Ballina Blog Faqe 926

Njerëzit që nuk i durojnë zhurmat fshehin një sekret të madh

Të bezdisin zhurmat apo përtypjet e një personi teksa ha? Nuk shkon në kinema, sepse nuk do të dëgjosh të tjerët të përtypen teksa hanë kokoshka pranë teje? Të bezdis dhe zhurma e ndonjë mushkonje që të kalon pranë?

Nëse e gjen veten në këto pyetje, mos u mërzit. Ti ke një ndjeshmëri të lartë ndaj disa zhurmave, gjë që njihet me emrin misofonia.

Ka mjaft persona të cilët kanë po të njëjtën ndjeshmëri si ty. Disa shkencëtarë të Northëestern University kanë zbuluar se njerëzit e tillë janë ë kreativë krahasuar me ata që nuk e kanë këtë ndjeshmëri. Po, e ke lexuar mirë. Nëse të bezdisin zhurmat, sidomos ato të përtypjes në qetësi, ka shumë mundësi të jesh një gjeni.

Në studim janë përfshirë rreth 100 persona, tek të cilët është bërë një test lidhur me bezdisjen që kishin ndaj zhurmave të tilla, si dhe njohurive apo aftësive që kishin në fusha të ndryshme të artit. Organizuesit e studimit gjetën një lidhje të drejtë midis kreativitetit në fusha të ndryshme të artit dhe ndjeshmërisë ndaj zhurmave përtypëse.

Studiuesit kanë gjetur të dhëna lidhur me këtë aspekt edhe tek persona të njohur në shkencë dhe letërsi, si Charles Darëin, Anton Chechov dhe Marcel Proust, shkruan bota.al. Ata kishin të njëjtin shqetësim ndaj zhurmave të përtypjes së të tjerëve. Më vonë ata zbuluan se edhe Goethe apo Franz Kafka kishin po të njëjtat bezdi në përditshmërinë e tyre.

Ndaj, herën e ardhshme që do të bezdisin zhurmat e përtypjes së personave përreth, merr frymë thellë dhe kujto se je person kreativ dhe me shumë mundësi, edhe më tepër inteligjent se të tjerët.

Maqedoni, prej nesër shtrenjtim i ri i derivateve

Prej nesër hyn në fuqi vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë për shtrenjtim të ri të derivateve për dy denarë për litër, njofton Portalb.mk.

Me këtë shtrenjtim, çmimi i benzinës EUROSUPER BS 95 do të jetë 70 denarë, ndërkaq i EUROSUPER BS 98 71.5 denarë për litër. Dizeli prej nesër do të kushtojë 62 denarë për litër, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL 1) do të shitet për 50.5 denarë për litër.

Ndryshe, çmimet e derivateve në Maqedoni, për 1 vit janë rritur për 11 denarë.

VMRO kërkon takim të liderëve

VMRO-DPMNE kërkon takim urgjent liderëve për nesër, në të cilën kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, në prani të presidentit Gjorge Ivanov, do të debatonin për bisedimet për emrin.

Siç njoftoi sot në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, udhëheqësi i kësaj partie Hristian Mickoski e ka anuluar vizitën në Itali dhe takimet me diasporën maqedonase.

Ai vuri në dukje se Zoran Zaev, ndonëse është kryeministër, nuk ka monopolin për të vendosur për këtë çështje të rëndësishme, ndërsa marrëveshja e mundshme mund ta vërë të gjithë shtetin para një akti të kryer. /SHENJA/

Njihuni me shpatat më vdekjeprurëse në histori

Nga Mesjeta, shpatat e hekurit dhe çelikut po prodhoheshin në masë dhe përdoreshin në betejë.

Ishte koha përpara epokës së armëve dhe artilerisë së rëndë dhe përballja ballë për ballë ishte normale. Gjatë kësaj kohe në histori, të gjithë gjeneralët, mbretërit dhe perandorët mbretërorë zotëronin shpata personale. ?

Këto armë prodhoheshin nga krijuesit më të mëdhenj të kohës. Ka shumë dorëshkrime historike që dokumentojnë ngjarje që rrethojnë shpatat e rëndësishme.

Më poshtë do të shihni tetë shpata të famshme botërore që ende mbijetojnë sot.

Joyeuse

I konsideruar si ‘Ati i Evropës’, Karli i Madh konsiderohet të jetë një prej pushtuesve më të fuqishëm që kanë vendosur ndonjëherë këmbë në këtë planet.

Nuk është çudi që shpata e tij, Joyeuse, të jëtë shumë e çmuar, arsye kjo që tani gjendet në Luvër. Ka një dorezë me ar të skalitur dhe këllëfi i saj i gjatë dikur ishte i mbushur me diamante të çmuara.

Shpata e Mëshirës

Shpata e Mëshirës është një armë legjendare që i përkiste Edward Rrëfimtarit, mbretit të fundit anglo-sakson të Britanisë.

Ajo ka majën e thyer që, sipas legjendave të lashta, u prish nga engjëjt për të parandaluar vrasjet e gabuara. Sot, ajo është pjesë e Bizhuteritë e Kurorës (Jewels Crown) dhe është një nga shpatat e përdorura gjatë kurorëzimit të monarkëve.

Shpata e Napoleonit

Kaluar nga një brez në tjetrin, shpata e njohur e argjendtë e Napoleonit përfundoi në ankand në Francë me një vlerë prej 6.4 milionë dollarë. Besohet se është përdorur në fushën e betejës, është tërësisht unike dhe është bërë nga materialet më të larta të mundshme të cilësisë që ishin në dispozicion në atë kohë.

Shpata me shtatë degëzime

Dinastia Baekje ishte një nga familjet më të fuqishme të Koresë së Jugut dhe besohet se kjo shpatë unike iu dha mbretit Geunchogo të Baekjes si shenjë e lavdërimit nga Eastern Jin në vitin 372. Me gjatësi 74.9 cm, kjo shpatë ishte e dizajnuar qartë për qëllime ceremoniale dhe jo për betejë.

Ajo ka një mbishkrim mbi të që thotë: «Në mesditë, në ditën e gjashtëmbëdhjetë të muajit të njëmbëdhjetë, të vitit të katërt të epokës së Taiwa, shpata ishte bërë prej çeliku të ngurtë 100 herë. E përshtatshme për mbretin”.

Honjo Masamune

Masamune ishte një punues shpate legjendar japonez i shekullit të 13, i cili shpesh quhet një nga metalurgët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Shpata e fotografuar më lart, e quajtur Honjo Masamune, konsiderohet të jetë vepra e tij më e madhe, sepse ajo është përdorur nga luftëtarët Shogun gjatë periudhës Edo të Japonisë.

Në vitin 1939, ai u bë një thesar kombëtar japonez për shkak të rëndësisë së madhe historike.

Shpata e Tomoyuki Yamashita

Tomoyuki Yamashita ishte një gjeneral japonez i Luftës së Dytë Botërore, i cili u bë i njohur si ‘Tigri i Malajzisë’, pasi pushtoi me sukses kolonitë britanike të Malajzisë dhe Singaporit. Tehu i kësaj shpate u krijua nga punuesi i famshëm i shpatave, Fujiwara Kanenaga, në shekullin e 17. Sot ajo mund të shihet në Muzeun Ushtarak të Nju Jorkut.

Shpata Wallace

William Wallace (1272-1305) ishte një kalorës skocez, i cili është i famshëm për udhëheqjen e rezistencës skoceze në luftërat e pavarësisë skoceze.

Ai u kap përfundimisht nga Mbreti Edward I dhe u ekzekutua për tradhti. Boshti i shpatës së tij është rreth 4 metra i gjatë dhe 10.5 cm e gjerë dhe peshon vetëm 2.7 kg.

Shpata e lakuar e Shën Martinit

José de San Martín ishte një gjeneral i madh argjentinas, i cili luajti një rol të madh në çlirimin e Amerikës Jugore nga sundimi spanjoll.

Shpata e lakuar e fituar në Londër thuhej të ishte një nga pasuritë e tij më të çmuara, pasi mendonte se forma e saj ofronte manovrim më të lehtë gjatë betejës.

Ai i referohej shpatës si “sendi që më ka shoqëruar gjatë gjithë Luftës së Pavarësisë së Amerikës së Jugut”.

Tërhiqen nga përdorimi paratë e letrës me vlerë 10 dhe 50 denarë

Tërhiqen nga përdorimi paratë e letrës me vlerë 10 dhe 50 denarë. Nga dita e marte qytetarët do të mund t’i përdorin bankënotat e reja të plastikës në këto vlera.

Kurse monedhat e letrës do të keni afat një vit për t’i ndërruar në bankat komerciale. Pas kësaj datë, këmbimi i parave mund të bëhet vetëm në Bankën Popullore të Maqedonisë.

Në Maqedoni për herë të parë hyjnë në treg paratë e plastikës. Me këtë, njoftojnë nga Banka Popullore, vendi do të bëhet pjesë e vendeve të cilat bankat qendrore veç se kanë filluar procesin për përdorimin e këtij lloji të monedhave të valutës nacionale.

Maqedonia iu bashkëngjit Australisë, e cila këto lloj bankënota i përdor qysh nga viti 1988. Të njëjtat përdorën edhe në Kanada, Britani të Madhe, Zelandë të Re, Maldive, Romani etj.

Dallimi mes bankënotave të letrës dhe këto plastike, është se materiali që përdorët për të dytat është më i fortë dhe më i qëndrueshëm, dhe nga Banka Popullore thonë se në krahasim me ato të letrës këto nuk dëmtohen dhe kanë jetëgjatësi më të madhe.

Ndryshe, bankënotat e letrës me vlerë 50 denarë janë në përdorim qysh nga viti 1993, kur u futën në përdorim edhe 20,100 dhe 500 denarë.

Bankënotat 1000 dhe 5000 denarë hynë në përdorim në 1996. Ndërkaq sot përdoren bankënota të letrës me vlerë prej 100,200,500,1000 dhe 2000 denarë.

Pesë mijëshja për shkak të mospërdorimit të saj u hoq në vitin 2016, kur hynë në treg 200 dhe 2000 denarë.

Xhaferi: BDI nuk do ta shfrytëzojë Ligjin e Gjuhëve për marketing politik para zgjedhjeve

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Ligji për Përdorimin e Gjuhëve do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare, pavarësisht hapave që do t’i ndërmarrë kryetari Gjorgje Ivanov.

Por, Xhaferi, gjatë intervistës për Europa e Lirë, nuk ka shpjeguar se kur është koha e duhur për ta ndërmarrë një hap të tillë.

Kryetari i Kuvendit ka mohuar zërat se partia e tij është duke e shtyrë këtë çështje deri në periudhën para zgjedhjeve për ta shfrytëzuar për marketing politik.

Ja cilat janë shtet të cilat është shumë vështirë ti pushtosh

Këto janë disa nga shtetet që sipas analizave të fundit ushtarake janë vështirë të pushtueshme duke marrë në konsideratë relievin malor dhe pozitën gjeografike specifike në të cilën ndodhen.

Zvicra

E rrethuar nga një varg malesh, kjo karakterisitikë e ka ndihmuar Zvicrën për vite me radhë që t’i shpëtojë pushtimeve.

Pika e fortifikuar ndërkombëtare është një plan për mbrojtje i përshtatur nga shekulli i 19 që është përdorur për të ndaluar një pushtim të mundshëm. Ky plan fortifikimi i ka shërbyer rajonit të Alpeve për t’i shpëtuar një kërcënimi nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton “The Independent”.

Ushtria zvicerane ka lidhur të gjithë malet dhe infrastrukturën me eksplosivë, siç janë rrugët dhe urat, për të hedhur në erë në rast të ndonjë pushtimi, kështu që vendi pushtues do të duhet të humbasë kohë dhe energji në gjetjen e rrugëve të duhura për të gjetur një shteg hyrjeje.

Përveç kësaj, shumë tenele, bunkera dhe kalaja janë ndërtuar brenda maleve që e bën më të fortë mbrojtjen e divizionit ushtarak.

Gjithashtu shteti zviceran ka në gatishmëri një personel lufte prej 150, 000 ushtarëve, që do të thotë se nëse vendi pushtohet, 4, 000, 000 qytetarë janë të gatshëm t’i shërbejnë ushtrisë, ndërsa 3, 000, 000 të tjerë janë të aftë për të hyrë në luftë.

Zelanda e Re

Ky shtet është pothuajse 1, 000 milje afër tokës së madhe të Australisë, e cila ndodhet shumë larg kontinentit të Azisë apo ndonjë vendi tjetër.

Australia do të ishte një kandidat më i mundshëm për pushtim, por klima e ashpër që mbizotëron në vend e bën të pamundur një gjë të tillë.

Rusia

Siç e ka vërtetuar historia, Rusia është një vend i vështirë për t’u pushtuar. Si një territor i madh e bën të vështirë pushtimin – duke konsideruar gjithë ajo logjistikë që nevojitet për një aksion gjigand.

