Ballina Aktualitet Rajoni Samiti për Ballkanin në Berlin. Top Channel zbardh draftin paraprak të deklaratës...

Samiti për Ballkanin në Berlin. Top Channel zbardh draftin paraprak të deklaratës post-samit

Në përfundim të Samitit për Ballkanin Perëndimor pritet të publikohet një deklaratë. Draftin paraprak e ka siguruar gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili po ndjek këtë samit.

Konkluzionet e bashkëkryesuesve

Liderët e Ballkanit Perëndimor, bashkë me kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë, përfaqësuesit e lartë të BE për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë u mblodhën në Berlin, në një takim të thirrur nga Presidenti i Francës dhe kancelarja gjermane.

Ata përsëritën perspektivën e përbashkët evropiane të Ballkanit Perëndimor. Vlerësuan marrëveshjen e suksesshme mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për mosmarrëveshjen mbi emrin si një shembull të jashtëzakonshëm të zgjidhjes së suksesshme të konflikteve. Ata nënvizuan rëndësinë e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës për stabilitetin në rajon. Një marrëveshje e tillë është thelbësore për rrugëtimin evropian respektiv të Serbisë dhe Kosovës. Ata ranë dakord që kjo marrëveshje duhet të jetë gjithpërfshirëse, politikisht e qëndrueshme dhe kontribuon për stabilitetin rajonal.

Serbia dhe Kosova ranë dakord të përshpejtojnë përpjekjet për implementimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe do të riangazhohet në mënyrë konstruktive në normalizimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e një procesi negocimi transparent dhe gjithpërfshirës, që do të shoqërohet me përpjekje të ndërtimit të besimit. Pjesëmarrësit ranë dakord të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një zonë rajonale ekonomike në linjë me deklaratën e samitit të Sofies së 2018 dhe konkluzionet e samitit të ballkanit perëndimor të londrës në 2018.

Të gjithë pjesmarrësit rikonfirmuan angazhimin për të bashkëpunuar në kuadrin e të ashtuquajturit proces të berlinit. Lidhshmëri, bashkëpunim ekonomik, tregti e lirë, bashkëpunim në çështjet dhe ripajtimi përbën shtyllat e procesit. Ata riafirmuan mbështetjen për zyrën rajonale të bashkëpunimit rinor RYCO. Ata mirëpresin samitin e radhës në Poznan të Polonisë.

Pjesëmarrësit ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin për të parandaluar radikalizmin dhe për të luftuar terrorizmin dhe trafikimin e paligjshëm të armëve si edhe të emigracionit të paligjshëm. Pjesmarrësit nënvizuan angazhimin e palëkundshëm ndaj demokracisë përfshirë rolin qendror të institucioneve zgjedhore dhe parlamentare, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe të forcojnë rolin e shoqërisë civile dhe medias së pavarur. Ata pranuan që reformat e vazhdueshme janë celësi për perspektivën evropiane të rajonit dhe forcimin e rezistencës së shoqërive përballë sfidave të kohës, të brendshme dhe të jashtme. Ata riafirmuan angazhimin për stabilitetin e rajonit. Me këtë qëllim, pjesmarrësit mirëpritën qëllimin e kroacisë për të mbajtur një samit tjetër BE-Ballkan perëndimor, gjatë presidencës së saj të BE në 2020.

Top Channel

@tn.lajmelokale
@tetovanews