Ballina Bota Kongresmenia Gabbard: Trump, mjaft u bëre k***a e Arabisë Saudite!

Kongresmenia Gabbard: Trump, mjaft u bëre k***a e Arabisë Saudite!

Kongresmenja Tulsi Gabbard (D-Hawaii), e parë nga shumë amerikanë si një rivale e mundshme për postin e Presidentit, ka shpërthyer në Twitter ndaj Donald Trump, duke i thënë atij se është bërë ku**a e Arabisë Saudite, pasi vazhdon të ruajë aleancën me Rijadin pas vdekjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Gabbard e ka shkruar fyerjen e ashpër pas një deklarate të mëparshme nga Trump, në të cilën ai tha se Shtetet e Bashkuara do të qëndronin pranë aleatëve të tyre sauditë, pavarësisht konkluzioneve nga CIA se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetari brenda konsullatës në Stambll në tetor.

Trump pranoi se do të kishte qenë “shumë mirë” nëse princi i kurorës do t’i kishte marrë vesh planet për të vrarë Khashoggin, pasi mund t’i ndalte sipas tij, por për Presidentin e SHBA kontratat e armëve të “Lockheed Martin” dhe “Raytheon” me Arabinë Saudite janë arsye më e fortë se vrasja e gazetarit, që e shtyjnë atë të mos prishë aleancën e gjatë midis dy vendeve.

Ndërkohë, të mërkurën, Gabbard ka shkruar në Twitter se “të qenit kurva e Arabisë Saudite” nuk është lloji i politikës së jashtme “Amerika e Para” që Trump premtoi gjatë fushatës së tij presidenciale.

Gabbard, e cila është një veterane e Luftës në Irak, kundërshton përdorimin e ushtrisë amerikane në konfliktet e huaja. Ajo u përplas me ish-presidentin Barak Obama për politikën e Sirisë, duke sugjeruar që SHBA dhe aleatët e saj po shtynin për ndryshimin e regjimit në vend, por kishin injoruar pasojat e mundshme.

Ajo ka folur gjithashtu kundër luftëtarëve anti-qeveritarë të armatosur të SHBA-së në Siri, shumë prej të cilëve u shpallën ekstremistë xhihadistë. Gabbard gjithashtu vizitoi Sirinë në një mision privat të zbulimit të fakteve, gjatë të cilit ajo u takua me Presidentin sirian Bashar Assad pa i informuar demokratët kryesorë.

Pas udhëtimit, ajo u denoncua rrënjësisht nga anëtarët e të dyja partive si një “apologjiste e Assad”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews