Ballina Blog Faqe 581

“Rrëshqiti dhe përplasi disa herë kokën në shkëmbinj”/ Vd*ekja misterioze e babait të 4 fëmijëve në Itali

Ai u largua nga jeta gjashtë muaj më parë, por ende sot asnjë sipërmarrje ndërtimi nuk pranon ta ketë pasur punonjës të tij. Të gjithë e mohojnë dhe ngrenë supet. Ai vd*iq në punë gjashtë muaj më parë, por ende sot nuk është e mundur të dihet për llogari të kujt punonte sepse të gjitha kompanitë e ndërtimit e mohojnë njohjen me të.

Zyber Curri ishte 48 vjeç, i martuar dhe me katër fëmijë. Ai kishte shkuar në Itali me gjithë familjen, kur Kosova e tij ishte shndërruar në një teatër lufte. Gjatë qëndrimit në Itali, Zyber jetoi në Edolo, në Valle Camonica, por profesioni i tij punëtor ndërtimi e bëri që ai të punonte pothuajse kudo në Lombardi.

Në mëngjesin e 12 dhjetorit të vitit 2018, ai punonte në një impiant hidroelektrike në Val Cavargna, krahinë e Como-s. Aty Zyber Curri transportonte tuba në zonën e Mondragos, kur ndoshta për shkak të akullit mund të ketë rrëshqitur disa metra poshtë duke përplasur disa herë kokën nëpër shkëmbinj.

“Kjo ndodhi rreth orës 11.30, por ne e mësuam vetëm pas orës 21.00” – kujton Mina, vajza e tij më e madhe. “Askush nuk erdhi tek ne, as të na informojë dhe as të kërkojë informacion të dobishëm për hetimin”- ka thënë ajo.

Por, ndërsa prokuroria në Como hapi dosje hetimore, pranë familjes Curri u paraqit dhe sindikata e ndërtimit. “Kemi hetuar në të gjithë rajonin për të rindërtuar historinë e Zyber Currit. Hetim për të cilin na kanë ndihmuar edhe vajzat e të ndjerit – thotë sekretari i Fillea Cgil Valcamonica-Sebino, Donato Bianchi. Nga mozaiku i hetimit disa mujore, del se në kohën e aksidentit punonjësi kosovar është punësuar nga Hera Srl me qendër në Gallaratë, komunë në Lombardi. Duket se, Zyber Curri i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës për punë të njeriut, që vepronte si menaxher i Edilnova Srl, i cili gjithashtu i kishte dhënë atij një veturë me të cilën ai transportonte kolegë të tjerë lart e poshtë dhe në fundjavë shkonte në shtëpi.

Më 13 nëntor, një muaj para se të vdiste, Zyber Curri kishte nënshkruar një kontratë të re me Hera, edhe pse pas disa muajsh nuk janë gjetur gjurmë të pagesave për të nga ana e shoqërisë. Nga ana e avokatit të sindikatës iu janë kërkuar sqarime të gjitha kompanive të përfshira si dhe personit përgjegjës për sigurinë e kantierit.

Energia Ambiente, komisionere e punimeve e konsideron veten “gabimisht” të vënë në pikëpyetje si përgjegjëse për aksidentin dhe iu tërheq vëmendjen familjareve dhe sindikatës, që të fokusohen për ngjarjen te Costruzioni Andreoli, pronar i kontratës për punimet në vendin e aksidentit.
Kompania përgjegjëse për sigurinë (me inxhinier Salvetti Graneroli) përsëriti, se kantjeri ka qenë në gjendje të mirë dhe deklaron se Hera, që është kompania e punësimit, e ka krejtesisht të panjohur emrin e të ndjerit.

Por atëherë, punonjës i kujt ishte Zyber Curri?

Do të jenë hetimet, që po kryen nga ana e prokurorisë së Comos që do t’i përgjigjet këtyre pyetjeve. Ndërkohë, sindikatat vazhdojnë kërkimet e tyre. “Është një rast skenari emblematik. Ndërtimi është një sektor i rëndësishëm për zhvillim, por që ka nevojë për ligjshmëri dhe rregulla që garantojnë sigurinë” – vëren Tiziana Scalco, sekretare rajonale e Fillea Cgil.

Në fakt, ndërtimi është një sektor i trishtuar, protagonist i rasteve të shumta të vdekjeve të bardha: midis janarit dhe majit në Lombardi, vetëm këtë vit numërohen pesë viktima, kurse viti 2018 u mbyll me një bilanc lufte, 13 muratorë të vdekur. I fundit ishte Zyber Curri.

Kush janë bukuroshet që përkëdhelin “mbretin” Dan Bilzerian (FOTO+VIDEO)

Mbreti i Instagramit, Dan Bilzerian njihet për jetën e tij aspak të zakonshme. Pjesë e grupit të tij janë mijëra modele, të cilat i luten për të qenë pjesë e grupit të mbretit. Por, para se të shoqërojnë mbretin, ato duhet të kalojnë një sërë provash.

