Ushtria e Kosovës ka zgjuar reagime edhe nga zyrtarë të politikës ruse.
Vendimi i Prishtinës për formimin e ushtrisë duket të jetë temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit në OKB, ka thënë sot shefi i Komitetit rus për çështje ndërkombëtare, Konstantin Kosaçov.
“Është shumë e mundshme që Prishtina bëhet gati për luftë, si dhe për operacione ushtarake dhe policore”, deklaroi ai.
“Kjo është shqetësuese dhe mendoj se duhet të jetë temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit në OKB”, shtoi ai.
Kosaçov beson se prapa ushtrisë së Kosovës qëndron SHBA.
“Kush qëndron prapa këtij vendimi të Kosovës? Nuk duhet të mendohemi shumë, të vetmit që janë duke i mbështetur shqiptarët e Kosovës janë SHBA-të”, përfundoi ai.
https://youtu.be/t2Lxm3WRLds