Ballina Bota Yıldırım: Në Stamboll fituam zgjedhjet (VIDEO)

Yıldırım: Në Stamboll fituam zgjedhjet (VIDEO)

Binali Yıldırım, kandidat i Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (AK Parti) për kryetar të bashkisë metropolitane, në deklaratën e tij tha se në Stamboll kanë fituar zgjedhjen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin në selinë e partisë së tij në qytetin e Stambollit, Yıldırım njoftoi se në Stamboll kanë fituar zgjedhjen.

“I falënderoj shumë qytetarët e Stambollit në këtë proces për mandatin që na e kanë dhënë”, u shpreh Yıldırım.

“Shpresoj që rezultatet të jenë në të mirë të Stambollit dhe vendit tonë. Faleminderit Stamboll”, shtoi ai.

Yıldırım deklaroi se Stambollin do ta shndërrojnë në një qytet ku 15 milionë qytetarë jetojnë të lumtur dhe në paqe.

Ndërsa nga Partia Popullore Republikane thonë se fitues i zgjedhjeve në Stamboll është Ekrem İmamoğlu:

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Turqi ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në tri qytetet më të mëdha të vendit në zgjedhjet e së dielës, sipas të dhënave të partisë së tij.

Duke folur në një konferencë për media në Ankara, lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdarouglu ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në Ankara, Stamboll dhe Izmir, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Sipas tij, kjo parti ka fituar edhe në shumë qendra tjera duke e mposhtur partinë e presidentit Tayyip Erdogan.

“E di se kemi fituar në Stamboll, është shumë e qartë”, ka thënë kandidati i kësaj partie Ekrem Imamoglu.

@tn.lajmelokale
@tetovanews