Ballina Bota G20 – BE: Ne jemi aleatë dhe jo armiq të SHBA-së

G20 – BE: Ne jemi aleatë dhe jo armiq të SHBA-së

Bashkimi Europian, marrë si shënjestër nga Uashingtoni për sektorin tregtar dhe monetar, ritheksoi statusin e aleatit historik dhe të afrimit me SHBA-në, gjatë samitit të G20-s së Financave në Buenos Aires.

Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici nënvizoi se vendet europiane dëshironin të mbanin statusin e aleatit dhe jo të armikut, duke marrë shkas nga fjala e përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili i kishte cilësuar europianët si “armiq” duke kritikuar politikën e tyre monetare dhe pasi kërcënoi me mbitaksim të produkteve europiane.

“Bashkimi Europian nuk është përgjegjës për çekuilibrimet tregtare. Sulmi ndaj nesh është i papërshtatshëm”, theksoi komisioneri europian.

@tn.lajmelokale
@tetovanews