Ballina Blog Faqe 890

KAS, Jon Tarifa e Lex Press publikojnë “Brave Enough” (VIDEO)

Reperi Kastriot Preteni i njohur si KAS-i ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me këngëtarin shqiptar Jon Tarifa e Lex Press.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga të tre këngëtarët, transmeton Koha.net.

Për videoklipin është përkujdesur Liridon Preteni, kurse beat-i është bërë nga JayUrbanMusic. Kënga vjen në gjuhën angleze.

Federica Nargi, në formë të shkëlqyer në plazhet e Mykonos (FOTO+VIDEO)

Destinacioni i saj i preferuar është ishulli i famshëm grek, Mykonos. Edhe këtë verë ka udhëtuar bashkë me partnerin e saj futbollist, për të shfrytëzuar pushimet verore me përfundimit e sezonit futbollistik.

Po flasim me Federica Nargin dhe Alessandro Matrin, çiftin e famshëm italian, që tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave rozë. Modelja 28-vjeçare shfaqet në formë të shkëlqyer në plazhet e Mykonos, që mbetet destinacioni më i preferuar i personazheve të njohura të showbizit.

#boomerang 🇬🇷

A post shared by federica nargi (@fede_nargi) on

🦎☀️

A post shared by federica nargi (@fede_nargi) on

Njeriu që zbulon llojet e reja të bimëve në shkencën e botanikës

Entela Resuli

Profesor Lulëzim Shuka pjesën më të madhe të kohës e kalon në auditorët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe në çdo cep të Shqipërisë ku ka bimë.

Dy ekstreme shumë të rëndësishme këto për të. Kjo është bota e tij, të cilën ai i ka kushtuar jetën.

Krahas Tulipanit Shqiptar, Tulipanit Kosovar, Lulehelmit të Malos, Lulekambanës Vezulluese dhe Oksitropës së Tomorrit, së fundi ai ka publikuar edhe dy taksa (llojeve) të reja për shkencën botanike, duke e çuar në shtatë, numrin e llojeve endemike shqiptare të zbuluara prej tij, dhe njëkohësisht duke u bërë shqiptari i vetëm që zbulon lloje të reja për shkencën botanike dhe njëkohësisht kontribuesi i dytë kryesor në zbulimin e llojeve endemike shqiptare pas botanistit Gjerman F.K Meyer.

I zhytur mes gjelbërimit dhe i përkushtuar për të zbuluar gjithçka rreth florës në vendin tonë, Profesor Shuka vjen këtë herë me një tjetër bimë të re të padëgjuar dhe të paregjistruar më parë, është një bimë endemike shqiptare.

“Këto 2 taksa të reja si dhe hibridi përbëjnë të vetmet taksa endemike të njohura deri më tani për Parkun Kombëtar të Prespës, dhe sigurisht do të ndikojnë që ky park të jetë më tërheqës për studiuesit dhe turistët. Këto zbulime tregojnë gjithashtu që flora jonë në veçanti dhe biodiversiteti në përgjithësi është shumë më e pasur nga ajo që ne njohim deri më tani”- shprehet profesor Shuka për Dita-n.

-Cilat janë dy taksat e reja bimore të publikuara nga ana e grupit tuaj të punës?

Në artikullin e fundit shkencor të titulluar: “Një përmbledhje mbi Kokoçelët e grupit të Soshkut dhe grupit gjethe rrjetë, në rajonin e Prespës dhe Pindos së Veriut (A synopsis of the Centaurea soskae and triniifolia group (Centaurea sect. Acrolophus) in the Prespa area and Northern Pindos), dhe i botuar në revistën shkencore Phytotaxa, grupi i studiuesve nga gjermania: Erwin Bergmeier, Thomas Gregor, Lenz Meierott (kolegë të të ndjerit Gerhard Wagenitz), si dhe Kit Tan dhe unë (L. Shuka), pas një analize të detajuar dhe shkencore konkluduam në zbulimin e 4-taksoneve (llojeve dhe nën-llojeve) të reja bimore shkencore, tashmë të regjistruara, prej të cilave 2 endemike shqiptare, një endemike e Greqisë dhe një tjetër, me një përhapje më të gjerë, brenda rajonit të Prespës, përfshirë Shqipërinë, Greqinë dhe Maqedoninë.

Kontributi im shkencor dhe i koleges Kit Tan nga Universiteti i Kopenhagen-it, përfshin regjistrimin e dy taksave të reja për shkencën, të emërtuara nga ana jonë si Kokoçeli i Shumkës (Centaurea shumkana Kit Tan, Shuka & Wagenitz), të emërtuar kështu për të njohur kontributin e Prof. Spase Shumka (Biolog në Universitetin Bujqësor) në promovimin dhe shpalljen e rajonit të Prespës si Park Kombëtar dhe Rezervë e Biosferës, dhe Kokoçeli i Soshkut, nën-lloji Bardhosh (Centaurea soskae subsp. albida Kit Tan, Shuka & Wagenitz), të cilat, tani për tani njihen të rriten vetëm në brigjet e liqeneve të Prespës, pjesa Shqiptare e tyre.

Do të doja të theksoja që artikulli shkencor i dedikohet botanistit Gjerman G. Wagenitz, specialistit më të mirë në botë për gjininë e Kokoçelëve (Centaurea), i cili u nda nga jeta 1 vit më parë, me dëshirën për të vizituar dhe njohur nga afër këto lloje në rajonin e Prespës, vizitë e cila nuk u përmbush për shkak të ndarjes së tij nga jeta.

-Çfarë përfaqësojnë llojet e reja të zbuluara dhe publikuara së fundi në fushën e florës dhe biodiversitetit nga ana e juaj?

Publikimi i mësipërm përveç 2 llojeve të reja për shkencën përfshin gjithashtu regjistrimin për herë të parë edhe të një hibridi natyror kokoçeli. Hibridi i ri është rezultat i kryqëzimit natyror midis Kokoçelit të Soshkut dhe Kokoçelit gjethe rrjetë (Centaurea soskae subsp. albida × C. triniifolia subsp. campylacme) ku ky i fundit, pra Kokoçelit gjethe rrjetë (Centaurea triniifolia subsp. campylacme), raportohet gjithashtu për herë të parë për Greqinë dhe Shqipërinë, deri më tani ishte i njohur të rritej vetëm në Maqedoninë lindore.

Zbulimi dhe publikimi i 2 llojeve të mësipërme si të reja për shkencën si dhe i një hibridi të ri natyror dhe një lloji tjetër ballkanik, përbën një kontribut të rëndësishëm për florën e rajonit të Prespës dhe florën e Shqipërisë. Këto 2-taksa të reja si dhe hibridi përbëjnë të vetmet taksa endemike të njohura deri më tani për Parkun Kombëtar të Prespës, dhe sigurisht do të ndikojnë që ky park të jetë më tërheqës për studiuesit dhe turistët. Këto zbulime tregojnë gjithashtu që flora jonë në veçanti dhe biodiversiteti në përgjithësi është shumë më e pasur nga ajo që Ne njohim deri më tani.

-Profesor, çfarë doni të thoni që flora jonë është shumë më e pasur nga ajo që ne njohim deri më tani?

Po dua të theksoj se numri i specieve të florës sonë është shumë më e madh nga sa njohim ose janë regjistruar deri më tani. Unë mendoj se duhet të ketë më shumë se 4300-4500 lloje bimore nga rreth 3600 lloje të njohura deri më tani. Rezultatet e këtyre 10 viteve e tregojnë më së miri këtë, ku numërohen mbi 500 lloje të reja të raportuara për vendin tonë.

Po kështu mjafton të përmendim se numri i llojeve endemike të zbuluara këto 10 vitet e fundit është gati 2 herë më i madh nga sa ishin zbuluar përgjatë viteve 1840-2010.

Po kështu, duhet përmendur se kujdesi dhe puna e institucioneve përkatëse, si dhe përkrahja financiare shtetërore në kërkimet shkencore është inekzistente.

Pavarësisht se numri i vizitorëve të huaj është rritur, mungesa e botimeve serioze në fushën e florës dhe faunës është gati zero, mangësi kjo e cila shpeshherë theksohet edhe nga vizitorët ose studiuesit apo të pasionuarit pas natyrës.

-Kam përshtypjen se kritika e fundit nuk qëndron, ju ndoshta e dini që Akademia e Shkencave, një vit më parë ka botuar Atlasin e Florës së Shqipërisë Vol. I?

Sigurisht që e di dhe e njoh këtë botim, nëpërmjet të cilit Akademia e Shkencave (seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike) mendon se ka zbardhur faqen e institucionit, por që në realitet i ka bërë shërbimin më të keq institucionit më të lartë shkencor në vend.

E them këtë sepse, ky botim ka shumë mangësi të cilat mund t’i përmbledh në: -mungesën e diskutimit dhe rezultatit shkencor, – në plagjiaturë të aparatit figurativ (mbi 90 për qind e fotografive janë marrë nga interneti, pa analizuar dhe shumica të gabuara, gabim që shkon deri në nivel gjinie), -në përvetësim në mënyrë të përçudnuar të punës së shumë botanistëve shqiptarë dhe të huaj, pa i cituar ata sipas rregullave shkencore të citimit dhe pronësisë së zbulimit ose raportimit shkencor.

– Në këtë botim mungojnë shumë bimë të rralla dhe endemike të vendit tonë.

– Në botim jepet statusi i rrezikimit të specieve i bërë apriori dhe jo në baza shkencore, ashtu siç është gabuar në mjaft raste mbi gjeografinë e përhapjes së tyre. – Shumë gjini të florës janë përfshirë si bimë të kultivuara, kultivim i cili shkon deri në lartësitë mbi 2500 m.

– Në atlas gjen mjaft gabime të emrave gjeografike, dhe shkohet deri aty sa disa male janë rritur në lartësi, kurse disa bimë përshkruhen të gjenden edhe nën ujë, si p.sh. në Prespë, lartësia 700 m, në një kohë që niveli minimal i ujit në liqenet e Prespës është rreth 842 m.

Sa jo shkencor është ky atlas e tregojnë edhe krahasimi i tij me dy botimet e tjera të kësaj fushe si: Flora e Ilustruar e Shqipërisë me autor G. Pils dhe Atlasi i Përhapjes së Bimëve Enësore në Shqipëri, me editor botanistin Hungarez Zoltan Barina, që të dy gjithashtu me shumë gabime dhe jo përqasje shkencore.

Përfundimisht, ajo që më vret më shumë me botimin e Atlasit të Florës së Shqipërisë, Volumi II, është se Akademia ka shpenzuar paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të na dhënë një vepër jo reale dhe jo shkencore, pra pa vlerë dhe shpesh dezinformuese.

-Le të kthehemi në fillim, me këto 2 taksa të reja, kontributi i juaj shkon në 7-taksa të reja për shkencën, cili do të jetë kontributi i radhës?

Shiko, pavarësisht mungesës së financimeve, por jo vetëm financimit, në vendin tonë po të punosh dhe prodhosh je i anashkaluar, sepse në institucionet tona nuk të kërkon njeri llogari për punën, në institucionet tona nuk ka standarde pune. Po nuk punove je i vlerësuar, njësoj si në skeçin e ish-aktorëve të estradës së Fierit, me gurin e punëtorëve të mirëmbajtjes së rrugës.

Pavarësisht kësaj, në Institucionet tona ka disa që punojnë, p.sh. ka Akademikë që e nderojnë institucionin dhe vendin tonë, ashtu siç gjen edhe shumë punonjës në Universitetet tona që e mbajnë “ndezur zjarrin” e kërkimit shkencor, pavarësisht se shteti dhe shumë drejtues Institucionesh të Arsimit të Lartë me kohë e kanë “zhveshur” Universitetin nga kërkimi, kurse tani po e zhveshin edhe nga misioni i tij edukues.

Duke u kthyer te thelbi i pyetjes suaj, ne vazhdojmë të punojmë sepse nuk mund të rrimë dot pa punuar, kështu që vazhdojmë të “gërmojmë” për të nxjerr diçka, në kushtet e mjerueshme të punës, në kushtet e mjerueshme të laboratorëve dhe pajisjeve të kërkimit shkencor në institucionet tona.

Ushqimet që nuk duhet të hani kur pini ilaçe

Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht?

Kjo ndodh pasi ato mund të ndryshojnë mënyrën se si përthith disa ilaçe trupi juaj, në disa raste i bëjnë joefektive.

Disa ilaçe janë krijuar të përthithen ngadalë, dhe disa ushqime e përshpejtojnë këtë proces. Ose dhe e kundërta, disa ushqime japin mundësinë që të përthithen më shumë se çfarë duhet nga ilaçet, që mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.

Kur merr ilaçe është gjithmonë më mirë të konsultoheni me doktorin për atë se çfarë mund të bëni dhe çfarë jo. Në fotogaleri keni dhe shpjegimet përkatëse.

Djathë dhe mish me antibiotik- Nëse jeni duke marrë monoamine oxidase për depresionin duhet të shmangni përdorimin e djathit dhe mishit, po kështu edhe linezoidi, antibiotik që kuron pneumoninë.

Qumësht, antibiotik dhe ibuprofen- Kalciumi i qumështit mund të ndikojë në disa antibiotikë si tetraciklina që kuron aknet, malarien apo kolerën. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe nëse ilaçet përmbajnë ciprofloxacin dhe doxycycline, që përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale.

Alkool dhe antihistamina- Reagimet ndërmjet alkoolit dhe këtyre medikamenteve, mund të jetë toksik, por mund të ndryshojë efektin e ilaçit dhe të rrisë efektet anësore.

Pije të gazuara dhe ibuprofen- Pijet e gazuara janë me dioksid karboni, dhe dëmtojnë mjaft me ilaçe që janë me veshje, siç është ibuprofeni. Acidet dëmtojnë veshjet e disa ilaçeve, që do të thotë që shpërbëhen para se të arrijnë objektivin.

MICKOSKI “MOBILIZON” ANËTARËSINË, BËN THIRRJE PËR PROTESTË MASIVE (VIDEO)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vazhdon me aktivitetet në terren në prag të protestës së paralajmëruar nga partia e tij që do të mbahet më 2 qershor. Ai në takimin me qytetarët e Prilepit, akuzoi se qeverisja e Zoran Zaevit është plot gënjeshtra dhe premtime joreale. Siç pohon ai, kjo Qeveri nuk ka shënuar progres në asnjë sferë. -Flisnin për ndryshme, kurse ndryshimet e vetme në Maqedoni janë ato që konfirmojnë se shkojnë drejt të keqes. Flisnin për gjyqësor të liruar, kurse i vetmi që u lirua ishte Zoran Zaev nga rasti ku shihet qartë çfarë bën dhe çfarë kërkon, porositi Mickoski. Ai njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve të Prilepit, të dalin në protestën që do të mbahet para godinës së Qeverisë më 2 qershor.

“Prandaj duhet të gjithë, të bashkuar dhe  të unifikuar, të dalim dhe qytetarëve tanë t’ua sqarojmë misionin tonë, kauzën tonë për Maqedoninë. T’u bëjmë thirrje që më 2 qershor të shtunën të na bashkangjiten nën bajrakun e VMRO-DPMNE-së dhe Maqedonisë, para Qeverisë së Maqedonisë në orën 20:00 dhe në mënyrë masovike t’i tregojmë Zoran Zaevit dhe grupit të tij – mjaft”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

REGJISTRIMI I POPULLSISË NË MAQEDONI, DO TË REALIZOHET NË VITIN 2020

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të realizohet në vitin 2020, nga 1 e deri më 21 prill, ndërsa  do të angazhohen pesë mijë regjistrues, kurse do të përdoret një metodë e kombinuar, pra do të shfrytëzohen të dhënat në terren dhe ato në regjistër.

Vlerësohet se ky regjistrim do të kushtojë 8,5 milionë euro.

Kjo bëhet e ditur nga Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), i cili për agjencinë e lajmeve AIM ka shprehur keqardhjen për dështimin e regjistrimit të popullsisë, në vitin 2011.

Përpos metodës së kombinuar të mbledhjes së informacioneve, në regjistrimin e radhës nuk do të përdoren flet-regjistrime, por në teren do të përdoren teknologjitë e avancuara, gjegjësisht laptopët.

Çfarë i ndodhi Hashim Thaçit në Austri? (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbaruar vizitën e tij në Vjenë të Austrisë por qëndrimi i tij atje është karakterizuar me disa momente interesante.

Tre serbë patën për të thënë diçka kur të mërkurën në Akademinë Diplomatike të Vjenës, presidenti kosovar mori pjesë në promovimin e librit New state, modern statesman -Hashim Thaçi a Biography”.

Thaçi këtë situatë e ktheu në humor me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Të pranishëm në promovimin e librit biografik të Hashim Thaçit ishin diplomatë të rryer austriakë, që me dekada merren me çështjen e Kosovës, si puna e Albert Rohan dhe Wolfgang Petritsch.

Krej këto momente mund t’i shihni të përmbledhura në storien e përgatitur nga gazetari Kron Sadiku.

VV: Thaçi e uzurpoi KEK-un (VIDEO)

Emërimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, e shqetësoi fort Vetëvendosjen.

Kreu i partisë ka akuza të rënda për të sapo emëruarin Njazi Thaçi.

Me kushëririn e presidentit Hashim Thaci, në krye të korporatës, Kurti po thotë se gjendja do të përkeqësohet.

Për më shumë, ndiqeni kronikën nga Fillojetë Konjuhi.

Restaurohet ish-objekti i Akademisë Ushtarake të UÇK-së (VIDEO)

Një monument i lavdishëm i UÇK-së ku Xheva dhe Fehmi Lladrovci e kishin ngritur flamurin, tani do t’i nënshtrohet një restaurimi.

Qeveria gati se do ta ribëjë objektin që dikur ishte Akademi Ushtarake në Aqarevë.

Kronikë e zgjeruar nga Mejreme Gashi.

ZEKIRI NË TEARCË: “KONCEPTI NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË”, HAP PERSPEKTIVAT PËR NË BE DHE NATO

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka vizituar dje banorët e Komunës së Tearcës, gjegjësisht anëtarësinë dhe simpatizantët e kësaj partie, ndërsa është diskutuar për masat e deritanishme të Qeverisë me të cilat siç ka theksuar është siguruar standard më i lartë dhe jetë më e mirë për të gjithë qytetarët.

“Njëri nga qëllimet kryesore të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, që veçmë është arritur është ndërtimi i një shoqërie pa ndasi dhe pa diskriminim! Vënie fund ndasive ndërmjet qytetarëve dhe jetë më të mirë për të gjithë.Pikërisht me konceptin“Një shoqëri për të gjithë” janë tejkaluar dhe është rritur besimi ndërmjet komuniteteve” ka thënë Zekiri.

Gjithashtu ka thënë se qytetarët janë bashkuar rreth pikave strategjike, kthimin e vlerave demokratike dhe integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

PAS DY VITESH KOMUNËS I DEL GJUMI, FILLON SANIMI DHE PASTRIMI I KORITËS NË STRAÇINCË (VIDEO)

Kjo koritë betoni është ndërtuar në vitet e ’70-ta me qëllim mbledhjen e ujërave atmosferikë. Por këtë funksion nuk e kryen që nga viti 2016.  Ujërat e rrëmbyeshëm që vërshuan pjesën veri-lindore të Shkupit, e kanë shkatërruar koritën në disa vende.   Rrjedha e koritës ka ndryshuar dhe tani ujërat atmosferikë përfundojnë në tokat bujqësore, një pjesë e të cilave që nga 2016-ta nuk punohen më për shkak se janë të mbushura me gurë dhe rërë.

“Tani kemi një problem se prej 2016-tën, banorët e fshatit nuk kanë mundësi ta kalojnë këtë pjesë që të shkojnë t’i punojnë arat. Për këtë udhëtojnë rreth 4 kilometra, shkojnë deri në Stajkovcë, e prej atje vijnë serish këtu në Straçincë te ara e vet”  tha Adnan Ajrullahu, banor i Straçincës.
Pas dy vitesh në këtë gjendje, Komuna e Gazi Babës nën administrimin e së cilës është kjo zonë, ndërmori hapin e parë për sanimin e dëmeve.

“Që të mund ta vëmë në funksion, sot nisëm aktivitetet që do të zgjasin rreth 60 deri në 70 ditë, në pjesën e fshatit Bërnjacë, Straçincë, Viniç, Creshevë, Bullaçan dhe Rashtak. Po i pastrojmë të gjitha koritat, po i rregullojmë shtretërit dhe rrjedhat e ujërave që gjenden në këtë rajon. Kjo që të mundësojmë siguri në unazën veriore, përdorimin e tokës bujqësore dhe sipërfaqet që sot e atë ditë janë jashtë funksionit” tha Boris Georgievski, kryatar i Komunës së Gazi Babës.

Projekti i kanalit është miratuar nga Ministria e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, ndërsa pritet që punimet të fillojnë këtë vit, pasi të jenë bërë specifikimet teknike, tha kryetari i Gazi Babës. Ai  gjithashtu informoi se kanë kërkuar nga Qeveria që të pyllëzohen 300 hektarë të Malit të Zi të Shkupit që nga Komuna është shpallur si zonë erozive. Për rrëshqitjen e gurëve dhe rërës ankohen edhe banorët e Straçincës. Për zgjidhjen e këtij problemi ata kërkojnë sanimin e digave.

“Penda mund të ndërtohet e lartë, 5-6 metra, dhe shumë lehtë mund të lidhet në breg. Pasi të mbushet, aty ndalojnë gurët ndërsa uji kalon” tha Ferit Imeri, banor i Straçincës.

“Ato janë jashtë funksionit sepse janë mbushur me dhé dhe mbeturina. Nuk e kryejnë funksionin, por tani pasi të fillojmë do t’i pastrojmë që t’i rikthejmë në punë, me qëllim që të zvogëlohet vala e goditjes në rast se ka sasi më të mëdha të shiut”, deklaroi kryatari i Komunës së Gazi Babës.

Ai gjithashtu u bën thirrje banorëve të zonës që ta mbajnë pastër koritën dhe të mos e shndërrojnë atë në deponi mbeturinash.  Për koritën e dëmtuar dhe dëmet e pa sanuara në Straçincë, Televizioni 21 raportoi para 3 javësh.

PËRGATITI: BESIR ARIFI
KAMERA: BENJAMIN HOXHA
MONTAZHI:BASHKIM AVDIU

DO TË NDËRTOHEN 29 PISHINA NË MAQEDONI, SHTETIN DO E KUSHTOJNË 1 MILIONË E 450 MIJË EURO

Dje kryeministri Zoran Zaev njoftoi se do të ndërtohen 29 pishina në Maqedoni, kurse shuma për realizimin dhe përfundimin e këtyre pishinave shtetin do e kushtojë 1 milionë e 450 mijë euro, gjegjësisht rreth 50 mijë euro për një pishinë.

Drejtori i Agjencisë së Sportit, Darko Kaevski e ka konfirmuar për “a1on.mk” ka deklaruar se një pishinë do kushtojë rreth 50 mijë euro, kurse 14 pishina do të ndërtohen në këtë vit, kurse më pas do të vërtetohet se në vitin tjetër a do të ndërtohen edhe pishinat tjera.

Këtë vit pishina do të ndërtohen në komunat, Gjorçe Petrov, Karposh, Çair, Kisella Vodë, Aerodrom, Shtip, Strumicë, Gjevgjeli, Manastir, Priler, Kavadarcë,Tetovë, Gostivar, Veles kurse është planifikuar edhe rekonstruimi i pishinës së vjetër në Strugë.

Mendon të heqësh dorë nga ëndrrat e tua? Këto thënie do të bëjnë të kthesh mendje…

“Shumë nga ne nuk janë duke jetuar ëndrrat e tyre, sepse kanë zgjedhur të jetojnë frikërat e tyre”. – Les Brown

“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey

“Mënyra më e zakonshme që njerëzit të japin gjithë fuqinë që kanë, është duke menduar se nuk kanë aspak fuqi”. – Alice Walker

“Njohuritë nuk janë të mjaftueshme, ne duhet t’i aplikojmë ato. Dëshirat nuk mjaftojnë, ne duhet t’i realizojmë ato”. – Leonardo da Vinci

“Kur isha 5 vjeç, mamaja më thoshte përherë se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën një herë se çfarë doja të bëhesha kur të rritesh, dhe unë shkruajta “Lumturi”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën dhe unë u përgjigja se ata nuk e kuptonin jetën”. – John Lennon

“Kur gjithçka duket sikur po shkon kundër teje, kujtohu se aeroplani shkon gjithë kohës kundër erës, jo në të njëjtin drejtim me të”. – Henry Ford

“Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen”. – Will Rogers

“Ndaje mendjen se pavarësisht çdo gjëje që do të kalojë në rrugën tënde, pavarësisht se sa e vështirë të jetë, sa e padrejtë të jetë, ti do të bësh më shumë se sa thjesht të mbijetosh. Ti do të lulëzosh pavarësisht situatave të tilla”. – Joel Osteen

“Unë besoj tek të qëndruarit të fortë, kur gjithçka duket sikur po shkon gabim. Unë besoj se vajzat e buzëqeshura janë më të bukurat. Unë besoj se e nesërmja është një ditë tjetër dhe unë besoj tek mrekullitë”. – Audrey Hepburn

“Unë i dua njerëzit që buzëqeshin në probleme, që marrin fuqi në strese, që rriten me reflektim. Të kundërtat i bëjnë vetëm ata që kanë mendje të vogla, ndërsa ai që ka një zemër të vendosur, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje”. – Thomas Payne / bota.al

2.000 PUNËSIME TË REJA NË “SKOPJE EAST GATE”, “BALFIN GROUP” DO TË INVESTOJË €300 MILION NË MAQEDONI (VIDEO)

Shkupi do të bëhet edhe me një qendër të re tregtare, por kjo do të jetë ndër më të mëdhatë në rajon me një sipërfaqe prej 45 mijë m2, ose 8 mijë m2 më e madhe se “Skopje City Mall”. Mbrëmë në mënyrë solemne u promovua projekti “Skopje East Gate”, investim ky i kompanisë “Balfin Group” nga Shqipëria, i njëjta që ndërtoi edhe Q.T. “Skopje City Mall”. Pronari i kësaj kompanie investuese Saimir Mane, për TV21, tha se në këtë kompleks do të hapen rreth 2 mijë vende të reja të punës.

“Qytetarët do të përfitojnë shumë gjëra nga kjo qendër tregtare. Sëpari, çmime më të lira, sëdyti shitje moderne dhe sëtreti, padyshim atë që përfitojnë në çdo vend të Evropës do të kenë kënaqësinë për të vizituar, për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të ardhur të blejnë më lirë dhe padyshim shumë gjëra tjera, të cilat do të vijnë gjatë projektit”, tha Saimir Mane, Pronar i “Balfin Group”.

Drejtori i ndërmarrjes “Neptun-Maqedoni”, Arsim Papraniku tha se festës së 20 vjetorit të themelimit të Neptun-in në Maqedoni po i shtohet investimi i ri nga kompania amë.

“Sonte kemi edhe një arsye të festojmë dhe ky është investimi ynë “Skopje East Gate”. Projekt, me të cilin vërtetë krenohemi dhe së shpejti do të bëhemi brendi më i madh i qytetit të Shkupit. Ky projekt është vërtetë i madh ashtu siç është edhe sfida, jo vetëm për investimin por edhe për realizimin e tij”, tha Arsim Papraniku, drejtor i “Neptun-Maqedoni”.

Sipas ekspertit ekonomik Fatmir Bytyqi përveç uljes së papunësisë në vend, kjo qendër do të rrit konkurrencën në shitjen me pakicë dhe do të ulë çmimet në tregun ushqimor dhe të tekstilit.

“Ne duhet të mburremi se po na vjen një investim shumë etnik, me prejardhje shqiptare në Maqedoni. Me investim fillestar prej 180 milion eurove, kurse në 15 vjetët e fundit, ndoshta të gjitha investimet e huaja në Maqedoni nuk e kanë kaluar shumën e 250 milion eurove”, tha Fatmir Bytyqi, Ekspert i Ekonomisë.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se ky investim do të sjell shumë dobi për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e Bruto prodhimit vendorë. Ai inkurajon kompanitë e huaj që të investojnë në Maqedoni.

“Ne si Republikë e Maqedonisë jemi shumë të interesuara që të thithim investime, jo vetëm të huaja, por edhe të vendit. Neve na gëzon fakti që ky investim realizohet nga një vend mik i joni nga Shqipëria. Inkurajoj të gjitha kompanitë të rajonit, posaçërisht kompanitë nga Kosova dhe Shqipëria që të vijnë dhe të rrisin kapacitetet e tyre dhe të zgjedhin Maqedoninë si vend i ardhshëm për realizimin e planeve biznisore të tyre”, u shpreh Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Investimi fillestar do të jetë 180 milion euro. Lokacioni i ndërtimit është në Komunën e Gazi Babës tek zona e Panairit të kryeqytetit, ku përveç qendrës tregtare do të ndërtohet edhe Kompleksi banesor bashkë me parkingje dhe objekte tjera në një sipërfaqe prej 155 mijë m2.

Ndërtimi do të zgjatë nga 5 deri 7 vjet dhe “Skopje East Gate”, do të jetë investimi më i madh privat në Maqedoni për pasuri të patundshme në total me 250 mijë m2 ndërtesa, ku përfshihen 100,000 m2 objekte banimi dhe 2,500 vend parkime në sipërfaqe nëntokësore. Punimet e qendrës tregtare do fillojnë në vjeshtë të këtij viti dhe hapja pritet të bëhet në fund të vitit 2020, kurse të gatshme për përdorim ndërtesat e banimit do të jenë pas 5 vjetësh.

Përgatiti: Adnan Qaili

“A KENI DASHURI PËR TË DHURUAR”, MBI 200 FËMIJË KËRKOJNË FAMILJE PËRKUJDESËSE (VIDEO)

Ministria e punës dhe politikës sociale dhe organizata e kombeve të bashkuara UNICEF filluan kampanjën për të gjetur familje përkujdesëse për fëmijët që po rriten nëpër qendrat sociale. Kampanja “Çdo fëmijë ka nevojë për një familje” ka për qëllim largimin e të gjithë fëmijëve nga institucionet sociale dhe bartjen e tyre nëpër familje përkujdesëse.

Nga ana tjetër lista e pritjes për të adaptuar fëmijë mbetet e gjatë, ndërsa kjo sipas ministres për punë sociale, Milla Carovska është si pasojë e kërkesave specifike për fëmijë nga prindërit. Ajo inkurajon familjet që kërkojnë fëmijë për të adoptuar.

“Me të vërtetë i inkurajojë edhe adoptuesit, do të kemi takime edhe me ta. Nëse presin një kohë të gjatë dhe shohin që nuk arrijnë të marrin një fëmijë, atëherë le të marrin një fëmijë nën përkujdes. Nëse ai fëmijë rritet në atë familje ai pranon dashuri dhe do iu jep dashuri, kjo do të sjellë dy të mira në një familje”, tha Mila Carovska, Ministre për punë dhe politikë sociale.

Përfaqësuesi i organizatës së kombeve të bashkuara UNICEF në Maqedoni, Benxhamin Përks, tha se prindërit që marrin në përkujdesje fëmijë, përfitojnë përvojën e cila më pas do t’u ndihmonte atyre në procesin e adaptimit.

“Mendoj se është e rëndësishme të shtoj se rëndësia që shtohet nga të qenurit përkujdesës është një eksperiencë e rëndësishme që në të ardhmen këta prindër të mund të adaptojnë fëmijë”, tha Benxhamin Përks.

Përks gjithashtu tha se qëllimi i kampanjës është të rritet mbështetja për përkujdesje  dhe në vend që fëmijët të sistemohen në institucione të mëdha sociale, ata të jetojnë në ngrohtësinë familjare. Për momentin, nëpër qendrat sociale ka mbi 200 fëmijë që presin një familje përkujdesëse.

Përgatiti: Bajram Memeti

Thana, fruti i të pavdekshmëve

100 vitet e fundit, thana po vlerësohet e ka ngjallur interes në shtetet e zhvilluara perëndimore. Ajo ka gjetur një përdorim të gjerë edhe si bimë zbukuruese. Lulet e verdha të saj janë ndër të parat që çelin pas dimrit. Lulet, por dhe fletët mjaft të bukura, krijojnë një mjedis tërheqës çlodhës.

Mitet apo legjendat në trojet ilire e kanë hyjnëzuar thanën, ashtu si shqiponjën nga shpendët, si drurin më të fortë, simbol i krenarisë, lirisë dhe qëndresës, prej së cilës ata bënin armët e luftimit që përshkruheshin si tmerr për kundërshtarët.
Mbjellja e bimës së thanës në kufijtë ndarës midis banesave ka të bëje me mbrojtjen nga të këqijat.

Pra thana nga paraardhësit e shqiptarëve konsiderohej, një Hyjni ose vendi ku rrinin Zanat, Shtojzavallet në mbrojtje nga të këqijat. Mbjellja e thanëve bëhesh edhe në kufijtë ndarës midis arave, kjo do ti mbronte arat nga dëmtimet, në qoftë se dikush do të dëmtonte bimët ose do të priste drurët në arë, Zanat do të hakmerreshin.

