Ballina Bota Ministri francez bën deklaratën e fortë: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit

Ministri francez bën deklaratën e fortë: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se Evropa do të ngrihet kundër përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për të “destabilizuar” Bashkimin Evropian dhe për të penguar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Le Drian tha se Trump “nuk mund ta pranojë se ka një entitet që quhet BE”.

Sipas tij, Trump “beson vetëm në marrëdhënie konfliktuale”, raporton rel.

Le Drian e akuzoi presidentin amerikan edhe për përpjekje për të shkatërruar angazhimin multilateral për tregtinë, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe kundër aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Trump i zemëroi aleatët evropianë në samitin e NATO-s që u mbajt këtë javë në Bruksel.

Ai tha se ata nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtje dhe se bëjnë tregti të padrejtë.

Trump po ashtu tha se kryeministrja britanike, Theresa May, është shumë e butë me BE-në në negociatat për Brexit-in apo daljen e Britanisë nga blloku evropian. (TemA)

Artikulli paraprakKujdes! Heqja e qimeve nga hunda mund të na lë të vdekur në vend
Artikulli tjetërAmbasadori i SHBA në Shkup: Jemi të bindur se Marrëveshja me Greqinë do vazhdojë të plotësohet