Ballina Bota Kryeministri italian do takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë me 30...

Kryeministri italian do takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë me 30 korrik

Shtëpia e bardhë ka zyrtarizuar ftesën e vizitës së kryeministrit italian Giuseppe Conte në Washington DC. Kreu i ekzekutiv italian më 30 korrik do të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump me të cili kanë një raport mjaft të mirë, i stabilizuar në samitin e G7, mbajtur së fundmi në Kanada.

Pikërisht në këtë takim të rëndësishëm të vendeve më të fuqishme të botës, Presidenti amerikan ka ftuar kreun e qeverisë italiane për një vizitë pune në SHBA.

Një linjë e përbashkët mendimi mes Contes e Trump u shfaq në samitin e G7 kur dy liderët konfirmuan një qëndrim të njëjtë mbi rëndësinë e rikthimit të Rusisë së grupin e vendeve më të fuqishme të botës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews