Ballina Blog Faqe 931

Ushqimet verore që ulin tensionin e lartë në gjak

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Vlerat normale të presionit arterial duhet të jenë 120/ 80 mmHg, ndërkohë që çdo vlerë mbi 140 konsiderohet si hipertension apo presion i lartë gjaku.

Hipertensioni jo rrallë herë jep komplikacione që mund të jenë dhe fatale për pacientin, me dëmtim të muskulit të zemrës, hemorragji cerebrale, dëmtim të veshkave, zgjerim të aortës etj, ndërkohë që thekson rëndësinë e parandalimit.

Shenjat më të shpeshta të tensionit, që edhe i nënvlerësojnë, janë: Dhimbja e kokës, shtrëngim në kraharor, që mund të shoqërohet dhe me mpirje të krahut të majtë, mund të keni ndjesinë e të vjellit, skuqje të fytyrës, afsh i nxehtë, dhimbje gjoksi që mund ta ngatërrojë dhe me sëmundjen e arterieve koronare etj.

Disa nga shkaqet kryesore të zhvillimit të tensionit të lartë të gjakut janë konsumimi i tepërt i kripës, të qenët mbipeshë, abuzimi me alkoolin etj.

Tensioni mund të ulet duke bërë ndryshime në dietë dhe mënyrën e jetesës, si dhe duke marrë mjekime.

Këto, sipas studimit që e transmeton Koha Jonë, janë 5 ushqimet verore që duhet të provoni për të ulur tensionin e gjakut.

Frutat e pyllit

Luleshtrydhet, boronicat dhe manaferrat mund t’ju ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Ato janë të pasura në flavanoide, substanca këto që relaksojnë enët e gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Avokado

Një zgjedhje e mirë për luftimin e tensionit të lartë të gjakut. Avokado është i pasur në kalium, një mineral kyç që ndihmon veshkat të filtrojnë lëngjet nga gjaku, duke ulur kështu presionin e gjakut.

Selino

Selinioja përmban kimikatet ftalate, që mund të relaksojnë muret arteriale, duke ulur kështu tensionin e gjakut.

Koriandër

Kjo erz gjithashtu ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Ajo ka edhe veti diuretike në trup, prandaj mund të ndihmojë njerëzit të cilët vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Kale dhe jeshillëqe të tjera

Jeshillëqet rrisin nivelet e magnezit, duke ndihmuar kështu në luftimin e tensionit të lartë të gjakut.

Përveç konsumimit të këtyre ushqimeve, duhet të bëni edhe ndryshime të tjera në mënyrën e jetesës për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut, si të kryeni më shpesh aktivitet fizik dhe të shmangni ushqimet me përmbajtje të lartë kripe.

50 thënie frymëzuese nga njerëz të famshëm që kanë njohur suksesin në jetë

E pamundur” është një fjalë që e gjen vetëm në fjalorin e budallenjve”, ka thënë Napoleoni. Ja çfarë mendojnë për suksesin, disa prej mendjeve më të ndritura dhe njerëz që kanë njohur suksesin në jetë.

1- Njerëzit të cilët mendojnë se dinë çdo gjë janë një bezdi e madhe për ata mes nesh që dinë. -Isak Asimov

2- I grabituri që buzëqesh, fsheh diçka nga vjedhësi. –William Shakespeare

3- Mënyra më e mirë për të mbajtur fjalën është të mos e japësh. – Napoleon Bonaparti

4- Integriteti nuk ka nevojë për rregulla. –Albert Camus

5- Udhëtimi i një mijë kilometrave, fillon me një hap të vetëm. –Lao Tzu

6- Gjërat e mëdha bëhen nga një seri gjërash të vogla, që bashkohen. – Vincent Van Gogh

7- Frymëzimi ekziston, por ai duhet të të gjejë duke punuar. –Pablo Pikaso

8- Shkruaj kur je i pirë. Redaktoje kur je esëll. –Ernest Hemingueji

9- Nëse do i kisha pyetur njerëzit se çfarë donin, ata do të kishin thënë: “Kuaj më të shpejtë”. – Henry Ford

10- Të gjithë mendojnë të ndryshojnë botën, por askush nuk mendon të ndryshojë vetveten. –Leon Tolstoi

11- Ai që nuk guxon ta rrokë nga gjembi, nuk duhet ta shijojë kurrë trëndafilin. – Anë Brontë

