Ballina Blog Faqe 936

Dy antibiotikë natyral për një shëndet më të mirë

Pa marrë parasysh sa punoni në forcimin e sistemit imun, shpesh vjen deri te infeksionet.

Më poshtë gjeni dy antibiotikë natyralë që janë zëvendësim tejet i mirë për antibiotikët që jeni mësuar t’i blini.

Hudhra

E pëlqejmë në gjellë, në formë të pluhurit, dhe të papërpunuar në sallatë. Aroma dhe shija e fortë shndërrohen në erëza derisa ka edhe shumë veti tjera të fuqishme shëruese. Hudhra është antibiotik i fortë që nuk dëmton bakteret e dëmshme. Ngadalëson rritjen e baktereve dhe me sukses ndikon kundër gripit dhe ftohjes.

Specat djegës

Specat djegës kombinohen mirë te secila gjellë, e po ashtu edhe në mjekësinë popullore. Në mjekësinë kineze njihen si analgjetikë kundër dhimbjeve dhe ka efekt antibakterial./pe/

Pse i pëlqejmë ushqimet e shpejta?

Dallimi në mes të urisë dhe dëshirës për ushqim gjithsesi ekziston, urinë e ndiejmë kur ushqimi është me të vërtetë i nevojshëm për organizëm e funksionim, ndërsa vetë dëshira lidhet me ushqime të pasura me sheqer, kripëra, acide trans-yndyrore, kafeinë ose alkool. Ka arsye se pse e ndiejmë dëshirën për ushqim jo të shëndetshëm.

Problemi me zorrët

Në zorrë ekzistojnë baktere të dobishme dhe të dëmshme, ndërsa shëndeti qëndron në ruajtjen e ekuilibrit midis tyre. Çdo çekuilibër është rezultat i një jetese jo të shëndetshme, përdorimit të tepruar të ilaçeve dhe stresit, kur numri i baktereve të këqija e tejkalon numrin e baktereve të dobishme, transmeton Koha.net. Bakteret e këqija kërkojnë sheqer, toksina dhe inflamacion për mbijetesën e tyre dhe kjo është ajo që trupi i njeriut e dëshiron në këto situata. Nëse nuk i ushqejmë ato baktere, ato vdesin.

Stresi emocional

Ushqimin e shpejtë dhe të pashëndetshëm e hamë kur jemi emocionalisht të shqetësuar, ndërsa shumica e kompanive të përfshira në prodhimin dhe shitjen e ushqimit e shfrytëzojnë këtë dhe ofrojnë “ushqim për ngushëllim”. Kur jemi të stresuar, niveli i serotoninës, hormonit të lumturisë, është në nivelin më të ulët. Ne njerëzit nuk mund të qëndrojmë gjatë të palumtur, kështu që mbështetemi në mënyrën më të shpejtë të ngushëllimit. Kjo mënyrë është kryesisht ushqimi, i cili e përmirëson disponimin tonë, por pas kësaj pason një rënie edhe më e shpejtë e disponimit dhe jemi edhe më nervozë dhe të palumtur.

Sheqeri dhe kripa e tepërt

Ushqimi i pasur me sheqer, përfshirë ëmbëltuesit artificialë, si dhe ai i pasur me kripë, krijojnë varësi tek njerëzit. Shumica e këtyre ushqimeve nuk kanë vlera ushqyese, por përmbajnë kalori të zbrazëta. Kur vazhdimisht konsumojmë ushqime të tilla, ne humbim energji dhe ushqyes që janë të nevojshëm për qelizat e organizmit tonë. Rezultat i kësaj është një dëshirë e madhe për ushqime jo të shëndetshme ndërsa zgjidhja është ta largojmë varësinë e trupit nga kjo. Largoni miellin, kripën dhe sheqerin e përpunuar për shtatë deri në dhjetë ditë, dëshira për to do të zhduket.

Mungesa e ujit

Shumë prej nesh nuk pimë ujë sa duhet në ditë, kështu që shpesh ndjenjën e etjes e ngatërrojmë me ndjenjën e urisë, përcjell Koha.net. Sa herë që ndjeni dëshirë të fortë për ushqim, pini ujë. Nëse dëshira largohet, kjo do të thotë se keni qenë të dehidratuar.

Mungesa e gjumit

Gjumi i pamjaftueshëm gjatë natës rezulton në një mungesë të energjisë, disponim të keq, të menduar të paqartë dhe trup të pashëndetshëm. Mundohuni të bëni gjumë të mjaftueshëm që të keni energji gjatë ditës.

/sn/

Këtë vit nuk ndahet Çmimi Nobel për Letërsi

Akademia Suedeze ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, pas skandalit për akuza për sulme seksuale.

Tetëmbëdhjetë gra kanë akuzuar për sulme seksuale fotografin francez, Jean-Claude Arnault, që është i martuar me anëtaren e Akademisë dhe autoren, Katarina Frostenson.

