Ballina Bota Rrëmbehet krongresmenja e sapozgjedhur në Meksikë

Rrëmbehet krongresmenja e sapozgjedhur në Meksikë

Një kongresmene e sapozgjedhur në Meksikë, Norma Azucena Rodriguez Zamora, është rrëmbyer me armë në një autostradë në shtetin qendror Hidalgo.

Dy burra qëlluan në makinën e Rodriguez, duke plagosur një asistent dhe shofer si dhe bërë që automjeti të rrokulliset.

Personat e armatosur nxorrën kongresmenen nga makina dhe e detyruan të hypte në automjetin e tyre.

Rrëmbimi vjen pak më shumë se një muaj pasi kryetari i bashkisë së Naupanit u kap dhe u vra në të njëjtën zonë.

Ajo u zgjodh më 1 korrik për të përfaqësuar shtetin lindor Veracruz në shtëpinë e ulët të Kongresit për Partinë e Revolucionit Demokratike (PRD) të qendrës së majtë.

32-vjeçari do të marrë detyrën më 1 shtator. Shteti që do të përfaqësojë është një nga më të dhunshmit në Meksikë.

Para se të vihej në drejtim të Kongresit, Rodriguez shërbeu si kryebashkiake e qytetit të Tihuatlan në Veracruz.

Rrëmbimi i saj ndodhi ndërsa po udhëtonte përgjatë një autostrade në Hidalgo, në njëjtin vend ku kryebashkiaku i Naupanit, Genaro Negrete Urbano, ishte rrëmbyer muajin e kaluar.

Trupi i Negrete është gjetur më parë këtë muaj. Ai ishte qëlluar për vdekje.

Motivi për vrasjen e tij nuk dihet por politikanët shpesh bëhen objektiva për bandat kriminale, nëse ata ndërhyjnë në biznesin e bandës.

Anëtarët e partisë së Rodriguez kanë kërkuar që ajo të lirohet e sigurt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews