Ballina Blog Faqe 579

MPB vë pas hekurave vra”sësin e Burim Idrizit

Policia ka arr*estuar vr*asësin e 24-vjeçarit Burim Idrizi, i cili u ekz*ekutua në vitin 2017 në afërsi të Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov”, transmeton flurudha.com

Sot, në rrugën lokale Zelenikovë-Moranë, pjesëtarët e policisë nga SPB-Shkup, kanë arr*estuar 29 vjeçarin me inicialet O.A. nga Shkupi, i cili ishte shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale”vr*asje”, të kryer në 20.12.2017, në rrugën Xhon Kenedi, ku para një restoranti u vr*a 24-vjeçari Burim Idrizi nga Shkupi, njofton MPB.

Përndryshe, Burim idrizi, u vr*a në një incident të ar*matosur në Çair, në rrugën Xhon Kenedi, para Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov”. Vr*asja ndodhi rreth orës 18, ku së pari u dëgjuan kri*sma nga ar*më zjarri. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, është gjuajtuar me “kall*ashnikov” nga një makinë në lëvizje e tipit “Jugo”, ndërsa 24-vjeçari u ekz*ekutua me gjashtë plu*mba ndërsa po qëndronte në stacionin e autobusit para shkollës. Motivet e kësaj vr*asjeje ende janë të panjohura./flurudha.com

Kodra e Diellit, alpinisti pëson su*lm në zemër, me helikopter transportohet në klinikat e Shkupit (VIDEO)

Alpinisti nga Kumanova ka pësuar sulm në zemër ndërsa ishte në një turne alpinizmi në Kodrën e Diellit, njofton 24 info, transmeton flurudha.com.

Sipas informacioneve të “24 info”,menjëherë u angazhua një helikopter i MPB me të cilin alpinisti u transportua në klinikat e Shkupit.

Anëtari i klubit të alpinizmit “Jellak” nga Tetova, sot në ora 11 u paraqit në polici dhe informoi se një pjesëtari të turneut nga Kumanova i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Alpinistët, duke u nisur nga simptomat, konstatuan se bëhet fjalë për sulm në zemër. Prandaj u paraqitën në MPB, kurse për shkak të largësisë së Malit Sharr, kërkuan nga policia që të dërgojë helikpter që të mund t’í jepet ndihma e parë mjekësore. Pas paraqitjes së rastit, nga MPB është nisur urgjentisht helikopteri, kurse pjesëtarët e ekupizhit nuk e kanë pasur vështirë për ta gjetur vendndodhjen e grupit që kërkoi ndihmë. Alpinisti që jepte shenja jete u transportua në Qendrën Klinike të Shkupit, njoftojnë nga policia e Tetovës.

Momentalisht nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore./flurudha.com

????????????????????????????????????

Ekspertët: Me lista të hapura pastrohet skena politike (VIDEO)

Ekspertët vlerësojnë se zvogëlimi i njësive zgjedhore nga gjashtë në një do t’i mundësonte partive më të vogla që të mos ndikohen nga programet e partive më të mëdha, ndërsa qytetarët të votojnë subjekte sipas interesave të tyre. Ish deputet Ismet Ramadani vlerëson se modeli i një njësie zgjedhore dhe lista të hapura për deputet forcon pluralizmin politik.

Shansi sigurisht që është më i mirë për partitë e vogla të cilat nuk do të renditën në varganët partiake të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Asnjëra nga partitë shqiptare tani nuk është parti e madhe e cila mund të krahasohet me bllokun maqedonas. Me një njësi zgjedhore do të vijë në shprehje ajo që është subjektivitet i partive politike. Nëse pranohet të shkohet me lista të hapura atëherë do të vijë në shprehje cilësia, identitet i kandidatëve për deputet dhe do prishet ajo formula kush është më afër liderit të radhitet i pari në listë”. – tha Ismet Ramadani, Ish deputet

Ish kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski vlerëson se me shndërrimin e modelit në një njësi zgjedhore, merr fundi keqpërdorimi forcave të vogla politike. Petkovski shtron idenë e modelit zgjedhor pa prag apo me prag minimal prej 1 për qind. Sipas tij ky model i jep përfaqësim në Kuvend të gjitha subjekteve që marrin mbi 1 për qind të votave nga numri total i votuesve.

Që të ketë jetë të vërtetë parlamentare-shumë partiake, qytetarët duhet ta kenë mundësinë që sipas nevojave të tyre të delegojnë njerëz në Kuvend dhe kjo mund të sigurohet vetëm me një njësi zgjedhore pa prag zgjedhorë ose me prag të ulët. Me këtë ulet edhe nënçmimi politik ndaj subjekteve i cili është shumë aktual për momentin. Pra nëse shkohet me një njësi zgjedhore do të filtrohet arena politike në shtet”. – u shpreh Tito Petkovski, Ish kryetar i Kuvendit

Duke u thirrur në iniciativë të disa partive politike, presidenti Stevo Pendarovski doli në mbështetje të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me qëllim zvogëlimin e numrit të njësive zgjedhore dhe lista të hapura. Partitë politike u shprehën të ndara. LSDM-ja mbështet idenë për numër më të vogël të njësive zgjedhore, ndërsa BDI i kushton rëndësi procesit zgjedhorë. Opozita maqedonase nuk ka qëndrim përfundimtar, ndërsa opozita shqiptare propozon modelin me tre njësi zgjedhore që nënkupton bashkim e nga 2 njësive dhe votimin online të diasporës. Në vitin 2015, me ndërmjetësim të Piter Vanhaute partitë arritën konsensus për zvogëlimin e njësive zgjedhore në diasporë nga tre në një dhe pragun prej 6400 votave për një deputet. Partitë shqiptare aso kohe kishin propozuar edhe modelin e një njësie zgjedhore, por ideja nuk ishte mbështetur nga blloku politik maqedonas.

https://www.youtube.com/watch?v=fr5iJ4rNu_0

Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar, la pas 3 fëmijë (Foto)

Ai prej disa vitesh po vuante nga një sëmundje e rëndë prej të cilës po trajtohej në Francë.

Sefedini ka qenë korrespondent i Kohës Ditore nga Vitia vite me radhë. Gjithashtu ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile të Vitisë.

I ndjeri pas vete ka lënë gruan me 3 fëmijë.

Reagon Gjermania/Nënkryetari i CDU/CSU, në Bundestag: Partitë të pranojnë vendimin e presidentit

Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul shprehet në një deklaratë, se ekziston një situatë e re politike në Shqipëri. Palët duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit, thekson ai.
Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në parlamentin gjerman (Bundestag) Johann David Wadephul, reagoi të dielën në një deklaratë për media ndaj vendimit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor.

“Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike.”

“Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm.”

“Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit.”

“Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania|”.

Pak para marrjes së vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti Meta kishte qenë për një vizitë në Berlin, ku zhvilloi takime me shumë deputetë gjermanë, ndër ta edhe me nënkryetarin e partisë qeverisëse, Johann David Wadephul./DW/

Jetë luksoze e makina të shtrenjta/Shqiptarit e gruas së tij i sekuestrohen 1,6 mln euro pasuri (EMRI)

Një 54-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortes së tij italiane, 44 vjeçe iu sekuestrohen nga policia italiane një pasuri që kap vlerën 1.5 mln euro pronash të paluajtshme. Bëhet fjalë për shtëpi, toka dhe një biznes që tregton pajisje “softëare”.

Sipas medieve italiane, Pazait Kasaj nga Selenica e Vlorës dhe gruaja e tij, Giovanna Iannotta janë të martuar prej 15 vitesh, ndërsa raportohet se pasurinë e kanë përfituar nga trafikimi i drogës dhe aktivitete të tjera kriminale.

Shqiptari i cili ka qenë në burg për trafik droge ra në sytë e autoriteteve italiane pasi qarkullonte me makina të shtrenjta dhe të marra me qira.

Ndërkohë, gruaja e tij, e cila ka në pronësi një kompani tregtare “softëare”, ka qenë e dënuar për përdorim të paautorizuar të kartave të kreditit.

Mediet vendase raportojnë se çifti ka në pronësi 14 banesa në Vercelli, një në Nichelino, e disa të tjera në Carmagnolu, ku gjithashtu ka korrespondojnë edhe një sipërfaqe toke.

Pasta e përgatitur në shtëpi, ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve dhe eleminimin e aromave të pakëndshme

Higjena e duhur orale ndihmon në parandalimin e problemeve të ndryshme me dhëmbët, sëmundjet e mukozës si dhe parandalimin e aromave të pakëndshme. 

Higjena e duhur orale ndihmon në parandalimin e problemeve të ndryshme me dhëmbët, sëmundjet e mukozës si dhe parandalimin e aromave të pakëndshme të gojës.

Një recetë e thjeshtë do ju ndihmojë të kujdeseni më së miri për higjenën orale. Nga eleminimi i gurëzave, neutralizimi i aromës së keqe, qetësimi i mishrave madje dhe zbardhja e dhëmbëve tuaj.

Për të përgatitur pastën do ju duhet

1 lugë sodë buke

Gjysmë luge kripë

Gjysmë filxhani me ujë të oksigjenuar (gjendet në farmaci)

Përzieni sodën e bukës me kripë dhe me pak ujë të vakur. Masën vendoseninë furçën e dhëmbëve dhe aplikojeni. Pasi të keni shpëlarë gojën, bëni disa herë gargarë me ujin e oksigjenuar.

Kjo pastë mund të përdoret të paktën një herë në ditë.

/Health & Wellness

Maska me sodë buke dhe vaj kokosi, mësoni përfitimet

Lani fytyrën tuaj 2 herë në javë me sodë buke dhe vaj koksi dhe shikoni çfarë do ju ndodhë brenda një muaji.

Kujdesi ndaj fytyrës kthehet në diçka parësore përsa u përket femrave. Shpesh produketet kozmetike dhe trajtimet në qendra estetike janë të kushtueshme dhe jo rrallë herë të pasigurta.

Për këtë këshillohet që herë pas herë të përdorni produkte që mund të gjenden lehtë në shtëpinë tuaj.

Pse vaj kokosi dhe sodë buke?

Këto produkte nuk janë të kushtueshme dhe janë natyrale.

Vaj kokosit është i pajisur me vetitë hidratuese, antimikrobike dhe shëruese. Aplikimi i këtij përbërësi ndihmon për të larguar papastërtitë dhe për të lehtësuar shfaqjen e njollave në fytyrë.

Soda e  bukës është e njohur për vetitë zbardhuese si dhe ndihmon në mbajtjen e butë të lëkurës. Gjithashtu lufton aknet dhe sëmundjet e tjera të lëkurës.

Gjithmonë këshillohet që kjo maskë të aplikohet me masën e duhur për të mos shkaktuar probleme, si rritjen e ndjeshmërisë së lëkurës ndaj ekspozimit në diell.

 Përbërësit:

Vaj kokosit – ½ filxhani

Sodebuke  – ½ filxhani

Përdorimi:

Shkrihet vaji i kokosit nëse është në gjendje të ngurtë. Shto sodë buke në vajin e lëngshëm të kokosit deri në krijimin e një mase homogjene. Pastroni fytyrën para aplikimit. Vendosni maskën në fytyrë dhe shpëlajeni pas 15-20 minutash.

Beauty & Health Tips

Si të digjni dhjamin e barkut pa ushtrime, vetëm duke ngrënë këto 7 ushqime

Ndërkohë eksperti i dietës Terri-Ann Nunns ka zbuluar disa nga ushqimet që ju lehtësojnë punë me djegien e dhjamit në zonën e barkut

Tashmë që vera është në ditët e saj, edhe pse qartë nuk duket, njerëzit me probleme me peshën nxitojnë të heqin disa kilogramë të tepërt. Ju shqetëson dhjami në zonën e barkut, por ju mungon vullneti i duhur për t’u ushtruar…!

Ndërkohë eksperti i dietës Terri-Ann Nunns ka zbuluar disa nga ushqimet që ju lehtësojnë punë me djegien e dhjamit në zonën e barkut

1.  Drithërat

Fibrat janë jetike që sistemi juaj tretëts të punojë siç duhet.  Ndryshimi më i lehtë që mund të bëni për të marrë më shumë fibra në dietën tuaj është zëvendësimi i karbohidrateve me ushqimet e grurit të si: buka e zezë, makaront, orizi integral, thekër.

2. Avokado

Avokadot janë një burim i yndyrnave të mira. Ky frut është i pasur me yndyrna që mund të ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak.

3. Arrat

Njerëzit që konsumojnë  arra mund të kenë një sasi më të ulët të dhjamit të barkut, në krahasim me ata që zgjedhin ushqime tradicionale me bazë karbohidratesh.

4. Vezët

Vezët janë ushqimi i përsosur i mëngjesit me proteina të larta. Ato bëjnë shumë punë në zvogëlimin e masës dhjamore duke ju mbajtur të ngopur.

5. Banane

Ky super frut është i mbushur plot me vitamina. Bananet përmbajnë magnez dhe kalium, të cilat kompensojnë  efektet e ushqimeve të përpunuara dhe të kripura që shkaktojnë fryrjen e barkut.

6. Kos

Kosi është një ushqim që ndikon në zhvillimin e baktereve të mira në zorrë. Duke rritur kështu aktivitetin tretës të tyre.

7. Çaj jeshil

Ai cilësohet si një prej antioksidantëve më të mirë si dhe një nxitës i mirë i metabolizmit.

/Daily Star

Fëmijët 10 herë më të ekspozuar ndaj diellit, okulistja: Vendosini syze që të shmangni problemet (VIDEO)

Mjekja okuliste Nora Burda përmendi një sërë arsyesh pse është e nevojshme mbajtja e syzeve të diellit që në moshë të vogël në mënyrë që të parandalojmë probleme që mund të shkaktohen në të ardhmen.

