Ballina Kronika Incident i rëndë në Dobrosht të Tetovës

Incident i rëndë në Dobrosht të Tetovës

“Më datë 26 shkurt 2019, rreth orës 17, pas masave të ndërmarra, në rrugën për në Dobrosht, në vendin e quajtur “Tumba”, efektivët e policisë nga stacioni policor në Rogaçevë kanë hasur personat B.B. (48), B.A. (37) dhe R.B. (41), të gjithë nga Dobroshti, të cilët ishin me traktorin e tipit “IMT 533”, pa targa dhe me rimorkio të improvizuar të ngarkuar me dru zjarri, pa asnjë dokumentacion për prerje dhe transport të druve,transmeton Tetova News.

Në atë moment kaloi një veturë e drejtuar nga persona të panjohur, e cila nuk ndaloi edhe pse u sinjalizua nga policia. Personi që drejtonte veturën vazhdoi të lëviz dhe përplasi dy punonjësit e policisë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

Pastaj, njëri nga policët ka shkrepur një plumb në ajër në shenjë paralajmërimi, por makina nuk ndaloi. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB-Tetovë, kurse traktori i ngarkuar me dru, një motosharrë dhe një skuter iu dorëzuan policisë pyjore.

Po merren masa për zbardhjen e rastit, njoftojnë nga MPB, transmeton Tetova News.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

https://youtu.be/7rs9GRsxa_o

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JshjBUeWdYd_F2VWWHqmgoo

@tn.lajmelokale
@tetovanews