Ballina Bota Brukseli paralajmëron Hungarinë dhe Rumaninë

Brukseli paralajmëron Hungarinë dhe Rumaninë

Komisioni Europian paralajmëroi sot Hungarinë dhe Rumaninë për politikat e tyre ekspansioniste fiksale që po devijojnë nga qëllimet buxhetore.

“Politikat ekspansioniste fiskale të dy vendeve që ndodhen në një rritje shumë të fortë ekonomike janë për ne një burim shqetësimi”, deklaroi komisioneri europian për Ekonominë, Pierre Moscovici.

Politikat ekspansioniste fiskale synojnë të nxisin rritjen ekonomike, duke marrë formën e uljes së taksave dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare.

Moscovici tha se “ka një devijim të ndjeshëm si nga Hungaria dhe Rumania në vitin 2017 nga rruga e planifikuar për të arritur objektivat buxhetore afatmesme”./sn/

Artikulli paraprakPresidenti ukrainas pagoi 400 mijë dollarë për takim me Trumpin
Artikulli tjetërZbulohet ilaçi që fshehin mjekët/ Është kuruesi më i mirë i kancerit