Frostenson është larguar nga organizata, sikurse udhëheqësi i Akademisë dhe katër anëtarë tjerë.

Akademia ka thënë se vitin e ardhshëm do të njoftojë për fituesin e Çmimit për vitin 2018 dhe 2019.

Ky rast përbën skandalin më të madh për këtë çmim prej kur ka nisur të ndahet më 1901.

Akademia ka thënë se vendimi është marrë për shkak të mungesës së besimit publik.

Disa anëtarë të akademisë kanë thënë se çmimi duhet të ndahet për të ruajtur traditën, mirëpo të tjerët kanë thënë se institucioni nuk është në gjendje për të bërë një gjë të tillë.

Përveç gjashtë viteve gjatë kohës së luftërave botërore, vetëm më 1935 nuk është ndarë ky çmim për shkak se është konsideruar se nuk ka ndonjë person adekuat për të./am/

POETRY – Frederik RRESHPJA

The Eagle

The supreme bird stares as the airplane flies
Regards that hard aluminum being with disdain
Taking note as it moans in its metallic pain

Relax, ancient plane of rhapsodies!
It is human separation which cries to the skies
Chased by a cavalry of rain.

[Shqiponja, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 10. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

Sea

The moon slides through the fog
Like the skiff of my agony.
My dreams of azure isles drift
Through pain, through the moon!

I carved my sorrow on the seashore,
Waves tumbled in and turned it to tears,
Like the salty myths ‘round my statue,
Yet no death comes to wash me away.

Downfall, a thug, knife in hand, glides
Through pain, through the moon.
My whole life has been like knife-slashed water,
Yet no death comes to wash me away.

[Det, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 70. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

The Tiny Bird

Now you will soar to the heavens.
But your flight still hovers in my grasp.
Pray, do not forget these hands!
You will nevermore find rest
in such a human nest.

Be off now, the skies await you!
Many things have slipped from my fingers,
Many loves have fallen through one by one…

And this, too, my final joy has fluttered.
Its shadow became moonlight and sank beneath the sea.

[Zog i vogël, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 18. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

The Garden

The broken lions of childhood
Lap water from an ancient well;
Saadi warms his hands atop a rosewood fire,
With his turban of dew.

Often from myths leap satyrs
Who open the gates of shadows.
Jasmine observes the paths of night
And light flows from her fingers.

In love with his own beauty,
Narcissus raises his shoulders from the buds.
On my brow I sense the chisels of spring
Carving me eyes of grass.

[Kopshti, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 68. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

Moon Rain

Like Harlequin off on a stroll
In childhood’s forgotten garden,
The lamenting moon in the clouds
Treads lightly on rainstorm branches.

The lonely lake clutches night’s bank,
Writhes restless in the wild wind’s embrace
And the siren of deep azure waves
Weeps o’er weary legends’ tired face.

The star-shattered pavement like ruins,
And aspens like black-hooded priests,
Near his refuge somewhere in the trees
Lurks sorrow: that ancient assassin.

Oh, if only the sharp sword of sorrow
Could cleave me clear to the ground,
Hidden ‘neath star-shattered ruins,
Hidden ‘neath moon-spattered rain…

[Shi hëne, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 72. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

Shiroka in the Winter

No more birds. Their flights have been cancelled.
Naught remains but rain’s primitive canvas.

At the waters’ feet lies the bank, pensive,
As it dreams of the summer just past.
In the sands of oblivion I gather
Your portrait’s fragmented ceramics.

How short was this summer, oh Lord!
Just a handful of sand and of sun.
The calendar had but one Saturday,
And all of that day but one kiss.

[Shiroka në dimër, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 13. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

Stay with Me Tonight

On the river the moon’s fingers trace
A bridge for the dreams of the stars,
The grey cloud, like a forgotten longing,
Leans its head in the forest’s green hands.

You arrived on the rays from the moon’s palm
And the bare doorway broke into blossom.

I beg you, stay with me tonight
‘til the branches of dead trees are blooming.

[Rri sonte tek unë, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 35. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

Torso

Emerge from the kingdom of stone!
I’ve been knocking on marble so long,
For one thousand, two thousand years.

We kissed in the ancient Iliads
When Homers were strumming their lyres.

Oh rainy moon,
Won’t you play one Iliad for me
When that final prize, Troy will be taken?

My heart, you’ve been buried by stone,
For one thousand, two thousand years.

[Tors, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 45. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

The False Prophets

And we were terribly persecuted,
And we were Biblical with an immaculate reputation.

Poor you, who had faith in Everyman crucified.

And only we can transport you to paradise.
If you believe us, we will take the proper steps.
Damn fools.
Amen.

[Profetët e rremë, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 94. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

When Crescents Perish

The tiny jinn of tales
Casts stars o’er the shadows’ realm.
At the leafy window I glimpse
The moon wiped out by the rain.

When crescents fail, when stars go out,
I am, as once, a pitiful child,
And I may wail in my solitude
At the light in the hands of the moon.

And I may weep for the birds,
Knocking at the ruins of their homes,
To explain to them that I, too,
In this world am bereft of a nest.

[Kur vdesin hënëzat, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 28. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

Pain

Longing creeps through the roots and turns to flower.
Oh cherry tree, which my mother once sowed,
I am your brother!
The two of us she rocked in her arms:
Grow up, grow up, little son!
Grow up, grow up, cherry tree!

Oh, mother, from one school class to another:
– Son, the gods are angry.
How nice it was when you were both small
And prayed to the Virgin Mary.

The wind rocks the sorrow of the flowers
And maybe, too, mother’s arms cradled the breeze.
Grow up, grow up, cherry tree!
For I shall bloom no more…

[Dhembje, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 63. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

The Gypsies are Coming

The Gypsies are coming with drums and the moon,
Oh, how they can weep and wail.
Swiftly now do they raise their tents
Around my watery soul.

I was young and I was handsome,
And an ardent lover, too.
Many things have I now forgotten
About both magic and moon…

The Gypsies are wailing with their drums,
From the pain of deserts afar.
I sit wide awake on the riverbank,
Damned by love and by the moon’s lore.

The choir of roses pours out its tears
For the drums and the moon, in sorrow.
Oh, how young and handsome I used to be
Once, in a March long ago.

[Vijnë ciganët, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 27. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

Let Me Come with You

Through the fields weave the gypsies and drums
Like corpses flung over their shoulders
When the spirits and shades of the wastelands
Can no longer be roused or awakened.

From the nest of cold rain flew the song
Of the clouds, heavy-laden with mourning:

“Let me come with you!
This is my last twilight.
I’m coming to die, don’t you know?

I must repose and must sprinkle
My blood o’er the roses
Beneath a Jerusalem moon.”

[Lermë të vij me ty, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 40. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

Fate

I intend to lament my own fate
Let no one else do it but me,
I’m pursued by the God of Privation
With marble shards’ meaningless wars.

But I am an old seasoned pagan
I must have misfortune to thrive,
Every man has a word where he must lay his head,
Therefore, mine I will lay in my pain.

What would I prefer, naught but war,
Pursued by my senseless fate?
Little have I truly gained from this world,
As for losses, my own have been great.

Let no one else groan when I’m gone,
For I will bemoan my own fate,
The God of Privation’s sharp splinters of marble,
They’ll be what remains of my fame!

[Fat, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 95. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

The Poppies

Are they wounds among the wheat?
Or some unfathomable pain of the planet,
Arising from time to time in the fields of grain?

For the day will come
When flowers, too, gape like wounds in the wind.

[Lulkuqet, from the volume Në vetmi, Tirana: Arbëria 2004, p. 97. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me diell gjatë paradites, ndërsa vranësirat pritet të shfaqen gjatë pasdites.

Poashtu, pritet që të ketë edhe reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima e vetëtima. Do të fryj erë mesatare, që në luginë të Vardarit do të forcohet në drejtim juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 7 e deri më 15 gradë Celsius, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 22 e deri më 29 gradë.

Doni të humbni peshë? Pini sa më shumë çaj

Dihet se çaji i ngrohtë ndihmon për heqjen e kilogramëve të tepërt, por shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar se çaji i ftohtë është edhe më efektiv për këtë qëllim.

Sipas tyre, çaji bimor djeg dyfish kalori kur konsumohet i ftohtë.

Përfundimi ka ardhur pas një studimi të kërkuesve shkencorë të Universitetit të Friburgut.

Ky studim i shtohet shumë të tjerëve që kanë treguar se çaji është i mirë për shëndetin./sn/

Përplasje mes gazetarëve dhe ministrit Popovski (VIDEO)

Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit u shënua në një atmosferë jo të mirë. Të revoltuar me rastet e pazgjidhura të sulmeve ndaj gazetarëve gazetarët u shprehën të pakënaqur me reformat e deritanishme në media. Ministri për Transparencë Robert Popovski tha se ligji i ri i mediave bindshëm do të përmirësojë lirinë e shtypit në vend, duke kërkuar nga opozita që ta mbështesë të njëjtin.

Ligji tani është në procedurë parlamentare. E shfrytëzoj rastin që ti bëj thirrje opozitës që mbështet ligjin për media për arsye se ky ligj garanton pavarësi dhe profesionalizëm të Agjencisë së Mediave, të organeve dhe anëtarëve të Agjencisë së Mediave si dhe këshillat dhe kuadrot e televizionit publik – deklaroi ministri i transparencës Robert Popovski. 

Kryetari i SHGM-së tha se akoma ka raste të pazgjidhura të dhunës ndaj gazetarëve. Sipas tij, politika e Qeverisë aktuale dallon nga ajo e kaluara në aspekt pozitiv, megjithatë, përmendi mungesën e transparencës dhe bashkëpunimit me gazetarët në disa dikastere.

Dua ta rikujtojë qeverinë për angazhimet e mara për të respektuar lirinë e shtypit, ajo e ka obligim që të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe të ndërpres politikën e mosndëshkimit të sulmeve ndaj gazetarëve. 0 tolerancë për sulmet ndaj gazetarëve. Dhunuesit duhet të përgjigjen për sulmet e kryera – deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Reformat në media dhe liria e shtypit janë çështje të rëndësishme për ardhmërinë evropiane të vendit, tha përfaqësuesi i delegacionit të BE-së. Lukas Holub tha se duhet të ketë 0 tolerancë për kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve, duke thënë se ende mbetet shumë për tu bërë.

Partitë politike duhet të veprojnë menjëherë ndaj anëtarëve të tyre, në rast se ata i kërcënojnë gazetarët. Duhet të ketë 0 tolerancë për sulmet ndaj gazetarëve. Raportimi i drejtë dhe liria e shtypit janë çështje shumë të rëndësishme për Bashkësinë Evropiane. Por, edhe gazetarët duhet të raportojnë saktë dhe pa tendenca – deklaroi përfaqësues i BE-së Lukas Holub.

Vetëm në 5 mujorin e parë të vitit 2018 ka pasur më shumë se 5 raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve, përfshi edhe vet kryetarin e SHGM-së, Naser Selmanin.

Besian Leka

Gjarpri në tribunat e stadiumit Filipi i Dytë (VIDEO)

Ndeshja (Vardari – Skopje) jo vetëm që ishte në qendër të vëmendjes për shkak të fitores së skuadrës së mysafirëve, por edhe për paraqitjen e një gjarpri të madh nën tribunën e stadiumit Filipi i Dytë. Pas reagimit të punëtorëve në stadiumi gjarpër i madh i cili nuk ka paraqitur rrezik për është larguar nga hapësira e stadiumit.

Pistoleta celular, shitet vetëm për 500 dollarë

Quhet Cellphone Pistol dhe është një armë e re që mund të mbahet në xhep. Pistoleta në forme celulari është sponsorizuar nga organizata e fuqishme e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NRA.

Ajo që prezantuar përpara pak vitesh, por nuk ishte hedhur zyrtarisht në treg. Tani, në mesin e debatit mbi armëmbajtjen që vlon në SHBA pas episodeve të përsëritura të dhunës në shkolla, në takimin e përvitshëm të shoqatës, që nis nga data 4 maj e ku do të mbaje një fjalim edhe presidenti Donald Trump, do të bëhet publik modeli i armës, e cila shume shpejt do të mbushë dyqanet amerikane me një kosto prej 500 dollarë.

“Vetëmbrojtja është e drejta e parë e natyrshme”, është njëri prej sloganeve të përdorur për të.

“Cellphone Pistol mund të përdoret nga të gjithë, duke nisur nga mamatë e deri tek profesionistet”, thonë krijuesit e armës së veçantë, duke shtuar se “Me në duart e tyre këtë objekt qe peshon shume pak, nuk kanë për të qenë me viktima”.

Por rrjetet sociale u mbytën nga një rrebesh protestash: Këto lloj armësh, sipas aktivisteve mund të kthehen në të preferuarat e të rinjve e adoleshenteve, që mund t’i mbajnë lehtësisht edhe në çantat e shkollës.

Por përgjigja e NRA-së ka qenë tepër e thatë për kritikët: Amendamenti i dytë ua lejon të gjithëve të armatosen.

Kuvend, përplasje të ashpra për ligjin e energjetikës (VIDEO)

Furnizuesi universal të cilit ELEM do të obligohet t’i shesë rrymë nënkupton shkatërrim të kompanisë shtetërore për energjetikë, akuzoi VMRO-DPMNE në Kuvend gjatë leximit të parë të ligjit për energjetikë. Kontestuese për ta është shkarkimi i kryetarit të Komisionit rregullator dhe e drejta që Qeveria të propozojë dhe emërojë anëtarë të këtij trupi. Sipas tyre, me këtë hapet dyshimi se ka marrëveshje të turbullta në sektorin energjetik të Maqedonisë. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ndarja funksionale e përçimit, prodhimtaria dhe furnizimi me energji elektrike është vetëm formalisht po jo edhe faktik. Dhe se Qeveria është ajo që në fund do ta ketë fjalën e fundit dhe kjo nuk garanton liberalizimin e tregut të energjenseve.

Keni shkruar se Kuvendi i Maqedonisë me propozim të Qeverisë i emëron dhe shkarkon anëtarët dhe kryetarin e Komisionit rregullator energjetik. Për herë të parë në praktikën shumëdekadëshe parlamentare në Maqedoni, me ligj ndryshohet një nen, e më së paku kryetar i një organi rregullator. Kjo është një ndërhyrje në trupat rregullatore të Maqedonisë – tha Dragan Cuklev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Zv/kryeministri Angjushev akuzoi se kryetari i Komisionit rregullator edhe tani nuk është anëtar i pavarur, sepse me vite ka qenë realizues i dëshirave të caktuara të pushtetit të kaluar. Për Ligjin e ri të energjetikës tha se miratohet sipas rregullativës evropiane. Debati ishte i ashpër dhe me tone të larta edhe për miratimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve me të cilat mundësohet realizimi i planit qeveritar për rritje ekonomike. Opozita akuzoi se Qeveria lëvdohet me investime të sjella nga VMRO-DPMNE-ja. Qeveria me qëndrim se kanë arritur të sjellin më shumë investimeve për një vit, sesa pushteti i kaluar për katër vite. Ky pohim e nervozoi zv/kryeministrin Angjushev.

Nuk ju qëndrojnë argumentet se i kemi larguar. Nëse kemi sjellë të rinj, atëherë na lëvdoni. Juve ju nevojiteshin 4 vjet, ndërsa ne për 10 muaj sollëm të ri. Vendosni, pasi jeni shumë konfuz. Vendosni për çka flisni – tha zëvendëskryeministri Koço Angjushev.

Me ligjin për mbështetje financiare të investimeve barazohen kompanitë vendore me ato të huaja. mbështetje do t’u jepet kompanive që kanë realizuar të ardhura më të mëdha dhe që kanë bërë më shumë punësime. Aplikimi për këto masa, sipas qeverisë do të jetë transparent.

Aleksandra Spasevska

Tmerruese! Ja si i nxin duhani mushkëritë (Video)

Infermierja Amanda Eller, nga Karolina e Veriut, ka ndarë me ndjekësit e saj një video që tregon një grup të mushkërive të shëndetshme pranë organeve të sëmura të një duhanpirësi që e kalon një pkaetë në ditë.

Në njërën anë shihen një palë mushkëri të kuqe të ndritshme, të shëndetshme – të marra nga dikush që kurrë nuk ka pirë duhan para. Pranë mostrës kryesore, një grup shumë më i madh mushkërie, që janë të zeza dhe pothuajse i ngjajnë një grumbulli me qymyr druri.

Videoja është tmerruese dhe tregon vërtetë se çfarë pirja e duhanit po i bën mushkërive tuaja. Tymosja e një pakete në ditë do t’i nxijë mushkëritë tuaja, dhe do t’i mbushë me kancer.

Teksa mushkëritë e duhanpirësit janë fryrë me dorë, infermierja dëgjohet në sfond duke shpjeguar: “Këto mushkëri janë mushkëritë e COPD, mushkëritë kanceroze. Elasticiteti ka shkuar, ato shtrihen, por zmbrapsja e tyre nis menjëherë, sepse nuk ka asgjë për të ndihmuar në mbajtjen e tyre.”

Artan Hoxha: Tahiri të mos flasë, i rrezikohet jeta…

Gazetari Artan Hoxha deklaroi sonte se Saimir Tahiri përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë. Kjo e bën atë të rrezikuar.

Sipas Hoxhës, nëse Tahiri do të flasë, mazhoranca bie.

Ai tha në emisionin “Opinion” se ditën e sotme Saimir Tahiri u dërgoi mesazh disa emrave të mazhorancës, duke nënkuptuar një kërcënim të hapur.

“Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën. Po foli Tahiri rrëzohet qeveria” – deklaroi Hoxha.

Dibër, për subvencione kanë aplikuar mbi 400 bujq

Më shumë se 400 bujq nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, si dhe rajoni i Rekës, komuna Mavrovë dhe Rostushë, deri më tani kanë dorëzuar kërkesë për subvencione në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Arben Mulladauti, udhëheqës në Njësinë Rajonale, beson se numri i kërkesave do të jetë më i madh sepse jepet mundësi për aplikim edhe përmes rrugës elektronike.

Afati për dorëzimin e kërkesave, thekson ai, është vazhduar deri më 15 qershor, dhe shtohet se deri atëherë të gjithë bujqit e interesuar do të dorëzojnë kërkesë për mbështetje financiare dhe të gjitha informatat e nevojshme mund t’i marrin në Njësinë Rajonale ku bujqve u ndihmojnë dhe në plotësimin e kërkesave.

Vitet e fundit mesatarisht në vit, subvencione, kanë marrë rreth një mijë bujq me vlerë të përgjithshme prej rreth një milionë euro.

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Tahiri e mbylli “rastin Olldashi” në favor të Ramës dhe Berishës

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë, kur tha se ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e mbylli “rastin Olldashi” në favor të Edi Ramës dhe Sali Beirshës.

“Ka ardhur koha të paguajë faturat”, u shpreh Hoxha teksa shtoi se nuk e di nëse Sokol Olldashi u aksidentua apo i ndodhi diçka tjetër.

“Që nga rasti Olldashi, ai e di si dhe pse e ka mbyllur atë rast në interes të Ramës dhe Berishës. Sot i ka ardhur dita të paguajë faturat. Dhe që te ai rast. Atë s’e di unë nëse është aksident apo… Por ata që përfituan ishin të tjerë, dhe nëse ky flet po ta them edhe njëherë. Kanabizimi i Shqipërisë nuk ka ndodhur prej Saimir Tahirit”,-tha Artan Hoxha. /CNA.al

Drejtoresha e emëruar e CIA-s, Gina Haspel dhe një histori me Nënë Terezën

Gina Haspel është emëruar nga presidenti Donald Trump si drejtoreshë e CIA-s (shkurtim për Agjensinë Qendrore të Informacionit).

Emërimi ka nevojë për miratimin e Senatit amerikan dhe e kaluara e saj është vënë mënjehërë nën lupën e medias dhe kritikëve, disa prej të cilëve e akuzojnë për pjesëmarrje në rastet e torturave të të dyshuarve për terroristë, në vitet pas 11 Shtatorit.

CIA ka kërkuar ndjesë për këto raste dhe ka ndaluar çdo përdorim dhune në marrjet në pyetje, mirëpo kritikë liberal mendojnë se asnjë zyrtar i përzjerë me atë periudhë nuk meriton të jetë në krye të agjensisë. (Sigurisht ka edhe nga ata që mendojnë se radikalët e huaj, të dyshuar për terrorizëm nuk meritojnë të njëjtat të drejta civile si amerikanët apo ato që njihen nga Konventa e Gjenevës, po në përgjithësi, Kongresi amerikan, media dhe shumica e opinionit publik, përfshi edhe vetë CIA-n janë pajtuar se torturat në hetim nuk ndihmojnë në zbulimin e të vërtetave dhe nuk pasqyrojnë parimet e agjensisë dhe të demokracisë amerikane.)

Vetë Gina Haspel ka pikëpamje të njëjta dhe ka premtuar se nuk do të ketë një rikthim në vitet e para të shekullit të ri, kur CIA krijoi disa qeli sekrete në vende aleate europiane, pa dijeninë e shërbimeve sekrete të disa prej këtyre vendeve. Ajo thotë se roli i saj në ato vite është zmadhuar për lojëra politike.

Gjithësesi, cilado qoftë e vërteta apo merita për emërimin në krye të agjensisë, media po bën gërmimet e saj për të mësuar më shumë për gruan e fortë të inteligjencës amerikane.

Mes ngjarjeve nga e kaluara që kanë dalë në pah këto ditë është edhe një që ka të bëjë me murgeshën e famshme shqiptare, Nënë Terezën.

Ishte fillimi i viteve 1980, kur Gina Haspel po bënte udhëtimin e saj parë, jashtë Shteteve të Bashkuara, si punonjëse e CIA-s.

Si fillestare asaj i kishte rënë që të punonte gjatë një fundjave, në Ambasadën Amerikane, kur e kontaktuan për t’i dhënë informacionin se kishte telefonuar humanitarja laureate e Çmimit Nobel, Nënë Tereza me dëshirën për të realizuar një bisedë me presidentin e atëhershëm të Amerikës, Ronald Reagan.

Haspel e kishte ftuar menjëherë për bisedë në Ambasadë, Nënë Terezën dhe ajo i kishte shpjeguar kërkonte të fliste me Presidentin Reagan në lidhje me mungesën e drithit në një vend të tretë, ku mesa duket njerëzit po vuanin për bukën e gojës. Cili ishte ky vend i tretë mbetet ende mister se qeveria amerikane e mban ende të klasifikuar informacionin.

Pas kësaj Gina Haspel u lidh me Departamentin e Shtetit dhe që aty u realizua lidhja telefonike me Presidentin Reagan.

Mirënjohëse për ndihmën që i dha, Nënë Tereza e ftoi Gina Haspelin që të vizitonte një jetimore për të cilën kujdesej. Pas kësaj, fëmijët e jetimores vizituan Ambasadën Amerikane nën kujdesin e Gina Haspelit.

Zonja Haspel ka pasur shumë detyra gjatë karrierës së saj. Ajo flet shumë mirë turqishten dhe rusishten, për shkak të operacioneve që ka drejtuar në Azi, në kohën e Luftës së Ftohtë, por flet edhe spanjisht e frëngjisht.

Nëse miratohet nga Senati Amerikan, ajo do të jetë e para grua në histori që do të drejtojë CIA-n. Gjithashtu, pas George Tennet, prindërit e të cilit ishin emigrant të lindur në Shqipëri, Gina Haspel do të jetë drejtuesja e dytë e CIA-s në histori që ka një lidhje personale me botën shqiptare. (Ruben Avxhiu)

Komandant Hoxha merr post qeveritar nga Zoran Zaev

Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha ka marrë një post në qeveri. Kështu shkruan në facebook aktivisti dhe funksionari i LSDM-së, Xhevat Iseni, transmeton Gazeta Lajm. Për momentin nuk bëhet e ditur se çfarë posti ka marrë Shaqiri, por Iseni ka thënë se kryeministri Zaev ka mbajtur premtimin.
Ja postimi i plotë i tij:

“I NDERUAR KOMANDAT ME RESPEKT TE VEČANT PUBLIKOJ KTO FOTO , ISHA KRENAR KUR PARA DISA MUAJSH MORA URDHRIN QË T’JU SHOQEROJ PEREJ TANUSHE PËR NË SHKUP NË GJIRIN FAMILAR .
KURSE SOT ME DATEN 03.05.2018 U KOMPLETU EDHE U ROMBOLLAKSU NJE PREJ PRMTIMEVE QË TË PREMTUAM PA AS NJË KUSHT, POR VETEM SI HERO I POPULLIT KOMBIT , SHOQERIS BESNIKE DHE HEROIKE , JEMI EDHE DOT JEMI SE BASHKU ME TY .

ATY KU JU DO TE NGRENI ZERIN NE DO TE NGERM POPULLIN.
URIME EDHE RESPEKT PER POSTIN NE QEVERIN E R.MAQEDONIS.
NJË FALIMENDERIM I VEQANT EDHE PER Z.ZORAN ZAEV QË MBAJTI PREMTIMIN.
ATË QE NUK E BËN POLITIKAN SHQIPTAR E BERI KRYEMINISTRI ZAEV.”

Ja pse duhet të hani sa më shumë qershi

Është sezoni i qershive, konsumoni këtë frutë të mrekullueshëm dhe përfitoni nga të mirat shëndetësore që merrni prej tij.

Të paktën deri në fund të muajit, mund të themi se qershitë kanë sezonin e tyre, janë të freskëta dhe çmimi deri diku është i favorshëm

Përveç shijes së mirë, konsumimi i kësaj frute ka vlera shtesë edhe falë pranisë së vitaminave, antioksidantëve dhe shumë përbërësve të tjerë, të cilët ofrojnë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë ndihmën kundër pagjumësisë, dhimbjeve të ndryshme dhe shkrirjen e yndyrave, rrjedhimisht rënien në peshë.

Ndaj dhe dietologët përveç fakteve të sipërpërmendur listojnë edhe 11 arsye të tjera, se përse duhet patjetër të konsumoni qershitë disa herë në javë.

Përfitimet

Qershitë mburren me një listë të gjatë të fuqive shëruese. Janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve, e gjithashtu, shkaktojnë vetëshkatërrimin e qelizave kancerogjene – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme.

Qershitë, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

Kundër diabetit

Qershitë e ëmbla kanë një indeks të ulët glicemie (22), më të ulët se kajsitë ( 57), rrushi ( 46), pjeshkat (42), boronicat (40) dhe kumbulla (39).

Kjo i bën qershitë një zgjedhje të mirë për një vakt të ndërmjetëm në krahasim me shumë fruta të tjera, sidomos për diabetikët.

Pagjumësi

Sërish një tjetër natë pa gjumë? Lëngu i qershive është shpëtimi! Pini lëng qershie 30 minuta pas zgjimit dhe 30 minuta para konsumimit të vaktit të mbrëmjes.

Disa persona, të cilët kishin probleme me pagjumësinë, u bënë pjesë e një studimi me bazë konsumimin e qershive. Rezultoi se këta persona, pas disa kohësh kishin nivel të lartë (melatonine), një substancë, e cila gjendet në qershi dhe është e njohur për rregullimin e cikleve të gjumit në trup.

Rënie në peshë

Veçanërisht qershitë jo shumë të ëmbla, por që kanë lëng më shumë lëng, ndihmojnë në reduktimin e nivelit të yndyrave në trupin tonë.

Studiuesit kanë nënvizuar se konsumimi i qershive vjen në ndihmë personave që duan të bien në peshë.

Kundër Alzheimer-it

Shoqata e Mjekëve në luftën kundër Alzheimer-it, ka futur qershitë në listën e ushqimeve që ndihmojnë për rritjen e nivelit të kujtesës dhe ndihmojnë sistemin konjunktivë.

Falë pranisë së lartë të antioksidantëve, qershitë janë një frutë i mirë për t’u konsumuar, veçanërisht për të forcuar kujtesën.

Kundër iktusit

Nuk mund të mos kishte përfitime edhe sistemi kardiovaskular me konsumimin e qershive. Janë frutat që ndihmon më së shumti në mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut, si dhe për diabetikët.

Ngadalëson plakjen e lëkurës

Qershitë kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve se çdo frutë tjetër. Antioksidantët ndihmojnë trupin për të luftuar radikalet e lira, që na bëjnë ne të dukemi të vjetër.

Pirja e përditshme e një gote me lëng qershie ngadalëson procesin e plakjes, sipas shkencëtarëve të Universitetit të Miçiganit. Lëngu i qershive rekomandohet, gjithashtu, si një trajtim alternativ për lëkurën.

Kundër dhembjeve të muskujve

Një filxhan e gjysmë qershi ose një filxhan lëng qershie mund të zvogëlojë inflamacionin e muskujve dhe dhimbjen e tyre.

Kjo këshillë iu është dhënë veçanërisht atletëve, të cilëve iu është këshilluar konsumimi i lëngut të qershisë dy herë në ditë, për shtatë ditë rresht.

Atletët që pinin lëngun e qershive rezultoi se kishin më pak dhimbje të muskujve pas garës, se sa ata që pinin një tjetër lëng frutash.

Hipertension

Falë pranisë së lartë të potasiumit, i cili ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, redukton ndjeshëm rrezikun për sëmundjen e hipertensionit, duke e mbajtur nën kontroll.

Inflamacionit

Qershitë kur konsumohen përditë, kanë treguar rezultate të mira në zvogëlimin e inflamacionit. Ato janë gjithashtu, të mbushura me antioksidantë dhe fitokemikale, që mbrojnë zemrën.

Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë

Substancat në qershitë e tharta, mund të zvogëlojë formimin e kimikateve kancerogjene, që zhvillohen veçanërisht me konsumimin e ushqimeve të thata.

Konsumimi i qershive ndihmon sistemin tretës pasi luajnë edhe rol hidratues dhe pastrues./sn/

Peshku “arratiset” nga pjata (Video)

Një peshk i pjekur është munduar që të “arratiset” nga pjata ku ishte servirur, në momentin që klienti i cili e kishte porositur po bëhej gati të hante.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Kinë.

Klientët fillimisht tremben dhe ngrihen nga tavolina, më pas e marrin me të qeshur lëvizjen e peshkut./tch

Pse është aq e vështirë lërja e duhanit?

Një studim i ri tregon se 43 për qind e femrave që e lënë duhanin gjatë kohës së shtatzënisë i rikthehen atij përsëri pak kohë pas lindjes. Pse kaq shumë?

Nuk është befasuese se nikotina të bën të varur, por çka ndodh në tru gjatë dëshirës për cigaren?

Nikotina vërehet në tru nga receptorët “nikotinikë”. Njerëzit gjithashtu kanë gjithashtu edhe receptorët “cannabinoid” dhe “opioid”, të cilët punojnë në mënyrë të ngjashme.

“Nuk ka vlerësime se çfarë receptorët kapin”, thotë në shkrimin e tij Dr. Daniel Glaser, drejtor i Galerisë së Shkencës në Kolegjin King në Londër.

The Guardian shkruan se këta receptorë nuk janë zhvilluar për njerëzit që të bëhen të varur nga drogat, por ato sigurojnë një rrugë më të drejtpërdrejtë që këto kemikate me bazë bimore të arrijnë në tru.

Me kalimin e kohës duhanpirësit përshtaten me praninë e nikotinës dhe zhvillojnë një tolerancë, që dërgon në dëshirimin e tyre.

Kjo do të thotë se varësia nga nikotina zhvillohet në mënyrë më themelore, kimike sesa varësia nga seksi, interneti, madje edhe çokollatës.

Nuk ka receptorë të internetit apo çokollatës, në vend të kësaj varësitë ndaj këtyre zhvillohen përmes rrugëve të tërthorta që lidhen me shpërblimin dhe kënaqësinë.

Jo të gjithë që pinë duhan bëhen të varur, por studimi tregon se kjo është ajo që e bënë të vështirë lënien e duhanit./sn/

Misteri që do ju lërë pa fjalë/ Ja pse princeshë Diana mbante dy ora në dorën e majtë

Jo rrallë herë Princeshë Diana është fotografuar me dy ora në kyçin e saj të majtë. Ndryshe nga se mund të mendohet, ajo do të refuzonte çdo bizhuteri të paçmueshme të familjes mbretërore, vetëm për të mbajtur aksesorët e saj më të vyer dhe ky rast nuk bën përjashtim.

Veshjet dhe bizhuteritë e saj ishin deklarata të fshehta sentimentale për të dashurit e saj .

Në ditën e dasmës Princeshë Diana nuk do të mbante në kokë kurorën ikonike të Mbretëreshës, por kurorën që motra e saj kishte mbajtur në ditën e saj të dasmës. Kur Diana lindi Princin Ëilliam, bashkëshorti i dhuroi një gjerdan të gdhendur me emrin e të voglit, varëse të cilën, Diana do ta mbante për vite me radhë.

Për këtë arsye ne nuk habitemi përse Princeshë Diana shfaqej me dy ora gjatë ndeshjeve Polo, kur luante Princi Çarls në atë kohë i fejuari i saj .

Njëra orë ishte e veta, ndërkohë ora tjetër ishte e të dashurit të saj !Kjo sipas Dianës i sillte fat princit!/sn/