Duke marrë parasysh edhe klimën e ashpër që e mbizotëron vendin, me dimra të ftohtë dhe të gjatë. Dhe të mos harrohet, toka e përfshirë me male, pyje të mëdha, moçale të mëdha dhe shumë lumenj.

Asnjë ushtri nuk është aq e madhe sa për ta kontrolluar gjithë këtë territor.

Nesër fjalët përmbyllëse për rastin “Tank”

Nesër në gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Tank”.

Ky rast ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” super luksoz me kosto prej 600 mijë euro. Të akuzuar kryesor janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB, Gjoko Popovski.

Në seancën e fundit gjyqësore, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski tërhoqën propozimet për të dhënë mbrojtjen e tyre prandaj gjykatësja Dobrilla Kacarska u kërkoi avokatëve të përgatisin fjalët përmbyllëse.

7 thënie për jetën nga Victor Hugo

Victor Hugo ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.

Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i “Odet” të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar.

Faktoman ka përzgjedhur disa nga thëniet më të mira të Hugos:

1.Pothuajse të gjitha dëshirat tona kur analizohen mirë, përmbajnë diçka tejet të turpshme.

2.Lutja është një pohim madhështor i padijës.

3.Lëvduar qoftë Perëndia që ia dha secilit lodrën e tij: kukullën fëmijës, fëmijën gruas, gruan burrit, dhe burrin qoftëlargun!

4.Dikush nganjëherë thotë: ‘Ai vrau veten se i ishte mërzitur jeta.’ Në fakt duhet të thotë: ‘Ai vrau veten se ishte mërzitur nga mungesa e jetës.’

5.Inteligjenca është grua, fantazia është mëseusja e saj, kujtesa është shërbyesja.

6.Kureshtja është një nga format e zotësisë femërore.

7.Të mosbërit asgjë është lumturi për fëmijët dhe mjerim për pleqtë./fm/

16 sëmundjet që shëron uji i detit

Deti është një burim përfitimi shëndetësor.

Parandalon dhe lufton shumë sëmundje. Muajt e verës janë ato që lejojnë secilin prej nesh të rimarrë energjinë e humbur gjatë vitit.

Shëtitjet në breg, zhytet në ujë rinovojnë qelizat dhe i bëjnë ato të kthehen në humor të mirë.

Deti është një burim përfitimi shëndetësor. Parandalon dhe lufton shumë sëmundje.

Muajt e verës janë ato që lejojnë secilin prej nesh të rimarrë energjinë e humbur gjatë vitit. Shëtitjet në breg, zhytet në ujë rinovojnë qelizat dhe i bëjnë ato të kthehen në humor të mirë.
Deti është një kurë e vërtetë për më shumë se 16 sëmundje.

Sjell përfitime dhe lehtësime në rrugët e frymëmarrjes si:

– Alergjitë respiratore

– Sinusin
-Astmën

– Rikuperimin nga ftohjet dhe
sëmundjet e tjera të frymëmarrjes

– Problemet e shkaktuara nga
pirja e duhanit

– Ndikimet nga agjentë kimikë

Përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave si:

– Zhvendosjet

– Shtrembërimet

– Thyerjet

– Artrozën

– Dhimbjet

– Osteoporozën

– Spondilozën

– Sëmundjet reumatike

Deti, zvogëlohen alergjitë e
lëkurës si:

– Psoriasis

– Ekzemën

– Pezmatimin e lëkurës

– Puçrrat në fytyrë

Falë detit, përmirësohen sëmundjet e anemisë, sëmundjet gjinekologjike, hipotiroidizmi dhe limfatizmi.

Vlen të theksohet se, deti gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit.

Falë ujit të detit:

– Lirohet trakti respirator. Për këtë arsye, mjeku ua këshillon këtë atyre që vuajnë nga forma astmatike.

Për fëmijët që kanë infeksion të bajameve dhe sëmuren shpesh. Është mirë të bësh shëtitje të gjata buzë ujit.

Ajri i detit përmban një sasi të kripërave minerale të tilla si natrium, magnez, klorid, jod, kalcium, kalium, bromin dhe silic.

Përfitojnë mushkëritë dhe përmirëson frymëmarrjen.

Përmirëson metabolizmin dhe forcon sistemin imunitar.


Zvogëlohet ruajtja e ujit. Uji i detit përmban një përqendrim të kripërave minerale. Lëngjet e tepërta eliminohen përmes lëkurës, urinës dhe
osmozës. Kjo bën që këmbët të duken në mënyrë të shkëlqyer.

– Eliminoni kilet e tepërta. Në periudhën e plazhit, trupi duket i thatë dhe, edhe pse hani më shumë, humbni peshë. Kjo
ndodh sepse metabolizmi funksionon mirë.

– Përmirësohet sistemi i qarkullimit të gjakut. Presioni
i ujit në trup, temperatura dhe lëvizja e ujit, bëjnë që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.

– Përmirëson tonifikimin e muskujve. Noti
është një ilaç për të gjithë trupin. Relakson muskujt tuaj, duke hequr stresin. Shpërndan kontraktimet e grumbulluara. Përmirëson lëvizjen në nyjet e bllokuara./Panorama/

Si të gjeni se çfarë ju bën të lumtur?

Dëgjoni. Kjo është këshilla më e mirë në biznes që kam marrë dhe vlerësuar në jetën time.

Dëgjoni shkëndijën që ndriçon brenda jush. Ndiqeni dhe ushqejeni atë. Dëgjoni tregun tuaj, si në rastin nëse bëhet fjalë për klientë, apo nëse klienti jeni ju vetë.

Dëgjoni njerëzit, si kur shërbeni si vullnetar apo nëse jeni pjesëtarë të një komuniteti.

Tregu do t’iu tegojë se çfarë funksionon ose nuk funksionon siç duhet. Do të kuptoni se shkëndija juaj përputhet me atë që ju thotë tregu juaj.

Shërbimi ndaj tregut tuaj do të jetë si një ushqyes i shkëndijës suaj, gjë që do t’iu bëjë më efikas dhe energjik, e cila është e mrekullueshme.

Shpesh takojmë njerëz të cilët janë të bllokuar, të pasigurt se si të gjejnë një punë apo një pasion apo një projekt që të ndezë shkëndijën e tyre. Ja se cila është këshilla për ta:

Veproni: Mos merrni kohë që të mendoni rreth rrugëtimit të jetës, apo të qëndroni në një vend deri sa të ndizet shkëndija.

Dilni. Provoni gjëra të reja. Jini aktivë. Takoni dhe kaloni kohë me njerëz të rinj. Udhëtoni. Eksploroni.

Punoni, punoni vërtet shumë. Një shprehje e Julia Child thotë: “Duhet të keni disiplinë që të argëtoheni”.

Ndihmoni: Të gjithë shkencëtarët janë të pajtimit në këtë pikë: Njerëzit janë më të lumtur kur ndihmojnë të tjerët.

Në çdo moment të kërkimit tuaj pyesni veten: Si ta përdor kohën time, energjinë time, fokusin tim, aftësitë dhe talentin tim më mirë për t’u ndier më mirë?

Argëtohuni: Mos u ndieni në faj nëse keni kaluar kohë me diçka që ju jep gëzim./fm/

Eleni Foureira: Faleminderit Europë, për dashurinë tënde!

Eleni Foureira, këngëtarja greke me origjinë shqiptare, e cila arriti ta rendisë Qipron të dytën në Eurovision me këngën e saj të zjarrtë ”Fuego” falë votave të jurive dhe sidomos të publikut, ka përshëndetur në Twitter pak orë pas suksesit, votuesit e saj:

“Faleminderit Europë, për dashurinë tënde!”

Foureira i ka dërguar urime të ngrohta shoqëruar me simbolin e një zemre, edhe Netta Barzilai, këngëtares izraelitet që arriti t’ia rrëmbejë çmimin e parë në momente drithëruese kur ato prisnin krah për krah./sn/

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, ndërsa në disa vende do të ketë jostabilitet dhe kushte për reshje të shiut dhe erës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri 12 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 18 deri 25 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë jostabil me reshje të shiut, bubullima dhe erë.

Sonte nata finale e Eurovizionit

Lisbona do të jetë nikoqire e finales së Eurovizionit, festival vjetor i këngës që mbledh miliona shikues rreth botës.

Më 12 maj, 26 shtete do të performojnë në skenë duke përfshirë, Ukrainën, Serbinë dhe Moldavinë.

Portugalia është nikoqire e këtij spektakli këtë vit pas fitores së Salvador Sobral vitin e kaluar në Kiev të Ukrainës.
Netta Barzilai nga Izraeli është garuesja më e përfolur që pritet të fitojë Eurovizionin këtë vit.

Eurovizioni u mbajt për herë të parë më 1956, me qëllim të bashkimit të Evropës pas luftës së Dytë Botërore. Sot, ky festival mbledh mbi 200 milionë njerëz si dhe është nismëtare e karrierës së shumë artistëve si grupit të famshëm ABBA dhe këngëtares Celine Dion./am/

Ambientalistët alarmojnë për mbeturinat në Maqedoni

Organizatat joqeveritare të cilat në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor, kanë ndezur alarmin se në Maqedoni institucionet përkatëse nuk i paraqesin mbeturinat e rrezikshme industriale me mbetje toksike si dhe mbeturinat mjekësore, por pjesën më të madhe të tyre e hedhin në deponitë bashkë me mbeturinat e tjera komunale.

Ambitalistët thonë se përpos mbeturinave komunale, në më shumë rrjedha të lumenjve dhe në lokacione të ndryshme hidhen edhe mbeturinat e rrezikshme.

Në Maqedoni, vetëm deponia e Drisllës në Shkup është ajo që plotëson standardet minimale të Bashkimit Evropian të përcaktuara me direktivat e deponive per menaxhimin e materieve të rrezikshme.

Nga Ministria për Mrojtjen e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për Radion Evropa e Lirë thonë se “nuk disponojnë me informacione se në Maqedoni ka vende të caktuara ku hidhen mbeturinat e rrezikshme, duke shtuar se nëse për një gjë të tillë kushdo qoftë, disponojnë me fakte, duhet t’i njoftojnë organet kompetente dhe ata menjëhërë do të veprojnë në bazë të ligjeve që rregullojnë menaxhimin e mbeturinave”.

LËVIZJA BESA NDËRPRET BISEDIMET ME ZAEVIN PËR HYRJEN NË QEVERI

Sot nga Lëvizja BESA njoftojnë se i kanë ndërprerë të gjitha bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev lidhur me kyçjen e Lëvizjes BESA në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Ndryshe thonë se pasi që ky proces i negociatave po vazhdon më shumë se katër muaj pa një epilog konkret, vlersojmë se tashmë janë tejkaluar të gjitha limitet kohore dhe duke mos dashur që Lëvizja BESA të mbetet peng i kalulimeve teknike të shumicës parlamentare, duke nisur nga sot i ndërprejmë të gjitha bisedimet me kryeministrin e vendit sa i takon kyçjes të Lëvizjes BESA në qeverinë e Maqedonisë.

“Ne kemi menduar se me kalimin e kohës qeverisja e Zoran Zaev do fillojë të lirohet nga BDI si një pjesë e ish regjimit të Nikolla Gruevski, mirëpo për fat të keq duke pasur parasysh palët të cilat për çdo ditë i shtohen negociatave për rritjen e shumicës parlamentare, tashmë jo vetëm BDI por edhe elementet e tjera që kanë qenë pjesë e regjimit të Gruevskit po lëshojnë rrënjet e tyre edhe në këtë qeverisje e cila po humb epitetin e qeverisë reformatore”.

Gjithashtu shtojnë se Lëvizja BESA do vazhdojë të jetë opozitë konstruktive duke ngritur zërin ndaj çdo veprimi të gabuar politik të Qeverisë si dhe duke inicuar dhe përkahur çdo reformë e cila do përmirsonte standardin jetësor, demokracinë e vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

8 VJET NGA VRASJA E KOMANDANT KUSHTRIMIT

Sot mbushen 8 vjet nga vrasja e Harun Aliut, komandant Kushtrimit dhe tre shokëve të tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni, shkruan SHENJA.

Harun Aliu ka lindur më 20 maj të vitit 1971 në Hasanbeg të Shkupit, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe kreu shkollën fillore. Në vitet e tetëdhjeta pushteti Jugosllav e hoqi përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e mesme dhe krijoi paralelet e përziera ku mësomi zhvillohej në gjuhën maqedonase.

Aliu refuzoi të ndjekë mësimin në gjuhën maqedonase dhe udhëtoi drejt Damaskut të Sirisë për të kryer shkollën e mesme. Më pas kthehet në vendlindje ku do të regjistrohej në gjeneratën e parë të Universitetit të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë.

Emri i Harun Aliut do të gjendet në thuajse të gjitha aktivitetet kombëtare në Kosovë e Maqedoni, që nga lëvizjet studentore duke u rreshtuar gjithmonë në ballë të tyre. Kushtrimi nuk do të mungonte as në aradhat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në vitet e 90-ta nën drejtimin e komandantit Adem Jashari.

Përveç aktiviteteve ushtarake, logjistikës dhe furnizimit me armatim nga Shqipëria në Kosovë, Harun Aliu në të njëjtën kohë filloi edhe me organizimin e celulave të para të UÇK-së në Maqedoni.

Nga viti 1995 e më pas ai filloi edhe me aktivitete konkrete në Maqedoni, që më pas u zbulua se kishte qenë pjese e grupeve që në Kërçovë e qytete të tjera të banuara me shqiptarë kishin kryer sulmet e para me bomba. Pas zbulimit të bashkëveprimtarëve të tij, Harun Ali arratiset në Shqipëri ku fillon rekrutimin e aradhave të para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për të filluar kryengritje në Maqedoni.

Si një nga themeluesit, Kushtrimi do të emërohej edhe në mesin e anëtarëve të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, por pjesën më të madhe në konfliktin e vitit 2001 e kaloi në front, që nga betejat e para në Tanushë, Kalanë e Tetovës dhe zonat e luftës në karadakun e Shkupit dhe Kumanovës.

Emri i komandant Kushtrimit bëri jehonë në të gjitha trojet shqiptare, ndërsa thuhej se disa herë është përplasur edhe me përfaqësuesin e atëhershëm të UÇK-së, Ali Ahmeti për shkak të tërheqjeve të ushtarëve nga Kalaja e Tetovës dhe Haraçina që ai thuhet të ketë kundërshtuar ashpër këto dy vendime. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001 dhe përfundimin e konfliktit të armatosur, Harun Aliu burgoset nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut në Kosovë dhe dënohet me 4 vjet burg, ku vuajti 3 vjet e 6 muaj,pjesën më të madhe në burgun famëkeq të Dubravës.

I pakënaqur nga Marrëveshja e Ohrit dhe veçanërisht implementimi i saj ai së bashku me disa shokë të tij që nuk pajtoheshin me aktivitetin dhe të arritur e partisë së dalë nga lufta e vitit 2001, BDI, në vitin 2006 themeloi partinë politike Alternativa Kombëtare. Ashtu siç nuk pushonte ëndrra e tij për përmbushjen e idealit të luftërave çlirimtare në trojet shqiptare, nuk përfunduan sulmet dhe skenarët ndaj tij.

Më 3 janar të vitit 2008 persona të panjohur në Shkup sulmuan një automjet të policisë ku mbeti i vrarë polici Zoran Markovski dhe disa të tjerë u plagosën. Për këtë incident policia e Maqedonisë akuzoi Harun Aliun si pjesë e grupit që kishte kryer sulmin dhe më 4 shkurt të vitit 2010 u dënua me burgim të përjetshëm. Që nga ky rasti Harun Aliu arratiset dhe ishte i pakapshëm për autoritetet.

Ai në disa deklarata të tij më pas mohoi ta ketë kryer sulmin dhe akuzoi se bëhet fjalë për proces të montuar politik ndaj tij nga Qeveria e Maqedonisë. Tre muaj më vonë Maqedonia u zgjua me një lajm të hidhur që tronditi gjithë opinionin shqiptar.

Policia njoftoi se në orët e mëngjesit në rrugën kryesore në hyrje të fshatit Radushë ka neutralizuar një grup të armatosur prej katër personave të cilët kanë udhëtuar me një furgon të bardhë përplot me armatim. Më vonë u kumtua se të vrarët nga ana e policisë ishin Xhafer Shala 31 vjeçar nga Prishtina, Qemal Fejzullahun 47 vjeçar nga fshati Gërçec i Shkupit, Shaban Zenuni 36 vjeçar nga fshati Merovë i Tetovës dhe Harun Aliu, 39 vjeçar nga Shkupi.

Varrimi i Kushtrimit u bë në lagjen Hasanbeg të Shkupit me ceremoni fetare dhe kombëtare, ku morën pjesë mijëra shqiptarë, familjarë, miq, shokë të luftës dhe veprimtarisë atdhetare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora.

Policia zyrtarisht njoftoi se në ditën e vrasjes grupi i armatosur kishte poseduar sasi të mëdha të armëve dhe e prezantoi si grup të rrezikshëm, por pa dhënë detaje për rrethanat e kësaj vrasje. Andaj në opinion u ngritën dilema të ndryshme dhe dyshime të shumta për ngritjen e një skenari dhe kurthi për eliminimin Harun Aliut dhe shokëve të tij.

E vërteta për atë vrasjen e Harun Aliut dhe katër shokëve të tij vazhdon të mbetet mister.

Parashikimi i motit

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira mesatare ndërsa në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 6 deri 13 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 12 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 26 gradë Celsius.

Vetmia rrit rrezikun nga vdekshmëria

Studime të reja kanë treguar që vetmia është po aq e rrezikshme për shëndetin sa obeziteti.

Të qenit të izoluar apo jeta në vetmi rrisin dukshëm gjasat e vdekjes së hershme, në një mase të njëjtë si obeziteti.

Studime të ndryshme kanë lidhur vetminë me kualitet të dobët të jetës, gjë që ndikon direkt në jetëgjatësinë.

Autorja e studimit Julianne Holt-Lunstad nga Universiteti Brigham Young ka thënë që izolimi dhe vetmia është një nga indikatorët kyç të shëndetit, i cili ndikon në uljen e jetëgjatësisë.

Afërsisht 42.6 milionë persona të moshës madhore, jetojnë të vetmuar vetëm në SHBA.

Ndërsa në Britani 3.9 milionë persona kane thënë që televizioni është shoqëruesi i tyre i vetëm./sn/

Kurat ideale natyrale kundër ulçerës së stomakut

Ulçera e stomakut është një sëmundje e dhimbshme që prek miliona njerëz në botë.

Bakteri H.Pylori është shkaktari kryesor i dëmtimit të shtresës së stomakut, megjithatë ulçera mund të shkaktohet edhe nga abuzimi me aspirinë, ibuprofen e ilaçe të ngjashme.

Ulçera e stomakut trajtohet me medikamente që synojnë të pakësojnë dhe bllokojnë aciditetin në stomak. Nga ana tjetër ju mund të shfrytëzoni disa produkte dhe kura natyrale që përmirësojnë shëndetin e stomakut.

Flavonoidët

Flavonoidët janë përbërës natyalë të frutave dhe perimeve si mollët, rrushi i kuq, brokoli, bishtajoret, frutat e pyllit dhe çaji jeshil. Këto ushqime janë të mira për stomakun dhe e mbrojnë atë nga bakteret.

Jamballi

Kjo bimë që merret edhe si suplement, parandalon zhvillimin e bakterit përgjegjës për ulçerën. Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha të saj do të përkeqësoni sëmundjet e zemrës ose tensionit të gjakut nëse vuani prej tyre. Konsultohuni me mjekun tuaj.

Probiotikët

Probiotikët janë mikro organizma të rëndësishëm për sistemin tretës. Ato i gjeni me shumicë tek kosi, ose mund t’i merrni si suplementë. Studimet thonë se probiotikët shkatërrojnë bakteret dhe përshpejtojnë shërimin tek njerëzit që tashmë marrin medikamente kundër ulçerës.

Mjalti

Mjalti përmban minimalisht 200 substanca mirëbërëse dhe antioksidantë. Ai është armik i baktereve, përfshirë atë që shkakton ulçerën.
Për sa kohë nivelet e sheqerit janë normale, ju mund ta përdorni mjaltin si ëmbëlsues dhe të qetësoni ulçerën.

Hudhra

Ekstraktet e hudhrës janë ideale për të shmangur zhvillimin e bakterit të ulçerës. Por nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, duhet të tregoni kujdes me hudhrën sepse ajo kryen të njëjtën gjë.

Boronica e kuqe

Lëngu i këtij fruti është efikas kundë infeksioneve urinare dhe baktereve të ulçerës. Megjithatë, nuk duhet të pini shumë lëng, sepse përmban shumë sheqer dhe mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Frutat, Perimet dhe Drithërat

Një regjim ushqimor i pasur me fruta, perime dhe drithëra të plota është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithë organizmit dhe të stomakut në veçanti. Një regjim i pasur me vitamina përshpejton shërimin e ulçerës. Ushqimet më të mira që mund të konsumoni rregullisht kundër ulçerës janë: rigoni, rozmarina, çokollata e zezë, frutat e pyllit si boronicat, luleshtrydhet e të tjerë dhe ullinjtë e zinj.

Ulçera dhe Ushqimet Që Duhen Shmangur

Njerëzit që vuajnë nga ulçera apo urthi duhet të tregojnë kujdes dhe të mos konsumojnë kafe, pije të gazuara, speca djegës, ushqime të përpunuara, ushqime me shumë kripë, ushqime të skuqura, agrume dhe domate./sn/