Duket se disa gjëra të cilat në përditshmëri nuk u kushtojmë aspak vëmendje nga ana shëndetësore, mund të rezultojnë fatale për ne.
Shpesh mjekët janë shprehur se të depiluarit në pjesë të caktuara në trup është i rrezikshëm dhe nuk duhet bërë.
Por e dini që të hiqni qimet nga hunda mund të shkaktojë edhe vdekjen?
Ja përse:
Fytyra jonë ka një pjesë që quhet “trekëndëshi i vdekjes”, në të cilin ka shumë arterie dhe vena venoze. Kjo pjesë shumë delikate fillon nga pjesa e sipërme e hundës dhe përfundon në cepat e buzëve.
Duke shkulur qimet nga hunda, ju mund të keni dëmtuar njëkohësisht një venë venoze, dhe pjesa e dëmtuar bëhet shumë e ndjeshme dhe delikate duke mbledhur bakterie të rrezikshme për imunitetin.
Rekomandohet që në këtë pjesë të trupit, qimet të shkurtohen por në asnjë mënyrë të shkulen.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





