Ballina Bota Kandidati i opozitës kryeson në Stamboll (VIDEO+FOTO)

Kandidati i opozitës kryeson në Stamboll (VIDEO+FOTO)

Partia Republikane Popullore (CHP) në Turqi është duke e kryesuar garën për kryetar të bashkisë metropolitane të Stambollit përballë kandidatit të partisë në pushtet, AK Parti, ndërkohë që vazhdon procesi i ankesave, njoftoi autoriteti zgjedhor i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Aktualisht, Ekrem Imamoğlu, ka 4 milionë e 159 mijë e 650. Ndërsa zotëri Binali (Yıldırım) 4 milionë e 131 mijë e 761 vota të procesuara në sistem. Vazhdon procesi i ankesave”, tha Sadi Güven, kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor gjatë një prononcimi për media në kryeqytetin Ankara.

Ai theksoi se të martën deri në orët e pasdites do të mund të bëhen ankesat, ndërsa bordet e zgjedhjes së provincave do të kenë dy ditë kohë për të vendosur.

Në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Stambollit, Güven deklaroi se deri më tani 31.186 kuti janë procesuar në sistem, ndërsa 84 kuti janë subjekt i ankesave.

https://youtu.be/IMitcqHG2vU

@tn.lajmelokale
@tetovanews