Një pamje interesante krejt të veçantë krijon edhe në muajt gusht-shtator kur formohen frutat me ngjyrën e kuqe ose të verdhë. Specialistët e bimëve ornamentale e rekomandojnë kryesisht në lulishtet e muzeumeve ose mjedise antike.

Frutat e thanës konsumohen të freskëta shpesh nga bima në gojë por, edhe mblidhen e ruhen ose tregtohen. Me frutat janë bërë tradicionalisht shurupe, pije e lëngje të ndryshme, reçel, marmalat, likere, vere raki dhe uthull. Në disa vende prodhohet dhe një lloj salce.

Në Rusi nga thana përgatitet edhe vodkë.
Thana është bëre objekt studimi edhe i mjekësisë bashkëkohore. Studimet në mjekësinë moderne kanë vërtetuar se frutat dhe vaji i nxjerrë nga farërat janë të dobishme për shërimin dhe rigjenerimin e indeve epidermike të dëmtuara të brendshme dhe të jashtme(lëkurë dhe mikoderm). Gjithashtu kanë veti për të shëruar plagët e ndryshme, ulçerën e stomakut dhe kolitin. Fruti i thanës përmban antioksidantë me veti shëruese, anti-inflamatore, kundra kancerit, diabetit, etj.

Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë rreth nëntë për qind sheqer, acide organike, vitaminë C, etj.

-Është një nga frutat me vlerat më të larta kundër plakjes
-Po ashtu për shkak të flavanoidit, karatinoidit që përmban ka veti antioksiduese
Përmban edhe melatoninë një hormon rregullues i ritmit të jetës
-Rregullon mpiksjen e gjakut, ndaj ata që vuajnë nga hemofilia këshillohen ta përdorin sa më shumë
-Është e vlefshme dhe për diabetikët
-Ul temperaturat e larta, ndihmon kundra infeksioneve të rrugëve urinare dhe kundra formimit të gurëve në veshka
-Rrënja e saj ka qenë përdorur në kohët e lashta për të krijuar pomadat që përdoreshin në raste djegieje./Bota.al

Cila është gjëja e parë që shihni në këtë fotografi? Do ju zbulojë një gjë të rëndësishme

Flutura: kreativë dhe optimistë

Ju jeni një person krijues i cili ka një imagjinatë të madhe. Gjithmonë shikoni në anën e ndritshme dhe ju jeni një mbështetje e fortë për njerëzit, kur ata janë poshtë për nga humori, ose ndihen të trishtuar. Edhe në qoftë se ndonjëherë mund të ndiheni pak të dëshpëruar dhe të mbingarkuar nga optimizmi konstant, thellë e dini se ka shumë lumturi brenda. Punët më të mira për ju përfshijnë shkrimin, pikturën ose krijimin.

Fytyra: të mbyllur dhe inteligjentë

Ju jeni një person shumë inteligjent. Gjithmonë kërkoni detaje për të gjetur atë që nuk është duke punuar dhe për të bërë diçka më të mirë. Ju gjithmonë gjeni mënyrën më të mirë dhe më efektive për të bërë gjëra, dhe të tjerët ju shohin si perfeksionistë. Jeni të mbyllur për shkak të simulimit të tepërt që merrni nga njerëzit dhe turmat, aftësia juaj për të zgjedhur shumë detaje, e shteron energjinë tuaj. Punët më të mira për ju përfshijnë analizat, llogaritar ose inxhinier.

Lule ose dy alienë: ëndërrues dhe shpirtra të lirë

Ju jeni një person që i pëlqen të ëndërrojë. Keni ide që askush nuk guxon t’i mendojë. Nuk ju pëlqen të rrini në një vend, në një marrëdhënie apo në ndonjë gjë që kufizon këndvështrimin tuaj të gjerë. Doni aventurat, të provoni gjëra të reja dhe të mësoni tema të reja. Punët më të mira për ju përfshijnë eksplorimin, udhëtimin ose eksperimentimin.

Trupi: Sensualë dhe ekstrovertë

Ju jeni një person shumë i shoqërueshëm. Ju ndiheni më mirë kur jeni në shoqëri me njerëz të tjerë dhe ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes. Ju pëlqen të tregoni histori dhe të shkëmbeni përvoja me miqtë tuaj. Doni shumë të lëvizni, të vallëzoni e të ndihmoni. Nuk duroni të jeni mbyllur në një dhomë. Ju jeni shumë pasionant dhe romantik. Punët më të mira për ju përfshijnë lëvizjen e trupit, bisedat me njerëz të tjerë ose negociatat.

Si do të jetë qershori juaj? Horoskopi mujor, qershor 2018

Dashi

Gjatë këtij muaji duhet patjetër të merrni masa strikte nëse nuk doni t’iu ndodhin të papritura. Çështjet e zemrës duhen menaxhuar me më shume përkujdes sepse çdo gabim i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për të ardhmen Gjithçka do ndryshoje pas datës 13. Ju beqarët, para se të hedhin hapa, duhet të dëgjoni edhe mendjen, jo vetëm zemrën. Gjendja shëndetësore herë pas here do kalojë vështirësi. Nuk do ndiheni në formën më të mire të mundshme dhe kjo do ju mërzitë. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa akoma më strikte që situata të mbetet e kënaqshme. Sipas Dritare.net, në punë do filloni t’i shihni gjërat më qartë pas një periudhe të mbushur me turbullira. Pyeteni shpeshherë veten se cilat janë gjërat që dëshironi t’iu ndodhin dhe mos i ndalni përpjekjet.

Demi

Këtë muaj do ju ndodhin vetëm gjëra pozitive sidomos në planin sentimental. Do merreni vesh mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do jeni të pandashëm, për gjithçka do merreni vesh dhe nuk do mungojnë as çastet pasionante dhe emocionuese. Edhe ju beqarët duhet ta dëgjoni sa më shumë zemrën sepse ajo nuk do ju cojë në rrugë të gabuar. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Nuk do keni aspak shqetësime, madje as ata që muajin e kaluar kanë vuajtur. Buxhetin duhet ta keni me tepër nën kujdes dhe nuk duhet të jepni para hua sidomos deri në datën 26.  Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për t’ia dalë sepse po fjetët gjumë nuk do mundohen të tjerët për ju. Për fat do i kuptoni shpejt këto gjëra dhe do merrni masa.