Shpeshherë i shohim fëmijët e vegjël me syze dielli të cilat ata në më të shumtën e rasteve i mbajnë për dëshirë ose si mjet argëtimi, por në fakt mbajtja e syzeve të diellit nga fëmijët duhet të jetë domosdoshmëri. Këtë gjë ka pohuar mjekja okuliste Nora Burda në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv. Burda përmendi një sërë arsyesh pse është e nevojshme mbajtja e syzeve të diellit që në moshë të vogël në mënyrë që të parandalojmë probleme që mund të shkaktohen në të ardhmen.

“Këshillohet që fëmijët të vendosin syze dielli që në moshën 2 vjeç e gjysëm, 3 vjeç, kjo për një sërë arsyesh. E para e punës fëmijët shpenzojnë një periudhë më të madhe në diell se sa ne të rriturit, sidomos në këtë periudhë që koha është e mirë. Ashtu siç prindërit mbrojnë lëkurën, po njëlloj duhet tu japin edhe syzët e diellit me mbrojtje 100% që të mos dëmtohen.

E dyta është që zhvillimi okular tek fëmijët nuk ka përfunduar akoma, përfundin në moshën 7 vjeç dhe si pasojë lentja e tyre, kristalini është shumë vunerabël, është shumë transparente dhe nuk stopon një pjesë të rrezeve hyrëse UVA që të kalojnë në retinë dhe janë 10 herë më të ekspozuar se të rriturit për të thithur rreze hyrëse UVA në sy dhe për tu shkaktuar probleme gjatë hetës më vonë, sepse dëmtimet nuk ndodhin në moment.

Arsyeja e tretë është që fëmijët nuk kanë shumë melaninë, ndaj edhe nuk bëhet mirë ndalimi i hyrjes së rrezeve të diellit.”, tha Burda në emisionin “Rreze Dielli”

Burda u ndal gjithashtu tek materiali i syzeve të diellit që fëmijët duhet të mbajnë. Kujdesi duhet të jetë i tepërt duke marrë parasysh lëkurën e tyre të ndjeshme si dhe moshën e vogël.

“Syzet e fëmijëve duhet të jenë elastike se atyre akoma nuk u është formuar kocka e hundës. Janë ca syze që janë specifike për fëmijët që janë shumë të lehta. Ato duhet të jenë shumë të ngjitura me syrin dhe duhet të kenë një sipërfaqe të madhe në mënyrë që të ndalojnë edhe hyrjen e pluhurave. Është mirë që të mbajnë edhe një kordon lidhës që të jenë sa më të puthitura.”, u shpreh mjekja në “Rreze Dielli”

Sipas okulistes një vemendje të veçantë duhet tu kushtohet fëmijët që merren me not apo me ski. Burda tha në “Rreze Dielli” se ata duhet të mbajnë syze të polarizuara në mënyrë që të bëhet një bllokim total i rrezeve të diellit.

Mjekja theksoi se syzet e diellit, si tek fëmijët edhe tek të rriturit duhet të mbahen gjatë gjithë kohës kjo për arsyen se rrezet hyresë të dëmshme UVA depërtojnë në çdo kohë, edhe kur është vranët edhe kur është diell.

“78% e rrezeve hyrëse UVA, edhe kur është vranët, edhe kur bie shi futen në sipërfaqen okulare. Kur bie shi, uji i reflekton po kaq fuqishëm këto rreze të dëmshme. Ndërtesat i reflektojnë, bora i reflekton, rëra po, betoni në verë i reflekton. Ndaj rekomandohet që të vendosen syze edhe në verë edhe në dimër.”, Tha Burda

Në përfundim mjekja okuliste Nora Burda tha se përzgjedhja e syzeve është shumë e rëndësishme. Sipas saj duhet të heqim dorë nga syzet e lira në çmim, pasi ato kanë lente plastike që rrisin sasinë e rrezeve të diellit që futen në sy. Ato i thithin ato dhe sytë dëmtohen më tepër.

Mjekja okuliste Nora Burda në studion e “Rreze Dielli”

Ekzema/ Si diagnostikohet dhe si kurohet sëmundja e lëkurës

Loreta Kuneshka, mjeke dermatologe sqaron se cilat janë shenjat që tregojnë se vuajmë nga kjo sëmundje dhe si diagnostikohet ajo.

Në emisionin e mirënjohur “Këndi i Ekspertit” në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në rubrikën “Mjeku im” këtë të javë ka qenë e ftuar Loreta Kuneshka, mjeke dermatologe pranë QSUT-së. Ekspertja ka folur për një sëmundje të lëkurës që është mjaft e përhapur si ekzema. Ajo fillimisht ka sqaruar se çfarë është ekzema dhe cilat janë shenjat që tregojnë se vuajmë nga kjo sëmundje dhe si diagnostikohet ajo. Doktoresha ka shpjeguar se si trajtohet ekzema dhe si kurohet kjo sëmundje. Më pas mjekja Loreta Kuneshka u është përgjigjur pyetjeve live të qytetarëve për problematika të tjera.

Sot do të flasim për ekzemën. Çfarë është ekzema?

Cilat janë shenjat që tregojnë se vuajmë nga kjo sëmundje dhe si diagnostikohet ajo? Si trajtohet dhe si kurohet ekzema?

Çfarë është ekzema?

Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura dermatologjike, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Pavarësisht pamjeve që mund të keni parë dhe që fillimisht mund t’ju kenë frikësuar, ekzema është një sëmundje e lëkurës dhe mbetet vetëm në lëkurë, d.m.th. nuk prek organet e brendshme dhe nuk rrezikon jetën e pacientit. Kjo është ana pozitive e kësaj sëmundjeje. Në fazat e para të saj, ekzema quhet ndryshe edhe dermatit atopik. Është një sëmundje e trashëgueshme. Ka persona që, për fatin e tyre të keq, kjo sëmundje iu shfaqet që kur lindin apo që në muajt e parë të jetës. Ka edhe persona të tjerë, të cilëve iu shfaqet në moshë madhore. Sëmundja ka komponentin e trashëgimisë, pastaj faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shpërthimin e saj, janë edhe alergjitë, sepse në bazë të kësaj sëmundjeje është fenomeni alergjik. Këtu mund të përmend kushtet mjedisore ose personat që mund të jenë alergjikë nga ambienti, nga pluhurat, nga elementë të tjerë që shkaktojnë alergji edhe në organet e tjera, si p.sh. polenet e luleve që shkaktojnë alergji në organet e frymëmarrjes.

