Ballina Blog Faqe 580

VIDEO: I mbeti qoftja në fyt, turisti shpëtohet nga menaxheri i restorantit

Menaxheri i një restoranti grek në Kretë i ka shpëtuar jetën e një turisti britanik, të cilit i kishte mbetur një copë qofteje pule në fyt, derisa po darkonte me gruan e tij.

Videoja thuhet se është kapur nga një kamerë e sigurisë në restorantin Amphoras .

“Unë kam shërbyer mijëra konsumatorë”, ka thënë Vassilis Patelakis. “Por kjo ishte hera e parë që më duhej të merrej me një incident të tillë”.

Pamjet e shpëtimit dramatik janë shpërndarë gjerësisht. (TemA)

https://m.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=8jBBoR1bEug

A është koha të flasim për ndalimin e sheqerit sikurse me duhanin?

Nga Nick Triggle*

Gjatë dekadës së fundit, pirja e duhanit është stigmatizuar vazhdimisht.

Nga ndalimi i pirjes së duhanit në vitin 2007 deri në futjen e paketimit të thjeshtë një dekadë më vonë, janë bërë mjaft përpjekje për të larguar njerëzit ky zakonit.

Dhe sipas shenjave, konsumi i sheqerit po shihet në të njëjtën mënyrë.

Pijet e sheqerizuara janë tashmë të taksuara – dhe një institut udhëheqës ka sugjeruar se ëmbëlsirat, ushqimet dhe pijet e ëmbla duhet të futen në paketime të thjeshta për t’i bërë ato më pak tërheqëse, duke pasur parasysh konsumimin e tepërt të gjërave të ëmbla.

Thirrja është bërë nga Instituti për Hulumtime të Politikave Publike (IPPR) në një raport të ri.

Drejtori i IPPR, Tom Kibasi, beson se mund të bëjë një ndryshim real.

“Paketimi i thjeshtë do të na ndihmonte të gjithëve për të bërë zgjedhje më të mira dhe për të reduktuar bezdinë apo acarimet e prindërve,” tha ai.

Ai dëshiron ta shohë këtë të miratuar së bashku me një sërë masash të tjera, duke përfshirë ndalimin e reklamave të ushqimit “fast food”.

Kjo është diçka që tashmë është vënë re nga ministrat.

Por a do të ishte një paketim i thjeshtë një hap i largët?

Industria kundër lëvizjes

Industria ka qenë e shpejtë për të kundërshtuar, me trupin tregtar të Federatës së Ushqimit, duke argumentuar se markimi është një “liri themelore komerciale” dhe “kritike ndaj konkurrencës”.

Të njëjtat argumente u parashtruan nga industria e duhanit, por qeveritë e njëpasnjëshme gjithnjë e më shumë kanë treguar një tendencë për t’u dreguar të ashpër.

Interesante, qeveria nuk i është adresuar idesë së paketimit të thjeshtë për produktet e sheqerit.

Në vend të kësaj, Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social po thotë se është duke pritur të dëgjojë se çfarë ka për të thënë zyrtari i lartë mjekësor i Anglisë, Prof Dame Sally Davies.

Pse? Ka një qasje që nevojiten lëvizje të guximshme nëse pritet të arrihet ambicia për të përgjysmuar normën e obezitetit të fëmijëve deri në vitin 2030.

Dame Sally-t i është kërkuar të shqyrtojë hapat që janë duke u ndërmarrë për të siguruar që asnjë gjë mos të mbetet e patrajtuar.

Në fakt, ajo tashmë ka sugjeruar se një masë tjetër e sugjeruar nga IPPR-ja – shtrirja e taksës për pijet me sheqer në ushqime të tjera të pashëndetshme – është një opsion i vërtetë.

Dhe ajo thuhet se është e hapur për idenë e paketimit të thjeshtë, që sigurisht do të ishte një hap edhe më radikal.

Të gjitha cigaret duhet të shiten në ambalazhe të gjelbërta me paralajmërime shëndetësore

Por ajo që është e qartë nga dekada e fundit është se kjo nuk mund të realizohet së shpejti.

Gjatë periudhave të hershme, aktivistët e shëndetit dhe trupat akademikë po shtynin dhe nxitnin ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike.

Herë pas here, qeveria u përpoq ta ftohte këtë lëvizje.

Por gjërat filluan të ndryshonin ngadalë sapo Patricia Hewitt u bë sekretare shëndeti, duke u hapur rrugën masave edhe më radikale.

Qasja duket të jetë duke funksionuar – normat e pirjes së duhanit kanë rënë me një të tretën në pak më shumë se 10 vjet.

Por taktikat e ashpra të shëndetit publik nuk ka asnjë dyshim që patën ndikim.

Dëshmitë nga Australia – kombi i parë për të futur paketimin e thjeshtë për produktet e duhanit – sugjeron se një e katërta e reduktimit të mëpasshëm të shkallëve të pirjes së duhanit mund t’i atribuohet lëvizjes.

Ndërsa debati nxehet sa vjen e më tepër për obezitetin, pritet të dëgjohet shumë më tepër për meritat e veprimit radikal të sheqerit

*BBC: Përshtati në shqip për TemA-Diona Çeço

Sa i sigurt është mishi sintetik, dhe a do të zëvendësojë ai mishin e kafshëve?

Nga Tom Ireland

Në vitin 2013, disa nga specialistët më të mirë të ushqimit në botë, gjendeshin në një laborator, për të parë copën e parë të mishit sintetik. Pjata me biftekun e vogël, ishte prova mahnitëse se është më në fund e mundur që mishi të prodhohet në mënyrë industrial, pa therjen e asnjë kafshe.

Kishte veçse një problem:ajo copë mishi kishte kërkuar 2 vjet kohë, dhe 300.000 dollarë. Por që atëherë kostoja e prodhimit të këtij mishi të teknologjisë së lartë, ka rënë ndjeshëm.

Në janarin të vitit 2016, kompania “Memphis Meats” prodhoi 1 kg mish sintetik për rreth 1.000 dollarë, dhe sot kompani të reja dhe organizata jofitimprurëse po punojnë mbi prodhimin e produkteve të tjera mishit identik me atë të derrit, pulës, gjelit të detit, peshkut apo edhe nënprodukteve shtazore si qumështit, vezës dhe madje edhe lëkurës.

Shkencëtari holandez, Mark Post, që krijoi biftekun sintetik 300.000 dollarësh, besonte se do të ishte e mundur të krijohej një version i përmirësuar i patentës së kësaj shpikje, edhe për një çmim prej rreth 10 dollarësh për një copë, nëse teknologjia e tij mund të zgjerohet deri në nivelin e një procesi ushqimor industrial.

Pra, edhe sa kohë duhet të presim, që të jemi në gjendje të blejmë mish artificial, në formën e salçiçeve apo bërxollave në supermarketet tona? Dhe a do të na shijojnë ato si mishi i kafshëve?

Mishi i prodhuar në laborator, etiketohet me shumë emra të tjerë:mish i kultivuar, mishi in vitro, mish sintetik, dhe prodhohet nga qelizat muskulore që rriten në serume me lëndë ushqyese, që i shndërron ato në muskuj të ngjashme me fibrat.

Produktet e thjeshta shtazore, si qumështi artificial, mund të krijohen nga modifikimet gjenetike që kryhen për të prodhuar proteinat që gjenden tek qumështi ose vezët, të cilat pastaj nxirren dhe përzihen në sasinë e duhur. Në fakt, duke përdorur “bujqësinë qelizore”, s’ka asnjë arsye pse shkencëtarët të mos kultivojnë mishin artificial, me tipare nga një kombinim i kafshëve, ose të prodhojnë mish në laborator, me yndyrna apo vitamina më të shëndetshme.

Në këtë mënyrë ne mund të shijonim edhe mishin e kafshëve të rralla, të cilat askush nuk do të ëndërronte të therren për ushqim. Për shembull një biftek me mishin e ariut Panda? Tani për tani, gara po zhvillohet mbi produktet e para të kultivuara të mishit. Nevoja për të gjetur alternativa të besueshme ndaj mishit tradicional, është urgjente.

Sipas OKB-së, bujqësia tradicionale, harxhon një sasi të madhe toke dhe ujt, për të siguruar kaloritë e ushqimit për kafshët, krahasuar me përfitimet, dhe përsa i përket emetimeve të gazrave serrëe, është po aq e keqe sa edhe djegia e lëndëve fosile.

Të ardhurat në rritje në vendet në zhvillim, nënkuptojnë se më shumë njerëz po hanë mish se kurrë më parë, duke e zvogëluar sasinë e tokës në dispozicion për kulturat shumë më të nevojshme, dhe duke kontribuar kësisoj edhe tek ndryshimet klimatike. Natyrisht, mundësia për të kultivuar mish në mënyrë artificiale, mund të ketë një ndikim pozitiv edhe në mirëqenien e kafshëve.

Pra, kur do të jemi në gjendje ta blejmë një mish të tillë? Dy kompanitë “Memphis Meats” dhe “Mosa Meat”, një degë e laboratorit që zotëron shkencëtari holandez Post, shpresojnë të kenë çmime konkurruese duke nisur nga vitit 2020. “Përsa i përket shitjeve komerciale, unë them se do të duhen edhe 4-5 vite. Do të jetë ende një biftek disi i shtrenjtë, rreth 10 dollarë.

Pas disa vitesh të tjera të prodhimit komercial, çmimi do të fillojë të bjerë më tej”- thotë Post. Shkenca ku bazohet prodhimi i mishit në laborator, është mjaft e thjeshtë. Rritja e qelizave që formojnë mishin e kultivuar, nuk është jashtëzakonisht e ndryshme nga metodat e tjera të “kultivimit të qelizave”, që biologët i kanë praktikuar që nga fillimi i viteve 1900.

Sfida, me të cilën ballafaqohet aktualisht Post dhe të tjerët që operojnë në këtë fushë, është përmirësimi i procesit. Rritja e qelizave me një rritëm industrial, kërkon një “bioreaktor” që mund të ofrojë kushte të përsosura për rritjen, por edhe lëvizje dhe stimulim për të ushtruar qelizat.

Bioreaktori më i madh ekzistues i aftë për ta bërë këtë, ka një vëllim prej 25.000 litrash (100-fishin e madhësisë së një pishine olimpike), që sipas Post mund të prodhojë mish të mjaftueshëm për të ushqyer 10.000 njerëz. Prandaj, nevojiten shumë pajisje të këtij lloji, për të ndërtuar një fabrikë të madhe të mishit të përpunuar.

Një ide alternative, është inkurajimi i dyqaneve të mishit dhe restoranteve, që të kultivojnë vetë mishin që shesin apo servirin në një shkallë më të vogël. Në shtator 2016, “SuperMeat”, një kompani izraelite e bioteknologjisë, nisi një fushatë për mbledhjen e 100.000 dollarëve, për të zhvilluar pajisje për ndërtimin e pajisjeve që mundësojnë kultivimin e mishit të pulës, dhe që mund të “përdoren në dyqane ushqimore, restorante dhe pse jo edhe në shtëpitë e konsumatorëve” .

Një tjetër problem, ka të bëjë me serumin e pasur me lëndë ushqyese që ushqen qelizat. Serume të suksesshme, kanë qenë një koktej sheqernash, aminoacidesh dhe gjak kafshësh. Serumet me gjak, përbëjnë një burim shqetësimi për vegjetarianët dhe veganët. Ndërkohë “nuk do të kishte serume të mjaftueshme, për të rritur të gjitha qelizat që nevojiten për të prodhuar sasi të mëdha mishi”- thotë Post.

Ai dhe kompanitë e tjera që operojnë në këtë fushë, po punojnë për serume alternative pa gjak. Por kjo nuk është e lehtë. “Në gjak ekzistojnë dhjetëra mijëra substanca të ndryshme, dhe ka disa përbërës magjikë, që kërkohen për çdo lloj qelize të ndryshme”.

Po sa i shijshëm është një mish i prodhuar në laborator? Specialistët që provuan mishin e parë, thanë se ai ishte paksa i thatë. Ndaj, Mark Post ka filluar të kultivojë qelizat yndyrore dhe inde e lopëve, të cilat ia shtojnë mishit lagështinë, kur përzihen me fibrat e muskujve.

Mari Gibons, studiuese nga Universiteti Shtetëror të Karolinës së Veriut, e angazhuar në prodhimin e mishit të kultivuar, mendon se mishrat e kultivuar mund të jenë më të shijshëm se mishi tradicional, megjithëse shton:”Për momentin, prioriteti ynë është të prodhojmë proteina ushqyese në një shkallë të madhe. Dhe pastaj të punojmë më shumë mbi përbërësit e shijes”. / ScienceFocus – Bota.al

Zvicër, macja ia “pret” rrugën, shqiptarit i shkatërrohet BMW-ja

Mbrëmjen e së mërkurës, një vozitës 41-vjeçar e ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe është përplasur në një mur. Ai kaloi pa ndonjë lëndim, ndërsa vetura pësoi dëmtime totale.

Aksidenti ndodhi të mërkurën, më 5 qershor 2019, rreth orës 22.00 në rrugën “Bahnhofstrasse” në Killwangen të Zvicrës. Në një BMW X1, vozitësi 41-vjeçar kosovar po udhëtonte nga stacioni i trenit në drejtimin e përgjithshëm të Neuenhofit, shkruan policia në një njoftim, përcjell Shtegu.com. Në teposhtëzen e lehtë, ai e humbi kontrollin mbi veturën e tij. Gjatë kësaj, ai doli nga rruga në anën e djathtë dhe u përplas për mur.

Për fat të mirë, askush nuk është lënduar. Megjithatë, vetura ka pësuar dëme totale. Pas hetimeve të para të Policisë Kantonale të Aargaut, si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia jo e përshtatshme. Ajo ia mori patentën e shoferit 41 vjeçarit, i cili kishte deklaruar se një mace ia kishte “prerë” rrugën.

Kosova mpreh shpatën, lufta e dytë tregtare nis më 1 korrik

Nëse qeveria e Shqipërisë, deri më datën 1 korrik 2018, nuk heq masat e përkohshme tarifore ndaj importeve të Kosovës, konkretisht ndaj patates, birrës, qepës dhe gjithashtu të lehtësojë pagesat nga tarifa e skanimit dhe Rrugës së Kombit, dhe disa certifikuara fitosanitare, Kosova do t’i kthehet reciprocitetit, duke rritur kostot ndaj eksporteve të Shqipërisë në Kosovë.

Zv.kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ishte mjaft i acaruar kur tha se ne jemi gati që për 24 orë të plotësojmë të gjitha kërkesat e bizneseve shqiptare për eksport në Kosovë, por pala shqiptare ka 5 vite që po zvarrit bashkëpunimin vetëm në aspektin teorik, pa marrë asnjë masë konkrete.

Berat Rukiqi, kryetari i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, tha se prej dhjetë vitesh flitet për pengesat e vëna nga Shqipëria dhe përmirësime nuk ka.

“Në asnjë rast, s’ka pasur asnjë grup interesi që kanë penguar një produkt të Shqipërisë të vijë në Kosovë. Nëse dikush nga Shqipëria ka dashur të hyjë në Kosovë, është favorizuar madje. Në gjithë këta sektorë, ne kemi pasur problem të hymë në Shqipëri. Me shumë telashe, për shkak të fuqisë financiare, ndoshta ka depërtuar birra. Ndonjë produkt i ushqimit, por jo në prezencë pa probleme. Edhe te birra sot flasim për barriera, edhe te mielli”, ka thënë ai.

Të njëjtin shqetësim ndau edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, i cili pohoi se qeveria e Kosovës ka qenë më e disponueshme për plotësimin e kërkesave të bizneseve shqiptare, ndërsa pala jonë nuk po përparon, ndërsa taksa në Rrugën e Kombit duket se ka rritur më tej kostot për tregtinë ndërmjet dy shteteve të të njëjtit komb.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Kosovës dhe të përpunuara nga “Monitor”, për periudhën janar-prill 2019, Kosova importoi nga Shqipëria mallra me vlerë rreth 66 milionë euro, me rritje 66%, ose 24.5 milionë euro më shumë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë absolute, Shqipëria ka rritjen e pestë më të lartë të eksporteve, pas Turqisë (+29.6 milionë euro), Greqisë (27 mln euro), Gjermanisë (21.5 mln euro), dhe Maqedonisë (24.7 mln euro). Ndërsa Kosova eksportoi në Shqipëri gati tre herë më pak mallra me vlerë 17 milionë euro, ose 8% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ndërkohë që qeveria shqiptare, nëpërmjet ministres së Financave, Anila Denaj, ka premtuar se do të zgjidhë pakënaqësitë e bizneseve nga Kosova, duke përfshirë edhe tarifat e skanimit dhe ato të Rrugës së Kombit, kompanitë koncesionare pranojnë çdo zgjidhje nëse kompensohen nga buxheti i shtetit.

Shqipëria, afat deri më 1 korrik, ja 6 kushtet që duhet të plotësojmë

Deri më 1 korrik, qeveria duhet të lehtësojë tregtinë me Kosovën sipas angazhimeve që ka marrë në mbledhjet e përbashkëta, ndryshe qeveria e zotit Ramush Haradinaj do të nisë aplikimin e barrierave tregtare të ngjashme me ato të Serbisë.

Së pari, kërkohet që të hiqet barriera për importet me akcizë për birrën e Kosovës. Birra e Kosovës duhet të paguajë akcizë të njëjtë edhe mbi sasinë 200 hektolitër. Sipas legjislacionit doganor shqiptar, përllogaritja e detyrimit të akcizës në rastin e prodhuesit nën 200,000 hektolitër në vit është 15,12 lekë për litër. Në rastin e prodhuesit mbi 200,000 hektolitër në vit, akciza e birrës është 29,82 lekë për litër.

Së dyti, qeveria e Shqipërisë duhet të heqë barrierat tregtare të përkohshme ndaj patateve dhe qepëve që vijnë në tregjet e kësaj nga Kosova. Që në vitin 2012, qeveria e zorit Berisha miratoi masa mbrojtëse shtesë, duke rritur tarifat doganore për pataten dhe qepën nga Kosova në kulmin e sezonit të prodhimit vendas. Masat u aplikuan pasi patatet dhe qepët nga Kosova hynin me kosto më të lira dhe konkurronin prodhimet shqiptare.

Së treti, Shqipëria duhet të heqë masat penguese për sasinë e miellit që futet nga Kosova, si për kufizimet në sasi, si për njohjen e certifikatave që e shoqërojnë.

Së katërti, qeveria e Kosovës ka kërkuar njësimin e certifikatave fitosantirae për produktet e prodhuara në Kosovë që tentojnë të eksportohen në Shqipëri. Sipas një studimi të qendrës shqiptare të eksporteve, një biznesi nga Kosova i kushton një certifikatë fitosanitare në Shqipëri 15 euro, por për eksportin e disa artikujve ushqimorë njëherësh kostoja rritet shumë. Bizneset e Kosovës kërkojnë që certifikata fitosanitare e Kosovës të njihet edhe në Shqipëri.

Së pesti, qeveria e Kosovës ka kërkuar heqjen e tarifës së skanimit për bizneset e Kosovës. Burimet nga Oda e Tregtisë së Kosovës thanë se, kjo tarifë e miratuar nga Parlamenti shqiptar duhet t’i shtrijë efektet vetëm brenda territorit shqiptar dhe nuk duhet të penalizojë mallrat tranzit që janë për në Kosovë. Shpesh, një kamion që ka pesë artikuj të ndryshëm duhet të paguajë mbi 100 euro tarifa skanimi. Kjo tarifë bashkë me pagesat e tjera në Rrugën Kombit e kalon vlerën emalit.

Së gjashti, qeveria e Kosovës i ka kërkuar Shqipërisë të lehtësojë tarifën e pagesës në Rrugën e Kombit për kamionët nga Kosova me 22.5 euro. Berat Rukiqi nga Oda e Ekonomisë së Kosovës, pohoi se, këto tarifa e kanë pozicionuar Shqipërinë si vendin me vështirësitë më të larta pas Serbisë për të eksportuar.

Kosova ka suficit tregtar në Shqipëri në eksportin e patateve dhe Birrës. Sipas të dhënave nga doganat e Kosovës, nga janari 2018 deri në maj 2019, Shqipëria importoi 1,3 milionë euro birrë nga Kosova, ndërsa eksporti në Kosovë ishte vetëm 113 mijë euro nga produkti. Në produktet e birrës, Shqipëria i ka importet 1000 herë më të larta se eksportet. Birra është një nga mallrat më të eksportuara të Kosovës në Shqipëri, aq sa për disa prodhues nga Shqipëria po shndërrohet në një kërcënim serioz.

Gjatë kësaj periudhe u importuan nga Kosova patate me vlerë 1,3 milionë euro, ose 189% më shumë se sa eksportet e patateve tona në Kosovë. Ndërsa në rastin e tregtisë së qepës, për të cilën pala kosovare po ndeshet me barriera, shihet se Shqipëria është suficitare, pasi gjatë periudhës janar 2018-maj 2019, eksportoi në Kosovë qepë me vlerë 132 mijë euro ose 97% më shumë se importet e këtij produkti nga Kosova në Shqipëri.
Produkti me vlerën më të lartë të importit nga Kosova është mielli. Gjatë janar 2018-maj 2019 u importua miell me vlerë 2.3 milionë euro, ndërsa mielli që u eksportua nga Shqipëria në Kosovë po në këtë periudhë kishte vlerën vetëm 111 mijë euro.

Gjatë periudhës janar-prill 2019, sipas të dhënave mbi tregtinë e jashtme me INSTAT, suficiti tregtar i Shqipërisë me Kosovën u zgjerua më tej. Eksportet në Kosovë arritën në 6.7 miliardë lekë, me një rritje prej 52%, kryesisht për shkak të rritjes së eksporteve të naftës dhe hekurit. Ndërsa importet nga Kosova ishin 2.1 miliardë lekë me një rënie 8,3% në raport me 4-mujorin e vitit 2018.

Nëse kushtet nuk plotësohen, masa shtesë të Kosovës

Burimet nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se nëse pala shqiptare nuk zgjidh brenda muajit qershor kërkesat për të cilat parimisht është rënë dakord, qeveria e Kosovës do të marrë masat e reciprocitetit.

Kjo do të thotë se për produktet shqiptare më të eksportuara në Kosovë, hekuri, nafta dhe çimento do të aplikohen masa shtesë në procedura dhe tarifa. Ndërsa do të rishikohet vënia e një takse të posaçme në Rrugën e Kombit në pjesën e Kosovës për kamionët shqiptarë.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë nuk kanë dhënë shumë detaje me pengesat që po hasin bizneset e Kosovës në Shqipëri. Në një përgjigje për “Monitor” në këtë institucion, thonë se kanë pranuar shumë kërkesa për pengesat që po hasin bizneset. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka pranuar kërkesa konkrete nga kompanitë vendore lidhur me barrierat që i hasin në rast të eksportit në Shqipëri. Barrierat tregtare janë diskutuar në nivel dypalësh teknik dhe politik, por asnjëherë shumica prej barrierave nuk kanë marrë zgjidhje të përhershme”.

Kurse, nga zyra e zëvendëskryeministrit dhe koordinatorit kombëtar të dy qeverive, Fatmir Limaj, kanë thënë se disa nga marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë zbatuar dhe disa do të zbatohen deri në fund të muajit qershor. “Sa i përket marrëveshjeve Kosovë – Shqipëri nga mbledhja e mbajtur në Pejë mes dy qeverive më 26 nëntor të vitit të kaluar, siç ka deklaruar edhe Koordinatori Kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, të gjitha marrëveshjet janë në realizim e sipër. Nga mbledhja e fundit koordinuese e dikastereve përkatëse për realizimin e marrëveshjeve, të dyja palët janë zotuar se deri në fund të muajit qershor, do të nisin së zbatuari të gjitha marrëveshjet”, thuhet në përgjigjet e zyrës së Limajt.

Limaj ka ftuar qeverinë dhe bizneset shqiptare që të bëjnë listën nëse kanë ndonjë barrierë nga ana e Kosovës për të bërë biznes në Kosovë, në mënyrë që të eliminojnë ndonjë barrierë eventuale. Ai ka kërkuar edhe heqjen e skanerit për kontrollin që iu bëhet bizneseve kosovare që kalojnë në Shqipëri, e që iu shkakton kosto shtesë bizneseve. Për këtë çështje, ditë më parë është deklaruar edhe vetë shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se shpreson që të zgjidhen problemet e tregtisë që Kosova ka me Shqipërinë, dhe nuk ka mohuar nëse do t’i vendoset taksë edhe Shqipërisë./Monitor

Ja si përfituan dhe rrënuan në emër të UÇK-së në Maqedoni

Azbi Nuredini

17 vite ne emër të UÇK-së JU përfituat materialisht ndërsa turpëruat moralisht UÇK-në,duke instaluar si vlerë veprimi hajninë dhe krimin institucional!

17 vite latë pa ligj dëshmorët invalidët veteranët e UÇK-së!

17 vite BRANITELLAT Maqedonas me ligj marin benificione dhe paga nga buxheti i shtetit që mbushet me taksat tona!

17 vite bëtë karier politike, akademike,diplomatike në emër të UÇK-së, duke burgosur ….. gjith ish pjestarët e UÇK-së që nuk u pajtuan me veprimet politike tuaja!

17 vite u mbipopulluan burgjet me shqiptar të pafajshëm me dënime të përjetshme më keq se në kohën e Rankoviqit!

17 Vite coptim i shqiptarve në parti politike ne tentativë për të gjetë rrugëdaljen nga qorr sokaku shfarosës që e futët ju!

17 vite shpërngulje masive e rinisë më keq se në kohën e Krajlis Serbe!

17 vite politizim dhe degradim të arsimit, KLUKOVECI, NEREZI EPËR Nxenesit e Bllaces që shkojnë në Elez Han-Kosov për të realizuar të drejtën që ua garanton kushtetuta e shtetit e që ju nuk ua siguruat, TURPI I VEPRIMIT TUAJ NË POLITIK!

17 vite shqiptarve ua zvogëluat fuqin politike së fundi ua hoqët 12 deputet ua dhatë tjerëve!

17 vite veprim politik keni arritur ne total ta degradoni vlerën solidare te Shqiptarit duke instaluar në praktike logjikën KOMUNISTE, pa librezë partiake nuk ka vend pune!

17 vite nuk aritët të ndërtoni 17km autostrad që lidh Shqiptarët me Shqiptar Shkup-Bllac,Tetov-Jazhinc për kundër faktit se në këte periudh me autostrad u lidh Shkupi me Gjevgjelin dhe me Shtipin.

17 vite instaluat vjedhjen administrative te votave si model për të mbajt pushtetin!

17 vite nuk arritet te zbatoni ate qe u shkrua me gjakun njerzor me gjakun e dëshmorëve gjymtyrët e invalidëve të 2001-shit barabarësia institucionale ne shtetin e perbashkët, ja 17 ndermarje ku shqiptarët nuk arrin as 10% e të punësuarve ;

1)EntiStatistikor,2)Mepso,3)Elem,4)Drejtoria e katatsres,5)Gjeneralshtabi I ushtris,6)Sherbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit ushtarak,7)sherbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit civil,8)Njësit speciale Ujqit,9)si dhe shum sektor tjer pran MPB-se,10)Transporti PublikShkup,11)Drejtoria e te hyrave publike,12)Doganat,13)POIK,14)Banka Popullore,15)sektori per sherbimet e perbashketa te qeveris,16)Parkingjet Shkup 17)Byroja per meterologji dhe bazhdarim + Telekomi ku qeveria ka hisen e vet,keto jane vetem disa ku shqiptaret si te punesuar nuk e arin as 10% mos te flasim per strukturen udheheqese në gjitha drejtorit aty del puna INDIJANCI!

17 vite venbanimet shqiptare nga Likova deri në Strug i latë pa uj për pije pa kanalizime pa infrstruktur rrugore në shekullin 21 ngjajnë si në AVGANISTAN!

17 vite miratuat dhe harxhuat 17 buxhete të shtetit në vlerë me mbi 40MILJARD EURO ndërsa sot zonat shqiptare karshi atyre Maqedonase ngjajnë AFRIKËS!

17 vite arritët aq larg sa qe LUANIN desh na e shitët për SHQIPONJË!

17 vite detyruat shqiptarët tu besojnë politikanëve jo shqiptar para atyre shqiptar!

Vazhdojnë kër*cënimet e El Cheka-s për krerët e BDI-së (VIDEO)

“El Cheka” nëpërmjet një video postimi u kërc*ënua edhe një herë me publikimin e të gjitha bisedave të përgjuara për BDI-në. Por vetëm pak orë pas kërc*ënimit profili i tij në Facebook u bllokua përsëri. Ministri i brendshëm Spasovski pranoi se është vështirë të mbyllen të gjitha profilet pasi vazhdimisht mund të hapen profile të rinj. Spasovski kërkon edhe ndihmën e autoriteteve në SHBA.

Ne përmes urdhrave të Prokurorisë Publike i dorëzojmë kërkesat deri tek drejtoria e Facebook-ut. Në bazë të saj janë mbyllur disa profile që kanë publikuar, megjithatë hapen të reja. Ne vazhdimisht komunikojmë, gjegjësisht shërbimet tona dhe kështu do të vazhdojmë më tej lidhur me këtë ngjarje – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Analisiti Nijazi Muhamedi vlerëson se bisedat e publikuara nuk cenojnë privatësinë pasi bëhet fjalë për bisedë mes funksionarëve. Muhamedi madje thotë se edhe vlerësimi i Komisionit të Venecias për “bombat” e atëhershme të LSDM-së ka qenë se duhet të lejohet publikimi i materialeve të tilla që janë në interes publik.

Dobia e këtyre publikimeve do të jetë se pala tjetër që i ka pasur bombat, përkatësisht Zoran Zaev më parë i fshehu për palën shqiptare. Por, tani janë me rëndësi se për proceset gjyqësore që zhvillohen qoftë për rastin Monstra, Lagjen e Trimave, Harun Aliut dhe të tjera do të jepen qartësime plotësuese për organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorinë dhe vetë gjykatën – tha Nijazi Muhamedi, Analist.

Dje kryeministri Zoran Zaev garantoi se bombat e “El Cheka-s” nuk kanë dalë nga LSDM-ja. Ai tha se të gjitha materialet e përgjuara janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale. Edhe PSP-ja tha se këto përgjimet nuk kanë dalë nga sistemi i tyre. Derisa burimi i përgjimeve nuk dihet, “El Cheka” i cili pretendon se të njëjtat i ka siguruar nga një pjesë e Grupit të Kumanovës, ka dhënë ultimatum se për 60 ditët e ardhshme do të vazhdoj publikimet, deri sa nuk plotësohet kërkesa e tij, hetim ndërkombëtar për rastin Lagja e trimave. Në përgjimet e publikuara deri më tani, protagonist bisedash janë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me bashkë-partiakët e tij Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Bekir Asani etj. Vetë Ahmeti përgjimet i cilësoi si “brymë mëngjes” të siguruara në pazare të zeza, ndërsa fyerjet në to i cilësoi si shaka.

Lindi nga një lidhje jashtëmartesore, gazetarja shqiptare rrëfen luftën me vd*ekjen: Jam e lumtur që s’jam me nënën time

Saranda Hoda, e njohur për publikun si Sasa, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën e saj të re, pasi kaloi sëmundjen e rrallë dhe nisi të ndiqte ëndrrat e saj.

Sasa tregoi se jeta nuk ka qenë asnjëherë e lehtë për të, duke iu referuar jo vetëm sëmundjes që kaloi, por edhe historisë së trishtë familjare.

E lindur nga një lidhje jo martesore, 28-vjeçarja u braktis nga nëna biologjike dhe u rrit në familjen e të atit. Vite më vonë, gjatë adoleshencës, mësoi të vërtetën dhe nisi të kërkonte nënën që e kishte sjellë në jetë.

Për herë të parë ajo tregoi se ka arritur të kontaktojë më të ëmën, por si për ironi të fatit, takimi i tyre i parë do të mbetet edhe i vetmi.

Sasa pranoi se nuk arriti të ndjente ngrohtësi dhe dashuri nga e ëma biologjike, ndaj marrëdhënia e tyre është ndërprerë dhe për të e gjitha ka marrë fund.

“Në momentin që e takon, e ndjen atë ngrohtësinë e nënës, por kur tjetri nuk e ndjen ngrohtësinë e fëmijës atëherë…”, tha ajo, duke lënë të kuptohej që e ëma ishte treguar e ftohtë me të.

“ Nuk jam interesuar shumë për të, ka mbaruar ajo histori. Ajo do të vazhdojë jetën e vet, unë jetën time dhe jam shumë, shumë e lumtur që s’jam me të!”, përfundoi Sasa.

Me daulle e saze/Ja si martohet ylli i Arsenalit në mes të Stambollit (VIDEO)

Futbollisti Mesut Ozil i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar në një ceremoni tradicionale të zhvilluar në Stamboll me partneren e tij Amine Gulse.

Jo vetëm një futbollist i shkëlqyer, por Mesut Ozil, në videot e publikuara në rrjetet sociale edhe nga vet ai, tregoi aftësi të shkëlqyera edhe në kërcim.

Në dasma e zhvilluar në Stamboll u karakterizua nga elementë tradicionalë, ku nuk mungoi as daullja.

Më parë gjatë javës, futbollisti premtoi se të gjitha të ardhurat nga dasma do të shkojnë për bamirësi.

Elezi: 26.2 milion euro nga Banka Botërore për lehtësim të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor

Me 26.2 milion euro nga Banka Botërore, infrastruktura do të përmirësohet, institucionet do të modernizohen dhe bashkëpunimi i tyre do të forcohet në mënyrë që të lehtësojë tregëtinë dhe transportin në Ballkanin Perëndimor, me nënshkrimin e marrëveshjes në mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore.

Ky është një projekt rajonal, në të cilin përveç vendit tonë, në fazën e parë do të përfshihen edhe Serbia e Shqipëria ndërsa në fazën e dytë do jenë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Zv.ministrja e financave Shiret Elezi thekson se qëllimi i projektit është të zvogëlojë kostot e eksportit dhe importit dhe të shkurtojë kohën për tregëtinë ndërkufitare.

“Vlerësimi i Bankës Botërore është se me realizimin e projektit, kostot për eksport dhe import në rajon do të reduktohen me rreth 10%. E gjithë kjo do të kontribuojë në promovimin e tregëtisë, si dhe në rritjen më të lartë ekonomike në rajon”, theksoi zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi.

Ajo shton se projekti ka katër komponentë: Lehtësimi i lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve në të gjithë Ballkanin Perëndimorë, Përmirësimi i efikasitetit dhe parashikueshmërisë së transportit, Përmirësimi i qasjes në tregun e lirë dhe investimeve si dhe Mbështetja e zbatimit të projektit.

Sa i përket komponentit të parë, Elezi njofton se koncepti i shallterëve të vetëm do të zbatohet përmes këtij projekti, që do të thotë se të gjitha procedurat e eksportit dhe importit, si dhe digjitalizimi i plotë i procesit, do të kryhen në një vend. Ajo shton se të ardhurat nga projekti do të përmirësojnë dhe zgjerojnë zyrat doganore në Qafë Thanë dhe Deve Bair.

Përndryshe, Projekti për lehtësimin e transportit dhe tregëtisë në Ballkanin Perëndimor është pjesë e bashkëpunimit katërvjeçar mes vendit tonë dhe Bankës Botërore. Kushtet e kredisë janë jashtëzakonisht të favorshme. Periudha e ripagimit është 12 vjet, me një periudhë mospagimi prej 4 vitesh dhe norma e interesit është 6 muaj për një interval fiks prej 0.85. Kjo do të thotë se tani interesi është 0.6%.

Një sqarim për nisjen e sanimit të gropave në rrugën regjionale në Zhelinë

Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinës

Një sqarim për nisjen e sanimit të gropave në rrugën regjionale në Zhelinë.

Edhe pse jemi të koncentruar me punë dhe nuk kemi mundësi të ndalemi e të sqarohemi me të gjithë individualisht, por ndonjëherë ka nevojë.

Unë sinqerisht nuk mundem t’a kuptoj prej nga i marrin dezinformatat disa njerëz, se sanimi i gropave qenka bërë me iniciativë private?

Pra, kjo është një dezinformatë e kulluar!

Të nderuar,
Ju lutem!

Së pari, e dijnë të gjithë se kjo rrugë nuk është nën ingerencat e komunës;

Së dyti, ne për shkak të kërkesës së qytetarëve tanë, ne si komunë disa herë i kemi sanuar gropat e kësaj rruge;
Së treti, përsëri për shkak të interesit të qytetarëve tanë, sivjet vendosëm t’i sanojmë gropat në disa pika të caktuara në komunën tonë, edhe atë:

FAZA E PARË: Sanimi i gropave para Urës në Zhelinë ku kryqëzohen rrugët gjegjësisht ku lidhemi për në Autostradë. Ajo pikë vlersuam se ishte më kritike, për shkak të kryqëzimit të rrugëve. Për këtë me kompaninë “Zhikoll” ndryshuam kontratën ekzistuese për rrjetin e ujësjellësit që kalon në atë rrugë, dhe pranuam që komuna me buxhetin e saj ta paguajë 100% sanimin e këtyre gropave, me qëllim që qytetarët tanë të qarkullojnë lirshëm.

FAZA E DYTË: Sanimi i gropave nga rruga regjionale në drejtim të pompës së benzinës ‘Luk Oil’, (për të pasur qasje në autostradë).
FAZA E TRETË: Sanimi i të gjitha gropave të rrugës regjionale duke filluar prej kufirit të komunës së Sarajit, që do kaloje përmes Grupçinit e do të përfundojë tek objekti i Komunës në Zhelinës.

Dhe pas 3 muajve, do të nisë rekonstruimi (asfaltimi) total i rrugës regjionale “Karpallëk-Zhelinë”.

Ju faleminderit për durimin!

Berisha sfidon Thaçin, publikon videon e para 20 viteve ulur këmbëkryq me kosovarët (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar Hashim Thaçin, pas akuzave të ndërsjella ku sulmonin njëri-tjetrin si “argat i Millosheviçit”. Ai ka publikuar në Facebook një video të rreth 20 viteve më parë dhe thotë se asnjë pëllëmbë toke e Kosovës nuk duhet të falet dhe se Kosova është e shenjtë për shqiptarët.

“Në Kosovë përcaktohet e ardhmja jonë. Si të fitojë Kosova, do të fitojë kombi shqiptar. Po humbi Kosova, kombi shqiptar nuk ka të ardhme. Sot do Drenicën, Pejën, Gjakovën, nesër do Shkodrën, Durrësin, Dibrën dhe kështu me radhë. Nuk duhet të lejojmë të humbasim asnjë pëllëmbë tokë. Një Kosovë në liri ndërtohet një 50 herë më shpejt se një Kosovë nën serbët. Ju ftoj ta mbajmë të gjallë shpirtin për t’u kthyuer në Kosovë. Nuk falet Kosova, Kosova është e shenjtë për shqiptarët”, thotë Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=o1h6Q4AYz0k&feature=youtu.be

“Kemi humbur birin tonë”/ Shuhet djali 3-vjeçar i yllit të muzikës, ja gjesti i madh i prindërve (FOTO)

Djali 3-vjeçar i yllit të muzikës country Granger Smith ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë automobilistik .

Këngëtari e ndau lajmin e hidhur në rrjetet sociale, ku u shpreh se djali i tij i vogël River Kelly Smith do të ishte përgjithmonë në zemrat e tyre.

Smith, i cili jeton në Austin të Teksasit, tha se River nuk kishte mundur t’i mbijetonte aksidentit tragjik dhe ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Smith dhe bashkëshortja e tij Amber vendosën që organet e të birit t’i dhuronin, në mënyrë që fëmijë të tjerë të kishin një shans të dytë në jetë.

“Më duhet të jap një lajm të paimagjinueshëm. Kemi humbi djalin tonë të vogël, River Kelly Smith, si pasojë e një aksidenti tragjik dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mund të mbijetonte. Familja jonë është e hidhëruar, por gjejmë ngushëllim duke e ditur se ai është në krahët e Zotit”, shkroi 39-vjeçari.

Amber dhe Granger janë prindër të dy fëmijëve të tjerë, Lincoln 5 vjeç dhe London 7-vjeçe.

Publikohet ‘Labyrinth’, kënga e re nga Loredana (VIDEO)

Pas paralajmërimeve të shumta Loredan sjell videoklipin e ri ‘Labyrinth’.

Pas ndodhive të fundit emri i Loredana Zefit është përmendur shumë nëpër mediat rozë, shkruan lajmi.net.

Artistja me prejardhje kosovare ka publikuar këngën e saj më të re të cilën e ka sjellur edhe me klip.

Kënga mban titullin ‘Labyrinth’ dhe është punuar nga Dominik Braz Bittrich, ndërsa teksti është në gjuhën gjermane.

Gazetarët hungarezë takojnë Gruevskin, refuzon të përgjigjet (VIDEO)

Siç ka publikuar portali hungarez 444.hu, sot ish-kryeministri azilant, Nikolla Gruevski rastësisht është gjendur në afërsi të redaksisë së portalit.

Gazetarët menjëherë kanë filluar me pyetje dhe e kanë ndjekur deri në hyrje të banesës, duke pritur derisa të del për t`i parashtruar pyetje.

Siç shihet në video, Gruevski ka refuzuar të përgjigjet. “Më falni, nuk do dëshiroja sot të bëj asnjë deklaratë. Ndoshta në ndonjë rast tjetër”, është shprehur Gruevski.

Gazetari ka vazhduar me pyetje, mirëpo ish-kryeministri azilant , vetëm e ka përsëritur të njëjtën gjë, me çka ka vazhduar me veturën e tij të tipit Hyundai Kona me xhama të zinj, i cili e priste tek hyrja e ndërtesës.

E grabiti lopën dhe më pas e ndërroi me “Golf 2″…

Gjy*kata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, të premten, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me një vit bur*gim efektiv, të aku*zuarin për vjedhje të lopës, Sejdi Seferi.

Krahas kësaj, i akuzuari Seferi është dë*nuar edhe me 500 euro gjobë, por të cilën nuk do ta paguajë nëse brenda dy vjetësh nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, gjy*kata e ka obliguar të akuzuarin që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 20 euro, ndërsa në emër të kompensimit të vik*timave shumën në vlerë prej 30 euro.

Këtë dë*nimin, gjy*kata e ka shqiptuar pasi paraprakisht seancën e së premtes i akuzuari e ka pranuar fajësinë në të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjy*katësi i rastit, Agron Maxhuni, ka deklaruar se si rrethana rënduese për shqiptimin e këtij dën*imi, ka marrë kryerjen edhe të veprave tjera penale të së njëjtës natyrë, ndërsa si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë.

Lidhur me dën*imin me kusht, gjyk*atësi Maxhuni, ka deklaruar se ka marrë parasysh aspektin financiar të të pandehurit.

Po ashtu, gjy*katësi ka njoftuar të pandehurin me të drejtën e tij në ankesë, sa i përket lartësisë së dën*imit, ndërsa të dëmtuarin e ka udhëzuar në kontest civil.

Ndryshe, Pro*kuroria Themelore në Mitrovicë, me 28 mars 2019, kishte ngritur akta*kuzë ndaj Sejdi Seferit.

Sipas akta*kuzës, i pandehuri Sejdiu me 6 maj 2016, në fshatin Banjskë, në Vushtrri, kishte shkuar në pronën e Rasim Ismajlit, dhe kishte tërhequr me një litar lopën, e vlerës prej 1200 euro, që kishte qenë duke kullotë.

Siç thuhet në akt*akuzë, i pandehuri më pas lopën ia kishte dhënë Fadil Halitit, në shkëmbim me automjetin e llojit “Golf II”, me një shumë prej 250 euro.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje”, nga neni 325 par 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Përgjimet e e reja vijnë nga Zelanda e Re, faqja e internetit publikoi dhjetëra biseda (VIDEO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër rrjetet sociale, dhe mbylljes së profileve të “El Çekas” në Fejsbuk, tashmë “bombat” kanë kaluar në ueb platforma të portaleve të ndryshme. Madje njëri prej portaleve të hapura apostafat për publikimin e “bombave” që sot publikoi dhjetëra biseda, ishte portal i regjistruar në territorin e quajtur Tokelua, në Zelandën e Re, informon TV Shenja.

Vazhdimisht po publikohet biseda të reja me tematika të ndryshme, në të cilat kryesisht flasin Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, por së fundmi janë publikuar edhe biseda mes biznesmenit të dyshuar nga PSP Orce Kamçev dhe gazetares shumë vjeçare Olivera Trajkovska e cila duket të merr informacione për rastin “Monstra” pikërisht nga biznesmeni.

Bisedat po publikohen me vazhdimësi, nga disa sekuenca, dhe në intervale të shkurtëra kohore.

Tashmë tre ditë me radhë, profilet e publikuesit të “bombave” nga Kërçova, “El Çeka”, janë mbyllur, dhe nëse provon të kërkohesh në Fejsbuk me fjalë kyçe si bomba, ose biseda, nuk del asgjë që dilte më parë, përveç disa profileve të njerëzve nëpër vende të ndryshme të botës.

Disa ditë me radhë, nëpërmjet profilit në Fejsbuk të “EL Çekës” e tani edhe portaleve, po publikohen biseda të shumta të përgjuara të funksionarëve të lartë të BDI-së. Bisedat thuhet të kenë rrjedhë nga të dënuarit e grupit të Kumanovës të cilët nuk do të ndalojnë derisa të ketë hetim ndërkombëtar dhe BDI të dalë nga Qeveria.

Në 17 vjetorin e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, protagonisti i bisedave nëpër internet, tha se partia e tij aspak nuk është e kërcënuar nga këto biseda, që i quajti “bryma e mëngjesit”. Ahmeti komentoi edhe përmbajtjen e bisedave në të cilat kishte sharje për grupe dhe individë që dolën pastaj me reagime publike, duke u arsyetuar se kur ka folur ka qenë duke bërë shaka./Shenja.tv

https://www.youtube.com/watch?v=uz8da4fJH5s

Jeni gati? Mësuesja se*ksi ka një këshillë për ju

hristine McGuinness është nënë e tre fëmijëve dhe mësuese joge. Ajo njihet për trupin e saj të mrekullueshëm dhe herë pas here jep këshilla për ndjekësit e saj.

Puna e fortë dhe angazhimi i vazhdueshëm kanë dhënë rezultatet fantastike për të. Së fundmi ajo ka dhënë një këshillë për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

“Ndonjëherë, gjëja më produktive që mund të bëni është të qetësoheni”, shkruan ajo. Duke parë fizikun e saj, ia vlen t’i zbatoni këshillat e mësueses.

“Rrëshqiti dhe përplasi disa herë kokën në shkëmbinj”/ Vd*ekja misterioze e babait të 4 fëmijëve në Itali

Ai u largua nga jeta gjashtë muaj më parë, por ende sot asnjë sipërmarrje ndërtimi nuk pranon ta ketë pasur punonjës të tij. Të gjithë e mohojnë dhe ngrenë supet. Ai vd*iq në punë gjashtë muaj më parë, por ende sot nuk është e mundur të dihet për llogari të kujt punonte sepse të gjitha kompanitë e ndërtimit e mohojnë njohjen me të.

Zyber Curri ishte 48 vjeç, i martuar dhe me katër fëmijë. Ai kishte shkuar në Itali me gjithë familjen, kur Kosova e tij ishte shndërruar në një teatër lufte. Gjatë qëndrimit në Itali, Zyber jetoi në Edolo, në Valle Camonica, por profesioni i tij punëtor ndërtimi e bëri që ai të punonte pothuajse kudo në Lombardi.

Në mëngjesin e 12 dhjetorit të vitit 2018, ai punonte në një impiant hidroelektrike në Val Cavargna, krahinë e Como-s. Aty Zyber Curri transportonte tuba në zonën e Mondragos, kur ndoshta për shkak të akullit mund të ketë rrëshqitur disa metra poshtë duke përplasur disa herë kokën nëpër shkëmbinj.

“Kjo ndodhi rreth orës 11.30, por ne e mësuam vetëm pas orës 21.00” – kujton Mina, vajza e tij më e madhe. “Askush nuk erdhi tek ne, as të na informojë dhe as të kërkojë informacion të dobishëm për hetimin”- ka thënë ajo.

Por, ndërsa prokuroria në Como hapi dosje hetimore, pranë familjes Curri u paraqit dhe sindikata e ndërtimit. “Kemi hetuar në të gjithë rajonin për të rindërtuar historinë e Zyber Currit. Hetim për të cilin na kanë ndihmuar edhe vajzat e të ndjerit – thotë sekretari i Fillea Cgil Valcamonica-Sebino, Donato Bianchi. Nga mozaiku i hetimit disa mujore, del se në kohën e aksidentit punonjësi kosovar është punësuar nga Hera Srl me qendër në Gallaratë, komunë në Lombardi. Duket se, Zyber Curri i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës për punë të njeriut, që vepronte si menaxher i Edilnova Srl, i cili gjithashtu i kishte dhënë atij një veturë me të cilën ai transportonte kolegë të tjerë lart e poshtë dhe në fundjavë shkonte në shtëpi.

Më 13 nëntor, një muaj para se të vdiste, Zyber Curri kishte nënshkruar një kontratë të re me Hera, edhe pse pas disa muajsh nuk janë gjetur gjurmë të pagesave për të nga ana e shoqërisë. Nga ana e avokatit të sindikatës iu janë kërkuar sqarime të gjitha kompanive të përfshira si dhe personit përgjegjës për sigurinë e kantierit.

Energia Ambiente, komisionere e punimeve e konsideron veten “gabimisht” të vënë në pikëpyetje si përgjegjëse për aksidentin dhe iu tërheq vëmendjen familjareve dhe sindikatës, që të fokusohen për ngjarjen te Costruzioni Andreoli, pronar i kontratës për punimet në vendin e aksidentit.
Kompania përgjegjëse për sigurinë (me inxhinier Salvetti Graneroli) përsëriti, se kantjeri ka qenë në gjendje të mirë dhe deklaron se Hera, që është kompania e punësimit, e ka krejtesisht të panjohur emrin e të ndjerit.

Por atëherë, punonjës i kujt ishte Zyber Curri?

Do të jenë hetimet, që po kryen nga ana e prokurorisë së Comos që do t’i përgjigjet këtyre pyetjeve. Ndërkohë, sindikatat vazhdojnë kërkimet e tyre. “Është një rast skenari emblematik. Ndërtimi është një sektor i rëndësishëm për zhvillim, por që ka nevojë për ligjshmëri dhe rregulla që garantojnë sigurinë” – vëren Tiziana Scalco, sekretare rajonale e Fillea Cgil.

Në fakt, ndërtimi është një sektor i trishtuar, protagonist i rasteve të shumta të vdekjeve të bardha: midis janarit dhe majit në Lombardi, vetëm këtë vit numërohen pesë viktima, kurse viti 2018 u mbyll me një bilanc lufte, 13 muratorë të vdekur. I fundit ishte Zyber Curri.

Kush janë bukuroshet që përkëdhelin “mbretin” Dan Bilzerian (FOTO+VIDEO)

Mbreti i Instagramit, Dan Bilzerian njihet për jetën e tij aspak të zakonshme. Pjesë e grupit të tij janë mijëra modele, të cilat i luten për të qenë pjesë e grupit të mbretit. Por, para se të shoqërojnë mbretin, ato duhet të kalojnë një sërë provash.

Së fundmi Bilzerian, pasaniku amerikan me origjinë armene, që duket se i shpenzon paratë vetëm duke festuar me modele femra, është angazhuar seriozisht me kompaninë e tij për të shitur kan*abis, të quajtur “Ignite”.

Ai vazhdon me kërkimin për modele që të përfaqësojnë kompaninë e re. Vajzat që do të përzgjidhen si imazh do të marrin 1 milionë dollarë dhe rrogë vjetore 100 mijë dollarëshe.