Binjakët

Gjatë këtij muaji nuk do ju ndodhin gjëra të këqija, por mirë do jetë të mendoni të hiqni disa para mënjanë për të siguruar edhe të ardhmen. Në këtë plan do keni vështirësitë më të mëdha. Silluni mirë edhe me partnerin tuaj sidomos nga java e dytë e në vijim. Mundohuni ta surprizoni atë si dhe t’ia shprehni ndjenjat. I dashuri i zemrës tuaj do ketë nevojë jetike për mbështetje dhe ngrohtësi. Ju beqaret më në fund do besoni në dashuri pasi të njihen me persona fantastike. Zemra do ju rrahe pafund rreth datës 6 ose 7. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni shqetësime muskulore të cilat duhen trajtuar sa me pare. Për punën do jete muaj aktiv dhe i mbushur me risi. Me pak më shume kurajë dhe këmbëngulje do arrini majat

Gaforrja

Këtë muaj do e keni fatin në dorën tuaj, por thjesht duhet të përfitoni dhe të bëni më të mirën. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më realistë dhe pse jo të provoni edhe gjëra të reja me partnerin. Java e fundit ka për të qene më emocionuesja. Ju beqarët nuk do jeni aspak ne humor deri në datën 20, me pas mund te keni ndonjë flirt të vogël.. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe here nervozizmi do ju pushtojë. Konsumoni më shume ushqime që përmbajnë vitamina B dhe C. Buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni paratë që do keni nëpër duar. Investimet mos i lini kurrsesi për në datat 13 ose 26 sepse do jenë ditë pa fat. Nëse jeni në kërkim të një pune, yjet do ju ndihmojnë dhe mund ta gjeni më idealen pas javës së parë.

Luani

Mos dilni nga realiteti gjatë këtij muaji sepse keni për të pasur pasoja të rënda. Për ju që keni  një lidhje situata do jetë e ndërlikuar. Jo vetëm që do ndodhin debate, por do mungojë edhe pasioni. Duhet të bëni te pamundurën që ta ndryshoni situatën sa më parë nëse nuk doni të vijë fundi. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk duhet vetëm te shprehin dëshirat, por duhet edhe te veprojnë. Shëndeti do jetë më delikati këtë muaj dhe duhet të kujdeseni shumëfish që të mos bëheni akoma më keq. Kujdesuni edhe për ushqimin. Buxheti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mos kryeni investime shumë të mëdha. Pas datës 18 situata do fillojë të normalizohet. Në punë pranoni të bashkëpunoni me kolegët që t’ia dilni mbanë. Vetëm nuk do arrini atje ku keni dëshiruar dhe do humbni kohë kot.

Virgjëresha

Këtë muaj do jeni shume altruistë dhe ky do jetë një gabim. Nëse keni një lidhje gjeni edhe pak kohë për t’iu përkushtuar vetes sepse përndryshe partneri mund të shohë dikë tjetër. Ju beqarët do i keni mendimet shumë më të qarta dhe do dini kë dhe ku ta kërkoni personin e duhur. Data 18 do jetë me më shumë fat. Për shëndet më të mirë nuk do ju bënte keq pak aktivitet fizik, yoga apo not. Në planin financiar do keni më shumë fat pas datës 14. Fale disa hapave që do hidhni gjendja do ndryshojë përgjithmonë. Edhe në punë do keni arritje sepse do silleni si duhet dhe do hidhni kurdoherë hapat e duhura. Agresivitetin shmangeni për çdo lloj arsyeje.

Peshorja

Po manipuluat keni përë pasur probleme serioze gjatë gjithë muajit. Nga ana tjetër mos e lini shumë pas dore partnerin sepse do e shkatërroni me dorën tuaj marrëdhënien që keni krijuar. Nëse doni që lidhja t’iu zgjatë duhet të bëni përpjekje, lëshime dhe kompromise. Partnerin vendoseni gjithmonë në plan të parë. Ju beqarët nuk do arrini dot t’i shfrytëzojnë mundësitë që do iu jepen dhe ka rrezik të mbeteni të vetmuar. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jenë më të mira. Nuk do ndiheni aspak nervoze, do ushqeheni si duhet dhe nuk do keni më as shqetësime nga dhëmbët. Në planin financiar vetëm duke kursyer nga pak do mund t’ia dilni mbanë. Në punë do filloni projekte akoma më të mëdha dhe të vetëm do arrini suksesin.

Akrepi

Këtë muaj gjërat nuk do ju ecin ashtu si i keni menduar. Nuk do jeni aspak optimistë dhe nuk do bëni as përpjekjet e duhura për ndryshime. Me partnerin tuaj  do keni keqkuptime dhe shpeshherë do debatoni keq me njëri-tjetrin. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni në kërkim të personit ideal, por pa ndihmën e miqve nuk do e gjeni dot atë. Bëni durim deri në ditën e fundit sepse asnjëherë nuk i duhet çfarë ndodh. Për shëndetin duhet të kujdeseni akoma më shumë sepse situata do rëndohet javë pas jave. Financat për fat do jene gjithë kohës të mbrojtura. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do i ndreqni ato menjëherë. Në pune do jeni të zotët dhe do i kaloni me lehtësi vështirësitë e pengesat. Po vazhduat kështu shumë shpejt do ngriheni në detyrë.

Shigjetari

Bëni kujdes gjatë këtij muaji sepse yjet nuk parashikojnë një periudhë pozitive. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do përballeni me të papritura të pakëndshme. Kujdes me xhelozinë nëse keni një lidhje pasi ajo mund ta shkatërrojë gjithçka keni ndërtuar. Pranoni të flisni hapur me partnerin edhe për dyshimet me te vogla. Ju beqarët nuk duhet të ndikohen nga familjaret për të bërë një zgjedhje, por duhet të njiheni fillimisht vetë e të reflektoni çfarë do bëni. Shëndeti për fat nuk do jetë i keq. Pas javës së parë madje do keni edhe më shumë energji se me parë. Sipas Dritare.net, financat duhen pasur më tepër në vëmendje. Mos i shpërdoroni paratë sepse keni për t’u penduar gjithë jetën. Në punë do keni mbështetjen e shefave dhe do i zbatoni pa frikë planet e bëra më herët.

Bricjapi

Shumë njerëz do mundohen t’iu bëjnë keq gjatë këtij muaji dhe t’ua bëjnë çdo gjë më të vështirë. Mos i besoni askujt dhe veproni sipas mendjes tuaj kurdoherë. Disa vështirësi që keni pasur në jetën tuaj në çift do mund të zgjidhen. Do ndiheni më mirë se më parë dhe do kaloni çaste harmonike. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat, megjithatë mirë është t’i bëni gjithë kohës sytë katër sepse ndonjëherë ka persona që kalojnë aq shpejt saqë nuk mund t’i dallosh.  Që shëndeti mos ketë shqetësime serioze duhet patjetër të çlodheni herë pas here dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Financat po nuk i mbajtët nën kontroll do dobësohen ndjeshëm. Në punë do lumturoheni pafund pas atyre që do arrini. Ja ka vlejtur i gjithë mundi dhe sakrificat që keni bërë.

Ujori

Për fatin tuaj të mirë këtë muaj do ndodhin vetëm gjëra pozitive. Do e gjeni qetësinë dhe harmoninë që e këni ëndërruar përherë. Jeta juaj në çift do jetë perfekte. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin dhe nuk do i ndalni për asnjë çast surprizat ndaj njëri-tjetrit. Ju beqarët ka mundësi të rilidhin kontakte me disa miq të vjetër dhe tashme mund t’i shihni me një sy tjetër ata. Java e dyte dhe e tretë do jenë më interesantet. Shëndeti nuk do jetë i keq, por nuk do mundojnë problemet e vogla me alergjitë. Kujdesuni pak me tepër për veten. Financat do i keni nën kujdes gjatë gjithë kohës. Nuk do hidhni asnjë hap pa qenë të sigurte se çfarë mund të ndodhe më pas. Jeta profesionale do jetë shumë ë trazuar. Përveçse nuk do arrini rezultatet e ëndërruara mundet të keni edhe debate të forta me disa kolegë.

Peshqit

Muaj shumë i ngrohtë do jetë ky për ju. Do kaloni javë të qeta e të mbushura me dashuri e emocione. Jeta sentimentale e të gjithë atyre që janë në një lidhje ka për të qene shumë herë me e mirë sidomos pas datë 16. Mendoni të bëni edhe ndonjë udhëtim, për t’u qetësuar dhe për t’u frymëzuar. Ju beqarët mund të takoni personin e ëndrrave ne datën 28 ose 29. Edhe pse do prisni pak gjatë emocionet që do ndieni do ju bëjnë të harroni gjithçka. Shëndeti mund të ketë probleme të vogla sidomos për shkak të kapsllëkut. Financat do jenë më të qëndrueshme se më parë. Do jeni të kujdesshëm dhe do bëni ekonomi. Për punën perspektivat do jenë të mira dhe do hidhni vetëm hapa para./ dritare.net

1700 MËSIMDHËNËS PA VENDIM PUNE, 120 PADI PËR SHKAK TË MOS FUNKSIONIMIT TË KOMISIONEVE (VIDEO)

Rreth 1700 mësimdhënës presin transformim të marrëdhënies së tyre të punës. Kërkesat e tyre ngelën në Komisionet të cilat, siç thonë nga Sindikata e arsimit, tashmë një vit e gjysmë nuk funksionojnë. Andaj, rreth 150 mësimdhënës vendosën të ngritin padi penale, por vetëm disa prej këtyre rasteve kanë mbaruar në favor të paditësve. Akuzat e tyre kanë të bëjnë me vendimet selektive të gjykatave.

“Në disa raste të refuzimit të kërkesës, ka procedurë të shpalljes së publikuar, punësohet një person tjetër, pa licencë për provimin e veçantë, ndërsa, punëtorit, i cili ka punuar 2 ose 4 vjet i ndërpritet marrëdhënia pune pa arsyetim. Ka komision i cili duhet ta miratojë atë kërkesë, por këto komisione nuk funksionojnë tashmë 15 muaj, dhe kjo është arsyeja për ngritjen e këtyre procedurave gjyqësore”, tha Vanço Shetanski, përfaqësues Juridik i SASHKU-ut.

Njeriu i parë i SASHK-ut, Jakim Nedellkov njoftoi se nga viti 2009 deri në mars të vitit 2017, janë bërë 8 mijë transformime. Sipas tij, në këtë moment ka mësimdhënës me 5 apo më shumë vite përvojë pune, të cilët ende po presin transformim.

“Numri i atyre të cilët po presin transformim është më i vogël se numri i atyre 8 mijë mësimdhënësve për të cilët është miratuar transformim. Për hir të së vërtetës, kur filluam me transformim në vitin 2009, marrëveshjen e nënshkruam në dhjetor të vitit 2008. Kishte shumë kolegë të cilët edhe pas 10,15 ose 20 vjetëve ende po presin transformim të marrëveshjes së punës, të cilët i ka punësuar qeveria e atëhershme, pjesë e së cilës është ministrja aktuale, ndërsa ne si sindikata nuk kemi problem me përkatësinë politike, fetare apo nacionale të të punësuarve tanë”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Komisionet për transformimin e marrëdhënies së punës funksionojnë në kuadër të pushtetit lokal, megjithatë, tani për tani, nuk ka përgjigje nga Bashkësia e vetëqeverisjes lokale në lidhje me planin e tyre për zgjidhjen e këtij problemi. Nga SASHK-u thonë se bëhet fjalë për problem teknik duke shtuar se edhe pushtetet lokale me qëllim e zvarrisin procesin e formimit të këtyre komisioneve.

Përgatiti Mihajllo Vidimliski

NUK KA SUBVENCIONE PËR GRUPIN E TEKSTILIT, CAROVSKA: NE NUK UA IMPONUAM KËTË LIGJ PUNËDHËNËSVE

Sot ministrja Milla Carovska iu përgjigj ankesës së grupit të tekstilit. Në një konferencë për media dje grupi I tekstilit u ankuan për Ligjin për pagë minimale. Sipas tyre 80% e përfitimeve shkojnë për paga të punëtorëve dhe kërkuan nga Qeveria që t’i del në krah.mirëpo Milla Carevska tha që kërkesa e tyre për të marrë subvencione më të larta, është e papranueshme për Qeverinë. Është e pakonceptueshme që punëdhënësit të kërkojnë 50% të kontributeve e punonjësit të jenë në barrë të shtetit, sepse punëdhënësit paguajnë pagën minimale edhe pa shfrytëzuar subvencionet e miratuara. Është konfirmuar se biznesi i tekstilit ka potencial për pagesë në paga më të larta, tha ministrja e punëve dh politikës sociale. Ministrja poashtu tha se Ligji për pagë minimale nuk i është imponuar punëdhënësve porse ata vetë e kanë pranuar.

“Punëdhënësit paguajnë pagë minimale 90 000 qytetarëve dhe nuk shfrytëzojnë subvencione. Mundet që nga pagesa e fundit të nxjerrim rezultate dhe do të shihni se sa është minimal shfrytëzimi i subvencioneve, siç edhe kemi vlerësuar. Ne nuk e sollëm vetë pagën minimale, as nuk ua imponuam. Organizata e punëdhënësve është pjesë e këshillit në vendin tonë dhe pjesë e këshilli ekonomik social.  Të gjithë diskutuam dhe në atë kohë kufiri ishte 12 000 den dhe ata thanë që do ta përballojnë, bashkë me subvencionet që do të jepnim”, tha Mila Carovska, Minitre për Punë dhe Politikë Sociale.

Përgatiti: Almedina Ismajli