Ballina Aktualitet Rajoni Qeveria e Serbisë reagon ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës, ja çfarë...

Qeveria e Serbisë reagon ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës, ja çfarë do të ndërmarrë

Qeveria e Serbisë do të vazhdojë t’ua bëjë me dije të gjithë aktorëve ndërkombëtarë se Prishtina “krejtësisht po i injoron parimet e drejtësisë ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë

Qeveria e Serbisë ka gjykuar sot vendimin e Prishtinës që ta transfromojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës dhe ka vlerësuar se ky vendim “shkakton shqetësim të madh dhe paraqet shkelje të vrazhdë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare” , transmeton GazetaMetro.net

Në kutesën e transmetuar nga mediet serbe thuhet se Qeveria e Serbisë do të vazhdojë t’ua bëjë me dije të gjithë aktorëve ndërkombëtarë se Prishtina “krejtësisht po i injoron parimet e drejtësisë ndërkombëtare”, gjë që, sipas kumtesës, “ka qenë e qartë qysh pas nënshkrimit të marrvëshjes së Brukselit në vitin 2013, qëkur Prishtina nuk ka bërë asgjë për realizimin e këtij dokumenti.

Më tej në kumtesë thuhet se Qeveria bashkë me kryetarin Aleksandar Vucic po për përcjell në kontinuitet situatën dhe se “Serbia fuqimisht është e përcakrtuar për paqe e stabilitet në regjion dhe se të gjitha aktivitetet tona do të jenë të orientuara në ruajtjen e saj”, përfundon kumtesa./GazetaMetro.

https://youtu.be/t2Lxm3WRLds

@tn.lajmelokale
@tetovanews