Ballina Bota Vizitorët rrezikohen nga tigrat (Video)

Vizitorët rrezikohen nga tigrat (Video)

Familjarët që po e vizitonin një park nacional në Holandë, kanë mundur të shqyhen për vdekje nga tigrat, pasi dolën prej veturës dhe po shëtisnin.

Në hyrje të kësaj zone, ku jetojnë shumë kafshë të egra, janë tabelat në gjuhë të ndryshme, që tregojnë për rrezikun dhe detyrimin që të qëndrohet vetëm brenda makinave, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, familjarët përfshirë edhe një fëmijë, që kishin një veturë me traga franceze, dolën përjashta. Atyre iu desh të kthehen me nxitim, pasi i shkoi pranë një tufë me tigra.

Ngjarjen e kanë filmuar disa turistë që ndodheshin pas dhe reagonin gjatë tërë kohës, duke mos besuar se dikush merr guximin dhe del prej veture në ato rrethana.

Artikulli paraprakGjendet në Nish të Serbisë 10-vjeçari nga Shkupi i shpallur i humbur
Artikulli tjetërNjihuni me shpatat më vdekjeprurëse në histori