Ballina Aktualitet Rajoni Dhjetra qytetarë në Beograd protestuan kundër bukëpjekësve shqiptarë (VIDEO+FOTO)

Dhjetra qytetarë në Beograd protestuan kundër bukëpjekësve shqiptarë (VIDEO+FOTO)

Dhjetra qytetarë në kryeqytetin serb, Beograd, dolën në protestë kundër bukëpjeksave shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin atje. Serbët shprehen se janë ndjerë të provokuar nga një foto ku shfaqej një bukëpjekës, i cili bënte shqiponjën dy krenare.

Këta protestues kanë dalë për të protestuar kundër një bukëpjekësi shqiptarë dhe kërkojnë largimin e tyre nga kjo lagje. Ata brohorisin se Kosova është Serbi dhe thonë se bukëpjekësit janë provokator.

https://www.youtube.com/watch?v=uo2vCMSB6Js

E tëra ka nisur pas kësaj fotoje e bërë muaj më parë, që i ka kushtuar pronarit të furrës “Roma”.

Borca është një paralagje e kryeqytetit serb rreth 20 kilometra nga qendra. shqiptarët nga Kosova kanë furra gjithandej, përfshirë edhe disa këtu. Banorët e kanë parë si provokim shqiponjën dy krenare të bërë në foton në kohën e festave dhe ftuan banorët për protesta.

Në rrjetet sociale ka dalë fotoja me komentin që ky pronarë ofendon serbët me foton e tij dhe kjo është e papranueshme. Disa dhjetëra protestues kanë dalë që herët në mëngjes për t’u thënë bukëpjekësve të ikin që aty. Kosova është Serbi dhe i kanë ngjitur gjithandej postër me flamurin serb dhe parulla.

https://www.youtube.com/watch?v=ZWVmBWvhWD8&feature=youtu.be

Bukëpjekësit shqiptarë janë mbyllur në shtëpi, ndërsa aty ka arritur edhe policia dhe forcat speciale kanë qenë në gatishmëri.

Dy raste të tilla kanë ndodhur gjashtë muajt e fundit kur bukëpjekësit në njëfarë forme u dëbuan nga Serbia. Përveç protestave, nuk ka patur reagime nga zyrtarët e shtetit.

Gazetar i ABC News: Idro Seferi

@tn.lajmelokale
@tetovanews