Ballina Aktualitet Rajoni Ndryshimi i kufijve, Merkel ka “vulosur” dje në sy të Vuçiç fatin...

Ndryshimi i kufijve, Merkel ka “vulosur” dje në sy të Vuçiç fatin e Kosovës

Mbrëmjen e djeshme gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, u zhvillua një takim midis Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Tema e nxehtë e bisedës mes tyre ishte çështja e dialogut Kosovë-Serbi dhe padyshim teza për korrigjimin e kufijve, me Vuçic që tha për mediat pas takimit se biseda me Merkel nuk ka qenë e thjeshtë dhe se duhet të arrihet një kompromis midis dy vendeve për çështjet që kanë rindezur gjakrat në Ballkan.

“Kompromisi është diçka që çon në rezultate të mira dhe se njerëzit duhet të përpiqen të bëjnë kompromis, të mos i poshtërojnë dhe të shkatërrojnë kundërshtarët e tyre. Ne do ta kuptojmë këtë në Serbi. Ne biseduam më shumë për Kosovën, integrimin evropian të Serbisë… Biseda nuk ishte e thjeshtë, vetëm se kemi një vështrim se si ta zgjidhim këtë problem në Serbi. Vendet që e kanë njohur Kosovën kanë një qëndrim paksa të ndryshëm. Merkel, mendoj, vlerëson dhe respekton dëshirën tonë për të folur dhe për të arritur një kompromis”, tha Vuçiç.

Por ndryshe nga pohimet e Presidentit serb për qëndrimet e Merkel karshi çështjes, media kosovare “KohaDitore” ka zbuluar nga burimet të sigurta, se kancelarja gjermane ia ka sqaruar për të fundit herë Vuçiç pozicionin e Gjermanisë rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke i thënë se Berlini nuk do të pranojë kurrë ndryshime kufijsh midis dy vendeve.

Sipas kësaj media “burimi i mirinformuar ka thënë se në takim Merkeli ia ka kujtuar Vuçiç pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm.

“Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane”, i ka thënë Merkel, tekstualisht Vuçicit, sipas burimit të kësaj mediaje.

https://youtu.be/gnT7NGZ67xg