Disa mijëra serbë u mblodhën sonte për të protestuar kundër presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq Vucic dhe partisë së tij udhëheqëse, Partia Progresiste Serbe, në qendër të Beogradit.
Protestuesit e shumtë bërtitën “Vuçiq hajni” derisa marshuan paqësisht përmes qendrës së qytetit në protestën e katërt të këtillë në po kaq javë. Ata kërkuan liri të mediave, fund sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve opozitarë, raporton Reuters.
Përkrahësit e Aleancës për Serbinë, një grupacion opozitar i përbërë nga 30 parti dhe organizata, thonë se Vuçiqi është një autokrat dhe partia e tij është e korruptuar, diçka që liderët e saj e mohojnë kategorikisht.
Nema te diktature koja ovakvu snagu može da pobedi! pic.twitter.com/She6iiX8wQ
— Dragan Djilas (@DraganDjilas) December 29, 2018
Në një intervistë në televizionin pro-qeveritar “Studio B TV” gjatë protestës, Vuçiqi tha se ishte i gatshëm të diskutonte kërkesat e opozitës.
“Jam i gatshëm të shikoj se çfarë e shkakton pakënaqësinë tek populli”, tha ai, pasi u brohorit nga disa protestues teksa po hynte në ndërtesën e televizionit, transmeton Koha.net.
Baklje #protest pic.twitter.com/9r2ClaZBcJ
— Rade Maroevic (@Maroevic) December 29, 2018
Vuçiqi më herët pati thënë se ishte i gatshëm të testonte popullaritetin e partisë së tij në zgjedhje të shpejta, por Vuk Jeremiqi, ish-ministër i Jashtëm dhe kryetar i partisë së vogël Partia e Popullit, pjesë e aleancës, thotë se opozita do të bojkotonte çdo zgjedhje.
“Nuk do të ketë zgjedhje legjitime në Serbi me pjesëmarrjen e opozitës derisa të krijohen kushtet normale për zgjedhje dhe për jetesë”, ka thënë ai.