Ballina Bota NASA jep alarmin: Një akullnaje masive do shkëputet në Antarktidë, dy herë...

NASA jep alarmin: Një akullnaje masive do shkëputet në Antarktidë, dy herë më të madhe se New Yorku

Agjencia Amerikane e Aviacionit dhe Hapësirës (NASA) paralajmëron se nga Antarktida së shpejti do të shkëputet një akullnajë gjigante, transmeton Anadolu Agency.

NASA përmes një deklarate thekson se kjo është akullnaja me sipërfaqe dy herë më të madhe se New Yorku, e cila së shpejti do të shkëputet nga akullnaja masive Brunt.

Shkencëtarët kanë gjetur kratere të mëdha që paraqesin fazën e fundit të shkëputjes së akullnajës ndërsa dëshmi e kësaj janë edhe pamjet e krahasuara satelitore të realizuara më 30 janar të vitit 1986 dhe 23 janar 2019.

Hulumtuesi Joe McGregor pohon se ngrohja globale përshpejton shkrirjen e akullit në Antarktidë dhe se çarjet në akullnajën Brunt janë fakte të pamohueshme për këtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews