Ballina Aktualitet Ekspertët: Me lista të hapura pastrohet skena politike (VIDEO)

Ekspertët: Me lista të hapura pastrohet skena politike (VIDEO)

Ekspertët vlerësojnë se zvogëlimi i njësive zgjedhore nga gjashtë në një do t’i mundësonte partive më të vogla që të mos ndikohen nga programet e partive më të mëdha, ndërsa qytetarët të votojnë subjekte sipas interesave të tyre. Ish deputet Ismet Ramadani vlerëson se modeli i një njësie zgjedhore dhe lista të hapura për deputet forcon pluralizmin politik.

Shansi sigurisht që është më i mirë për partitë e vogla të cilat nuk do të renditën në varganët partiake të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Asnjëra nga partitë shqiptare tani nuk është parti e madhe e cila mund të krahasohet me bllokun maqedonas. Me një njësi zgjedhore do të vijë në shprehje ajo që është subjektivitet i partive politike. Nëse pranohet të shkohet me lista të hapura atëherë do të vijë në shprehje cilësia, identitet i kandidatëve për deputet dhe do prishet ajo formula kush është më afër liderit të radhitet i pari në listë”. – tha Ismet Ramadani, Ish deputet

Ish kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski vlerëson se me shndërrimin e modelit në një njësi zgjedhore, merr fundi keqpërdorimi forcave të vogla politike. Petkovski shtron idenë e modelit zgjedhor pa prag apo me prag minimal prej 1 për qind. Sipas tij ky model i jep përfaqësim në Kuvend të gjitha subjekteve që marrin mbi 1 për qind të votave nga numri total i votuesve.

Që të ketë jetë të vërtetë parlamentare-shumë partiake, qytetarët duhet ta kenë mundësinë që sipas nevojave të tyre të delegojnë njerëz në Kuvend dhe kjo mund të sigurohet vetëm me një njësi zgjedhore pa prag zgjedhorë ose me prag të ulët. Me këtë ulet edhe nënçmimi politik ndaj subjekteve i cili është shumë aktual për momentin. Pra nëse shkohet me një njësi zgjedhore do të filtrohet arena politike në shtet”. – u shpreh Tito Petkovski, Ish kryetar i Kuvendit

Duke u thirrur në iniciativë të disa partive politike, presidenti Stevo Pendarovski doli në mbështetje të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me qëllim zvogëlimin e numrit të njësive zgjedhore dhe lista të hapura. Partitë politike u shprehën të ndara. LSDM-ja mbështet idenë për numër më të vogël të njësive zgjedhore, ndërsa BDI i kushton rëndësi procesit zgjedhorë. Opozita maqedonase nuk ka qëndrim përfundimtar, ndërsa opozita shqiptare propozon modelin me tre njësi zgjedhore që nënkupton bashkim e nga 2 njësive dhe votimin online të diasporës. Në vitin 2015, me ndërmjetësim të Piter Vanhaute partitë arritën konsensus për zvogëlimin e njësive zgjedhore në diasporë nga tre në një dhe pragun prej 6400 votave për një deputet. Partitë shqiptare aso kohe kishin propozuar edhe modelin e një njësie zgjedhore, por ideja nuk ishte mbështetur nga blloku politik maqedonas.

@tn.lajmelokale
@tetovanews