Ballina Bota 7000 sms ish-gruas, gjykata e dënon 6 muaj me kusht

7000 sms ish-gruas, gjykata e dënon 6 muaj me kusht

Një burrë, i cili ish-bashkëshortes së tij i kishte dërguar 7.648 mesazhe SMS, u shpall fajtor nga një gjykatë austriake në qytetin Klagenfurt me gjashtë muaj dënim me kusht.

Rumuni 33-vjeçar ishte ndarë nga gruaja para gjashtë muajve dhe kishte reaguar shumë keq pas thyerjes së dashurisë, kështu që nisi të dërgojë mesazhe me SMS, në 50 prej të cilëve kërcënoi ish-bashkëshorten.

I pyetur se si kishte arritur të dërgojë mesatarisht 190 SMS mesazhe në ditë dhe që të kryejë të gjitha detyrat në punë njëkohësisht, ai u përgjigj se mesazhet i shkruante kryesisht natën.

Gjykata përfundimisht vendosi që dënimi të shpallet i kushtëzuar, pasi që burri ndaloi të keqtrajtojë ish-bashkëshorten, pak kohë pasi e ka njoftuar policinë.

Ai premtoi se do të paguajë shpenzimet er kërkuara për djalin e përbashkët./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews