Ballina Sport Kosovë–Shqipëri, tregu i unifikuar i futbollit

Kosovë–Shqipëri, tregu i unifikuar i futbollit

Prej vitesh tregu i futbollit midis Kosovës dhe Shqipërisë ka funksionuar më së miri, ku padiskutim vëmendjen më të madhe e kanë tërhequr lëvizjet drejt Kategorisë Superiore.

Megjithatë në edicionet e fundit dhe në këtë që pritet të fillojë lëvizjet në këtë treg kanë qënë me drejtime të ndryshme.

Madje mund të thuhet se Superliga e Kosovës po tërheq çdo ditë e më shumë futbollistët e Superiores.

Amir Rrahmani, Enis Gavazaj apo dhe Fidan Aliti janë disa nga emrat që përzgjodhën Superioren për të tentuar hapin cilësor në karrierë, ndërkohë që aktualisht në Superligën e Kosovës ka patur shumë hyrje me emra të rëndësishëm. Gentjan Mezani ishte trajneri i fundit që iu bashkua kolonisë së timonierëve që lanë Superioren për kampionatin e Kosovës, ndërkohë që trendi i lëvizjeve me drejtim në rrugën e kombit është rritur ndjeshëm, me shumë futbollistë që kanë zgjedhur të vijojnë karrierën pikërisht në IPKO Superliga.

Sebino Plaku është një nga emrat më të lakuar të kampionatit tonë, që pavarësisht moshës kishte ende kërkesa në treg, i cili preferoi kalimin drejt Kosovës.

Gjilani i drejtuar nga Gentjan Mezani ka bërë shoping në kampionatin shqiptar duke afruar emra si Ruci, Jackson apo dhe Greca, pa harruar ish- mesfushorin e Flamurtarit Muhamed Useini, shkruan Supersport.

Niveli i Superligës së Kosovës ka ardhur në rritje edhe pse shumë lojtarë të talentuar të këtij kampionati kërkojnë të konfirmohen në Kategorinë Superiore për të hedhur hapin cilësor drejt Perëndimit.

Tashmë tregu i futbollit Kosovë-Shqipëri është unifikuar dhe duket qartë që kufijtë nuk egzistojnë pasi nuk përbën më asnjë problem lëvizja në dy krahët e rrugës së kombit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews