Meteorologët kishin paralajmëruar se nga sot vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe se do të bien temperaturat.
Fashiti Kishnarekë i Drenasit sot është përfshirë nga moti i keq.
Siç kanë njoftuar banorët e fshatit, gjatë pasdites së sotme ka rënë breshër, i cili ka shkaktuar dëme të konsideruara në kultura bujqësore.
Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në perimtari.
Breshër e shi pati edhe në qytetin e Pejës.
Në fotot e dërguara nga një qytetarë shihet se sasia e breshri ka qenë e madhe.