Ballina Top Lajm Berisha sfidon Thaçin, publikon videon e para 20 viteve ulur këmbëkryq me...

Berisha sfidon Thaçin, publikon videon e para 20 viteve ulur këmbëkryq me kosovarët (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar Hashim Thaçin, pas akuzave të ndërsjella ku sulmonin njëri-tjetrin si “argat i Millosheviçit”. Ai ka publikuar në Facebook një video të rreth 20 viteve më parë dhe thotë se asnjë pëllëmbë toke e Kosovës nuk duhet të falet dhe se Kosova është e shenjtë për shqiptarët.

“Në Kosovë përcaktohet e ardhmja jonë. Si të fitojë Kosova, do të fitojë kombi shqiptar. Po humbi Kosova, kombi shqiptar nuk ka të ardhme. Sot do Drenicën, Pejën, Gjakovën, nesër do Shkodrën, Durrësin, Dibrën dhe kështu me radhë. Nuk duhet të lejojmë të humbasim asnjë pëllëmbë tokë. Një Kosovë në liri ndërtohet një 50 herë më shpejt se një Kosovë nën serbët. Ju ftoj ta mbajmë të gjallë shpirtin për t’u kthyuer në Kosovë. Nuk falet Kosova, Kosova është e shenjtë për shqiptarët”, thotë Berisha.

Artikulli paraprak“Kemi humbur birin tonë”/ Shuhet djali 3-vjeçar i yllit të muzikës, ja gjesti i madh i prindërve (FOTO)
Artikulli tjetërNjë sqarim për nisjen e sanimit të gropave në rrugën regjionale në Zhelinë