Ballina Bota Autobusi dykatësh fluturon në oborr dhe përplaset me shtëpinë (VIDEO+FOTO)

Autobusi dykatësh fluturon në oborr dhe përplaset me shtëpinë (VIDEO+FOTO)


Një person është plagosur në incidentin e pazakontë kur një autobus dykatësh fluturoi në oborr dhe u përplas me shtëpinë në lagjen Stritam Viel të Londrës

Incidenti ndodhi rreth orës 21, kur një autobus dykatësh, nga shkaqe ende të panjohura, hyri në oborr dhe u përplas me shtëpinë. Tre persona me lëndime të lehta kanë marrë ndihmëen e parë mjekësore në vendin e ngjarjes, kurse nga policia bëjnë me dije se askush nuk është ndaluar, transmeton Tetova News.

Një pjesë e lagjes në jug të Londrës u bllokua përderisa po bëheshin hetimet.

Përveç rrethojës, gjatë incidentit janë dëmtuar edhe makinat e parkuara. një person pati dëmtime më serioze dhe u dërgua në spitalin më të afërt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews