Ballina Aktualitet Lajme Kërcënohet Zoran Zaev!?

Kërcënohet Zoran Zaev!?

Kryeministri Zoran Zaev së fundi në disa raste ka qenë cak i kërcënimeve me jetë përmes rrjeteve sociale. Kërcënimet kanë qenë përmes video- porosive, porosive të shkruara dhe fotografive të djegura, informon INA.

Kërcënimi i fundit, sipas portali Maktel, vjen nga një profil që mban emrin e organizatës nacionaliste “Trdokorni”, të cilët sërish e kanë paralajmëruar Zaevin.

“Dëgjuam lajme se Z.Z do të ndryshojë kushtetutën. E po Z.Z ndryshoje kushtetutën, dhe ligjet, por do të ndryshojmë edhe ty me nënshkrimin tënd. Durimit po i vjen fundi”, është porosia e shkruar.

MPB në dy raste më parë ka ngritur procedura hetimore lidhur me kërcënimet ndaj kryeministrit dhe funksionarëve të tjerë shtetëror. (INA)

Artikulli paraprakSi përfunduan raketat amerikane Tomahok në Moskë?
Artikulli tjetërKërcënimi nga sëmundja epidemike, e cila mund të vriste 30 milionë njerëz në vetëm 6 muaj