Ballina Shëndeti Pija natyrale që ju ndihmon të dukeni më të rinj

Pija natyrale që ju ndihmon të dukeni më të rinj

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Sekreti i lëkurës së bukur dhe rinore nuk bazohet vetëm në përmbajtjen e kremrave të shtrenjta, por edhe në pijet natyrale të perimeve që nuk mund të aplikohen në lëkurë por duhet të konsumohen.

Më poshtë është receta e një lëngu të mrekullueshëm që ndihmon që të keni shëndet më të mirë, ushqen dhe hidraton lëkurën si dhe ndihmon me rregullimin e peshës trupore.

Për këtë ilaç mrekullibërës që do t’i japë lëkurës tuaj elasticitet dhe shkëlqim ashtu sikur edhe të gjithë komponentët që lëkura humbet me kalimin e viteve, ju keni nevojë për tranguj, selino dhe çaj organik të gjelbër.

Trangulli njihet për efektin qetësues dhe kjo i atribuohet vitaminës C por acidi silikik si një përbërës tjetër i trangullit është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të muskujve të indit lidhës, transmeton Klan Kosova.

Kur trangulli shoqërohet me ujë, natyrisht që hidraton dhe i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm.

I gjithë kompleksi i vitaminave B që gjendet në selino stimulon shkëmbimin e karbohidrateve në trup dhe mban lëkurën të shëndetshme.

Në ndërkohë nivelet e larta të antioksidantëve, duke përfshirë vitaminat C dhe E, që gjenden në çajin e gjelbër ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës.

Përbërësit:

2 tranguj të qëruar

4 kërcej të selinos

2 filxhanë të çajit të gjelbër organik

Përgatitja dhe konsumimi:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender (mikser elektrik) dhe përzieni mirë. Nëse është e nevojshme dhe e shihni se masa që e keni përgatitur është shumë e trashë, shtoni edhe pak ujë.

Konsumoni këtë pije sapo ta përgatisni të freskët.