Ballina Kultura Dossier Foto e papublikuar e funeralit të Ismail Qemalit

Foto e papublikuar e funeralit të Ismail Qemalit

Imazhi i karrocës që ecën e shoqëruar nga xhandarmëria italiane patriotë shqiptarë, ku flamuri kuq e zi duket i trishtuar mbi arkivolin me trupin e pajetë të Ismail Qemalit, është fokusuar në kameran e Kel Marubit. Në 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të firmëtarit të pavarësisë së Shqipërisë, Muzeu Marubi e bën publike këtë foto me shënimin :Sot 100 vite më parë, një moment nga ceremonia mortore e patriotit Ismail Qemali (1844-1919), kryefirmëtar i Pavarësisë, ndër kontribuesit më të mëdhenj në formimin e shtetit shqiptar. Ismail Qemali ndërroi jetë në Peruxhia ku ndodhej i ftuar, me ftesë të qeverisë italiane..

I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora. «…

Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë,duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmotshme… as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apotezë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit”, shkruante në kujtimet e saj Safa Vlora.

https://youtu.be/gnT7NGZ67xg

@tn.lajmelokale
@tetovanews