Kemi disa lloje ekzemash ose disa lloje dermatitesh. Kemi dermatitin e kontaktit që vjen kur personi ka alergji nga diçka me të cilën bie në kontakt lëkura e tij. Dermatiti i kontaktit te bebet mund të shfaqet në fytyrë, në qoftë se mund të jetë alergjik nga kremrat e ndryshëm ose nga solucionet larëse ose nga vajrat që përdorin nënat, në mënyrë që lëkura e bebes të qëndrojë e freskët dhe e butë. Jo se këto janë të dëmshme, por në përbërjen e tyre mund të ketë ndonjë element ndaj të cilit fëmija është alergjik. Kjo bën që lëkura e tij të mos mbetet më një lëkurë normale, por të shfaqen eritemat dhe të gjithë elementët e tjerë dermatologjikë që në gjuhën popullore njihen si puçrra, të cilat mund edhe të infektohen nga kruarja dhe të hapen duke lënë edhe shenja. Njëkohësisht këto kanë edhe ndjesinë e djegies dhe bëjnë që fëmija të grindet. Këto gjithnjë nëse flasim për fazën kur pacienti është një fëmijë i vogël. Ndërsa pacientët e rritur shprehen vetë se çfarë ndjesie kanë prej kësaj sëmundjeje, pra kanë kruarje dhe djegie. Këto simptoma e bëjnë këtë sëmundje shumë të bezdisshme. Duhet të them që te shumë fëmijë të vegjël dermatiti i kontaktit shkaktohet nga përdorimi i pampersave, nga pelenat. Shumë fëmijë janë alergjikë ndaj tyre. Shumë elementë që një fëmijë i ka të shfaqura në fytyrë, disa fëmijë të tjerë mund t’i kenë në zonën gluteale, pra në zonën që mbulohet me pampers. Mirë është pastaj që te këta fëmijë të përdoren si vite më përpara, garza me përbërje 100% pambuk, të lara mirë dhe të hekurosura, në mënyrë që të eliminohen sa më shumë dermatitet e kontaktit. Gjithashtu dermatiti mund të shfaqet edhe në zona të ndryshme të trupit, në qoftë se veshja e tyre ka në përbërje një fije që fëmijëve u shkakton alergji, d.m.th. mund të shfaqet edhe në krahë, edhe në këmbë dhe kudo në trup. Dermatiti i kontaktit shfaqet në forma të ndryshme.

Si vjen kjo sëmundje? Shkak i saj është vetëm se është e trashëgueshme apo ka edhe ndonjë shkak tjetër?

Duhet të ketë edhe ndonjë element tjetër që shkakton shpërthimin e saj sepse njerëzit mund të kenë sëmundje të trashëguara gjenetikisht, pra janë të prirë për ta shfaqur atë sëmundje, por duhet të ketë edhe disa faktorë të tjerë predispozues që shkaktojnë shpërthimin e saj. Siç thashë, te dermatiti i kontaktit shkak i shpërthimit janë veshjet ose gjërat e tjera me të cilat personat bien në kontakt. Te të rriturit haset shumë shpesh dermatiti i kontaktit, që ndryshe njihet edhe si ekzema profesionale, e cila shfaqet në duar ose në këmbë, p.sh. te punëtorët e ndërtimit, kur dikujt i shkakton alergji çimentoja apo përbërësit e ndryshëm të llaçit; te bojaxhinjtë kur dikujt i shkaktojnë alergji përbërësit e ndryshëm të bojërave; te femrat të cilat merren shumë me larjen e enëve sepse në detergjentët e ndryshëm që ato përdorin, mund të ketë përbërës të tyre të cilët shkaktojnë alergji. Karakteristike te këta persona është që ekzema apo dermatiti i kontaktit shfaqet vetëm në duar, ndërsa pjesët e tjera të mbuluara të trupit i kanë normale. Gjithashtu dermatiti i kontaktit mund të shfaqet edhe në zonën e këmbëve te persona të cilët gjatë periudhës së verës nuk mbajnë çorape dhe mund të jenë alergjikë qoftë edhe ndaj pluhurave të mjedisit të jashtëm ose ndaj solucioneeve të ndryshme që ndodhen në mjedisin ku ata punojnë.

A shpëtohet prej kësaj sëmundjeje apo ajo rishfaqet?

Shërim nuk ka. Nuk mund të themi se është sëmundje e pashërueshme sepse kjo fjalë përdoret për sëmundjet që rrezikojnë dhe marrin jetë. Kjo është një sëmundje e mjekueshme, por në momentin kur ndërpritet mjekimi, ajo mund të rishfaqet. D.m.th. që ekzema është një sëmundje kronike. Kjo do të thotë që personat që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të jenë gjithnjë në kontakt me mjekun, në mënyrë që të jenë gjithnjë nën kontrollin e tij dhe me mjekime. Në momentin kur kanë përmirësime, ata mund të ulin dozën e mjekimit, i cili gjithnjë ka në bazë të tij kremra dhe kortizonikë dhe kortizoni nuk duhet përdorur me tepricë pasi jep edhe ai efektet e veta anësore dhe negative.

Kemi edhe dermatitin seboroik apo ekzemën seboroike. Edhe kjo lloj ekzeme ka komponentin e vet gjenetik, por zakonisht shpërthen te personat me imunitet të ulur, te personat që mund të vuajnë nga virusi HIV, madje shumë herë mund të jetë shenja e parë. Pra, një dermatit sboroik i cili nuk arrin të menaxhohet me mjekim, të shtyn të mendosh për të bërë një test imuno-defiçence dhe pas këtij testi shumë persona kanë rezultuar pozitivë me virusin HIV. Duhet të them se kjo është një shenjë që këta persona duhet t’i shtyjë për t’u diagnostikuar më herët. Mund të prekë edhe persona, të cilët vuajnë nga leucemia ose nga sëmundje të tjera të gjakut, si pasojë e të cilave kanë imunitet të ulët. Mund të prekë personat që vuajnë nga sëmundja e parkinsonit, te të cilët e hasim shumë shpesh shpërthimin e dermatitit seboroik. Dhe gjithnjë prek zonat e kyçeve ose ato zona ku bëhet bashkimi dhe përthyerja e lëkurës, si në sqetulla, në rrëzë të kofshëve. Por mund të shfaqet edhe në fytyrë, në zonat pas veshëve, por edhe në zonën e kokës. Dermatiti seboroik paraqitet gjithnjë me eritemë, pra me skuqje dhe zbokth të tepruar, gjë që është e bezdisshme. Por njëkohësisht shkakton edhe probleme psikologjike te personat e prekur, në lidhje me marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë. Siç e thashë, nuk është sëmundje e rrezikshme për jetën, por duhet mbajtur gjithnjë nën kontroll mjekësor dhe me mjekime.

Jam nga Tirana. Kam çarje te thembrat e këmbëve. Ndërsa te fyelli i këmbëve kam një lloj lëkure të thatë dhe kohë më parë kam pasur prapa qafës një pjesë të lëkurës të kuqe, të thatë, si e djegur. Jam vizituar te mjeku, jam mjekuar, por përsëri kam pasur shqetësime.

Këshilla ime është që çdo shenjë në lëkurë të diagnostikohet nga mjeku specialist. Në këto raste nuk na ndihmojnë shumë analizat laboratorike, siç mund të ndihmojnë në rastet e sëmundjeve të tjera, si p.sh. në sëmundjet e organeve të brendshme. Me këto që tha zonja duhet të ketë ose dermatit seboroik ose fillimin e një psioraze. Ndoshta do të ishte mirë përdorimi i një pomade në përbërje të së cilës ka acid salicilik, i cili bën heqjen e atyre pjesëve të lëkurës që ngjajnë si luspa të bardha. Gjithashtu pomada duhet të ketë edhe një përqindje të vogël kortizoniku, sepse heqja e kësaj pjese të lëkurës do të çonte në skuqjen e lëkurës dhe një kortizonik i lehtë do ta eliminonte këtë. Pra një krem i përbërë prej acidit salicilik dhe deksometazonit po një kortizoniku tjetër të lehtë, do të ishte i nevojshëm në këtë rast. Kemi edhe përbërësit lanolinë, vaselinë, të cilët janë mbushësit e një kremi hidratues. Me sa tha zonja, duhet të ketë psiorazë, por baza e mjekimit është kjo që sapo thashë. Kremrat mund të kenë emra të ndryshëm, por duhet parë përbërja e tyre. Pra, ata duhet të kenë acid salicilik dhe një përqindje kortizoniku. Pastaj në momentin që shenja mbetet vetëm si njollë në lëkurë, pra e kuqe dhe pa ato luspat e bardha të lëkurës, atëherë mjekimi i duhur do të ishte një krem me përbërës kortizoniku, për pak ditë, dhe më pas të përdoreshin vetëm kremra zbutës dhe hidratues, sepse kremrat të cilët kanë në përbërjen e tyre medikamente duhet që të përdoren vetëm në rastet e acarimit të sëmundjes, sepse përdorimi i gjatë i tyre mund të sjellë edhe efekte anësore negative.

Loer Kume shpallet fitues i “Çmimit Kadare 2019”!

Loer Kume është shpallur fituesi i madh i “Çmimit Kadare” për vitin 2019. Ai është përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit dhe të zakonshmes në letërsi duke sjellë kështu një përmbledhje me tregime e duke rrëm*byer trofenë.

“Të përzgjidhesha në 10 finalistët e çmimit “Kadare” 2019 ishte në njëfarë mënyre habi dhe shpërblesë.

Sepse, për brezin tim çmimet në Shqipëri janë kthyer prej kohësh në një farsë të madhe, ku cilësohen dy-tre emra në fillim dhe më pas dihet kush e fiton. Skema e përhershme me po ata emra të lakuar e të lashtë në juri ose në kandidim, që i kthejnë favoret njëri-tjetrit.

Ndaj u habita që u prish kjo ta*bu dhe u kënaqa që këmbëngulja ime prej “kokëshkëmbi”, do të thosha, për të marrë pjesë në konkurs për herë të dytë, dha një rezultat fillestar”, – u shpreh disa javë më parë Loer Kume për suplementin “Leteratura” në Gazetën Liberale.

Pesë veprat që garuan për çmimin e madh të letërsisë janë: Fate Veliaj, Mimoza Hysa, Roland Gjoza, Ylljet Aliçka dhe Loer Kume i cili u shpall sot fitues i “Çmimit Kadare”.

Që prej ditës së djeshme juria e “Çmimit Kadare”, kryesuar nga Bashkim Hoxha në përbërje të së cilës janë shkrimtarët Mehmet Kraja, Genciana Abazi, Alda Bardhyli dhe Diana Kastrati janë mbledhur në Razmë ku mbajtën dhe mbledhjen finale për të vendosur fituesin i cili është shpallur tashmë.

Ky është viti i pestë i krijimit të “Çmimit Kadare”. Në katër vite më shumë se 100 autorë kanë qenë pjesë e këtij konkursi, ndërsa janë botuar 4 vepra të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqipe, vepra që kanë qenë fituese të këtij çmimi.

I gjithë projekti i çmimit “Kadare” ka një vlerë prej 10 000 eurosh, ku përfshihen: Kontrata individuale me autorin, botimi i veprës, promovimi, e drejta e autorit dhe Ditët Letrare të Razmës.

Dje, bashkë me jurinë në Razmë kanë nisur dhe “Ditët Letrare të Razmës“, mbajtur nga Instituti Europian Pashko./Gazeta Liberale

Plani i Zaevit, po shqyrtohet koalicioni i ri qeveritar, ASH dhe BESA në lojë?! (VIDEO)

Nëse në qershor ose korrik Maqedonia e Veriut nuk merr datë për nisje negociatash, Kryeministri si opsion e sheh kthimin e mandatit.

Nëse vjen puna deri këtu, sipas Zoran Zaevit, hapen dy opsione të reja, formim i një qeverie të re ose zgjedhjet e parakohshme, për të cilat thotë se do të ishin të dëmshme për ekonominë.

Por me kë do të koaliciononte Zaev, nëse Presidenti sërish i jep mandat? Ai nuk hedh poshtë asnjë mundësi, përfshirë edhe koalicionin me opozitën shqiptare, për të cilën u pyet nga gazetarët.

“Opsionet e tjera janë marrja e mandatit të ri, se me cilin mandatar do të shohim, kemi President të shtetit, që besoj se tani do të japë mandat dhe s’do të kemi humbje muajsh për dhënie mandati, e më pas vetë mandatari i bën të gjitha analizat se me kë do ta përbëjë qeverinë, si persona dhe si subjekte politike, por kjo varet nga thelbi i vetë debatit nëse vihet deri tek kthimi i mandatit”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Opozita shqiptare, si Besa po ashtu edhe Aleanca për Shqiptarët ngurojnë të përgjigjen drejtpërdrejt për koalicion të ri të mundshëm me Kryeministrin Zaev. Megjithatë zëdhënësi i ASH-së Flakron Bexheti i tha TV21 se nuk mund të jenë në një koalicion ku bën pjesë edhe BDI-ja.

“Sa kam unë informacion, në radhët e Aleancës për Shqiptarët nuk ka disponim që të bashkëqeveriset me BDI-në sepse ne vlerësojmë se BDI-ja tashmë është pengesë kryesore në realizimin e shumë objektivave po aq më tepër edhe atyre eurointegruese, kështu që ripërsëris qëndrimin tonë se zgjidhja më e mirë e mundshme për ne ishte dhe do të jetë që vendi të shkojë në zgjedhje te parakohshme parlamentare”, tha Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

Sekretari gjeneral i “Lëvizjes Besa” Arianit Hoxha thotë se nëse do të kishin një ofertë për bashkëqeverisje, vendimin do ta merrnin në varësi të rrethanave.

“Janë situata shumë hipotetike të cilat nuk ia vlen për t’i komentuar. Deri te nuk ka arritur asnjë ofertë, nëse vjen diçka e tillë do t’i përgjigjemi konform rrethanave dhe vendimeve që do të marrin organet e partisë”, potencoi Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa.

Para 3 javësh i pyetur nëse qeveria aktuale mund të jetojë edhe pa BDI-në, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se një gjë e tillë nuk është e mundur.

“Jo, nuk mundet”, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

I shkruajtëm edhe deputetes Elizabeta Kançevska-Milevska, pjesë e grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, megjithatë nuk na u përgjigj në pyetjen nëse do të pranonin të ishin pjesë e një shumice të re të mundshme.

Kosovë-Shqipëri, a mund të ketë probleme tregtare pas 1 korrikut?!

Nëse qeveria e Shqipërisë, deri më datën 1 korrik 2018, nuk heq masat e përkohshme tarifore ndaj importeve të Kosovës, konkretisht ndaj patates, birrës, qepës dhe gjithashtu të lehtësojë pagesat nga tarifa e skanimit dhe Rrugës së Kombit, dhe disa certifikuara fitosanitare, Kosova do t’i kthehet reciprocitetit, duke rritur kostot ndaj eksporteve të Shqipërisë në Kosovë.

Zv.kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ishte mjaft i acaruar kur tha se ne jemi gati që për 24 orë të plotësojmë të gjitha kërkesat e bizneseve shqiptare për eksport në Kosovë, por pala shqiptare ka 5 vite që po zvarrit bashkëpunimin vetëm në aspektin teorik, pa marrë asnjë masë konkrete.

Berat Rukiqi, kryetari i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, tha se prej dhjetë vitesh flitet për pengesat e vëna nga Shqipëria dhe përmirësime nuk ka.

“Në asnjë rast, s’ka pasur asnjë grup interesi që kanë penguar një produkt të Shqipërisë të vijë në Kosovë. Nëse dikush nga Shqipëria ka dashur të hyjë në Kosovë, është favorizuar madje. Në gjithë këta sektorë, ne kemi pasur problem të hymë në Shqipëri. Me shumë telashe, për shkak të fuqisë financiare, ndoshta ka depërtuar birra. Ndonjë produkt i ushqimit, por jo në prezencë pa probleme. Edhe te birra sot flasim për barriera, edhe te mielli”, ka thënë ai.

Të njëjtin shqetësim ndau edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, i cili pohoi se qeveria e Kosovës ka qenë më e disponueshme për plotësimin e kërkesave të bizneseve shqiptare, ndërsa pala jonë nuk po përparon, ndërsa taksa në Rrugën e Kombit duket se ka rritur më tej kostot për tregtinë ndërmjet dy shteteve të të njëjtit komb.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Kosovës dhe të përpunuara nga “Monitor”, për periudhën janar-prill 2019, Kosova importoi nga Shqipëria mallra me vlerë rreth 66 milionë euro, me rritje 66%, ose 24.5 milionë euro më shumë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë absolute, Shqipëria ka rritjen e pestë më të lartë të eksporteve, pas Turqisë (+29.6 milionë euro), Greqisë (27 mln euro), Gjermanisë (21.5 mln euro), dhe Maqedonisë (24.7 mln euro). Ndërsa Kosova eksportoi në Shqipëri gati tre herë më pak mallra me vlerë 17 milionë euro, ose 8% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ndërkohë që qeveria shqiptare, nëpërmjet ministres së Financave, Anila Denaj, ka premtuar se do të zgjidhë pakënaqësitë e bizneseve nga Kosova, duke përfshirë edhe tarifat e skanimit dhe ato të Rrugës së Kombit, kompanitë koncesionare pranojnë çdo zgjidhje nëse kompensohen nga buxheti i shtetit.

Shqipëria, afat deri më 1 korrik, ja 6 kushtet që duhet të plotësojmë

Deri më 1 korrik, qeveria duhet të lehtësojë tregtinë me Kosovën sipas angazhimeve që ka marrë në mbledhjet e përbashkëta, ndryshe qeveria e zotit Ramush Haradinaj do të nisë aplikimin e barrierave tregtare të ngjashme me ato të Serbisë.

Së pari, kërkohet që të hiqet barriera për importet me akcizë për birrën e Kosovës. Birra e Kosovës duhet të paguajë akcizë të njëjtë edhe mbi sasinë 200 hektolitër. Sipas legjislacionit doganor shqiptar, përllogaritja e detyrimit të akcizës në rastin e prodhuesit nën 200,000 hektolitër në vit është 15,12 lekë për litër. Në rastin e prodhuesit mbi 200,000 hektolitër në vit, akciza e birrës është 29,82 lekë për litër.

Së dyti, qeveria e Shqipërisë duhet të heqë barrierat tregtare të përkohshme ndaj patateve dhe qepëve që vijnë në tregjet e kësaj nga Kosova. Që në vitin 2012, qeveria e zorit Berisha miratoi masa mbrojtëse shtesë, duke rritur tarifat doganore për pataten dhe qepën nga Kosova në kulmin e sezonit të prodhimit vendas. Masat u aplikuan pasi patatet dhe qepët nga Kosova hynin me kosto më të lira dhe konkurronin prodhimet shqiptare.

Së treti, Shqipëria duhet të heqë masat penguese për sasinë e miellit që futet nga Kosova, si për kufizimet në sasi, si për njohjen e certifikatave që e shoqërojnë.

Së katërti, qeveria e Kosovës ka kërkuar njësimin e certifikatave fitosantirae për produktet e prodhuara në Kosovë që tentojnë të eksportohen në Shqipëri. Sipas një studimi të qendrës shqiptare të eksporteve, një biznesi nga Kosova i kushton një certifikatë fitosanitare në Shqipëri 15 euro, por për eksportin e disa artikujve ushqimorë njëherësh kostoja rritet shumë. Bizneset e Kosovës kërkojnë që certifikata fitosanitare e Kosovës të njihet edhe në Shqipëri.

Së pesti, qeveria e Kosovës ka kërkuar heqjen e tarifës së skanimit për bizneset e Kosovës. Burimet nga Oda e Tregtisë së Kosovës thanë se, kjo tarifë e miratuar nga Parlamenti shqiptar duhet t’i shtrijë efektet vetëm brenda territorit shqiptar dhe nuk duhet të penalizojë mallrat tranzit që janë për në Kosovë. Shpesh, një kamion që ka pesë artikuj të ndryshëm duhet të paguajë mbi 100 euro tarifa skanimi. Kjo tarifë bashkë me pagesat e tjera në Rrugën Kombit e kalon vlerën emalit.

Së gjashti, qeveria e Kosovës i ka kërkuar Shqipërisë të lehtësojë tarifën e pagesës në Rrugën e Kombit për kamionët nga Kosova me 22.5 euro. Berat Rukiqi nga Oda e Ekonomisë së Kosovës, pohoi se, këto tarifa e kanë pozicionuar Shqipërinë si vendin me vështirësitë më të larta pas Serbisë për të eksportuar.

Kosova ka suficit tregtar në Shqipëri në eksportin e patateve dhe Birrës. Sipas të dhënave nga doganat e Kosovës, nga janari 2018 deri në maj 2019, Shqipëria importoi 1,3 milionë euro birrë nga Kosova, ndërsa eksporti në Kosovë ishte vetëm 113 mijë euro nga produkti. Në produktet e birrës, Shqipëria i ka importet 1000 herë më të larta se eksportet. Birra është një nga mallrat më të eksportuara të Kosovës në Shqipëri, aq sa për disa prodhues nga Shqipëria po shndërrohet në një kërcënim serioz.

Gjatë kësaj periudhe u importuan nga Kosova patate me vlerë 1,3 milionë euro, ose 189% më shumë se sa eksportet e patateve tona në Kosovë. Ndërsa në rastin e tregtisë së qepës, për të cilën pala kosovare po ndeshet me barriera, shihet se Shqipëria është suficitare, pasi gjatë periudhës janar 2018-maj 2019, eksportoi në Kosovë qepë me vlerë 132 mijë euro ose 97% më shumë se importet e këtij produkti nga Kosova në Shqipëri.

Produkti me vlerën më të lartë të importit nga Kosova është mielli. Gjatë janar 2018-maj 2019 u importua miell me vlerë 2.3 milionë euro, ndërsa mielli që u eksportua nga Shqipëria në Kosovë po në këtë periudhë kishte vlerën vetëm 111 mijë euro.

Gjatë periudhës janar-prill 2019, sipas të dhënave mbi tregtinë e jashtme me INSTAT, suficiti tregtar i Shqipërisë me Kosovën u zgjerua më tej. Eksportet në Kosovë arritën në 6.7 miliardë lekë, me një rritje prej 52%, kryesisht për shkak të rritjes së eksporteve të naftës dhe hekurit. Ndërsa importet nga Kosova ishin 2.1 miliardë lekë me një rënie 8,3% në raport me 4-mujorin e vitit 2018.

Nëse kushtet nuk plotësohen, masa shtesë të Kosovës

Burimet nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se nëse pala shqiptare nuk zgjidh brenda muajit qershor kërkesat për të cilat parimisht është rënë dakord, qeveria e Kosovës do të marrë masat e reciprocitetit.

Kjo do të thotë se për produktet shqiptare më të eksportuara në Kosovë, hekuri, nafta dhe çimento do të aplikohen masa shtesë në procedura dhe tarifa. Ndërsa do të rishikohet vënia e një takse të posaçme në Rrugën e Kombit në pjesën e Kosovës për kamionët shqiptarë.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë nuk kanë dhënë shumë detaje me pengesat që po hasin bizneset e Kosovës në Shqipëri. Në një përgjigje për “Monitor” në këtë institucion, thonë se kanë pranuar shumë kërkesa për pengesat që po hasin bizneset. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka pranuar kërkesa konkrete nga kompanitë vendore lidhur me barrierat që i hasin në rast të eksportit në Shqipëri. Barrierat tregtare janë diskutuar në nivel dypalësh teknik dhe politik, por asnjëherë shumica prej barrierave nuk kanë marrë zgjidhje të përhershme”.

Kurse, nga zyra e zëvendëskryeministrit dhe koordinatorit kombëtar të dy qeverive, Fatmir Limaj, kanë thënë se disa nga marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë zbatuar dhe disa do të zbatohen deri në fund të muajit qershor. “Sa i përket marrëveshjeve Kosovë – Shqipëri nga mbledhja e mbajtur në Pejë mes dy qeverive më 26 nëntor të vitit të kaluar, siç ka deklaruar edhe Koordinatori Kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, të gjitha marrëveshjet janë në realizim e sipër. Nga mbledhja e fundit koordinuese e dikastereve përkatëse për realizimin e marrëveshjeve, të dyja palët janë zotuar se deri në fund të muajit qershor, do të nisin së zbatuari të gjitha marrëveshjet”, thuhet në përgjigjet e zyrës së Limajt.

Limaj ka ftuar qeverinë dhe bizneset shqiptare që të bëjnë listën nëse kanë ndonjë barrierë nga ana e Kosovës për të bërë biznes në Kosovë, në mënyrë që të eliminojnë ndonjë barrierë eventuale. Ai ka kërkuar edhe heqjen e skanerit për kontrollin që iu bëhet bizneseve kosovare që kalojnë në Shqipëri, e që iu shkakton kosto shtesë bizneseve. Për këtë çështje, ditë më parë është deklaruar edhe vetë shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se shpreson që të zgjidhen problemet e tregtisë që Kosova ka me Shqipërinë, dhe nuk ka mohuar nëse do t’i vendoset taksë edhe Shqipërisë.(Monitor)

MBAHET CEREMONIA E DIPLOMIMIT NË USHT DHE UEJL (VIDEO)

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës sot u promovuan absolventët të cilët në një ceremoni solemne hodhën kapelat dhe pranuan diplomat nga drejtuesit dhe ligjëruesit e dy universiteteve. Në një fjalim solemn para gjeneratës së 15 të absolventëve, rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti, tha se përkushtimi kryesor i stafit akademik ka qenë përgatitja profesionale e kuadrove të reja për tregun e punës dhe për sfidat e reja të shoqërisë. Ai ju bëri thirrje të posa diplomuarve që mos të zgjedhin ikjen si zgjidhje të parë, por të mundohet të gjejnë veten këtu ku kanë edhe përgjegjësi intelektuale para profesorëve të tyre dhe brezave të rinj. Dyert e UEJL-së për ata, Bexheti tha se do të jenë gjithmonë të hapura, ndërsa do të presin edhe idetë e tyre për të mbindërtuar këtë tempull të diturisë.

Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së
“Na falni nëse nuk ju kemi dhënë aq sa ju meritoni, ju meritoni shumë më shumë, ne e dijmë këtë. Në jetë ka shumë momente përplot emocione, energji pozitive, entuziazëm, pasion, por kjo ditë vërtetë do lë vragë të veçanta në kujtesën tuaj. Jeni gjenerata e 15 e UEJL-së, në një mënyrë një gjeneratë jubilare, por secila ka qenë dhe të gjithë tjerat vijuese dhëntë Zoti do të jenë të veçanta, sepse ju jeni të veçantë secili individualisht, ashtu si të gjitha momentet përfshirë edhe këtë këtu”

Në prani të përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe atij lokal, rektorëve e prorektorëve, prindër, familjarë dhe mysafirëve të tjerë, sot u promovuan edhe 1039 absolventë të Universitetit të Tetovës. Në këtë ditë kur u shënua një kapitull i rëndësishëm për absolventët, rektori i UT-së Vullnet Ameti falënderoi prindërit që i kanë besuar të ardhmen e fëmijëve të tyre këtij universiteti.

Vullnet Ameti, rektor i UT-së
“Sot përmbyllim një nga periudhat më të bukura të jetës dhe së bashku me prindërit, familjarët dhe profesorët festojmë për suksesin e tyre të përbashkët. të nderuar prindër, vëllezër e motra, prania juaj në këtë ngjarje të rëndësishme për absolventët tanë është një nder dhe privilegj për UT-në sepse bota akademike dhe mbarë shoqëria sot janë me sytë kah më të dashurit tuaj të cilët njëherit kanë qenë edhe më të shtrenjtët tanë dhe amaneti ynë për plotë katër vjet”

Si në UEJL ashtu dhe në UT, në fund të ceremonisë u zgjodhën edhe absolventët më të suksesshëm që gjatë studimeve të tyre kanë arritur rezultatet maksimale. Atyre ju ndanë certifikata të veçanta për këtë arritje nga drejtuesit më të lartë të universitetit. Arben Zeqiri /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=143&v=25dXPjk8rLA

Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të UNT-së (VIDEO)

Në mungesë të objektit amë, gjenerata e parë e studentëve të diplomuar në Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ceremoninë solemne të këtij manifestimi e zhvilloi në hotelin Holidej In në Shkup. Ndërkohë në Universitetin e Tetovës rreth një mijë e pesëdhjetë student kanë hedhur kapelat pas përfundimit të studimeve. Numri më i madh i absolventëve ishin nga Fakultetit i shkencave të mjekësisë.

Gjithashtu edhe në Universitetin e Europës Juglindore sot u zhvillua ceremonia e diplomimit ku qindra studentë përfunduan me sukses studimet në drejtime të ndryshme të këtij universiteti.

 

Diplomoi gjenerata e 15-të në UEJL (VIDEO)

Ka diplomuar sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, gjenerata e 15 e studentëve të pesë faklulteteve të UEJL, të cilët, kanë hedhur sot kapelat e tyre. Në praninë e familjarëve të tyre, këta student i ka përshëndetur edhe rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti, i cili, fillimisht ka kërkuar falje nga studentët nëse nuk është bërë aq sa duhet për ta, gjatë katër viteve të studimit. Bexheti më tej ka prorositur absolventët e këtij Universiteti që të mos kapen për rrugët e Evropës, për ta kërkuar ardhmërinë e tyre, sepse, sipas Bexhetit, punsueshmëria e studentëve që diplomojnë në UEJL, është në përqindje tejet të lartë.

“Mos shikoni me të parën me të parën t`ia mësyni perëndimit, sepse nuk ju pret atje mjaltë, ashtu siç na prezantohet. Nëse shkoni andej mos harroni se një ditë do të ktheni këndej, historia e mesjetës na ka mësuar se migrimi ka ekzistuar dhe eksiston. Njerëzit vazhdojnë të lëvizin dhe këto lëvizje janë normale, por këto nuk duhet të jenë një kahëshe dhe pa kthim, që të mos mbetem vetkritik dhe të ligjeroj si klerikët që shprehen bëni si them unë por jo si bëj unë, këtë e vërtetoj nga përvoja ime familjare me dy fëmijët e mijë që jetojnë në Vjenë por bëjnë punët dhe biznes në Maqedoni. Këtë duhet ta mendoni edhe ju”.-u shpreh Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së

Meta shfuqizon datën e zgjedhjeve lokale, Rama përgjigjet: Ne më 30 qershor shkojmë në zgjedhje!

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar shfuqizimin e datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit Meta si një ndër makinacionet e shumta të opozitës për të mos lejuar zgjedhjet e qershorit.

Nga Berati, kryeministri ka deklaruar se “ ne do të shkojmë në zgjedhje më 30 qershor” pasi procesi nuk bëhet për partitë apo Presidentin, por për popullin shqiptar.

Më tutje Rama është shprehur se të gjitha këto lëvizje janë bërë për të vënë kushte për reformën në drejtësi

Rama: Ne në 30 qershor do të shkojmë në zgjedhje, pasi ato nuk janë zgjedhje për presidentin dhe partitë politike, por janë zgjedhjet për popullin shqiptar.

E kuptoni se çfarë çorapi duan të bëjnë këta. Këta thonë se kuy vend nuk bëhet dhe se në këtë vend ku në çdo shesh bëhet një përshesh… por në fakt kjo nuk është asgjë tjetër përveçse një përpjekje e dëshpëruar që bëjnë veprime të dëshpëruara dhe që janë të destinuar të humbin në mënyrë të dëshpëruar.

Kjo që sapo ndodhi është vazhdimi i asaj që ka ndodhur edhe me atë dosjen e famshme me të cilën ju rrokanisën kokën, 9,9,9 sikur flisnin për ato numrat e telefonatave rozë. Duke u përpjekur të krijojnë një mjegull, një paqartësi dhe të hedhin të gjithë baltën e mundshme për të shkuar drejt realizimit të këtij plani. Për të vënë kushte ër reformën në drejtësi. I dëgjuat fjalët e kryeprokurores së Krimeve të Rënda dhe atij grushti prokurorësh që dihet botërisht se të kujt janë. Në vend që t’i zbardhnin hetimet, ata i mbyllën, i futën në një kazan dhe i ë vend që t’i zbardhnin hetimet, ata i mbyllën, i futën në një kazan dhe i çuan tek partia. Dhe nga partia u hap kapaku për të krijuar atë konfuzion, jo vetëm për të hedhur balën tek unë por për të dëmtuar Shqipërinë. Ato nuk janë zbulime të gazetës gjermane por zbulim i sekretit hetimor, por ata krijuan idenë që obobo, gjermania zbuloi poshtërsinë e madhe.

Shefi amerikan i mbrojtjes: Marrëveshja e Prespës do rezultojë në zgjerimin e NATO-s

Shefi i mbrojtjes i SHBA-ve dhe homologu i tij grek, gjatë një takimi në Washington, riafirmuan “marrëdhëniet e mbrojtjes” të vendeve të tyre, ndërkohë përshëndetën Marrëveshjen e Prespës të arritur midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth emrit midis dy vendeve fqinje, transmeton Anadolu Agency.

Përmes një deklarate, Pentagoni bëri të ditur se sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan dhe ministri grek i Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis, “diskutuan mbi disa çështje të mbrojtjes, duke përfshirë sigurinë rajonale në Ballkan dhe Detin e Zi, si dhe efektet rajonale të konkurrencës së fuqishme me Rusinë dhe Kinën”.

Siç thuhet në deklaratë, zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, tha se “ata ranë dakord të vazhdojnë të punojnë së bashku në prioritet e ndarjes së barrës së NATO-s dhe të modernizimit të mbrojtjes”. Ai theksoi se Shanahan përgëzoi përpjekjet e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zbatuar një rezolutë për mosmarrëveshjen e gjatë rreth emrit midis dy vendeve fqinje.

“Marrëveshja e Prespës do të rezultojë përfundimisht në zgjerimin e aleancës së NATO-s”, tha Shanahan, duke iu referuar pranimit të mundshëm të Maqedonisë së Veriut në organizatën transatlantike.

Qershorin e kaluar, vendi i njohur më parë si Maqedonia, ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Maqedonia e Veriut nën një marrëveshje ku Greqia hoqi kundërshtimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian (BE).

LAJM I FUNDIT/ Në 30 qershor s’ka zgjedhje, Meta shfuqizon dekretin

Një zhvillim i fundit nga Presidenca. Ppresidenti i Republikës Ilir Meta shfuqizon dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

1. Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë;

2. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;

3. Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;

4. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020;

5. Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë;

Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.
Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës.
Shqipëria e para!
Shqipëria si gjithë Evropa!