Ballina Aktualitet Lajme ZEKIRI NË TEARCË: “KONCEPTI NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË”, HAP PERSPEKTIVAT PËR...

ZEKIRI NË TEARCË: “KONCEPTI NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË”, HAP PERSPEKTIVAT PËR NË BE DHE NATO

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka vizituar dje banorët e Komunës së Tearcës, gjegjësisht anëtarësinë dhe simpatizantët e kësaj partie, ndërsa është diskutuar për masat e deritanishme të Qeverisë me të cilat siç ka theksuar është siguruar standard më i lartë dhe jetë më e mirë për të gjithë qytetarët.

“Njëri nga qëllimet kryesore të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, që veçmë është arritur është ndërtimi i një shoqërie pa ndasi dhe pa diskriminim! Vënie fund ndasive ndërmjet qytetarëve dhe jetë më të mirë për të gjithë.Pikërisht me konceptin“Një shoqëri për të gjithë” janë tejkaluar dhe është rritur besimi ndërmjet komuniteteve” ka thënë Zekiri.

Gjithashtu ka thënë se qytetarët janë bashkuar rreth pikave strategjike, kthimin e vlerave demokratike dhe integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Artikulli paraprakPAS DY VITESH KOMUNËS I DEL GJUMI, FILLON SANIMI DHE PASTRIMI I KORITËS NË STRAÇINCË (VIDEO)
Artikulli tjetërRestaurohet ish-objekti i Akademisë Ushtarake të UÇK-së (VIDEO)