Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik dhe si i tillë nuk ka arsye për eufori.
Në një konferencë për mediat, Vuçiq u shpreh se duhet të reagojmë me qetësi, moderim dhe pa eufori.
“Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik që ai mund të fitojë edhe më shumë popullaritet në të cilin ai bëhet një hero që lufton për një Kosovë dhe Metohi unike”, tha Vuçiq, raporton televizioni shteteror i Serbisë, RTS.
Vuçiç u shpreh se tani duhet të shihen faktet dhe pasojat pas dorëheqjes, pasi pozicioni i Serbisë do të jetë edhe më i vështirë.
“Ne e kuptojmë që ka një lloj kënaqësie të serbëve për shkak të thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, por nuk ka arsye për eufori. Duhet shohim të gjitha faktet dhe pasojat që vijnë pas aktit të dorëheqjes së Hardinajt. Pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë se sa ishte sot”, u shpreh Presidenti Vuçiq.
Ai theksoi se Serbia duhet t’i kushtojë edhe më shumë vëmendje jetës dhe sigurisë së popullit serb në Kosovë.
“Njerëzit tanë në Kosovë mund të mbështeten në shtetin e tyre në Serbi,” tha Vuçiq.
Ai tha se Serbia beson se vazhdimi i dialogut është më i rëndësishmi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
“Kemi frikë se zhvillimet politike në Kosovë po lëvizin në drejtim të vonimit të mëtejshëm të bisedimeve dhe dialogut me Prishtinën,” tha Vuçiq.