Ballina Bota NATO-ja përshëndet samitin Kim-Trump në mbështetje të denuklearizimit

NATO-ja përshëndet samitin Kim-Trump në mbështetje të denuklearizimit

NATO-ja mirëpret takimin historik mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg.

Ai theksoi se “Aleanca mbështet fuqishëm përpjekjet për denuklearizim të Gadishullit Korean”.

“Një Gadishull Korean i çliruar nga armët bërthamore do të kontribuonte në sigurinë e aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në rajon dhe për sigurinë e gjithë komunitetit global”, tha Stoltenberg./am/

Artikulli paraprakShqipëria do të ndalojë përdorimin e qeseve të plastikës
Artikulli tjetërPAVLEVSKI: UNË JA SHPËTOVA JETËN SELËS, NUK KAM PRITUR DËNIM ME TRE VITE BURG