Së fundmi Bilzerian, pasaniku amerikan me origjinë armene, që duket se i shpenzon paratë vetëm duke festuar me modele femra, është angazhuar seriozisht me kompaninë e tij për të shitur kan*abis, të quajtur “Ignite”.

Ai vazhdon me kërkimin për modele që të përfaqësojnë kompaninë e re. Vajzat që do të përzgjidhen si imazh do të marrin 1 milionë dollarë dhe rrogë vjetore 100 mijë dollarëshe.

Rina Balaj publikon video nga palestra, vë në fokus linjat trupore (VIDEO)

Rap-artistja nga Istogu, Rina Balaj është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ndërkohë në llogarinë e saj, Instagram, numëron mbi 400 mijë ndjekës për të cilët publikon imazhe dhe video të llojllojshme.

Këngëtarja Balaj të shumtën e kohës e kalon në palestër dhe nga atje nuk ngurron që të ndajë postime atraktive për fansat e saj. E tillë shfaqet edhe në videon e fundit që ka ndarë me ndjekësit, gjersa vë në pah linjat trupore.

Rina poashtu së shpejti pritet të sjell bashkëpunimin me divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismailin.

Dyshja janë duke përpunuar një nga projektet e vjetra të Ismailit por deri më tani nuk kanë zbuluar detaje më të hollësishme.

Përndryshe, “Ilegal” është kënga e fundit që ka publikuar Balaj, projekt ky me mbi nëntë milionë shikime në platformën YouTube.

Lëvizja BESA: Çfarë fshihet pas lojës së qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, ka reaguar në lidhje me lajmet e fundit, që qarkullojnë për ndryshime në kabinetin qeveritar dhe të cilat sipas tij, mbase fshehin një tjetër lojë të qeverisë.

Ja postimi i plotë:

Nëse më shërben kujtesa mirë, herën e fundit kur kryeministri bëri ndryshime në kabinetin e tij, kjo temë në mediume zgjati 3-4 muaj duke thënë pas një jave pas dy jave do të kumtoj përbërjen e re.

Këtë herë ngjajshëm po shkojnë punët me një risi që ai përmendi edhe mundësinë e kthimit të mandatit. Nëse ndodh kjo e fundit kujt do të ja jep mandatin presidenti i shtetit për të formuar qeverinë, partisë që fitoi më shumë vende në parlament në zgjedhjet e fundit apo partisë (koalicionit) që tani është si e dyta në parlament me numrin e deputetëve?

Dhe së fundi ata disa që u futën në qeveri me vonesë, pa marrëveshje me shkrim, me pretekst se shkaku i vetëm është marrja e datës për negociata me BE (integrimet) dhe lanë platformën e tyre anësh, nëse nuk meret data në qershor/korrik a kanë dështuar ato apo jo?

Tetovë, shoferi nga Piroku aksidenton 43-vjeçaren nga Tetova

Në rrugën “Dimo Gavrovski”  në Tetovë, dje (6 qershor), rreth orës 19 e 50 minuta, makina e tipit “Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 27-vjeçari L.A. nga fshati Pirok i Tetovës, ka aksidentuar këmbësoren 43-vjeçare A.J. nga Tetova.

E lënduara A.J. është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për dhënjen e ndihmës mjekësore.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes.

Tetovë, privohet nga liria 21-vjeçari nga Shqipëria

Në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, dje (6 qershor) rreth orës 14, është privuar nga liria 21-vjeçari P.G. shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka qenë i involvuar në një tentim për grabitje në një bastore sportive në Tetovë, rast ky i denoncuar më
datë 25 maj të këtij viti, kurse i njëjti gjithashtu në
mënyrë ilegale ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut.

Pas arrestimit dhe dokumentimit të rastit, P.G. është dorëzuar në Njësitin për kri*me ndërkufitare, migracion, të huaj, dhe riatëdhesim Tetovë, prej ku edhe është deportuar në vendin e tij amë.

Incident në Tetovë, tre persona përfundojnë pas hekurave

Mbrëmë (6 qershor) rreth oras 23, në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, është denoncuar prishje e rendit dhe qetësisë publike në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë.

Gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e prishjes së rendit, 55-vjeçarja me inicialet D.M. bashkëshorti i saj 55-vjeçari me inicialet A.M. dhe 66-vjeçari Z.A. nga Tetova, janë sjellë në mënyrë agre*sive me pjestarët e policisë.

Tre personat janë arr*estuar dhe mbajtur në stacionin policor
Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Me këtë shëndetësi, Maqedonia e Veriut nuk e meriton të shkojë as në Afrikë, e jo në BE!

Adnan Azizi

Për shkak të udhëzimit jo të duhur nga spitali i Tetovës për në spitalin e Shkupit, 4 orë jemi duke u endur nëpër korridoret e spitalit bashkë me personin i cili është diagnostifikuar me sëmundje kritike për jetë, pa asnjë lloj adrese se ku duhet të referohemi. Për këto 4 orë ne teperaturë 30g duke e shetitur pacientin me karrocë, pasiqë nuk mund të rri në këmbë, endemi nga dera në derë, përshkak se askush nuk kupton për ku e ka rekomandimin, çfarë diagnoze ka dhe ku duhet të shkojë të drejtohet…

Me këtë shëndetësi, Maqedonia e Veriut nuk e meriton të shkojë as në Afrikë, e jo në BE!

Me këtë trajtim jo që pacientëve të sëmurë po ua merrni jetën, por edhe ata të shendoshët që i dergojnë pacientët në spital sëmuren nga ky lloj trajtimi që u bëhet nëpër spitale.

P.S. O doktor Lili, merru me menaxhimin e spitalit Tetoves si duhet se i morret në qafë tetovarët, jo të merresh me gazetarë nëpër polici dhe gjyq, se pse ti kanë nxjerr pasurinë marramendëse dhe të palarat në shesh!
Live nga Klinika Universitare Shkup.

Gafurr Adili komenton bisedat e përgjuara të Ahmetit dhe Xhaferrit ku përmendnin emrin e tij

Veprimtari kërçovar Gafurr Adili ka komentuar bisedat e përgjuara të kreut të BDI, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit ku përmendnin emrin e tij.

Ja postimi i Adilit në fb:

KJO ËSHTË PASURIA IME E VETME!
(Tallja e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit,
se unë i paskam mbajtur dy punë,
nuk më ulë, por përkundrazi…., më lartëson)
– Këtë shtëpi e ndërtova atëherë kur i punoja dy punë (1985-1990), siç tallen Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri në njërën nga “bombat” e publikuara nga El Cheka;
– Edhepse isha jurist, madje edhe magjistër i shkencave juridike (që në moshën 25 vjeçare), në Zvicër isha i detyruar të punoja në fabrikë (nga ora 07-17) dhe pastaj (nga ora 19-23) te një restorant, ku vërtetë laja pjata, siç tallen Musa Xhaferri dhe Ali Ahmeti, por që ky i fundit (A.A.) gënjen se i paskam ra bojlerit me kokë;

– Pas viteve 90-të, me gjithë qenien t’ime, iu përkushtova çështjes politiko-kombëtare dhe shtëpija ngeli kështu…. (siç e shifni në foto),

 

e papërfunduar…., por me kushte optimale për të banuar pa asnjë brengë e shqetësim; sepse, e kam ndërtuar me djersën e ballit dhe jo duke e vjedhur popullin t’im, siç kanë bërë e po bëjnë, jo vetëm Ali Ahmeti dhe banda e tij DUI, por të gjithë politikuajt mafiozë të trekëndëshit Tiranë-Shkup-Prishtinë, të cilët shumë shpejt do ta vjellin djersën dhe gjakun e popullit shqiptar të Shqipërisë Etnike; sepse, e kam thënë disa herë dhe po e ripërsëris se,
JO GJITHËMONË KUNGULLI NOTON MBI UJË!

 

Shqiptari në Zvicër humb jetën në vendin e punës

Në Nänikon, Komuna Uster, Kantoni i Cyrihut, ka humbur jetën në vendin e punës një punëtor i ndërtimit.

Fjala është për një shtetas kosovar të moshës 58 vjeçare, i cili është rrëzuаr nga lartësia prej tri metrash, shkruan blick.ch.

Përkundër rianimacionit të bërë menjëherë pas aks.identit, kosovari ka vdеkur në vendin ku është ak.sidеntuar, njofton Policia Kantonale e Cyrihut, transmeton albinfo.ch.

Kosovari ishte duke punuar në rrënim të një objekti, kur, nga shkaqe ende të panjohura, është rrëzuar duke rënë tri metra në thellësi. Me këtë rast ai ka pësuar lеndime të rënda koke.

Itali/ Përmbyset kamioni në autostradë, humb jetën shqiptari (FOTO)

Një ngjarje e rëndë me pasojë vd*ekjen ka ndodhur në Itali. Një 67-vjeçar ka humbur jetën, pasi kamioni që ai drejtonte është përmbysur në mes të autostradës A1 Milano-Napoli. Mësohet se aksidenti ka ndodhur paraditen e së mërkurës, rreth orës 11:00, teksa shoferi shqiptar po transportonte materiale plastike. Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e aksidentit apo identiteti i vik*timës. Si pasojë e aksidentit, autostrada u bllokua për disa orë.

Gjermani – Humb jetën tragjikisht 26-vjeçari nga Kosova (FOTO)

Një djalë i ri 26 vjeç me origjinë nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani. Mësohet se vik*tima është Arif Zekaj me prejardhje nga Jabllanica.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë familjarët. I riu jetonte me familjen në shtetin gjerman, kurse bëhet me dije se ishte vëllai i vetëm i 3 motrave.

Ky nuk është rasti i vetëm i aksidenteve dhe rasteve tragjike në shtetin gjerman me protagonistë të rinj shqiptarë, kryesisht nga Kosova. Nuk kanë munguar rastet kur vik*tima kanë qenë edhe të mi*tur.

Aksident në Tetovë

Dje në ora 16 e 55 minuta, në rrugën lokale për në fshatin Saraqinë të Tetovës, pas urës së lumit Shkumbin, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës “Pezho 307” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 42-vjeçari G.M. nga fshati Saraqinë dhe vetura e tipit “Folkcvagen Polo” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 53-vjeçari A.H. nga fshati Bojanë e Shkupit.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i makinës “Polo” A.H. i cili me automjet tjetër është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës.

Inspektim në vendin e ngjarjes, ka kryer ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

Shqiptari nga Maqedonia dë*nohet me bu*rg të përjetshëm, ja emri dhe fotografia e tij! (Foto)

Në St. Pölten të Asutrisë, sot ka përfunduar procesi gjyqësor kundër Xhemajl M. (37): Shtetasi i Maqedonisë së Veriut e kishte pritë bashkëshorten e tij në një vendparkim në Tulln, duke dashur të bisedojë dhe më pas e godi*ti 14 herë.

Nën interesin e madh të mediave, Xhemajl M. të mërkurën hyri në Gjykatën Penale në St. Pölten. Më 21 janar 2019, shtetasi i RMVi kishte debatuar me bashkëshorten e tij Zemire K. (32) në një vendparkim të një supermarketi dhe më pas e kishte god*itur me thi*kë, shkruajnë mediat austriake, njofton Shtegu.com.
Pas ndarjes nga Zemirja, bashkëshorti kishte vuajtur shumë, veçanërisht pasi atij nuk i lejohej të shihte fëmijët e tij (6- dhe 10-vjeçar).

Që në vitin 2017, Xhemajl M. ishte dënuar me gjashtë muaj burgim të kushtëzuar për vazhdimin e përdorimit të dhu*nës kundër bashkëshortes së tij. Gruaja kishte ikur në qendër strehimi për gra.

Kur 32-vjeçarja e kërc*ënoi se nuk do t`i shihte më asnjëherë fëmijët, më 20 janar ai e kishte përgatitur planin: Një debat i suksesshëm dhe Zemire K. do të duhej të vd*iste.

Të hënën, më 21 janar, ai bleu ar*mën e kri*mit, një kamë Sm*ith & wesson, e priti bashkëshorten e tij në vendparkim dhe e detyroi për një debat. Por, gruaja vazhdoi të ecë në drejtim të veturës, që ishte dë*nimi i saj me vd*ekje. Edhe më tej me faturën e tij të ar*mës së blerë në xhepin e tij të pantallonave, ai e go*diti përsëri dhe përsëri. Menjëherë pas kësaj, 36-vjeçari u arr*estua, ai nuk bëri asnjë rezistencë, që nga fillimi e pranoi fajin.

Në gjy*katë, avokati Wolfgang Blaschitz iu referua rrëfimit të gjerë të të aku*zuarit. “Si avokat, unë kam parë shumë rrallë një kri*minel ‘të ndershëm’, i cili pa hezitim i vendos kartat mbi tavolinë. Por, pro*kurori kërkoi një dënim të përjetshëm. “Këtij personi i vjen keq për shkak të fëmijëve”, ështtë munduar të argumentojë avokati i tij.

Juria e pasoi prok*urorin. Ishte vra*sje. Vendimi: Bur*gim i përjetshëm (jo fuqiplotë). Avokati Wolfgang Blaschitz u ankua, duke kërkuar një dënim më të vogël. Verdikti: Efektet e aktit pavarësisht vra*sjes dhe pasojat për të dy fëmijët e mitur.

Familja e “El Chekës” është larguar nga Kërçova në Shqipëri, ka mbetur vetëm gjyshja e tij (Video)

Fatmir Aliu

Shtëpi të reja e të vjetra, por shumë prej tyre pa zot shtëpie.

I tillë është sot fshati Tuhin, i Kërçovës!

Pak njerëz mund të takosh rrugës së re të fshatit.

Por, në këtë skaj të Kërçovës është lind dhe rrit personi më kontravers në shtet, El Cheka ose Sheqerim Ahmeti.

Pak kush në fshat don të flet për Sheqerimin apo familjen e tij.

“Familje e mirë janë! Ai djalë i mirë është”, tha një bashkfshatarë i “El Chekës”.

Ai edhe sqaron se ka kohë që Sheqerimi nuk jeton në Tuhin.

Tek xhamia e fshatit, takuam bashkëfshatarë e bashkëmoshatarë të tij, por asnjëri s’deshi ta xhirojmë dhe as t’i pyesim për El Chekan apo familjen e tij.

Jashtë kamerës na thonë se janë “krenar me veprat” e El Chekas, dhe se presin që “t’i publikojë të gjitha përgjimet që i ka”.

Rrugës për tek shtëpia e Sheqerim Ahmetit, pak shtëpi ishin të banuara!

Por, rrugës e takuam gjyshen e tij.

Ajo na tregoj se kishte mbetur e vetme, meqë s’kishte pranuar të largohet nga prona shumëvjeçare familjare.

Dhe për pasojë kishte ngel vet të kujdeset për katër shtëpitë.

“Asnjë nuk është këtu! Vetëm jam”.

A kanë shkuar krejt?

“Kanë shkuar të gjithë në Shqipëri”.

A kthehen?

“Jo”, u shpreh gjyshja e Sheqerim Ahmetit “El Cheka”.

Për nipin Sheqerimin, thotë se rishtazi ka shkuar në Amerikë, dhe përlotet kur flet për të!

Me Sheqerimin, a jeni dëgjuar?

“Jo”. “Tani së fundi jo”.

A s’thirrë hiq, për me tregu se si është?

“Jo”. “Po përse pyesni, çfarë ka bërë Sheqerimin?

– Gazetari: Jo, jo! S’ka bërë asgjë dëm. Është tu tregu diçka për politikë, por s’ka bërë asgjë!

“Jam e mërzitur”. “Jam duke plas,, por ç’të bëjë”. “Vetëm po endem rrugëve”.

“Po më lënë mendja”!

Pse nuk shkuat edhe ju në Shqipëri?

“Unë nuk shkoj! Nuk shkoj? Këtu rri”, thotë gjyshja e Sheqerim Ahmetit “El Cheka”.

Në ballin e njërës nga katër shtëpitë familjare të El Chekës, kishte të varur një pankartë e madhe.

Në të shihej e vizatuar ajo që thuhet se është Harta e Shqipërisë së Bashkuar, ndërsa porosia ishte e qartë: Lavdi dëshmorëve të Kombit!!` Tradhtarët plumbin e kanë hak!!

Në mëhallë, përpos gjyshes së El Chekas, asnjë njeri tjetër s’u pa.

Rrugës për në qendër të fshatit Tuhin, na ndalën e na thanë se përveç shtëpisë së El Chekës, duhet të shkojmë ta vizitojmë edhe pronën e familjes së Erolld Musliut.

Na thanë se drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim, ka të varrosur edhe babën në fshat, dhe se janë krenar që edhe kryeshefin e spiunazhit në shtet, Erolldin, e kanë bashkëfshatar.

TETOVË – KAPET ME “PRESH NË DORË” 40 VJEÇARI NGA ZAGREBI

Dje në ora 15 e 20 minuta, në rrugën “Iliria” në Tetovë, pjesëtarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, kanë kryer bastisje në hapësirat në të cilat kanë qëndruar 40-vjeçari P.C. nga qyteti i Zagrebit, Republika e Kroacisë, kurse si shoqëruese të tij kanë qenë një 25-vjeçare nga Tetova dhe një 28-vjeçare nga Gostivari.

Gjatë bastisjes, në një tavolinë është gjetur një qese najloni me koka*inë, një shishe plastike prej 0,5 litra materie e panjohur lëngu, si dhe mjete tjera me mbetje të kok*ainës. Personat janë privuar nga liria dhe mbajtur në SPB Tetovë, ku pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

(VIDEO) INSPEKTORATI HAP PROCEDURË KUNDËR ARBËR ADEMIT DHE AGIM NUHIUT

Inspektorati i arsimit ka zbuluar se funksionarët e BDI-së Arbër Ademi dhe Agim Nuhiu, njëri ministër i arsimit e tjetri zëvendës ministër i brendshëm, në mënyrë të paligjshme janë emëruar docentë në Universitetin shtetëror të Tetovës në periudhë kur kanë qenë në funksione publike. Në parashtresën që inspektori i arsimit të lartë Gjorgji Ilievski e ka dorëzuar në komisionin Antikorrupsion, që u publikua dje nga portali Fakulteti, shkruan se ka dyshime se ministri i arsimit Arbër Ademi është zgjedhur në mënyrë të paligjshme në titullin docent ne Fakultetin juridik të Universitetit shtetëror në Tetovë, në vitin 2017, duke qenë ministër pa portofol në Qeveri. Ndërkohë zëvendës ministri i brendshëm Agim Nuhiu është zgjedhur docent, duke qenë në postin e zëvendës ministrit, pavarësisht faktit se ligji ua ndalon punën si profesor derisa janë në funksion publik.

Inspektorati i arsimit të lartë

“Më 13 prill 2016, Universiteti shtetëror në Tetovë ka marrë vendim për të vënë në pushim marrëdhënien e punës për Ademin si asistent në Fakultetin juridik derisa e kryen funksionin e ministrit pa portofol në Qeveri, në pajtim me Ligjin për marrëdhënie të punës. Por, gjatë kësaj periudhe Universiteti ka ngritur procedurë për të zgjedhur një mësimdhënës. Rektorati më 3 shkurt 2017 ka marrë vendim me të cilin asistenti m-r Arbër Ademi zgjidhet në titullin shkencor docent për lëndët e drejta ndërkombëtare private dhe e drejta e arbitrazhit.Kjo procedurë është e paligjshme për shkak se marrëdhënia e tij e punës ka qenë në pushim si ministër pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë”, shkruan në parashtresën e inspektorit për arsim të lartë Gjorgji Ilievski.

Dyshime ka edhe për Drejtorin e Entit për pronësi intelektuale Safet Emruli i cili fillimisht është zgjedhur docent, e pastaj edhe profesor inordinar dhe kjo sipas inspektorit është shkelje ligjore, meqë emruli është drejtor i këtij enti prej vitit 2008, që do të thotë se ka përparuar në karrierë duke qenë në post publik.

Inspektoi Ilievski në ankesën e tij deri tek Komisioni Antikorrupsion ka theksuar edhe se i bëjnë presion që ta ndërpresë procedurën kundër funksionarëve të BDI-së.

Inspektorati i arsimit të lartë

“Veprimet e këtilla të paligjshme nga funksionarë publikë, ministra, drejtorë dhe tjerë duhet të ndërpriten dhe të ngritën procedura dhe të bartin përgjegjësi morale dhe të tjera. Unë, Gjorgji Ilievski, Inspektor i lartë i arsimit, jam i vetëdijshëm për pasojat, por gjithashtu jam i vetëdijshëm se duhet të funksionojë edhe shteti juridik dhe ligjshmëria, e jo politika dhe frikësimet dhe kërcënimet. Jam në dispozicion të Komisionit për çdo sqarim plotësues”, shkruan në parashtresën e Ilievskit deri tek Antikorrupsioni.

Iliveski në ankesë shkruan s’do të heq dorë nga ky rast pavarësisht presioneve dhe se për veprimet e tij e ka njoftuar edhe kryeministrin edhe ministrin e arsimit.

Pas këtij rasti inspektorët kanë realizuar kontrolle edhe në disa fakultetet të tjera që kanë të punësuar funksionarë aktual. Deri tani nuk janë kumtuar parregullsi të reja.

Qeveria nuk e komentoi këtë rast duke ia hedhur gjithë përgjegjësinë Komisionit Antikorrupsion.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=pMzTcIbzQSg

Nxënës shqiptarë nga Ukraina, kuq e zi në Çarshinë e Shkupit (FOTO)

Ishin nisur për Shqipëri, dhe së pari u ndalën në Shkup…Na i kthyen kujtimet e vizitave me Sefer Musliun e Afet Mifarin dhe ansamblin “Emin Duraku” para më shumë se 25 vjetësh, abetaret dhe librat e parë shqip që ua kishim dërguar…Ata sot në shkolla e mësojnë shqipen në mënyrë fakultative që sadopak ta ruajnë atë që u ka mbetur nga rrënjët e tyre…

Disa orë me Faton Musliun ishim nikoqirë dhe ciceronë të tyre nëpër Shkup…

Do të shihemi përsëri kur të kthehen nga Shqipëria ku do të qëndrojnë një javë. (Daut Dauti)

“El Cheka” dhe Erold Musliu janë nga i njëjti fshat: Familja e Sheqerim Ahmetit është larguar për në Shqipëri (VIDEO)

Fatmir Aliu/TV21

Shtëpi të reja e të vjetra, por shumë prej tyre pa zot shtëpie.

I tillë është sot fshati Tuhin, i Kërçovës!

Pak njerëz mund të takosh rrugës së re të fshatit.

Por, në këtë skaj të Kërçovës është lind dhe rrit personi më kontravers në shtet, El Cheka ose Sheqerim Ahmeti.

Pak kush në fshat don të flet për Sheqerimin apo familjen e tij.

“Familje e mirë janë! Ai djalë i mirë është”, tha një bashkëfshatarë i Sheqerim Ahmetit – El Cheka.

Ai edhe sqaron se ka kohë që Sheqerimi nuk jeton në Tuhin.

Tek xhamia e fshatit, takuam bashkëfshatarë e bashkëmoshatarë të tij, por asnjëri s’deshi ta xhirojmë dhe as t’i pyesim për El Chekan apo familjen e tij.

Jashtë kamerës na thonë se janë “krenar me veprat” e El Chekas, dhe se presin që “t’i publikojë të gjitha përgjimet që i ka”.

Rrugës për tek shtëpia e Sheqerim Ahmetit, pak shtëpi ishin të banuara!

Por, rrugës e takuam gjyshen e tij.

Ajo na tregoj se kishte mbetur e vetme, meqë s’kishte pranuar të largohet nga prona shumëvjeçare familjare.

Dhe për pasojë kishte ngel vet të kujdeset për katër shtëpitë.

“Asnjë nuk është këtu! Vetëm jam”.

A kanë shkuar krejt?

“Kanë shkuar të gjithë në Shqipëri”.

A kthehen?

“Jo”, u shpreh gjyshja e Sheqerim Ahmetit – El Cheka.

Për nipin Sheqerimin, thotë se rishtazi ka shkuar në Amerikë, dhe përlotet kur flet për të!

Me Sheqerimin, a jeni dëgjuar?

“Jo”. “Tani së fundmi jo”.

A s’thirr hiq, për me tregu se si është?

“Jo”. Po përse pyesni, çfarë ka bërë Sheqerimin?

Jo, jo! S’ka bërë asgjë dëm. Është tu tregu diçka për politikë, por s’ka bërë asgjë!

“Jam e mërzitur”. “Jam duke plas, por ç’të bëj”. “Vetëm po endem rrugëve”.

“Po më len mendja”.

Pse nuk shkuat edhe ju në Shqipëri?

“Unë nuk shkoj”. “Nuk shkoj”. “Këtu rri”.

Në ballin e njërës nga katër shtëpitë familjare të El Chekës, kishte të varur një pankartë e madhe.

Në të shihej e vizatuar ajo që thuhet se është Harta e Shqipërisë së Bashkuar, ndërsa porosia ishte e qartë: Lavdi dëshmorëve të Kombit!!` Tradhtarët plumbin e kanë hak!!

Në mëhallë, përpos gjyshes së El Chekas, asnjë njeri tjetër s’u pa.

Rrugës për në qendër të fshatit Tuhin, na ndalën e na thanë se përveç shtëpisë së El Chekës, duhet të shkojmë ta vizitojmë edhe pronën e familjes së Erold Musliut.

Na thanë se drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim, ka të varrosur edhe babën në fshat, dhe se janë krenar që edhe kryeshefin e spiunazhit në shtet, Erolldin, e kanë bashkëfshatar./TV21

Ç’pritet të ndodhë pas publikimit të përgjimeve nga tabloidi gjerman ‘Bild”

Nga Andi Bushati

Përgjimet e tabloidit gjerman ‘Bild” që i dhanë dërrmën edhe më skeptikëve që hezitonin të besonin se Rilindja i ka vjedhur votat në bashkëpunim me ban*dat e trafikantëve të dro*gës, në Shqipëri, ashtu sikurse në çdo vend të botës, nuk mund të kalojë pa pasoja. Por ndryshe nga standarti austriak që pamë së fundi kur një qeveri rrëzohet dhe pse kri*mi i përgjuar ka mbetur në tentativë, këtu zakoni është gjetja e alibive për çfarëo lloj mëkati.

Kjo lloj qasjeje e denjë për demokracitë iliberale nga Ankaraja në Moskë edhe efektet i ka të tjetërllojta. Le të tentojmë t`i parashikojmë se si do të përthyehen ato në Shqipëri.

Si do të sillet Rama?

Sipas të gjitha gjasave Edi Rama as nuk e mendon dorëheqjen edhe pse vjedhja nga e cila ai ka përfitur pushtetin është vërtetuar katërcipërisht. Ai do të prodhojë mashtrime të reja pavarësisht se banditët pohojnë se grabitjen po e kryejnë për të “surprizuar” atë, pavarësisht se deputetët e grupit të vet i ka të infiltruar nga kri*mi, pavarsisht se axhendën e tij personale dhe politike e pati dorëzur në duart e Avdylajve.

Në vend që ta yshtë të mendojë për tërheqjen nga zgjedhjet lokale, apo largimin nga posti, kjo ngjarje do ta shtyjë atë edhe më tepër drejt radikalizimit.

Ashtu si të gjithë autokratët, Rama i beson parimit se sa më shumë të kapesh me duar në kri*m, aq më tepër duhet të ndezësh situatën. Një tërheqje tani për të do të qe e barabartë me një kapitullim. Një pranim i tërthortë faji, pasojat e të cilit nuk lidhen më me dyert e pushtetit, por me ato të qelisë.

Pikërisht, kjo frikë nga e ardhmja e detyron kryeministrin të zhgarravitet si një karrikaturë pas karriges, më keq se Berisha i ’97, dhe t`i drejtohet i vetëm 30 qershorit. Ai do të shpresojë të tubojë sa më shumë pushtete të pamerituara drejt vetes, në mënyrë që ditën që do të ulet në negociata, t`i shkëmbejë ato me kokën e vet: edhe parlamentin monist edhe 61 bashkitë e rilindjesm, kundrejt një amnistie për jetën e tretë si artist që aq shumë e reklamon në media.

Pra që të gjitha ata që me një mendje normale e kanë parë këtë skandal si një mundësi të kryeministrit për reflektim do të zhgënjehen. Edhe për një kohë të gjatë Rama ka të vetmen mundësi mbajtjen veshur të xhaketës së luftës.

Si do të reagojë opozita?

Nga pikpamja morale kjo qe një dhuratë e paimagjinueshme për strategjinë e PD e LSI për të djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet lokale. Ajo dha proven e një gare të pabarartë, ku arbitër janë trafikantët e drogës. Por njëkohësisht ajo justifikoi edhe çdo lloj mjeti ekstraligjor që mund të përdorë opozita, pas veprimeve paqësore të braktisjes së parlamentit dhe bashkive.

Nëse refreni i Ramës dhe socialistëve deri më tani ka qenë nuk digjet jorgani për një plesht, nuk dilet nga sistemi për një sallatë fjalësh, nuk radikalizohet një parti politike pa lënë më parë të flasë drejtësia, këto alibi tashmë kanë rënë.

Socialistët e zgjodhën me votat e tyre Arta Markun, ata e kaluan me ndihmën e njeriut që qëndron në paradhomën e kryeministrit, vettingun e Donika Prelës, ata bënë gjithçka për të penguar dënimin e grabitësve të votave. Jo se i dhimsej limoni i shtrydhur Dako që e hoqën qafe nga politika me të njëjtën shpërfillje si Saimir Tahirin, por sepse donin të ruanin kultin e pandëshkueshmërisë për ata që vjedhin në emër të pushtetit të Ramës.

Dhe pyetja është: ç’duhet të bëjë opozita kur faktet e krimit janë sheshti dhe drejtësia e kapur i shpëfill ato?

Nëjë këtë kuptim nëse ka fuqinë dhe muskujt, pas skandalit të “Bild” Basha është në të drejtën e tij për të mbajtur premtimin për mosjejimin e zgjedhjeve, por edhe për më shumë, për ti vënë flakën çdo kërpudhe që ka mbirë përreth Ramës.

Si mund të shpëtohet çka ka mbetur pa përdhosur nga reforma në drejtësi?

Skandali i shprthyer nga “Bild” i dha dërrmën përfundimtare edhe propagandës së shpifur për reformën në dretësi. Jo vetëm se ndëkombëtarët me anë të sharlatanëve të Euralius dhe OPDAT hapën dritën jeshile për zgjedhjen e një kryeprokuroreje kamikaze si Arta Marku, e cila tregoi se është vënë aty për të mbrojtur krimin.

Por për shumë më tepër se kaq. Arritja deri në absurditete që do ti ëndërronin edhe në tokën e Kim Jong Unit, si ato për të penguar mediat të botojnë materialet tashmë të dala në Gjermani, tregon shumë. Ajo dëshmon se drejtësia e re po përdoret nga rilindja, jo vetëm për të siguruar pandëshkushmërinë e saj, por edhe si WC propagandistike për të konsumuar politikën e ditës. Fakti se të dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi që teorikisht janë indipendentë në hetimin e kësaj çështeje, vunë nënshkrimet e tyre për atë gomarllëk çensurues, pas kërkesës politike të Ulsi Manjës dhe urdhërit të së shtypurës prej tij Arta Marku, i jep fund debatit për pavarësinë e institucionit të parë të ngritur pas refoma në drejtësi.

Ky është shembulli flagrant se çfarë është ngritur deri tani po kapet.

Prandaj kjo histori duhet të shërbejë për ti thënë stop ngritjes së institucioneve të reja që pritet të konsituohen. Nëse ato do të lindin në klimën dhe ankthin e një regjimi të kapur në krim, ato vetëm të pavarura nuk do të jenë më. Ato do ti shërbejnë njësoj deri në fund Ramës sot, me të njëjtin zell që do ta bëjnë këtë për atë që do ti zërë vendin nesër.

Sa të jetë Rama në zyrë, në mënyrë që të shpëtohet, reforma në drejtësi, si investimi më i madh i ndërkombëtarëve në Shqipëri, duhet të ngrijë. Për të shpëtuar çka mund të shpëtohet prej saj, do të duhej vetëm një qeveri teknikësh, afatgjatë dhe pa liderë të fortë. Në kushtet e regjimeve absolute është marrëzi të ëndërosh për drejtësi të pavaruar. Këtë na e provojë dhe njëherë dosja 339/1 që na u transmeua nga Gjermania, si pasqyrë e një dështimi për atë që perendimorët po bëjnë këtu. /Lapsi.al