12- Gjithmonë duket e pamundur… deri kur bëhet. –Nelson Mandela

13- Më shumë ligje, më shumë shkelës. –Dr. Thomas Fuller

14- Bëj vetëm atë që të thotë zemra. –Lady Diana

15- Jeta ime ishte më shumë se një përrallë. Kam pasur edhe unë momente të vështira, por për çdo vështirësi që kam jetuar, në fund kam marrë një çmim.-Audrey Hepburn

16- Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dijnë se dështimi është i pashmangshëm. –Coco Chanel

17- Kuraja është mirësia nën presion. – Ernest Hemingueji

18- Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi. –Albert Einstein

19- Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.- Marilyn Monroe

20- Nuk veprohet drejtë që dikush të të thotë faleminderit, bëhet për principe, për vetveten, për dinjitetin personal. –Oriana Fallaci

21- Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve. –Ellen DeGeneres

22- Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh. –Ualt Disney

23- Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh. – Konfuci

24- Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin. – Uinston Churchill

25- Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë. –Uarren Buffet

26- Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato. –Vaibvah Shah

27- Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi. –Dr. Seuss

28– Suksesi? Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur. Por suksesi, për mua është paqja e brendshme. Është një ditë e bukur për mua. Ky është suksesi. –Denzel Uashington

29- Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton. –Mae Uest

30- Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur. –Christopher Reeve

31- Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por një njeri i vlerave. –Albert Einstein

32- Sa shumë shqetësime largon kur vendos të jesh dikush dhe jo diçka.- Coco Channel

33- Nuk shoh asgjë të gabuar në një rrudhë. Është një lloj simboli për guximin. –Iris Apfel

34- Mos bëj kompromis me veten, sepse je çdo gjë që ke.- Janis Joplin

35- Është e kotë të merresh me mundësitë që ke humbur. Asnjëherë nuk mund ta dish nëse i ke shpëtuar vdekjes apo ke humbur një jetë të tërë.-Margaret Mazzantini

36- A doni të dini se çfarë mendon Zoti për paranë? Shihni njerëzit të cilëve ua ka dhënë. –Dorothy Parker

37- Vjeshta është një pranverë e dytë, kur çdo gjethe është një lule. –Albert Camus

38- Në fillim gjej faktet, pastaj mund t’i shtrembërosh si të duash. –Mark Tuein

39- Po çfarë është kjo moda e rehatshme? Nëse doni të ndiheni rehat, rrini në shtëpi me pizhama. – Donatela Versaçe

40- Një ditë e keqe për egon tënde është një ditë e madhe për shpirtin tënd. –Jillian Michaels

41- Le të jetë kjo kredoja juaj: Lëre gënjeshtrën të vijë në botë, lëre edhe të triumfojë. Por jo përmes meje. –Aleksandër Solzhenicin

42- Rreziku më i madh për shumicën prej nesh, nuk është se qëllimi ynë është shumë i lartë dhe nuk e mbërrijmë dot atë, porse është shumë i ulët dhe e arrijmë lehtësisht. –Mikelanxhelo

43- Sekreti i ecjes përpara qëndron tek nisja. –Mark Tuein

44- Për suksesin e vërtetë, bëjini veten këto katër pyetje:Pse? Pse jo? Pse jo unë? Pse jo tani? – Xhejms Alen

45- Është e vështirë të dështohet, por më e keqja nga të gjitha është të mos jesh përpjekur kurrë për të patur sukses. –Teodor Ruzvelt

46- Unë s’mund t’ua jap formulën e suksesin, por mund t’iu jap formulën e dështimit, e cila është përpjekja për t’i kënaqur të gjithë. –Herbert Suop

47- Djersa plus sakrificën, është e barabartë me suksesin. –Çarls O. Finli

48- Ju thjesht s’mund të mposhtni dikë që nuk dorëzohet. – Beib Rut

49- Njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë në kërkim të mundësive për të ndihmuar të tjerët, dështakët janë gjithmonë duke pyetur, “Çfarë ka aty për mua?”-Brajan Trejsi

50- E pamundur është një fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve. – Napoleon Bonaparti/fm/

Fshati ku qiraja kushton vetëm 0,88 cent në vit

Në një fshat gjerman të quajtur Fuggerei qiraja nuk është ngritur që nga viti 1520.

Banimi atje kushton vetëm 88 cent për një vit të tërë, transmeton Arbresh.info.

Banesat në zonë kanë hapësirë nga 45 deri në 65 metra katrorë , por për shkak se secila njësi ka hyrjen e saj në rrugë simulon jetesën në një shtëpi.

Nuk ka strehim të përbashkët. Çdo familje ka apartamentin e vet, ku përfshihet një kuzhinë, një sallon, një dhomë gjumi dhe një dhomë e vogël rezervë, që gjithsej arrin rreth 60 metra katrorë.

Apartamente në katin e parë të gjithë kanë një kopsht të vogël. Një apartament në katin e parë është i pabanuar, duke shërbyer si një muze i hapur për publikun.

Dyert e derës kanë forma të përpunuara, secila unike, që datojnë nga instalimi i rrugëve kur banorët mund të identifikojnë dyert e tyre duke ndjerë dorezën në errësirë.

45 mësime jete të shkruara nga një 90-vjeçare

Këto leksione universale jete janë të domosdoshme për këdo që ka nevojë të kujtohet për gjërat më të rëndësishme të jetës.

1. Jeta nuk është e drejtë, por është e bukur.

2. Nëse rrëzohesh, thjesht ngrihu dhe bëj një hap tjetër.

3. Jeta është shumë e shkurtër për ta shpenzuar duke urryer njerëz.

4. Mos e merr veten shumë seriozisht. Askush tjetër nuk e bën.

5. Kartën e kreditit, bëje zero çdo muaj.

6. Nuk mund të fitosh me çdo argument. Pranoje edhe të kundërtën.

7. Qaj duke pasur afër dikë, është më pak e dhimbshme se të qash vetëm.

8. Ruaj para për pensionin, fillo që me pagën e parë.

9. Kur bëhet fjalë për çokollatë, rezistenca është e kotë.

10. Bëj paqe me të shkuarën, që mos të të pengojë për të jetuar të tashmen.

11. Nuk ka asgjë të keqe nëse të shohin fëmijët duke qarë.

12. Mos e krahaso jetën tënde me të të tjerëve. Nuk ke as më të voglën ide sa të çmuara janë gjërat që ke rrotull vetes.

13.Nëse një lidhje duhet të jetë sekrete, ti nuk ke pse je pjesë e saj.

14. Jeta është shumë e shkurtër për të ndier keqardhje për netët e gjata jashtë. Jeto dhe festo sa më shumë të mundesh.

15. Nëse nuk merresh me asgjë gjatë ditës së sotme, diçka ke humbur nga jeta.

16. Një shkrimtar shkruan. Nëse do të bëhesh shkrimtar, shkruaj.

17. Nuk është kurrë vonë për të pasur një fëmijëri të lumtur. Por e dyta varet vetëm nga ty dhe nga askush tjetër.

18. Kur bëhet fjalë për të ndjekur ëndrrat që ke në jetë, mos prano asnjë “jo” si përgjigje.

19. Ndiz qirinj; vendos çarçafët më të bukur, vish të brendshmet e preferuara. Mos i ruaj për asnjë rast special. Sot është ditë speciale.

20. Ji gjithmonë më e përgatitur, pastaj ndiq rrjedhën.

21. Bëhu e çuditshme. Mos prit moshën për të veshur ngjyrën lejla.

22. Organi më i rëndësishëm seksual është truri.

23. Askush nuk është përgjegjës për lumturinë tënde përveç teje.

24. Përshkruaje çdo fatkeqësi më frazën “A do të ketë rëndësi pas 5-vjetësh?”

25. Fal këdo dhe gjithçka.

26. Se çfarë mendojnë të tjerët për ty, nuk është fare puna jote.

27. Koha shëron gjithçka. Jep kohë, kohë, kohë.

28. Situatë e mirë apo e keqe qoftë, e sigurt është që do të ndryshojë.

29. Puna nuk kujdeset për ty sa herë je sëmurë, miqtë po. Mbaji afër!

30. Beso në mrekulli.

31. Çdo gjë që nuk të vret, të bën edhe më të fortë.

32. Vitet që ikin kanë gjithmonë një alternativë shumë të mirë – nuk vdes i ri.

33. Fëmijët kanë vetëm një fëmijëri. Bëjua atë të paharrueshme.

34. Dil çdo ditë nga shtëpia. Mrekullitë presin gjithandej.

35. Nëse kemi problemet tona dhe nuk përfshijmë askënd tjetër, dhimbjen do ta kalojmë vetëm.

36. Mos e shpenzo jetën kot. Merr më të mirën prej saj dhe bëje tani.

37. Hiq dorë nga çdo gjë e padobishme, që nuk të bën të lumtur dhe të jep energji negative.

38. Gjithçka që ka më shumë rëndësi në fund është ajo që ke dashur.

39. Zilia është humbje kohe. Në të vërtetë ke gjithçka që ke nevojë.

40. Më e mira akoma nuk ka ardhur.

41. Nuk ka rëndësi se si ndihesh: ngrihu, vishu dhe dil.

42. Bëj një frymëmarrje të thellë. Qetëson mendjen.

43. Nëse nuk pyet, nuk merr gjë në këmbim.

44. Hap rrugë gjithmonë!

45. Jeta nuk është e lidhur më fjongo, megjithatë është dhuratë…. e bukur.

/fm/

Familja më e pasur në histori dhe sekretet e errëta të saj!

Familja Rothschild ka qenë gjithmonë një mister – për këtë familje nuk keni mundur të dini çdo gjë dhe ndikimi i tyre është i njëjtë siç ishte kur ata ishin më të pasurit në historinë e familjes.
Familja Rothschild është familja më e pasur e të gjitha kohërave – ka pasur sasi të mëdha parash dhe kanë qenë në qendër të momenteve më të rëndësishme në shekullin e fundit.

Megjithatë, shumë ende besojnë se ata janë anëtarë të Rendit të Ri Botëror, që përdoren si marionetë duke fluturuar helikopterë të zi mbi shtëpitë tona.

I vetmi fakt që shumica e njerëzve e dinë në lidhje me këtë familje është se ata janë të pasur.

Megjithatë, ka disa fakte interesante në lidhje me këtë familje.

Këto përfshijnë: Shoqëritë sekrete, luftërat, incesti dhe çdo gjë tjetër që ju mund të prisni nga një familje e pasur, pak jofunksionale.

Ka një linjë të gjatë të incestit

Kur një familje ka më shumë para se sa shumica e njerëzve mendojnë se kanë, ata do të donin t’i mbanin ato për vete. Dhe e vetmja mënyrë për të bërë këtë është që të martohen ndërmjet vete.

Në këtë drejtim, Rothschild-ët janë duke parandaluar që në familjen e tyre të futen njerëz të huaj. Për shumëkë, kjo është e papranueshme, por për ta kjo ishte një strategji e mirë financiare.

Disa ishin shumë të uritur për pushtet

Shumë prej anëtarëve të familjes kanë kërkuar që të kenë pushtet në vendin e tyre dhe të jenë mbi ligjin dhe ligjvënësit.

Amschel Rothschild thuhet se një herë kishte thënë: “Më jep kontroll mbi ekonominë e vendit dhe nuk më brengos se kush i bën ligjet”.

Në thelb, ata mendojnë se ata mund të imponojnë rregullat e tyre, për aq kohë sa ata kanë para të mjaftueshme.

Ata diktojnë çmimin e arit

Disa argumentojnë se çmimi i sotëm i arit është përcaktuar nga familja Rothschild, përcjell Telegrafi.

Familja Rothschild ka luajtur një fjalë kyçe në lidhje me çmimin e arit në vitin 1919, kur pesë shitësit kryesorë në industrinë e arit takoheshin dy herë në ditë për të vendosur çmimin.

Nga 1919 në 2004, takimet janë mbajtur çdo ditë në zyrat e Nathan Mayer Rothschild.

Menaxhimi i Rezervës Federale të SHBA

Sistemi i Rezervës Federale, është një bankë që është në pronësi private dhe ku Shtetet e Bashkuara mbajnë pjesën më të madhe të parave.

Konsiderohet përgjithësisht se familja Rothschild dhe Rockefeller kanë pasur një ndikim të madh në Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara.

Besohet se ata ishin Satanist

Këtu është një tjetër sekret për të cilën do të diskutohet deri në fund të ekzistencës së njerëzimit: shumë dëshmitarë që kanë hyrë në shtëpitë e tyre pretendojnë se kanë parë shenjat e adhurimit të Satanit.

Rothschildët thuhet se në tryezë mbajnë një vend “Zotit të errësirës”, dhe askush në këtë vend nuk ishte i lejuar për t’u ulur. Kjo deklaratë është sigurisht e vështirë për tu konfirmuar.

Kishin lidhje me shoqëritë sekrete

Deri më tani, nga teoricienët e konspiracionit mund të dëgjoni shumë rreth shoqërive sekrete të tilla si Illuminati dhe Masonët, por shumica e këtyre historive kanë filluar me familjen Rothschild. Shumë prej tyre thonë se familja kishte një interes të madh në shoqëritë sekrete dhe financat e tyre, transmeton Telegrafi.

Ata financuan disa luftëra të mëdha

Pasi që Rothschildët kontrollojnë gjysmën e parave në botë, ata thuhet se kanë financuar shumicën e luftërave që kanë ndodhur në 200 vitet e fundit.

Thuhet se ata kanë financuar luftërat, që nga ato të Napoleonit deri tek luftërat botërore të shekullit të 20-të.

Në fund të çdo lufte, ata kanë filluar shumë para, sepse atëherë kishin filluar kthimi i kredive dhe se vendet kishin nevojë për tu rindërtuar.

Shumica e bankave gjatë luftërave u shkatërruan, por qeveritë mund tu drejtoheshin vetëm atyre, Rothschild-ëve. Ndoshta kjo është arsyeja pse është konsideruar se ata ishin mbi ligjin në shumicën e vendeve.

E mundur që të kenë para neto një trilion dollarë

Rothschild-ët janë padyshim familja më e pasur në histori. Por është e çuditshme që askush nga familja nuk shfaqet në listën njerëzve më të pasur të Forbes.

Familja pretendon se vlera e tyre neto arrin në rreth 350 miliardë dollarë. Megjithatë, ka shumë që mendojnë se ata kanë një trilion dollarë të vlerës neto.

Rekord i ri për kubin e Rubik, 4.22 sekonda

U tha, u bë! Mjaftuan pak lëvizje të shpejta për të zgjidhur “telashin” e komplikuar më të famshën në botë: Kubi i Rubik.

Rekordi u thye nga 22 vjeçari australian Feliks Zembegs, i cili ia doli të formonte të gjithë anët e kubit në vetëm 4.22 sekonda, gjatë një eventi në Melburn të Australisë, shkruan tgcom.

Ekspert në gara shpejtësie, Feliks, theu kështu edhe rekordin prej 4.59 sekondash të vendosur tetorin e shkuar nga koreani Seung Beom Cho.

Kubin e famshëm e krijoi skulptori dhe profesori i arkitekturës, Erno Rubik.

Ky aplikacion i tij, i cili u realizua për t’i shpjeguar studentëve të tij parimin e tre dimensionalitetit, u komercializua në 1980n.

Që atëherë, janë shitur 400 milionë copë dhe kubi me ngjyra u bë lodra më e dëshiruar e të gjitha kohërave, një obsesion i vërtetë, për ata që tentojnë të plotësojnë çdo anë të kubit me të njëjtën ngjyrë.

E vështirë, por ja që “misteri” ka kampionët e tij./Ora News.tv/

SPASOVSKI: SHUMË EMRA KONTROVERS E UDHËHEQIN MAQEDONINË QË NGA VITI 2002 DERI SOT

Sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se ka kontroll mbi tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, dhe këtë e kanë vërtetuar me të gjitha kontrollet dhe aksionet të realizuara vitin e kaluar, pa selektuar ndonjë qytet të Maqedonisë.

Lidhur me emërimin e Xhezair Shaqirit si këshilltar për siguri, Spasovski tha se: “nëse shohim më thellë shumë emra kontradiktorë e udhëheqin Maqedoninë nga viti 2002 dhe kanë marrë pjesë në jetën politike dhe shoqërore të shtetit. Pyetja është se çka ka këtu kontroverse”.

Spasovski gjithashtu ka shtuar se duhet pyetur Qeveria, e jo Ministria se deri te cilat dokumente do të ketë qasje këshilltari Shaqiri, dhe siç ka thënë duhet që të jemi pragmatik para se të sjellin vendime.

“Mendoj që në këso kushte, pragmatizmi është shumë i rëndësishëm për përparimin e të gjitha aspekteve në jetën shoqërore”./tv21/

Najçevska: Mjafton t’i japësh para Ali Ahmetit, dhe bëhesh ambasador

Mirjana Najçevska, eksperte për çështje juridike, ka kritikuar mënyrën e punësimit në Maqedoni. Në profilin e saj në Facebook, Najçevska thotë se ka tentuar të punësojë një ekonomist shqiptar, njohës i mirë i gjuhës angleze dhe me përvojë si menaxher dhe i pajisur me diplomë të magjistraturës.
Mirëpo ajo nuk i’a ka arritur dot ta punësojë. Shkaku kryesor, sipas saj, ka qenë se nuk ka pasur para të mjaftueshme për të realizuar këtë, duke shtuar se kandidati e njihte mjaft mirë gjuhën maqedonase.

