve të BE-së.

Si rezultat i operacionit u arr*estuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky het*im. U sekuestruan 40 kg kok*ainë, u kontrolluan me dhjetëra ambiente, u sekuestruan mbi 600 mijë euro, ar*me zjarri, gra*nata, disa automjete dhe objekte te ndryshme, etj.

Në Shqipëri gjatë fazës operacionale u përfshinë Drejtoria Heti*more Qendrore në Departamentin e Policisë Kri*minale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Tiranë dhe Korçë, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Kri*meve të Rënda, mëngjesin e sotëm në Shkodër, u bë arr*estimi i shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Shkodër, me rol aktiv (kryetar i grupit kri*minal), për veprat pen*ale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kri*minale”, “Grupi i strukturuar kri*minal” dhe “Kryerja e veprave pen*ale nga organizata kri*minale dhe grupi i strukturuar kri*minal”.

U shpall në kërkim një shtetas tjetër, por për arsye hetimi, nuk bëhen të ditura gjeneralitetet. U seku*estruan në Shqipëri rreth 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro.

EUR*OPOL dhe autoritetet daneze, kanë falënderuar Policinë e Shtetit dhe Pro*kurorinë e Kri*meve të Rënda, për profesionalizmin e treguar, rolin aktiv dhe shumë të domosdoshëm në goditjen e këtij grupi të rrez*ikshëm kri*minal.

Zbulimi i rrallë/ Një asteroid i florinjtë drejt Tokës, mund të kthejë çdo banor në miliarder

Edhe nëse ishte “Big Bang”, “Midas” ose vetë Perëndia, ne nuk do të shkojmë ndonjëherë përtej misterit të origjinës së floririt. Por ne dimë se është minerali më me vlerë dhe tashmë kemi identifikuar një asteroid me vlerë 700 kuintilion dollarë, si pasojë e strukturës së tij me metale të çmuara.

Nëse gara hapësinore e minierave ndizet për ndonjë arsye, ajo do të jetë ky asteroid, i quajtur “Psyche 16”, që sipas studiuesve është vendosur midis Marsit dhe Jupiterit dhe lëviz metale të rënda të mjaftueshme për të pasuruar çdo person mbi planetin tonë me një trilion dollarë.

Ky asteroid ka sasi masive ari, hekuri dhe nikeli duke bërë që NASA të buzëqeshë pasi e zbuloi. Zbulimi është bërë, ndërsa tani është një çështje provimi i ekzistencës së tij duke e prekur.

Dhe NASA ka në plan ta bëjë këtë, duke filluar nga viti 2022. Sigurisht, thotë minatori veteran Scott Moore, CEO i EuroSun Mining “Titanët e artë” tani kontrollojnë qindra pronat më të mira prodhuese në mbarë botën, por 4-5 milionë unaza ari sillen çdo kohë rreth planeteve.

A mund ta nxjerrim këtë ar nga hapësira? Kjo është pyetja kuintilion dollarëshe, sigurisht.

Profesor John Zarnecki, president i Shoqërisë Mbretërore Astronomike, vlerëson se do të duhen rreth 25 vjet për të marrë ‘prova të konceptit’ dhe 50 vjet për të filluar prodhimin komercial.

“Sigurisht, gjithçka varet nga dy gjëra kryesore: Fizibiliteti ekonomik dhe përparimi ynë i teknologjisë hapësinore. Dhe pastaj, ne nuk jemi vetëm. Ka fuqi të tjera botërore të cilat dëshirojnë të marrin në duart e tyre atë që përmban asteroidi. Kina përfundimisht planifikon të dominojë këtë garë”, tha ai.

Ujku në Han të Elezit/ Mjekët flasin për gjendjen e pesëvjeçarit (VIDEO)

Arlind Suma ka pësuar disa plagë në trup nga një ujk, derisa luante me fëmijët në fshatin Dimcë, raporton T7

Ka kohë që s’po arrin të qetësohet. Arlind Suma e ka të vështirë t’i ndalë të qarat pas asaj që i ndodhi një ditë më herët.

5-vjeçari nga Dimca e Hanit të Elezit po luante me shokët kur ai u sulmua nga një ujk.

Për shkak të plagëve të marra Arlindi është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Babi i tij, Mitati, ndonëse nuk pranoi të fliste para kamerës, tregoi se në fshatin ku jetojnë, banorët gjithmonë janë të rre*zikuar si nga ujqit dhe arinjtë.

Arlindi ka marrë disa plagë në trup nga kaf*shimi i ujkut.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Zejnë Buja, thotë se momentalisht gjendja e pacientit është stabile.

Për shkak se Arlindi ka pësuar një tra*umë psi*kike, mjekët kishin ftuar edhe psikologun ta vizitonte pacientin.

Në një përgjigje për Televizionin 7, psikologu Besnik Kadriu, theksoi se paci*enti për momentin është i shqetësuar.

Në raportin e tyre 24 orësh, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. /Arlinda Sejdiu, T7

https://www.youtube.com/watch?time_continue=128&v=xgrHQ8jA5to

Kasami viziton Lubotenin pas aksionit policor (FOTO)

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me sekretarin gjeneral, Arjanit Hoxha dhe kryetarin e degës Çairit, njëherit edhe anëtarin e kryesisë qendrore, Sedat Ramadani kanë vizituar fshatin Luboten pas aksionit policor.

Kasami ka vizituar disa shtëpi që janë bastisur dje nga forcat policore, të cilët u është marrë duhani, duke ua bërë të vështirë mbijetesën dhe sigurimin e kafshatës së gojës.

Ndryshe, dje policia financiare ka realizuae aksion kundër prodhuesve të duhanit, ku sipas tyre kanë punuar në mënyrë të pa ligjshme./TopAlNews/