Ballina Bota Fitojnë 1 milionë $ në vit nga shitja e kanabisit…

Fitojnë 1 milionë $ në vit nga shitja e kanabisit…

Një dokumentar që do të transmetohet së shpejti në Shtetet e Bashkuara tregon jetën e një grupi murgeshash që kanë arritur të bëhen fermere të specializuara për kultivimin e kanabisit.

Ato kanë mundur të nxjerrin përfitime të shumta nga kultivimi i bimës.

Motra Kate Meeusen e nisi projektin “Motrat e Luginës” në vitin 2011 me vetëm 12 bimë, ndërsa tani, i gjithë aktiviteti gjeneron 1,1 miliardë të ardhura në vit nga shitjet.

“E kam parë filmin për ne shumë herë, nuk më pëlqeu, por të tjerët e pëlqejnë kështu që më bëhet qejfi”, thotë Motra Kate, 60 vjeç.

Të vendosura në Kontenë Merced në Kaliforni, filmi tregon përpjekjet e tyre për të hyrë në një treg ku dominonte “mashkulli i bardhë” dhe informaliteti.

Kanabisi i tyre shndërrohet në vaj apo balsam, me të cilin ato ndihmojnë personat që kanë varësi nga kanabisi.

“Kemi pasur sukses në 100% të rasteve”, thotë Kate.

Dokumentari është pjesë e një projekti të motrave për të zgjeruar aktivitetin dhe përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore.

“Kemi ndërmend të hapim qendrat tona në çdo qytet apo provincë brenda 20 viteve të ardhshme. Prandaj bashkëpunojmë me “Hollywood”, sepse është një altoparlant drejt botës”, thotë Kate.

@tn.lajmelokale
@tetovanews