Ajo hedh kritikat tek institucionet e vendit, sepse sipas saj “për të punësuar një shqiptarë në Institucionet e Maqedonisë, duhet të jeni me mangësi intelektuale, ose njëri i afërt i Ali Ahmetit, ose dhunues apo shërbyes i partisë”.

Ajo gjithashtu hedh akuza ndaj institucioneve vendore edhe për punësimin nëpër funksionet shtetërore. Sipas saj “mjafton t’i japësh para Ali Ahmetit dhe fiton vendin e ambasadorit. Punë e pastër”. /Telegrafi/

RASTI “TANKU”, AVOKATËT E GRUEVSKIT KËRKOJNË NDËRRIMIN E JANEVËS

Sot në seancën gjyqësore për lëndën “Tanku” të PPS-së, avokatët e ish kryeministrit Nikolla Gruevski kanë kërkuar nga gjyqi përjashtimin e prokurorëve special Lençe Ristovska dhe Stevço Donev në kuadër të rastit “Tanku” si dhe përjashtimin nga lënda prokuroren publike speciale Katica Janeva.

Avokati Dimitar Dangov nuk e ka arsyetuar kërkesën për përjashtim për shkak se opinioni nuk ishte i njoftuar me detajet, ndërsa për këtë lëndë të PPS-së, të akuzuar janë Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski ku gjykohen për furnizimin jo-legal të “Mercedesit” luksoz, me vlerë përmbi gjysmë milionë euro.

Ndërsa lënda është ndarë për ish ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska me kërkesë të palës mbrojtëse të saj, për arsye të shtatzënisë së rrezikshme./tv21/

Pija natyrale që ju ndihmon të dukeni më të rinj

Sekreti i lëkurës së bukur dhe rinore nuk bazohet vetëm në përmbajtjen e kremrave të shtrenjta, por edhe në pijet natyrale të perimeve që nuk mund të aplikohen në lëkurë por duhet të konsumohen.

Më poshtë është receta e një lëngu të mrekullueshëm që ndihmon që të keni shëndet më të mirë, ushqen dhe hidraton lëkurën si dhe ndihmon me rregullimin e peshës trupore.

Për këtë ilaç mrekullibërës që do t’i japë lëkurës tuaj elasticitet dhe shkëlqim ashtu sikur edhe të gjithë komponentët që lëkura humbet me kalimin e viteve, ju keni nevojë për tranguj, selino dhe çaj organik të gjelbër.

Trangulli njihet për efektin qetësues dhe kjo i atribuohet vitaminës C por acidi silikik si një përbërës tjetër i trangullit është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të muskujve të indit lidhës, transmeton Klan Kosova.

Kur trangulli shoqërohet me ujë, natyrisht që hidraton dhe i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm.

I gjithë kompleksi i vitaminave B që gjendet në selino stimulon shkëmbimin e karbohidrateve në trup dhe mban lëkurën të shëndetshme.

Në ndërkohë nivelet e larta të antioksidantëve, duke përfshirë vitaminat C dhe E, që gjenden në çajin e gjelbër ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës.

Përbërësit:

2 tranguj të qëruar

4 kërcej të selinos

2 filxhanë të çajit të gjelbër organik

Përgatitja dhe konsumimi:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender (mikser elektrik) dhe përzieni mirë. Nëse është e nevojshme dhe e shihni se masa që e keni përgatitur është shumë e trashë, shtoni edhe pak ujë.

Konsumoni këtë pije sapo ta përgatisni të freskët.

Mickovski: Komandant Hoxha në vend që të sanksionohet, ai merr post në Qeveri

Puna personale e Zaev është dëshira për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për familjen e Xhezair Shaqirit, të ashtuquajturit Komandant Hoxha, thotë udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të dy kanë të njëjtën ideologji dhe të njëjtat vlera. Megjithatë, ata që janë politikisht të një mendjeje dhe kanë arritur një lloj marrëveshjeje të përbashkët, nuk i jap Zaev të drejtën për ta punësuar atë në funksione të larta në qeveri dhe për ta paguar me para qytetarëve”, thotë Mickoski.

Ai thotë se kjo është shumë e rrezikshme.

“Dhe dilema thelbësore mbetet, nëse dikush është i zënë ngushtë për të bërë një akt të paligjshëm, të sulmojë policinë apo diçka të tillë, në vend që të sanksionohet, ai merr një vend në qeveri. Ky është një rast ku vlerat shkatërrohen dhe precedenti bëhet rregull”, – theksoi Mickoski.

Në të njëjtën kohë, unë paralajmëroj se përgjegjësia duhet të ketë dhe jo aq larg tani do të duhet të përgjigjen për sjellje të tilla shkatërruese, tha Mickoski.

PRESHEVA E LIKOVA KËRKOJNË HAPJEN KUFIRIT LLOJAN-MIRATOC

Nesër nga ora 11:00 në pikën kufitare Llojan-Miratoc, nga Komuna e Likovës në pjesën e Republikës së Maqedonisë dhe Komuna e Preshevës në pjesën e Republikës së Serbisë në mënyrë paqësore për nder të Ditës së Evropës, do të grumbullohen, dhe siç njoftojnë do të dërgojnë një mesazh të qartë: “Duan qarkullim të lirë, duan hapjen e kufirit!”.

Gjithashtu thuhet se Komuna e Preshevës do ta ngrejë zërin e saj tek Qeveria e Republikës së Sërbisë, ndërsa Komuna e Likovës tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Por bëjnë thirrje tek të gjithë që të marrin pjesë masovikisht, dhe gjithashtu në fund në shenjë senzibilizimi do lëshohen pëllumba të bardhë si dhe tullumbacë të kaltërt dhe të bardhë, duke ua bërë “me dije LIRINË!”.

PRESHEVA E LIKOVA KËRKON HAPJEN KUFIRIT LLOJAN-MIRATOC

Nesër nga ora 11:00 në pikën kufitare Llojan-Miratoc, nga Komuna e Likovës në pjesën e Republikës së Maqedonisë dhe Komuna e Preshevës në pjesën e Republikës së Serbisë në mënyrë paqësore për nder të Ditës së Evropës, do të grumbullohen, dhe siç njoftojnë do të dërgojnë një mesazh të qartë: “Duan qarkullim të lirë, duan hapjen e kufirit!”.

Gjithashtu thuhet se Komuna e Preshevës do ta ngrejë zërin e saj tek Qeveria e Republikës së Sërbisë, ndërsa Komuna e Likovës tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Por bëjnë thirrje tek të gjithë që të marrin pjesë masovikisht, dhe gjithashtu në fund në shenjë senzibilizimi do lëshohen pëllumba të bardhë si dhe tullumbacë të kaltërt dhe të bardhë, duke ua bërë “me dije LIRINË!”.

MANÇEVSKI: KRYEMINISTRI I ZGJEDH VETË KËSHILLTARËT

Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se kryeministri personalisht i zgjedh këshilltarët e tij. “Rastet nuk kanë të bëjë me administratën, por këshilltarët e kryeministrit”, tha ministri, kur u pyetën në lidhje me listën e re për punësimin e 56 këshilltarë në Qeveri.

Mancevski shtoi se numri i këshilltarëve ishte dukshëm më i ulët sesa më parë dhe disa prej tyre janë të angazhuar pa ndonjë kompensim financiar.

Ministri ka folur edhe rreth angazhimit të Xhezair Shqirit si këshilltar për çështje të sigurisë dhe të luftimit të ektremizmit. Ai ka se këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. /SHENJA/

Çmimet e larta të naftës shënojnë rekord që prej vitit 2014

Çmimet e naftës kanë arritur nivelet më të larta që prej nëntorit të vitit 2014, përderisa investitorët janë në pritje të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump se a do të tërhiqet apo jo nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Trump pritet që më vonë gjatë ditës të bëjë publik vendimin e tij lidhur me marrëveshjen bërthamore, që është arritur më 2015 në mes të fuqive botërore dhe Iranit.

Frika se SHBA mund të rivendosë sanksione ndaj Iranit, kanë bërë që çmimi bruto për një fuçi naftë të papërpunuar të jetë mbi 70 dollarë në tregun e Nju Jorkut, që është çmimi më i lartë që prej vitit 2014.

Ndërkaq në Londër, çmimi për një fuçi naftë ka arritur deri në 76.17 dollarë.

“Çmimi i naftës është rritur pas shqetësimeve se Trump mund të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që do të çonte në përkeqësimin e mëtejmë të situatës në Lindjen e Mesme. Po ashtu do të ndikonte në furnizimin me naftë nga prodhuesit iranian”, tha Greg McKenna, hulumtues i tregut në AxiTrader./am/

Sonte fillon Eurovizioni

Shqipëria do të nisë sot përfaqësimin në Festivalin Europian të Këngës, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurosong-ut.

Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros./tch/

Krizë momentale apo diçka serioze: Shenjat se duhet të largoheni nga lidhja

Çdo lidhje ka uljet dhe ngritjet e veta, por janë disa shenja që tregojnë se ajo nuk po funksionon aspak.

Eksperti i lidhjeve dhe psikoterapeuti Gad Krebs, thotë se shumë lidhje kalojnë periudha të turbullta.

Rreziku sipas tij është rrëshqitja nga një mosfunksionim i përkohshëm në të përhershëm.

“Ky rrezik përkeqësohet kur komunikimi në çift është i vakët, janë të paqarta objektivat dhe keqkuptohen rolet përkatëse”, vijon ai.

Më poshtë gjeni të renditura 5 shenjat që tregojnë se është koha të heqësh dorë nga ajo lidhje.

1. Mbani shënim “çdo gjë që keni bërë”, e më pas këtë listë e paraqisni si argument në debatin e ardhshëm. Kalon në një formë gare se kush “ka bërë më shumë”.

2. E konsideroni veten një martir/e. Çdo gjë që bëni ju duket si një sakrificë e drejtë për lidhjen. Thoni gjëra të tipit “Unë mendoj se duhet ta bëj”.

3. Ju prisni që partneri ta dijë atë që keni bërë, pa qenë nevoja ta shpjegoni.

4. Prisni që partneri të dijë çfarë ndjeni pa ia shpjeguar. Mosfunksionimi ndodh kur të dyja palët e humbasin vëmendjen në partneritet, dhe nisin të shohin dëshirat dhe nevojat e tyre personale.

5. Keni një optimizëm jorealist që ndoshta sot partneri juaj do të jetë ndryshe në mënyrë spontane./pe/

103 vjeçari punon tokën (VIDEO)

Një plak në Krushë të Madhe ka mbi 100 vjet jetë, mirëpo mosha nuk e pengon atë që të punojë në kopsht.

E pas Hamëz Sadikut, tashmë kanë lindur edhe katër breza tjerë./kk/

Sekreti i shërimit të lëkurës nga djegia e diellit, gjendet në frigoriferin e secilit

Vera është pak mbi horizont dhe me ardhjen e kënaqësisë vjen edhe dhimbja e lëkurës së djegur nga dielli.

Mbi një e treta e amerikanëve gjatë ditëve të nxehta pësojnë djegie të lëkurës, shkruan DailyMail, përcjell Klan Kosova.

Për të mos u djegur gjatë qëndrimit në diell, mënyrë e mbrojtjes është përdorimi i kremrave të ndryshme.

Por dermatologu, Joshua Zeichner, ka treguar se diçka që kuron djegien e lëkurës nga dielli gjendet në frigoriferin e secilit.

“Lyerja me qumësht mund të ndihmojë në qetësimin e lëkurës, pasi që ka proteina dhe me shtresën që krijohet lëkura qetësohet”.

Sipas saj krejt çka duhet bërë, është që në një leckë të hidhet qumësht derisa të depërtojë në të. Më pas ajo duhet futur në frigorifer për ftohje në mënyrë që të aplikohet mbi lëkurën e djegur.

Lecka vetëm duhet bënë mbi lëkurë, por assesi nuk duhet që lëkura të fërkohet./Klan Kosova/

NJË PUNËTOR KA RËNË NGA SKELJA NË FSHATIN FORINË

Rreth orës 18.00, personi J.Ç. nga fshati Çegran-Gostivar, duke çmontuar elementet nga skelet metalike, në të cilën ka punuar në fshatin Forinë, ka humburë baraspeshën dhe është rrëzuar në platformën e fundit të skeles.

Nga SPB-ja në Tetovë thonë se nga rrëzimi, J,Ç. ka marë lëndime të rënda trupore, (frakturë në këmbën e majtë), nga ku është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid murat,, në Gostivar, ku pas dhënies së ndihmës mjeksore i njëjti është dërguar në klinikat e Shkupit, si dhe janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe po punohet në zbardhjen e rastit dhe shkaqet e rrëzimit.